Lajmet
Gërvalla për zgjedhjet në SHBA: Nuk shoh sinjal për ndryshim të mbështetjes për Kosovën
Published
1 year agoon
By
UBTNewsMinistrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla ka thënë se nuk sheh asnjë sinjal që mund të ketë ndonjë ndryshim të mbështetjes së Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Kosovën edhe pas procesit zgjedhor që do të zhvillohet nesër atje.

Kryediplomatja kosovare tha se Kosova e ka mbështetjen nga të dy kampet.
Këto komente, Gërvalla i bëri në një konferencë për medie pas takimit që zhvilloi me zëvendëskryeministrin dhe ministrin e Punëve të Jashtme dhe të Tregtisë, Xavier Bettel.
“Si Republikë e Kosovës e cila përbënë popullin më pro amerikan në botë, dhe një vend për të cilin SHBA-të gjithnjë kanë qenë të rëndësishme pa luftës, gjatë luftës dhe sidomos pas luftës në çështjet e zhvillimit, pavarësisë dhe forcimit të rolit të Kosovës në skenën ndërkombëtare jemi me fat që në Shtetet e Bashkuara kemi pas vazhdimisht mbështetjen e të dy kampeve edhe të kampit republikan edhe të kampit demokrat dhe nuk shoh asnjë sinjal që një gjë e tillë të ketë ndryshuar gjatë rrugës. Prandaj, duke kryer detyra e shtëpisë në Kosovë, duke i quar përpara reformat, agjendën e reformave duke e vendosur sundimin e ligjit në çdo cep të Kosovës, duke luftuar krimin e organizuar atëherë miqësia dhe partneriteti me Amerikën kështu forcohet, nuk forcohet me fjalë , nuk forcohet me deklarata, por forcohet me punë konkrete”, theksoi Gërvalla.
Sa i takon procesit të dialogut, ministrja Gërvalla beson që me përbërjen e re të Komisionit Evropian do të ketë zhvillime në këtë drejtim.
“Shpesh kemi paralajmëruar që dialogu i udhëhequr nga Miroslav Lajçak nuk ka sjell rezultate e dëshiruara apo të premtuara, dhe prandaj shpresojmë shumë që Komisioni i ardhshëm do të kemi së shpejti intervistimet e tyre nga Parlamenti Evropian dhe shpresojmë shumë të filloj punën sa më shpejtë me qëllim që së bashku me Komisionin e ri të shohim se cilat janë mundësitë që do të ofroj procesi i dialogut”, theksoi ajo.
Sa i takon takimeve të shpeshta që kryeministri, Albin Kurti dhe vetë Donika Gërvalla po i zhvillojnë në diasporë, ajo tha se nuk janë pjesë e fushatës, por formë e bashkëbisedimeve me mërgatës.
“Takimet e formës së bashkëbisedimit mes kryeministrit dhe pjesëtarëve të mërgatës, apo ministres së Jashtme dhe Diasporës dhe pjesëtarëve të mërgatës, apo presidentes dhe mërgatës janë një format i cili ka qenë shumë aktiv edhe në vitet 90’të edhe është në një traditë të mirë të bisedave. Ka raste kur takimet zhvillohet nga shoqatat, ka raste si në rastin e djeshëm, kur organizohet nga misionet tonat diplomatike, prandaj është një përzierje varësisht se nga kush vjen iniciativa si vjen dhe është një lidhje e cila është kaq e fort sa që Kosovën e bënë unike në rajonin tonë…varësisht se kush e organizon ai edhe e e financon. Prandaj, nuk kemi hyrë në fazën e fushatës, kur të hyjmë në fazën e fushatës elektorale do ta shihni se shtohet ritmi do të shtohen takimet dhe do të ndryshoj natyrisht edhe gjuha e takimeve dhe e përmbajtjeve të cilat do t’i shërbejnë më shumë një fushate elektorale sesa një bashkëbisedimi me qytetarët”, theksoi Gërvalla.
Lidhur me mënyrën e votimit për diasporën në zgjedhjet e 9 shkurtit, ministrja e Punëve të Jashtme dhe të Diasporës, Donika Gërvalla tha se do të ofrojnë të gjitha mundësitë me qëllim që asnjë qytetarë i Kosovës të mos i imponohet mënyra e votimit.
Lajmet
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Published
44 minutes agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Mbishkrime me përmbajtje fyese dhe shoviniste në gjuhën serbe janë vendosur në objektin e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Berlin.
Për këto veprime ka reaguar Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Republikës së Kosovës.
“Mbishkrimet e vendosura përmbajnë slogane nacionaliste dhe nxitëse, përfshirë mesazhe si ‘Nuk ka dorëzim’, ‘Kosova është Serbi’ dhe thirrje të tjera me konotacion propagandistik dhe përçarës”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.
MPJD njofton se, pas identifikimit të këtij akti, janë informuar autoritetet gjermane.
“Policia gjermane është informuar dhe pritet të ndërmarrë veprimet përkatëse në vendngjarje, përfshirë hetimin e plotë të rrethanave dhe identifikimin e përgjegjësve”, bën të ditur Ministria.
Gjithashtu, MPJD ka dënuar këtë akt vandalizmi dhe çdo përpjekje tjetër për të cenuar përfaqësitë diplomatike të Republikës së Kosovës.
“Veprime të tilla janë të papranueshme dhe bien ndesh me normat dhe konventat ndërkombëtare që garantojnë paprekshmërinë e misioneve diplomatike, si dhe dëmtojnë frymën e bashkëjetesës dhe respektit ndërmjet shteteve”, thuhet në njoftim.
Lajmet
LDK: S’ka ende marrëveshje për presidentin, zgjedhjet e parakohshme të panevojshme
Published
1 hour agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Pas mbledhjes së Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës, deputeti Besian Mustafa bëri të ditur se nuk është arritur ende ndonjë marrëveshje për kandidat për postin e presidentit.
Ai theksoi se zgjedhjet e parakohshme, të cilat mund të pasojnë nëse presidenti apo presidentja e re nuk zgjidhet brenda afatit kushtetues, janë “të evitueshme, të shmangshme dhe të panevojshme”. Megjithatë, Mustafa nënvizoi se pa përfshirjen e pushtetit nuk mund të ecet përpara: “Pushteti ka 66 ulëse, dhe pa ta nuk bëhet kjo punë”.
Sipas tij, deri tani nuk ka asnjë kandidaturë zyrtare që ka arritur të mbledhë minimumi 30 nënshkrime të deputetëve, ndërsa mbetet e paqartë se si do të zhvillohet situata në ditët në vijim. “E kam të pamundur të përgjigjem se çfarë mund të ndodhë në të ardhmen. Mund të ketë sërish takim. Ne jemi të hapur, me shpresën që do të arrijmë një zgjidhje për zgjedhjen e presidentit”, deklaroi Mustafa.
Këto zhvillime vijnë pas takimit mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, ku u diskutua për zgjedhjen e presidentit të ri, por pa u arritur konsensus.
Kurti e përshkroi takimin si të zhvilluar në një “atmosferë konstruktive”, duke shtuar se çdo risi do t’i komunikohet publikut. Ndërkaq, Abdixhiku, pas takimit të 2 marsit, ishte shprehur se “s’kishte emra, s’kishte propozime, s’kishte vullnet për konsensus”, duke theksuar se imponimet nuk përbëjnë zgjidhje për LDK-në.
Ai kishte paralajmëruar se një garë me disa kandidatë është “procedurë e paraparë për të dështuar” dhe mund ta çojë vendin drejt zgjedhjeve të reja. Nga ana tjetër, Kurti ka deklaruar se për zgjedhjen e presidentit nevojiten 80 vota, pa përmendur kandidatë konkretë.
Afati kushtetues për përfundimin e procesit të zgjedhjes së presidentit po afron, duke shtuar presionin mbi subjektet politike për të gjetur një zgjidhje të përbashkët.
Lajmet
Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime
Published
3 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Ambasada e Republikës së Kosovës në Doha njofton se autoritetet e Katarit kanë vendosur të mbulojnë shpenzimet e akomodimit për turistët që nuk mund të largohen për shkak të kufizimeve të përkohshme të udhëtimit.
Në njoftim thuhet se vendimi hyn në fuqi nga 28 shkurt dhe do të zgjasë deri në rifillimin e operacioneve në aeroport dhe rihapjen e hapësirës ajrore.
Ambasada e Kosovës në Doha u bën thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve katariane dhe të shmangin lëvizjet e panevojshme.
“Ne do të vazhdojmë të ndjekim nga afër situatën dhe do t’ju informojmë për çdo zhvillim të ri,” njofton ambasada.
Situata e krijuar lidhet me tensionet rajonale, ku disa zona janë prekur nga sulme të nisura nga Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli drejtë Iranit, çka ka shkaktuar ndërprerje të operacioneve ajrore dhe kufizime të udhëtimit për turistët në Lindjen e Mesme.
Lajmet
Kurti pas takimit me Abdixhikun: Ende nuk ka marrëveshje për zgjedhjen e presidentit
Published
5 hours agoon
March 3, 2026By
UBTNews
Kryeministri Albin Kurti, pas takimit të tij të fundit me kryetarin e LDK, deklaroi se bisedimet kanë shkuar në një atmosferë konstruktive, por ende nuk ka marrëveshje.
“Takimi shkojë në atmosferë konstruktive, mirëpo kur ka diçka të re do t’ju njoftojmë. Ende nuk i kemi zgjidhjet mirëpo do t’ju njoftojmë së shpejti”, tha Kurti.
Ky është takimi i tretë ndërmjet dy palëve, ndërsa çështja kryesore mbetet zgjedhja e presidentit ose presidentes së vendit. Afati kushtetues për këtë proces përfundon më 5 mars, duke shtuar presionin për arritjen e një marrëveshjeje.
Takimet e vazhdueshme mes Kryeministrit Kurti dhe LDK-së tregojnë përpjekjet për të gjetur një konsensus para fundit të afatit, ndërkohë që vendi pret ende një vendim final. /Ekonomia online/
Irani kërcënon Evropën: “Çdo ndërhyrje do të jetë akt lufte”
Lojërat Mesdhetare po hyjnë në fazën vendimtare të planifikimit
MRS shpall kategorizimin e ri të federatave sportive, Xhudoja kryeson listen
Mbishkrime nacionaliste serbe në Ambasadën e Kosovës në Berlin
Finalja e tensionuar, Barcelona përballë Atletico Madrid sonte në “Camp Nou”
LDK: S’ka ende marrëveshje për presidentin, zgjedhjet e parakohshme të panevojshme
Izraeli dërgon trupa shtesë në jug të Libanit
Ronaldo largohet nga Arabia Saudite
Katari mbulon akomodimin për turistët e bllokuar, Ambasada e Kosovës jep udhëzime
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Vendi3 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni3 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
-
Kulturë3 months agoIvanka Trump zbulon librat për historinë shqiptare: Çfarë e tërheq?
