Lajmet
Kina akuzohet për stacione policore të paligjshme në Holandë
Ato po përdoren për t’u mbyllur gojën disidentëve kinezë në Evropë.
Published
3 years agoon
By
UBT newsQeveria kineze është akuzuar për krijimin e të paktën dy “stacioneve policore” të padeklaruara në Holandë.
Mediat holandeze gjetën prova se “stacionet e shërbimit jashtë-shtetërore”, të cilat premtojnë të ofrojnë shërbime diplomatike, po përdoren për t’u mbyllur gojën disidentëve kinezë në Evropë.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme holandeze tha se ekzistenca e këtyre stacioneve është e paligjshme, ndërsa ambasada kineze thotë se nuk është në dijeni të ekzistencës së tyre.
Hetimi u nxit nga një raport i titulluar “Chinese Transnational Policing Gone Wild”, nga OJQ-ja Safeguard Defenders me bazë në Spanjë.
Sipas organizatës, zyrat e sigurisë publike nga dy provinca kineze kishin krijuar 54 “qendra të shërbimit policor jashtë shtetit” në pesë kontinente dhe 21 vende. Shumica e tyre janë në Evropë, përfshirë nëntë në Spanjë dhe katër në Itali. Në MB, ai gjeti dy në Londër dhe një në Glasgow.
Njësitë u krijuan me sa duket për të trajtuar krimin transnacional dhe për të kryer detyra administrative, të tilla si rinovimi i patentës kineze të shoferit. Por, sipas Safeguard Defenders, në realitet ata kryejnë “operacione bindjeje”, që synojnë të detyrojnë të kthehen në shtëpi ata që dyshohen se kanë folur kundër regjimit kinez.
RTL News dhe platforma e gazetarisë investigative Follow the Money ndanë historinë e Wang Jingyu, një disident kinez i cili tha se po ndiqej nga policia kineze në Holandë.
Duke folur në anglisht, Wang u tha gazetarëve holandezë se ai mori një telefonatë në fillim të këtij viti nga dikush që pretendonte se ishte nga një stacion i tillë.
Gjatë bisedës, ai tha se i kërkuan të kthehej në Kinë për të “zgjidhur problemet e mia. Dhe për të menduar për prindërit e mi”.
Që atëherë, ai përshkroi një fushatë sistematike ngacmimi dhe frikësimi, për të cilën ai beson se është duke u orkestruar nga agjentë të qeverisë kineze.
Në përgjigje të zbulimeve, ambasada kineze i tha RTL News se nuk ishte në dijeni të ekzistencës së stacioneve të tilla policore.
Një zëdhënës i ministrisë së jashtme holandeze tha se prania e tyre në Holandë ishte e paligjshme dhe premtoi të “hetojë se çfarë po bëjnë këtu dhe të ndërmarrë veprimet e duhura”./UBTNews/
Aktualitet
Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve
Published
7 hours agoon
September 18, 2025By
Driton Iseni
Në UBT kanë nisur aplikimet dhe pranimi i abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Muzikën Moderne dhe Prodhimin e Audios (IC-MDM), e cila këtë vit zhvillohet si pjesë e edicionit të 14-të të UBT International Conference for Business, Technology and Innovation, me fokusin kryesor: “Resilience and Sustainability”.
Kjo konferencë synon të mbledhë së bashku shkencëtarë, studiues, kompozitorë, producentë, artistë dhe praktikues nga fusha të ndryshme të muzikës dhe teknologjisë së zërit, për të ndarë përvoja, rezultate kërkimore dhe praktika bashkëkohore që lidhen me zhvillimet më të fundit në muzikë dhe audio.
Fushat kryesore të interesit për përzgjedhje përfshijnë (por nuk kufizohen vetëm në):
- Antropologjia Muzikore
- Historia e Muzikës & Muzikologjia
- Instrumentet Muzikore & Performanca
- Didaktika dhe Edukimi Muzikor
- Kompozimi Bashkëkohor
- Prodhimi Muzikor & Audio
- Dizajni i Zërit
- Muzika dhe Teknologjia
- Muzika dhe Inteligjenca Artificiale (AI)
Afatet e rëndësishme:
- Dorëzimi i abstrakteve: 10 tetor 2025
- Njoftimi i pranimit: 17 tetor 2025
- Rishikimi shkencor (peer-reviewed): 17 tetor 2025
- Regjistrimi i hershëm: 17 tetor 2025
- Regjistrimi i vonuar: 20 tetor 2025
- Dorëzimi i punimeve të plota: 14 nëntor 2025
Punimet e paraqitura duhet të jenë origjinale, të papublikuara dhe jo në proces shqyrtimi në ndonjë konferencë tjetër. Gjatësia maksimale e tyre është 6 faqe, ndërsa të gjitha materialet që nuk përmbushin kriteret e formatit nuk do të merren parasysh.
Kjo konferencë përbën një hapësirë unike ndërdisiplinare ku muzika takohet me shkencën, teknologjinë dhe krijimtarinë, duke nxitur dialogun mes studiuesve dhe profesionistëve nga vende të ndryshme të botës.
Lajmet
Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët
Published
7 hours agoon
September 18, 2025By
UBTnews
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Paul Williams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë. Gjykimi do të rinis të hënën.
Pas përfundimit të dëshmisë së dëshmitarit Paul Williams, gjykimi në çështjen kundër Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit përfundoi për ditën e sotme dhe për këtë javë.
Gjykimi do të rinis të hënën, më 22 shtator në ora 09:00, kur pritet të fillojë dëshminë një dëshmitar i ri i thirrur prej Mbrojtjes.
Të hënën pritet të nisë dëshminë dëshmitari i tretë me radhë, një britanik, i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi.
Paul Williams, dëshmitari i dytë i mbrojtjes Thaçi në Gjykatën Speciale në Hagë, sot deklaroi se delegacioni i Kosovës në Rambuje dhe vet Hashim Thaçi kërkonin pavarësinë.
“Hashim Thaçi dhe do të thoja të gjithë anëtarët e delegacionit shqiptar të Kosovës dhe ekspertët tyre kosovarë, shqiptarë, kërkonin pavarësinë”, tha Williams.
Williams tha se i ka treguar delegacionit rrugën drejt pavarësisë.
“Pavarësia ishte e domosdoshme. Kam kaluar shumë kohë duke u shpjeguar rrugën se si mund të arrinin pavarësinë në qoftë se fjala pavërsi nuk shkruhej në marrëveshjen e Rambujesë’, shtoi ai.
Williams më tej theksoi shkollimin e Hashim Thaçit në Zvicër, duke potencuar se ai ka pasur kulturë të sjelljes./D.B/EO
Lajmet
Basha pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
Published
8 hours agoon
September 18, 2025By
UBTnews
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Dimal Basha, ka pritur sot në takim Ambasadorin e Republikës së Shqipërisë, Petrit Malaj dhe zëvendësamasadoren, Pranvera Teli.
Gjatë takimit, Basha dhe Malaj diskutuan për idenë e mundësisë së krijimit të një Zyreje Ndërlidhëse në kuvendet e të dyja shteteve, ku deputetët do të informohen në kohë reale për zhvillimet brenda institucioneve përkatëse, pastaj ku shkëmbehen njoftimet për qëndrimet e kuvendeve në raport me temat e caktuara si dhe ku përditësohen lajmet lidhur me procedurat dhe iniciativat në zhvillim me rëndësi për dy vendet.
“Kjo do të ndihmonte edhe në mësim reciprok nga përvoja e komisioneve parlamentare dhe trupat punuese të dyja shteteve, ku shkëmbimi i praktikave më të mira dhe forcimi i bashkëpunimit ndërinstitucional do të lehtësonte adresimin e çështjeve të përbashkëta për të avancuar agjendat e zhvillimit të dy kuvendeve“, thuhet në njoftim.
Basha më tej theksoi rëndësinë e mbështetjes së vazhdueshme të Shqipërisë për procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Evropian, duke shprehur angazhimin serioz të Kuvendit të Kosovës për të avancuar në këtë drejtim. Ai gjithashtu uroi Ambasadorin Malaj për hapjen e katër kapitujve në negociatat për anëtarësimin e Shqipërisë në BE, duke vlerësuar këtë arritje si moment të rëndësishëm përpara në rrugën e integrimit evropian/D.B/KP
Lajmet
Haradinaj takohet me ambasadoren greke, kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
Published
8 hours agoon
September 18, 2025By
UBTnews
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar sot shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, Heleni Vakali.
Haradinaj përmes një postimi në Facebook ka shkruar se temë e diskutimit ishin zhvillimet në Kosovë dhe rajon si dhe raportet mes dy vendeve, transmeton KosovaPress.
“Sot prita në selinë e Aleancës Shefen e Zyrës Ndërlidhëse të Greqisë, znj. Heleni Vakali.Biseduam për zhvillimet në Kosovë dhe rajon, për raportet ndërmjet dy vendeve tona, si dhe për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të tyre“, ka shkruar ai.
Tutje, Haradinaj tha se ka kërkuar edhe njohjen e Kosovës nga Greqia, duke potencuar se nga kjo do të përfitonin të dy vendet dhe i gjithë rajoni.
“Ambasadores Vakali i shpreha mirënjohje për mbështetjen e dhënë proceseve për Kosovën dhe e ftova që të mbështesë vendin tonë në angazhimet për njohjen e shtetit të Kosovës nga Greqia dhe në proceset e integrimit euro-atlantik. Njohja e Kosovës nga Greqia do të krijonte horizonte të reja zhvillimi, nga e cila do të përfitonin jo vetëm vendet tona, por i gjithë rajoni“, përfundoi ai./D.B/KP
Soda e bukës dhe diabeti, mit apo e vërtetë?
YouTube prezanton mjete të reja inteligjence artificiale dhe opsione monetizimi
Pjesëmarrësit e Konferencës Ndërkombëtare të Muzikës Moderne në UBT nisin dorëzimin e abstrakteve
Më 22 shtator dëshmitari i ri i mbrojtjes në rastin Thaçi dhe të tjerët
Si ndihmon lëngu i bizeleve në pastrimin e mëlçisë?
Basha pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj
Haradinaj takohet me ambasadoren greke, kërkon njohjen e Kosovës nga Greqia
Jessie J rikthehet me albumin e ri pas 8 vitesh pauzë
Armatimi i kapur në Zveçan, Elshani: Dyshohet se lidhen me të akuzuarin Nemanja Radivojeviq – Gandi
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months agoProfesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months agoBSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months agoUBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
