

Lajmet
Kërkohet ndihma e Hungarisë për anëtarësim të Kosovës në Këshill të Evropës
Published
1 year agoon
By
Betim GashiRaportet Kosovë-Hungari dhe anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës, ishte temë diskutimi ndërmjet Komisionit për Punë të Jashtme dhe Diasporë me ambasadorin e Republikës së Hungarisë në Kosovë, Béla Bozsik.
Kryetarja e këtij komisioni, Arbëresha Kryeziu-Hyseni, ka thënë se kanë kërkuar që t’i shtyjnë përpara çështjet që janë me interes të përbashkët. Ndihmë, ka thënë se kanë kërkuar edhe në rrugën drejt anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës, pasi Hungaria ka kryesimin e presidencës së BE-së.
“Kemi diskutuar për raportet që Kosova ka me Hungarinë, por me theks të veçantë për atë që Hungaria tashmë e ka kryesimin e presidencës së BE-së, dhe sigurisht se brenda kësaj periudhe kohore sa ata e mbajnë kryesimin e presidencës synimi është që ne si Kosovë t’i shtymë përpara çështjet që konsiderojmë se janë me interes të shtyhen përgjatë kësaj periudhe kohore. Sigurisht kemi diskutuar edhe për çështjen e anëtarësimit të Kosovës në Këshill të Evropës dhe qëndrimet që deputetët që janë anëtar të Këshillit të Evropës nga Hungaria kanë mbajtur në këtë proces dhe ideja është të gjendet një gjuhë e përbashkët me ta dhe t’i bëjmë ata të kuptojnë sa e rëndësishme është të votohet pro anëtarësimit të Kosovës, sepse këtu nuk kemi të bëjmë vetëm me një çështje që ka të bëjë specifikisht me Kosovën, por është shumë e rëndësishme që Kosova të bëhet anëtare e Këshillit të Evropës edhe për faktin se kjo ndikon shumë edhe në rritjen e stabilitetit në vendet e Ballkanit Perëndimor dhe më pas edhe në vet BE-në”, ka thënë Kryeziu-Hyseni.
Kryeziu ka thënë se kanë dërguar një ftesë tek homologu në Budapest për Politikë të Jashtme i Hungarisë të vizitojë Kosovën.
“Ne synojmë që të rrisim bashkëpunimin e mëtutjeshëm me Hungarinë edhe në nivelin ndërparlamnetar, prandaj kemi dërguar një ftesë tek homologu në Budapest dhe presim që Komisioni për Politikë të Jashtme i Hungarisë të vizitojë Kosovën deri në fund të këtij viti në mënyrë të intensifikojmë raportet nderparlamentare, por edhe të njëjtën kohë të ndërtojmë një bashkëpunim të mirëfilltë në mënyrë qe deputetet të mund të shohin nga afër se sa e rëndësishme është që Kosova të ndihmohet për të ecur përpara në agjendën e saj evropiane”, ka shtuar ajo.
Lajmet
Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve
Published
4 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.
Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.
Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.
Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.
Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.
Këto janë formacionet e mundshme:
Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.
Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/
Aktualitet
UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë
Published
4 hours agoon
September 17, 2025By
Driton Iseni
UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.
Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.
Fokusimi tematik
IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:
- Stomatologji e Përgjithshme
- Mjekësi Orale
- Kërkime në Stomatologji
- Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
- Stomatologji me Laser
- Nano-Stomatologji
- Stomatologji Kozmetike
- Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
- Stomatologji Pediatrike
- Shëndeti Publik Dentar
- Stomatologji Restauruese
- Anesteziologji Dentare
- Higjiena Dentare
- Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
- Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale
Datat e rëndësishme për aplikuesit:
Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025
Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025
Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025
Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025
Dorëzimi i punimeve
Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.
Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.
UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së
Aktualitet
Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj
Published
5 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.
Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.
Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.
Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.
Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.
I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.
“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.
Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.
Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/

Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve

UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë

Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj

Galliani mohon rikthimin te Milani

Cardi B në pritje të fëmijës së katërt

Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete

20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin

UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21

DiCaprio i jep lamtumirën Redford-it: “Humbëm një legjendë të madhe”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26