Lajmet

Për herë të parë në histori, KQZ cakton në 22 shtete ambasadat dhe konsullatat për votimin e diasporës

Published

on

Për herë të parë në historinë e shtetit të Kosovës, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka caktuar përfaqësitë diplomatike (ambasadat dhe konsullatat), ku do të mund të votojnë të gjithë shtetasit e Kosovës që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

Gjithashtu, KQZ ka caktuar edhe numrin e votuesve që do të lejohet të regjistrohen për të votuar në përfaqësitë diplomatike, i cili në total është rreth 50 mijë votues.

Sipas vendimit të KQZ-së do të votohet në 22 shtete, respektivisht në ambientet e 35 ambasadave/konsullatave me gjithsej 47 vendvotime.

Vendimi është marrë në mbledhjen e KQZ-së dhe lista do të publikohet së shpejti nga KQZ.

Përveç regjistrimit për votim në përfaqësi diplomatike, votuesit mund të kërkojnë të regjistrohen për të dërguar pakon me fletëvotim në fah postar të KQZ-së në Kosovë apo në fah postar të KQZ-së jashtë Kosovës.

lajme

Sot seancë në Kuvend: Buxheti dhe Byroja për Konfiskimin e Pasurisë në rend dite

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës do të mbajë sot seancë të rregullt plenare, e cila pritet të nisë nga ora 10:00.

Pikët kryesore të këtij takimi përfshijnë shqyrtimin e dytë të Projektligjit për rishikimin e Buxhetit të vitit 2026, si dhe shqyrtimin e dytë të Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme.

Gjithashtu, deputetët do të votojnë edhe për propozimin e Listës Serbe lidhur me emërimin e deputetëve të saj në komisionet parlamentare.

Rendi i ditës:

  1. Miratimi i procesverbaleve nga seancat e mëparshme
  2. Deklarimet jashtë rendit të ditës
  3. Pyetjet parlamentare
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për ndryshimin dhe plotësimin e Buxhetit për vitin 2026
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit për Byronë Shtetërore për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme
  6. Votimi i propozimit të GP – Lista Serbe për emërimin e deputetëve në komisione parlamentare

 

Continue Reading

Lajmet

Moti sot: Diell dhe deri në 14°C

Published

on

By

Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.

Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Caktohet seanca për masën e paraburgimit ndaj të dyshuarit për vrasjen e Arlinda Zekajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.

I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.

Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Nis protesta kombëtare në Prishtinë pas vrasjes së Arlinda Zekajt

Published

on

By

Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.

Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.

Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.

Continue Reading

Të kërkuara