Lajmet

Lady Gaga zbulon se çfarë mësoi nga Bradley Cooper

Gaga shpjegoi se besimi i aktorit në të e ndihmoi atë të rritet si një artiste.

Published

on

Lady Gaga dhe Bradley Cooper patën një romancë të fortë në ekran pasi ishin protagonistë të filmit “A Star is Born”.

Kimia e tyre me njëri-tjetrin ishte aq intensiv sa shumë njerëz supozuan se kishin një lidhje dashurie në jetën reale. Ajo që po shikonin fansat ishte një lidhje domethënëse midis dy miqve, dhe Lady Gaga ka folur rreth asaj se sa mësoi nga Bradley Cooper gjatë kohës që punuan së bashku.

Pasi Gaga u zbulua nga Akon, i cili e nënshkroi atë nën etiketën e tij, karriera e saj muzikore shpërtheu dhe u ngjit në top lista duke fituar vlerësimet e saj për talentin në të kënduar. Së shpejti, ajo po merrej me botën e aktrimit gjithashtu dhe arritjet e saj ishin po aq të theksuara në atë fushë.

Në vitin 2018, Lady Gaga hyri në atë që do të bëhej një nga rolet e saj më të mëdha të aktrimit deri më tani. Duke luajtur në filmin A Star is Born të udhëhequr nga Bradley Cooper, Gaga vodhi zemrat e fansave. Ajo gjithashtu kishte aq shumë kimi me të dashurin e saj në ekran, saqë shumë dyshuan se Gaga dhe Cooper ishin të dashuruar në jetën reale – pavarësisht se Cooper ishte në një lidhje në atë kohë.

Në fakt, Gaga është shprehur se sa ka mësuar nga Cooper.

Gaga shpjegoi se besimi i Cooper në të e ndihmoi atë të rritet si një artiste: “Të shikoja punën e Bradley ishte fenomenale dhe më pas ta bësh të besonte tek unë – kjo më dha më shumë municione për të besuar në veten time dhe thjesht ndihem kaq e bekuar që kam e kisha atë përvojë. ”

Cooper, gjithashtu, u ndie i frymëzuar nga Gaga: “Unë mendoj se gjëja më e madhe që kam mësuar është se qielli është kufiri nëse gjen një shok artistikisht dhe ke një projekt.”

Kthimi në studion e regjistrimit nuk do të thotë që Gaga ka hequr dorë nga pasioni i saj për aktrim, megjithatë. Në fakt, ajo po merr rolin e Patrizia Reggiani në thrillerin e ardhshëm të krimit House of Gucci, i cili pritet të dalë në vjeshtë të vitit 2021.

(Përktheu dhe përshtati UBTNews)

Vendi

LDK-ja mbështet zyrtarisht Bekim Sejdiun për President, u bën thirrje deputetëve për votim

Published

on

By

Kryesia e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka vendosur zyrtarisht të mbështesë kandidaturën e profesorit Bekim Sejdiu për President të Republikës së Kosovës. Vendimi është marrë gjatë mbledhjes së Kryesisë, në përputhje me procedurat statutare dhe autorizimet e dhëna nga Kuvendi i partisë.

Përmes një deklarate për media, LDK-ja bëri të ditur se marrëveshja e miratuar politike synon përmbylljen e procesit të zgjedhjes së kreut të shtetit dhe parandalimin e një krize të re institucionale në vend.

Subjekti opozitar vlerësoi se përvoja e gjatë e Sejdiut në fushën e së drejtës kushtetuese dhe në diplomaci e bën atë një kandidat të dinjitetshëm që garanton ushtrim të pavarur e të paanshëm të detyrës. Kryesia e LDK-së i ka bërë thirrje të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës që ta mbështesin këtë propozim gjatë votimit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Edhe pak vende të lira në disa programe studimi Bachelor në UBT

Published

on

By

Për të gjithë maturantët që kanë marrë pjesë në afatin e dytë të Testit të Maturës dhe synojnë një arsim cilësor me standarde ndërkombëtare, zgjedhja e tyre e drejtë është UBT. Ata kanë mundësi të zgjedhin mes disa programeve studimore ku kanë mbetur edhe pak vende të lira për vitin e ri akademik.

Si institucioni arsimor lider në rajon për inovacion dhe teknologji, UBT ofron infrastrukturën më moderne dhe laboratorët më të avancuar për përgatitjen e profesionistëve të së ardhmes. Përmes kurrikulave moderne të ndërtuara në bashkëpunim me universitetet më të njohura botërore, studentët përfitojnë dije praktike që u garantojnë punësim të shpejtë në tregun e punës.

Ky është shansi i fundit për të siguruar një vend në komunitetin më të madh të dijes dhe për të marrë një diplomë të njohur ndërkombëtarisht. Regjistrimet po vazhdojnë në të gjitha kampuset e UBT-së, prandaj nxitoni të bëheni pjesë e suksesit dhe të ndërtoni karrierën tuaj të ëndrrave!

Continue Reading

Vendi

Skandali në BKS zgjerohet në 69 të pandehur: Ngrihen 35 prona dhe llogari bankare për dëmin mbi 1.2 milionë euro

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prizren dhe Policia e Kosovës kanë njoftuar zgjerimin e hetimeve lidhur me keqpërdorimet financiare në Byronë Kosovare të Sigurimeve (BKS). Me veprimet e fundit të ndërmarra më 1 shtator 2026, numri i të pandehurve ka arritur në 69 persona, ndërsa dëmi i përgjithshëm i shkaktuar ndaj BKS-së tashmë llogaritet mbi 1.2 milionë euro.

Hetimet janë zgjeruar ndaj 21 zyrtarëve të rinj të BKS-së, të cilët dyshohen për veprën penale “Keqpërdorimi i besimit në ndihmë”. Këta punonjës dyshohet se kanë mundësuar ose marrë pjesë në transferimin e mjeteve financiare pa mbulesë, në vlera nga 2,000 deri në 53,000 euro për person. Ky aktivitet i kundërligjshëm i ka shkaktuar BKS-së një dëm shtesë prej rreth 200,000 eurosh, duke iu shtuar shumës fillestare prej 1,043,000 eurosh të identifikuar në janar.

Të pandehurit janë intervistuar në Stacionin Policor në Prishtinë nga Njësia për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, në prani të drejtuesve të Prokurorisë Themelore të Prizrenit.

Paralelisht me procesin penal, me mbështetjen e Njësitit të Hetimeve të Integruara Financiare dhe Njësisë së Inteligjencës Financiare, janë ndërmarrë masa për ngrirjen e pasurisë së fituar nga kjo veprimtari:

35 prona të sekuestruara: Janë ngrirë parcela kadastrale, banesa dhe garazhe që lidhen me tre të pandehurit kryesorë.

21 llogari bankare të bllokuara: Është urdhëruar ngrirja e menjëhershme e llogarive bankare të personave të dyshuar.

Prokuroria dhe Policia e Kosovës konfirmuan se hetimet po vazhdojnë me intensitet për zbardhjen e plotë të kësaj skeme të keqpërdorimit dhe vënien e të gjithë përgjegjësve para drejtësisë. /E.A/

 

Continue Reading

Lajmet

Islam Selmani i artë, medalja e 7-të për Kosovën

Published

on

By

Islam Selmani ka shkëlqyer në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke fituar medaljen e artë dhe duke i sjellë Kosovës medaljen e shtatë në këto Lojëra.

Karateisti kosovar triumfoi në finale dhe u shpall kampion, duke shkruar një faqe të rëndësishme për karatenë e Kosovës.

Kjo është medalja e parë e artë për Kosovën në karate në “Taranto 2026” dhe medalja e shtatë e delegacionit kosovar.

Një paraqitje fantastike e Islam Selmanit, i cili tashmë është kampion i Lojërave Mesdhetare.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara