Teknologji

Jeff Bezos, investitori me rol kyç në e-tregti

Bezos është personi i dytë më i pasur në botë, me pasuri në vlerë rreth 205.5 miliardë dollarë.

Published

on

Më 12 janar të vitit 1964, në Nju Meksiko, lindi Jeffrey Preston Jorgensen, i njohur sot si Jeff Bezos, sipërmarrës dhe investitor me rol kyç në e-tregti.

Ai themeloi Amazon.com, fillimisht për shitje librash, më vonë për shumëllojshmëri mallrash, duke u bërë dyqani më i madh në World Wide Web (www), dhe model i shitjeve në internet.

Jeff Bezos bëri bujë më 2013, kur bleu gazetën Washington Post për 250 milionë dollarë. Por historia e tij bëhet edhe më interesante. Jeff u lind në Albuquerque, Nju Meksiko nga prindër adoleshent, Jacklyn Gise dhe Ted Jorgensen, kur të dy ishin ende 17, 18-vjeçar.

Ata u martuan dhe pas dy vjetësh u ndanë. Kaluan edhe dy vjet të tjera dhe Jacklyn u martua me një emigrant politik kuban, Mike Bezos, dhe Jeff mori mbiemrin e njerkut, Bezos. Lidhjet me të atin biologjik u ndërprenë.

Në vitin 2010, gazetari Brad Stone, i revistës Businessweek ne San Francisko vendosi të shkruajë një libër mbi jetën dhe karrierën e Jeff Bezos. Brad filloi kërkimet për të mësuar se çfarë kishte ndodhur me Ted Jorgensenin, prindi biologjik i Jeffit, ku ndodhej ai? Përfundimisht, gazetari e gjeti Tedin në Glendale, një qytezë e largët në shtetin Arizona, ku ai kishte një dyqan të biçikletave.

Gazetari shkoi nga Kalifornia për ta intervistuar dhe pyetja e parë që i bëri ishte – A keni fëmijë? – Tedi i tha – Jo, kam pasur një djalë, por ka vdekur kur ishte i vogël. Gjatë viteve të ndarjes, Ted Jorgensen ishte interesuar për të birin, por emri Jeff Jorgensen nuk figuronte në asnjë vend.

Dhe imagjinoni se çfarë ndjeu kur mësoi se Jeff Bezos, një nga miliarderët më të mëdhenj të Amerikës, ishte djali i tij. Libri “The Everything Store: Jeff Bezos and the Age of Amazon” i autorit Brad Stone doli nga shtypi në tetor 2013. Disa të dhëna në libër janë kontestuar e kundërshtuar nga Jeff Bezos, megjithatë libri është në shitje në dyqanin online amazon.com.

Bezos është personi i dytë më i pasur në botë, me pasuri në vlerë rreth 205.5 miliardë dollarë, sipas Forbes. Ai ka shitur aksione në vlerë prej afro 27 miliardë dollarësh që kur Amazon u bë publik në vitin 1997.

Teknologji

Nga boom në rënie, blerja e automjeteve elektrike nuk është më prioritet

Published

on

Interesi për automjetet elektrike në Holandë ka pësuar rënie të ndjeshme.

Sipas një studimi të ANWB-së, për herë të parë pas disa vitesh rritjeje, vetëm 23% e qytetarëve holandezë planifikojnë të kalojnë në automjete elektrike brenda pesë viteve të ardhshme — nga 28% sa ishte më herët.

Kjo rënie prej pesë pikësh përqindjeje tregon një kthesë të madhe në trendet e mëparshme.

Ndërkohë, numri i personave që nuk synojnë të blejnë vetura elektrike është bërë më i madh se i atyre që shprehin interes.

ANWB këtë ndryshim e lidh me politikat e reja të qeverisë holandeze, e cila ka reduktuar stimujt për veturat elektrike.

Nga viti 2024, pronarët e këtyre automjeteve do të paguajnë taksën mbi automjetet motorike (MRB), gjë që e rrit kostën e mbajtjes së tyre.

Përveç heqjes së përfitimeve, mbeten të pranishme edhe shqetësimet e zakonshme: çmimet e larta të automjeteve elektrike, frika për degradimin e baterive dhe vështirësitë e ngarkimit në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Syzet e mençura të Google pritet të dalin në treg në vitin 2026

Published

on

Google planifikon të lansojë më 2026 syzet e saj të para të mundësuara nga inteligjenca artificiale, në përpjekje për të konkurruar me Meta në tregun në rritje të pajisjeve AI.

Kompania po bashkëpunon me Samsung, Gentle Monster dhe Warby Parker, me një marrëveshje prej 150 milionë dollarësh. Google ofron dy lloje syzesh: modele vetëm audio që lejojnë komunikim me asistentin Gemini dhe syze me ekran të integruar për navigim dhe përkthime.

Pajisjet funksionojnë mbi Android XR. Warby Parker ka konfirmuar se modelet e para dalin në 2026.

Ky rikthim vjen pas përpjekjes së dështuar të Google Glass, ndërsa Sergey Brin tha se teknologjia e avancuar e sotme mundëson përdorime shumë më efikase.

Tregu i syzeve inteligjente po rritet, me Meta që kryeson falë syzeve Ray-Ban Meta dhe modeleve me ekran të integruar. Edhe Snap e Alibaba janë futur në këtë garë.

Google prezantoi gjithashtu përditësime të reja për kufjet Galaxy XR, si lidhja me PC dhe një modalitet udhëtimi për përdorim në avionë e makina. /A.Z/UBT News/

 

Continue Reading

Teknologji

Google dhe Apple po lehtësojnë ndërrimin midis Android dhe iOS

Published

on

Sipas një raporti të ri, Google dhe Apple po punojnë së bashku për ta bërë ndërrimin midis sistemeve të tyre operative mobile më të lehtë se kurrë.

Rezultati i parë i kësaj bashkëpunimi shfaqet në versionin më të fundit të Android Canary, i cili është aktualisht i dedikuar vetëm për zhvillues dhe do të duhet kohë derisa të vijë në versionin Beta dhe më pas në një version të qëndrueshëm të Android.

Nga ana e saj, Apple planifikon të përfshijë këtë veçori në një version të ardhshëm të iOS 26.

Kjo do të mundësojë që më shumë lloje të dhënash të jenë të transferueshme nga Android në iOS dhe anasjelltas, si dhe do të shtohen funksionalitete të reja.

Për të kaluar nga iOS në Android përdoret aplikacioni Android Switch, ndërsa për të kaluar nga Android në iOS përdoret Move to iOS.

Funksionaliteti, i integruar në të dy sistemet operative, do ta bëjë procesin e thjeshtë dhe shpresohet të mos zgjasë shumë për t’u lansuar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Stefan Weckbach, nga Porsche Taycan në krye të Mercedes-AMG

Published

on

Mercedes-AMG ka njoftuar emërimin e Stefan Weckbach si CEO të ri, i cili do të marrë detyrën më 1 korrik 2026.

Ai gjithashtu do të drejtojë divizionin Top End Vehicle, i cili përfshin modelet e njohura G-Class dhe Maybach.

Weckbach ka një eksperiencë të pasur në industrinë e automobilave, duke udhëhequr më parë programin Porsche Taycan dhe duke shërbyer si drejtues i strategjisë në VW Group që nga viti 2023.

Emërimi i tij vjen pas një periudhe sfiduese për AMG, e karakterizuar nga kritikat për modelin C63 me motor katërcilindërsh dhe tërheqja e 219 automjeteve AMG One. AMG po përgatit lansimin e një motori të ri V8 dhe modeleve elektrike “emocionale”, përfshirë një super sedan të bazuar në konceptin GT XX.

CEO aktual, Michael Schiebe, do të kalojë në një rol tjetër brenda Mercedes më 1 dhjetor 2025, pasuesi i përkohshëm nuk është bërë publik.

Me rikthimin e motorëve të fuqishëm me tetë cilindra, AMG synon të forcojë pozitat kundër konkurrentëve, BMW M dhe Audi Sport. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara