Kulturë

Këshilla shumë të vlefshme për ndërmarrësit e rinj

Krijo aleanca të fuqishme me njerëz më të fuqishëm se ty.

Published

on

Gjeni më poshtë 31 këshilla për ndërmarrësit e rinj nga Erduan Kllobucishta, psikolog, konsulent për startup-et dhe themelues i organizatës “Synapsis World”.

  1. Mos prano diçka që të ofrohet që në fillim. Ky është rregulli i artë në negociata të suksesshme.
  2. Krijo besim në produktin që ofron dhe jepu vlerë atyre.
  3. Ndërto imazhin tënd çdo ditë, duhen pesë minuta për ta shkatërruar
  4. Njihi mirë miqtë e tu, ata janë imazhi i suksesit tënd në publik.
  5. Njihi armiqtë e tu, në këtë mënyrë krijon sinqeritet me mangësitë e tua.
  6. Fol pak, bëhu dëgjues i mirë ndaj personit përballë. Klienti është mbret në treg.
  7. Krijo aleanca të fuqishme me njerëz më të fuqishëm se ty.
  8. Jepi vetes luksin që ta kritikosh kur vetja gabon.
  9. Shoqërohu me njerëz më të zgjuar se ty.
  10. Mos u humb kohën me njerëz që janë të zhytur në borxhe deri në fyt.
  11. Aty ku ka një pyetje “pse” duhet gjetur dhe përgjigja “sepse”.
  12. Mos mer vendim të rëndësishëm në jetën tënde pa kaluar 24 orarshi.
  13. Që të njohësh një fushë të caktuar të duhet së paku 100 libra të kesh lexuar në atë fushë.
  14. Frekuento evente të ndryshme, konferenca, seminare, aty gjen njerëz që janë të etur për të vërtetën, të etur për sukses.
  15. Përdore dhimbjen nga e kaluara për motivimin tënd më të madh.
  16. Lexo sa më shumë, nuk ka libër të keq, por ka lexues të keq.
  17. Krijo barriera të qarta me njerëzit, principet e tua janë shenjat në rrugë.
  18. Vlerëso ndihmën që të dhurojnë të tjerët. Mos e ler pa ua paguar.
  19. Kujdes kujt i jep borxh për diçka, ndodh që do të të duhet t’i harrosh ato para që i ke dhënë.
  20. Vlerëso kohën që ke, ai është aseti më i vlefshëm që ke në duar, mos e ço dëm.
  21. Përkushtoi një kohë të veçantë përcaktimit të qëllimeve reale dhe të realizueshme.
  22. Jepi kohë vetes tënde. Kohë për t’u shëruar, kohë për thënë të vërtetën tënde, kohë për të gjetur veten.
  23. Injoranca është virtyt i hipokritit, bëhu indiferent ndaj saj.
  24. Menaxho mirë paratë e tua. Përdor efektin Pareto, kurse 20 % të të ardhurave të tua.
  25. Buzeqësh sa më shumë, kjo i afron njerëzit më shumë ndaj teje.
  26. Merru me ndonjë hobi.
  27. Sillu si një mbret të trajtohesh si një i tillë.
  28. Sido që të jetë ndiq intuitën tënde përkundrejt çdo opinioni.
  29. Fokusohu tek qëllimi yt final.
  30. Që të merresh me sipërmarrje nuk është e thënë se duhet patjetër të merresh me biznes, sipërmarrja është menaxhim, të krijosh balancë në jetën tënde, familjen dhe të ardhurave të tua.
  31. Të jesh i lumtur do të thotë të jesh aktiv. Bëhu aktiv në organizatën tënde, biznesin tënd. Bëje jetën me ngjyra.

Continue Reading

Kulturë

Mbrëmje klasike në Prishtinë: Filharmonia e Kosovës ngjitet në skenë më 17 prill

Published

on

Filharmonia e Kosovës do të rikthehet para publikut më 17 prill 2026 me një koncert të radhës, duke sjellë një program të larmishëm me vepra nga kompozitorë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në këtë mbrëmje muzikore do të interpretohen vepra nga Baki Jashari, Francis Poulenc dhe Ludwig van Beethoven, duke ofruar një përvojë artistike që ndërthur traditën dhe klasikën botërore me krijimtarinë vendore.

Koncerti do të mbahet në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë në Prishtinë, duke filluar nga ora 19:30.

Continue Reading

Kulturë

Koncert solemn në Prishtinë për Shën Nënë Terezën dhe Kardinalin Ernest Simoni

Published

on

Në Katedralen “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë u mbajt një koncert solemn, i organizuar në nder të Shën Nënë Terezës, me rastin e 10-vjetorit të shenjtërimit të saj, si dhe për të shënuar 70-vjetorin e shugurimit meshtarak të Kardinalit shqiptar Ernest Simoni.

Ky aktivitet u organizua nga Fondacioni “Kardinal Domenico Bartolucci”, në bashkëpunim me Ipeshkvinë Prizren-Prishtinë, nën patronatin e Ambasadës së Italisë në Prishtinë dhe me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës.

Koncerti u hap nga Kori i Katedrales “Shën Nënë Tereza” në Prishtinë, së bashku me sopranon Arta Jashari, të cilët interpretuan veprën “Rri me ne” të kompozitorit Marco Frisina, nën dirigjimin e motrës Lidvina Marku dhe me shoqërim në organo nga Emanuel Mates.

Në vijim, performoi Kori i Fondacionit “Bartolucci”, nën drejtimin e dirigjentit Adriano Caroletti dhe organistit Josep Solé Coll, duke sjellë një program të pasur me vepra me tematikë pashkore, që u prit me emocione të veçanta nga publiku.

Të pranishëm në këtë ngjarje ishin kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ministrja e Kulturës, Saranda Bogujevci, Kardinali Ernest Simoni, Ipeshkvi i Kosovës imzot Dodë Gjergji, si dhe përfaqësues institucionalë, diplomatë, artistë dhe besimtarë të shumtë.

Continue Reading

Kulturë

Baleti Kombëtar i Kosovës prezanton “Terminal” për herë të parë në Çeki

Published

on

Baleti Kombëtar i Kosovës ka prezantuar për herë të parë në Republikën e Çekisë shfaqjen “Terminal”, në qytetin e Trutnovit, duke zgjuar interes të veçantë te publiku vendas.

“Terminal”, me koreografi nga Evgeny Kozlov dhe Roland Petite, solli një rrëfim bashkëkohor, i cili u komunikua fuqishëm me audiencën përmes lëvizjes dhe interpretimit artistik.

Në këtë aktivitet mori pjesë edhe ambasadorja e Republikës së Kosovës në Republikën Çeke, Albesjana Iberhysaj Kapitaj, e shoqëruar nga ambasadori i Shqipërisë, Ilir Tepelena, së bashku me diplomatë dhe dashamirë të artit, të cilët e përjetuan nga afër këtë ngjarje kulturore.

Kjo paraqitje shënon një hap të rëndësishëm në promovimin ndërkombëtar të artit kosovar dhe dëshmon rolin e fuqishëm të diplomacisë kulturore në ndërtimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet vendeve dhe popujve.

Continue Reading

Kulturë

“Nderi” prezantohet në Prishtinë pas rrugëtimit në festivale ndërkombëtare

Published

on

Pas një rrugëtimi të suksesshëm në festivale të ndryshme ndërkombëtare dhe një prezantimi të mëhershëm në Podgoricë, filmi artistik me metrazh të gjatë “Nderi” u shfaq edhe për publikun në Prishtinë në mbrëmjen e së enjtes. Kjo premierë përkoi simbolikisht me shënimin e 20-vjetorit të pavarësisë së Malit të Zi, vend nga i cili vjen edhe produksioni i filmit.

Me regji të Nikola Vukčević, “Nderi” është rezultat i një pune disavjeçare, që i ka marrë regjisorit rreth tetë vite për ta sjellë në ekran. Filmi ndërton boshtin e tij narrativ mbi Kanunin e Lekë Dukagjinit, duke trajtuar tema të thella si morali, nderi dhe sakrifica.

Ngjarja bazohet në një histori të vërtetë nga periudha e Luftës së Dytë Botërore. Rrëfimi ndjek fatin e një fëmije ortodoks që, duke ikur nga një njësi fashiste, gjen strehim te një familje muslimane shqiptare. Pikërisht në këtë raport zhvillohet drama e filmit, duke vënë në pah besën shqiptare dhe vendosmërinë për të mbrojtur jetën e tjetrit, edhe përballë rrezikut ekstrem.

Në rolet kryesore paraqiten aktorët Edon Rizvanolli, Alban Ukaj, Xhejlane Tërbunja, Selman Jusufi, Nikola Ristanovski, Elez Adžović dhe emra të tjerë të njohur të skenës.

“Nderi” është propozuar nga Qendra e Filmit të Malit të Zi për çmimin Oscar, megjithatë nuk arriti të përfshihet në listën e ngushtë. Pavarësisht kësaj, filmi ka shënuar suksese të rëndësishme ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmime dhe duke u shfaqur në festivale prestigjioze, përfshirë edhe ato të kategorisë A, si në Kajro, Goa dhe Palm Springs.

 

Continue Reading

Të kërkuara