Lajmet

Fillimi i punimeve rinovuese në palestrën e sportit në Shtime

Publikuar

Ministri i Kulturës në Kosovë, Hajrulla Çeku, ka bërë një njoftim të rëndësishëm në rrjetin e tij social sot, duke bërë të ditur fillimin e punimeve rinovuese në palestrën e sportit në qytetin e Shtimes.

Ky investim ka një vlerë prej mbi 400 mijë euro dhe është pjesë e strategjisë së qeverisë për të përmirësuar infrastrukturën sportive në Kosovë.

Ministri Ceku ka shkruar se, “po vazhdohet me punë të mira për konsolidimin e infrastrukturës sportive në gjithë vendin.”/UBTNews/

Lajmet

​Hapet ekspozita për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë, ftohen qytetarët ta përzgjedhin projektin më të mirë

Publikuar

nga

Është hapur ekspozita e projekteve të përzgjedhura për sheshin “Adem Jashari” në Prishtinë. Pesë projektet më të mira do të ekspozohen për një javë në hapësirat e komunës së Prishtinës.

Monumenti synon të nderojë përkushtimin, guximin dhe sakrificën e palëkundur të Adem Jasharit dhe familjes së tij gjatë luftës së Kosovës për pavarësi dhe të shërbejë si një kujtesë e fuqishme për rolin e tyre kryesor në lëvizjen çlirimtare dhe përkushtimin e tyre ndaj kauzës kombëtare.

Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama derisa ka treguar më shumë për projektin, ka ftuar qytetarët që të vijnë dhe të shohin nga afër këto projekte, e po ashtu edhe të votojnë se cili ju duket më i miri.

“Këtu kemi pesë projekte të cilat janë si më të mirat, ekspozohen në hapësirat e komunës të Prishtinës. Ftoj edhe qytetarët tjerë të marrin pjesë në këtë ekspozitë, është interesante me disa propozime shumë domethënëse, për Adem Jasharin, familjen Jashari, për sakrificën që kanë dhënë për lirinë, demokracinë që gëzojmë sot. Prandaj, ju ftoj të gjithëve që ditëve në vijim të vizitoni e po ashtu të votoni, kemi dëshirë të marrim informata edhe nga ju se cili prej këtyre projekteve ju duket më i miri. Kjo është fazë me rendësi shumë të madhe për proces ku edhe zotohemi që në të ardhmen e afërt të transferojmë këtë projekt në realitet në një pjesë të kryeqytetit. Kemi qenë në komunikim edhe me familjen Jashari. Ashtu edhe siç kemi premtuar, që heroi ynë kombëtar, Adem Jashari tash në të ardhmen e afërt do të ketë edhe vendin e vet në kryeqytet”, tha Rama.

Ndërsa vërejtje pati nga asamblisti i Partisë Demokratike të Kosovës, Granit Geci. Derisa ka pyetur për qëndrimin e familjes Jashari për këto projekte, ai ka thënë se sot e udhës do të kishte qenë që të ketë festë publike, e po ashtu edhe më shumë qytetarë që vizitojnë projektet.

“Kam një vërejtje, këtu nuk po shoh qytetarë. Pjesa kryesisht janë media dhe bashkëpunëtor të juaj dhe tanët në komunë. Kisha menduar që sot kish me qenë shumë e udhës që të ketë festë publike për ditën e sotme të ketë festë publike gjë që nuk e kanë parë. Duke ditë rëndësinë e këtij projekti, e dini që e keni përkrahjen e plotë të të gjitha grupeve politike në Kuvend, kam vetëm një pyetje, cili është qëndrimi i përfaqësueseve të familjes Jashari në këtë projekt? Me sa kam dëgjuar ka pasur vërejtje të tyre sa i përket procesit, mirëpo, normalisht jo duke mos e vlerësuar gatishmërinë e juaj, ata e vlerësojnë, mirëpo sa i përket procesit, transparencës”, tha ai.

Për këtë, Rama tha se procesi ka qenë shumë transparent.

“Kjo ekspozitë do të jetë e hapur për një javë, por nëse ka nevojë e vazhdojmë më shumë, dhe ftojmë gjithë qytetarët të na vizitojnë dhe të jenë pjesë e këtij procesi…Edhe procesi ka qenë super transparent në aspektin që është bërë thirrje e hapur gjithë pjesëtarëve këtu në vend, në këtë proces edhe së bashku me reprezantuesin e familjes Jashari i kemi përzgjedh këto pesë, do t’i bëjmë publik të gjitha aplikacionet”, tha Rama.

Vazhdo të lexosh

Kronika e zezë

Aktakuzë për vrasjen e 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj

Publikuar

nga

Prokuroria Themelore në Ferizaj njofton se ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurit V.A., për rastin e vrasjes së 21-vjeçares në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj. I akuzuari ngarkohet për veprat penale “Vrasja e rëndë” ,“Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armëve” dhe “Kanosja” sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas Prokurorisë, ekziston dyshimi i bazuar se më 12 prill 2024, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale, në rrugën “Vëllezërit Gërvalla”, në Ferizaj, i pandehuri, me dashje ka privuar nga jeta tani të ndjerën E.C., me të cilën ka bashkëjetuar, ashtu që fillimisht ditën kritike rreth orës 13:00, sipas marrëveshjes në QPS, e merr djalin dhe e dërgon në shtëpi për të ia prerë flokët, kurse është dashur që ta kthej në ora 15:00, mirëpo i pandehuri pas dyzet minutave kthehet pa fëmijën në QPS, dhe rreth orës 14:40 vëren tani të ndjerën E.C., me vëllain e saj D.C, pastaj para tyre hyn në zyrën e QPS-së dhe posa mbërrin e ndjera me vëllain, pas një fjalosje të shkurtë, nxjerr nga brezi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T” dhe shtënë një herë në drejtim të të ndjerës duke e qëlluar në kraharor e pastaj shtënë edhe në drejtim të të dëmtuarit D.C, të cilin e qëllon në krahun e djathtë, pastaj derisa e ndjera E.C., fillon të largohet, e godet edhe njëherë në gjoks dhe në fund në anën e majtë të kokës, ku për pasojë e ndjera nga plagët e marra ndërron jetë në vendin e ngjarjes, me çka ka kryer veprën penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 paragrafi 1 nën paragrafi 1.3 dhe 1.11 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

“Po ashtu, i pandehuri në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët, pa autorizim ka mbajtur në pronësi armën e tipit “ZORAKI M 2906-T”, e cila më 12 prill 2024, është konfiskuar nga policia, me çka ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 paragrafi 1 të KPRK-së”, thuhet në komunikatë.

Sipas aktakuzës, i pandehuri V.A., ngarkohet edhe me veprën penale “Kanosja” ashtu që ekziston dyshimi i bazuar mirë se më 12 prill 2024, rreth orës 14:40, brenda zyrës së Qendrës për Punë Sociale në Ferizaj, pasi vret të ndjerën E.C., me qëllim të frikësimit ose shkaktimit të ankthit me përdorim të armës seriozisht e kanos të dëmtuarën Q.Z., duke ia vendosur armën në ballë me cka ka kryer veprën penale “Kanosja” nga neni 181 paragrafi 4 lidhur me paragrafi 2 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, i pandehuri i lartëcekur të shpallet fajtor për veprat penale për të cilat ngarkohet sipas aktakuzës.

Një grua kishte mbetur e vrarë nga të shtënat me armë zjarri në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj, pasditen e 12 prillit.

Vazhdo të lexosh

Bota

Zvicra zgjat statusin e mbrojtjes për refugjatët ukrainas deri në vitin 2026

Publikuar

nga

Qeveria zvicerane njoftoi sot se nuk do të heqë statusin e mbrojtjtes së refugjatëve ukrainas që u larguan për shkak të ndërhyrjes së Rusisë në Ukrainë para datës 4 mars 2026, pasi situata në vendin e tyre nuk pritet të ndryshojë në të ardhmen e afërt.

Në mars të vitit 2022, Zvicra u dha statusin e mbrojtjes ‘S’ refugjatëve ukrainas, i cili u siguron mbrojtje të përkohshme atyre në nevojë për sa kohë që janë të ekspozuar ndaj një rreziku të përgjithshëm serioz.

Edhe BE zgjati në qershor mbrojtjen e përkohshme të mbi katër milionë refugjatëve ukrainas në vendet e BE-së deri në vitin 2026./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

BE do të rrisë mbështetjen ushtarake për Ukrainën në përgjigje të sulmeve raketore ruse

Publikuar

nga

BE-ja i shprehu ngushëllimet e saj Ukrainës në lidhje me tragjedinë në Poltava, ku më shumë se 50 njerëz vdiqën dhe qindra u plagosën si pasojë e një sulmi raketor rus, dhe njoftoi synimin e saj për të rritur dhënien e mbështetjes ushtarake për Ukrainën.

Deklarata e zëdhënësit të BE-së është publikuar në faqen e Shërbimit Diplomatik të Bashkimit Evropian, transmeton Ukrinform.

“Është një tjetër gjakderdhje e synuar që dëshmon vendosmërinë e Rusisë për të vazhduar luftën e saj brutale kundër Ukrainës dhe popullit të saj, duke u përpjekur të shkaktojë humbjen më të madhe të mundshme të jetëve dhe të shkaktojë shkatërrime në shkallë të gjerë. Ne ndajmë dhimbjen e familjeve të viktimave dhe qëndrojmë pranë popullit ukrainas”, thuhet në deklaratë.

Zëdhënësi i BE-së vuri në dukje se gjatë dy viteve e gjysmë të fundit, Rusia ka terrorizuar vazhdimisht popullsinë e Ukrainës duke zhvilluar luftën e saj të paligjshme të agresionit, me sulme pa dallim me raketa dhe dron në të gjithë territorin e Ukrainës, duke synuar në mënyrë frikacake kryesisht objektivat civile.

“Kjo vetëm nënvizon nevojën që Ukraina, në përputhje me të drejtën e saj legjitime për vetëmbrojtje sipas Kartës së OKB-së, të jetë në gjendje të shmangë efektivisht sulme të tilla të tmerrshme të nisura nga platformat ushtarake në Rusi dhe të shtyjë agresorin prapa. Bashkimi Evropian mbetet i përkushtuar për të rritur shpërndarjen e mbështetjes ushtarake, duke përfshirë sistemet e mbrojtjes ajrore dhe municionin, këto dërgesa forcojnë vetëmbrojtje të Ukrainës, shpëtojnë jetë të pafajshmëve dhe ulin nivelin e shkatërrimit në Ukrainë”, tha zëdhënësi i BE-së.

Siç raportoi Ukrinform, më 3 shtator, rusët goditën një institucion arsimor dhe një spital në Poltava me dy raketa balistike. Si rezultat i sulmit, 51 persona vdiqën dhe më shumë se 200 u plagosën.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara