Lajmet

​Kurti: Kanë filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë

Published

on

Kryeministri i vendit Albin Kurti deklaroi se strategjia e Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera po zbatohet edhe sot nga trashëgimtarët politik të Millosheviqit. Gjatë viteve 1998-1999, shefi i ekzekutivit shtoi se Serbia ka kryer qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë të shqiptarëve, për çka siç theksoi Kurti, strategji kishte “nuk ka kufomë, nuk ka krim”. Ai bëri të ditur që kanë filluar përgatitjet për gërmime në Kozhle të Serbisë.

Në tryezën e organizuar për personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë, Kurti shtoi se kanë dërguar disa herë kërkesa për hapjen e arkivave në Serbi.

“Gjatë viteve 1998-1999, forcat policore dhe ushtarake të Serbisë të urdhëruara nga shteti i Serbisë kryen qindra masakra dhe mijëra zhdukje me dhunë mbi shqiptarët e Kosovës në kuadër të projektit gjenocidal për shfarosjen e popullit tonë. Nuk ka kufomë, nuk ka krim, ishte strategjia e shtetit të Serbisë për fshehjen e krimeve të kryera mbi shqiptarët në Kosovë. Kjo strategji vazhdon të zbatohet edhe sot nga trashëgimtarë politik të Millosheviqit në Beograd. Këtë javë pas shumë përpjekjeve dhe angazhimeve nga Komisioni ynë Qeveritar, kanë filluar përgatitjet për gërmimet në lokacionin Kozhle, mes Novi Pazarit dhe Tutinit në Serbi e shpresojmë që kjo nuk është një përpjekje e re nga shteti serb për të evituar nga agjenda e gërmimeve, lokacionet e tjera të shënjuara nëpër Serbi”, deklaroi Kurti.

Sipas tij, qeveria ka prioritet ndriçimin e fatit dhe vendndodhjen e të zhdukurve me zhvillimin e bazës ligjore dhe rritjen e kapaciteteve të institucioneve.

“Deri më tani shteti serb nuk ka ndarë të dhënat nga arkivat e tyre për këtë lokacion. Andaj ne edhe sot e përsërisim kërkesën tonë për hapjen e arkivave në Serbi. Në bazë të marrëveshjes së arritur më 2 maj të vitit 2023 në Bruksel, tashmë kemi dërguar disa kërkesa zyrtare për hapjen e arkivës së brigadës 37 të motorizuar të Ushtrisë Jugosllave përgjegjëse për shumë masakra në Kosovë, sidomos në rajonin e Drenicës. Sot, sikurse çdo ditë si Qeveri e Republikës së Kosovës ritheksojmë zotimin tonë për të mos rreshtur së kërkuari drejtësi për krimet e luftës dhe të vërtetën për 1595 personat e zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit”, shtoi ai.

Shefi i ekzekutivit theksoi se nevojitet mobilizim kombëtar e mbështetje e ndërkombëtarëve që kriminelët të mbahen përgjegjës.

“Kemi nevojë për drejtësi që ekzekutorët e urdhërdhënësit të vendosen prapa grilave. Për këtë na nevojitet edhe mbështetja ndërkombëtare por edhe mobilizimi kombëtar. Kriminelët serbë të luftës duhet të përballen me drejtësi sepse këto krime sikurse që nuk vjetrohen as nuk falen. Për të dokumentuar me saktësi të gjitha krimet kemi funksionalizuar Institutin e Krimeve të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe kemi miratuar strategjinë e parë të Republikës së Kosovës për drejtësi tranzicionale. Republika e Kosovës tashmë është anëtarësuar në Komisionin Ndërkombëtar për Personat e Zhdukur. Kapacitetet tona institucionale e profesionale gjithnjë, kudo janë në shërbim të paqes dhe ballafaqimin me të kaluarën”, përfundoi Kurti.

Sipas të dhënave të Komisionit Qeveritar, Kurti shtoi se janë rreth 13 lokacione brenda Kosovës të adresuara në kuptim të gërmimit vlerësues.

Lajmet

​Ndërron jetë Shemë Mustafa, ish-polici i rrëmbyer nga Serbia dy vite më parë

Published

on

Ka ndërruar jetë Shemë Mustafa, ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës nga Mitrovica, i cili në qershor të vitit 2023, u rrëmbye nga forcat serbe së bashku me dy kolegë të tjerë.

Lajmi për ndarjen e tij nga jeta është bërë i ditur nga familjarët përmes rrjeteve sociale, kurse varrimi i tij do të bëhet nesër në varrezat e Shipolit në Mitrovicë.

Mustafa vuante prej kohësh nga një sëmundje kronike dhe shërbeu për vite me radhë në Policinë e Kosovës.

Gjatë rrëmbimit të tij, Policia aktin e cilësoi këtë si kidnapim klasik të organizuar brenda territorit të Kosovës, kurse në Beograd u tha se ata janë arrestuar nga njësitet anti-terror të xhandarmërisë serbe brenda territorit të Serbisë, në komunën e Rashkës.

Policia e Kosovës pati bër të ditur se ata dyshohet se janë rrëmbyer nga forcat serbe gjatë një patrullimi në vendin e quajtur Tresave/Bare, në vijën kufitare në veri të Kosovës në komunën e Leposaviqit. /S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Vrasje në Kotor, policia bllokon zonën e plazhit popullor

Published

on

Një bllokim i plotë policor u vendos në zonën më të gjerë të plazhit Jaz në Kotor mbrëmë për shkak të një vrasjeje pranë plazhit të afërt Trsteno.

Forcat policore kanë kontrolluar të gjitha qasjet dhe hetimi është duke vazhduar, raportoi portali Dan.

Bllokimi policor u vendos pranë urës në Jaz dhe shtrihet deri në vendin e ngjarjes, i cili është rreth një orë larg në këmbë.

Kalimi, me urdhër të prokurorit të lartë të shtetit, ishte i ndaluar, me përjashtim të zyrtarëve, përfshirë mediat.

Trupi i pajetë i një burri që ende nuk është identifikuar u gjet në një automjet pranë plazhit Trsteno.

Sipas informacioneve jozyrtare, policia po punon intensivisht për të përcaktuar identitetin e viktimës, dhe gjithashtu po heton dyshimin se ai është një anëtar i rangut të lartë i një prej grupeve kriminale, gjë që ngre mundësinë që kjo të jetë një vazhdim i konfliktit të klanit./S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

Juventus e Milan përfundoi pa gola

Published

on

Derbi i madh i javës së gjashtë në Serie A në futboll ndërmjet Juventus dhe Milan ka përfunduar pa gola.

Të dyja këto ekipe janë përballur në 181 ndeshje dhe është barazimi numër 59 deri më tash.

Christian Pulishiq kishte rastin më të mirë për tri pikë të plota të Milan në Torino, por goditja e tij ishte e pasaktë nga pika e bardhë në minutën e 53.

Edon Zhegrova nuk u paraqit në këtë ndeshje.

Napoli e Roma prijnë pas gjashtë xhirosh në tabelë me nga 15 pikë, pason Milan me 13, Inter e Juventus me nga 12./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Java e fundit e fushatës elektorale, qytetarët votojnë këtë të diel

Published

on

Katër vite pas nga zgjedhjet e fundit lokale, qytetarët e Kosovës do të kthehen sërish në kutitë e votimit të dielën e kësaj jave, më 12 tetor për të zgjedhur drejtuesit e rinj të komunave të tyre.

Në këto zgjedhje, qytetarët do të vendosin për 38 kryetarë komunash dhe anëtarët e 38 kuvendeve komunale në mbarë vendin.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se është drejt përfundimit të përgatitjeve finale për mbarëvajtjen e procesit zgjedhor në gjithsej 2.625 vendvotime në të gjithë territorin e Kosovës.

Sipas listës përfundimtare të votuesve, 2.025.105 qytetarë kanë të drejtë vote brenda vendit, ndërsa 43.993 votues jashtë Kosovës janë regjistruar për të shfrytëzuar të drejtën e tyre përmes postës.

Ndërkohë, kanë mbetur edhe gjashtë ditë deri në hapjen e kutive të votimit, ndërsa partitë politike dhe kandidatët lokalë kanë hyrë në javën e fundit të fushatës, e cila pritet të kulmojë me takime e tubime përmbyllëse nëpër qytete.

Kujtojmë se Kosova ende nuk ka arritur të formojë institucionet e reja qendrore, edhe pse kanë kaluar shtatë muaj nga zgjedhjet parlamentare./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara