Lajmet

Ministri i jashtëm Italian nesër viziton Kosovën

Published

on

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar të Republikës së Italisë, Luigi Di Maio nesër viziton Kosovën, ku do të takohet me drejtues të institucioneve tona.

Ai përveç kryeministrit Kurti, do të takohet edhe me ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës, Donika Gërvalla.

Kjo është agjenda e MPJD-së:

Ora: 14:20 – Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari”

Ministrja Gërvalla do ta mirëpret homologun italian Di Maio. (Mediat mund të marrin vetëm pamje)

Ora 15:00 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të zhvillojnë takimin bilateral. (Vetëm pamje)

Ora 15:40 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Në Sallën e Konferencave, në prani të ministrave të jashtëm, ministri i Financave, z.Hekuran Murati dhe ambasadori italian në Kosovë, z. Nicola Orlando, do të nënshkruajnë marrëveshjen e radhës midis dy vendeve.

Ora 15:45 – Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës

Ministrja Gërvalla dhe ministri Di Maio do të deklarohen për media.

Duke patur parasysh masat e sigurisë dhe ato për mbrojtje nga pandemia Covid-19, luten gazetarët, kameramanët dhe fotografët që të vijnë në kohën e caktuar, për të përcjellë aktivitetet e lartëpërmendura.

Lajmet

​Son pranë një arritjeje historike

Published

on

Kapiteni i Koresë së Jugut, Son Heung-min, është pranë një arritjeje historike, pasi pritet të thyejë rekordin e vendit të tij për më shumë paraqitje me ekipin kombëtar, në ndeshjen miqësore kundër Brazilit.

Sulmuesi i Los Angeles FC do të zhvillojë paraqitjen e tij të 137-të me fanellën e përfaqësueses, duke kaluar kështu ish-mbrojtësin Hong Myung-bo dhe ish-sulmuesin legjendar Cha Bum-kun, me të cilët aktualisht ndan kuotën e 136 ndeshjeve.

Ndeshja kundër Brazilit, e drejtuar nga Carlo Ancelotti, shërben si përgatitje për Kupën e Botës 2026 në Amerikën e Veriut, ku Koreja e Jugut tashmë është kualifikuar.

Nëse Son nuk aktivizohet në këtë përballje, ai do ta ketë mundësinë të thyejë rekordin në sfidën ndaj Paraguait të martën, e cila do të shoqërohet edhe me një ceremoni përkujtimore për këtë arritje të veçantë.

Son, i cili debutoi me kombëtaren në dhjetor të vitit 2010, ka shënuar deri më tani 53 gola.

Gjithashtu, ai është në Kupën e Botës së katërt të karrierës, ndërsa me kalimin në MLS këtë verë, ish-kapiteni i Tottenhamit ka filluar një kapitull të ri në karrierën e tij.

Në përballjen e fundit mes dy ekipeve, Brazili kishte triumfuar 4-1 ndaj Koresë së Jugut në fazën e 1/8 së finales të Botërorit “Katar 2022”./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Infantino: Kosova ka vend të veçantë në zemrën time

Published

on

Presidenti i FIFA-s, Gianni Infantino, ka reaguar në rrjetet sociale pas dekorimit me Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani.

Në një postim në Instagram, Infantino u shpreh i nderuar për këtë çmim, duke e dedikuar atë legjendës së ndjerë të futbollit kosovar, Fadil Vokrri, dhe popullit të Kosovës.

“Jam thellësisht i nderuar që mora Medaljen Presidenciale të Meritës nga Presidentja e Kosovës, Dr. Vjosa Osmani. Ia dedikoj këtë çmim një lideri dhe legjende të madhe, të ndjerit Fadil Vokrri, si dhe të gjithë njerëzve të këtij vendi të bukur që vazhdojnë të tregojnë guxim dhe qëndrueshmëri të jashtëzakonshme,” shkroi Infantino.

Kreu i FIFA-s shtoi se Kosova zë një vend të veçantë në zemrën e tij, pasi udhëtimi i përbashkët filloi në vitin 2016, kur Federata e Futbollit e Kosovës u pranua si anëtare e FIFA-s.

“Që atëherë, futbolli ka bërë përparime të mëdha në Kosovë. Themelet u hodhën nga Fadil Vokrri dhe trashëgimia e tij po vazhdohet nga presidenti aktual i FFK-së, Agim Ademi, me mbështetjen e vazhdueshme të Presidentes Osmani,” shtoi ai.

Infantino vlerësoi lartë Presidenten Osmani, duke e quajtur atë një lidere të jashtëzakonshme që e mbështet me pasion futbollin dhe punon me përkushtim për të ndihmuar dhe fuqizuar fëmijët.

Ai falënderoi gjithashtu ekipin kombëtar dhe të gjithë ata që kontribuojnë në zhvillimin e futbollit kosovar./S.K/KP

Continue Reading

Lajmet

Foda flet sot para mediave për ndeshjen me Slloveninë

Published

on

Federata e Futbollit e Kosovës ka njoftuar për aktivitetet zyrtare të Kombëtares së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë për ditën sotme në kuadër të përgatitjeve për ndeshjen mes dy përfaqësueseve.

Në orën 16:30 do të mbahet konferenca për media e Kombëtares së Kosovës, ku para gazetarëve do të dalë përzgjedhësi Franco Foda.

Ndërkaq, në orën 17:00 “Dardanët” do të zhvillojnë stërvitjen zyrtare në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Më vonë, në orën 20:00, do të mbahet edhe konferenca për media e Kombëtares së Sllovenisë, po ashtu në të njëjtin stadium./S.K/KP/FFK/

Continue Reading

Lajmet

Macron do të emërojë kryeministrin e ri francez brenda 48 orësh

Published

on

Presidenti francez Emmanuel Macron do të emërojë një kryeministër të ri brenda 48 orësh, tha Pallati Elysee, duke i larguar spekulimet se zgjedhjet e reja mund të jenë të afërta.

Më herët, kryeministri në largim Sebastien Lecornu tha se mundësia e shpërbërjes së parlamentit po fillonte të zbehej pas bisedimeve me partitë politike gjatë dy ditëve të fundit, shkruan BBC.

“Ekziston një shumicë në parlament dhe kjo është shumica që është e prirur të shmangë zgjedhjet e reja”, tha ai.

Të hënën, Lecornu, një aleat i ngushtë i Macron u bë kryeministri i tretë francez që la punën e tij në më pak se një vit, i shtyrë nga një parlament i varur thellësisht i ndarë sipas vijave ideologjike./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara