Teknologji

Ferrari thotë se 80% e modeleve të tij do të jenë elektrike ose hibride deri në vitin 2030

“Elektrifikimi është një mënyrë për të përmirësuar performancën”, tha shefi ekzekutiv Benedetto Vigna.

Published

on

Ferrari së fundi zbuloi planet për të kthyer 80 për qind të prodhimit të tij në makina tërësisht elektrike ose hibride deri në vitin 2030, në një ndryshim të madh për një markë ikonike të njohur për motorët e saj të fuqishëm me djegie.

“Elektrifikimi është një mënyrë për të përmirësuar performancën”, tha shefi i ri ekzekutiv Benedetto Vigna teksa zbuloi një plan strategjik katër-vjeçar në vendndodhjen historike të markës në Maranello në veri të Italisë.

Plani 2022-2026 do të udhëhiqet nga lansimi i produkteve të reja — duke përfshirë makinën e parë elektrike 100 për qind të Ferrarit, e vendosur të prezantohet në vitin 2025.

“Makina e parë tërësisht elektrike e Ferrarit do të jetë 100 për qind një makinë sportive”, tha për AFP drejtori komercial, Enrico Galliera.

“Ne do të zhvillojmë një makinë elektrike që do të japë të njëjtat emocione si kur vozitni një Ferrari (tradicional)”, u zotua ai, pa zbuluar asnjë detaj teknik.

Prodhuesi italian i makinave luksoze planifikon të zgjerojë fabrikën e Maranellos dhe të krijojë një linjë të tretë prodhimi për automjetet hibride dhe elektrike.

Sipas planit, rreth 60 për qind e prodhimit të saj do të jenë modele tërësisht elektrike ose hibride deri në vitin 2026, duke u rritur në 80 për qind deri në vitin 2030.

Ferrari, i cili feston 75 vjetorin e tij këtë vit, theu rekordet e rezultateve në vitin 2021, duke ofruar 11,155 makina — 22.3 përqind më shumë — dhe duke gjeneruar të ardhura prej 4.3 miliardë euro (23.4 përqind më shumë).

“Unë jam i bindur se [Ferrari] do të tejkalojë të gjitha pritjet”, tha Vigna./UBTNews/

Teknologji

Elon Musk: Brenda 20 viteve puna tradicionale mund të zhduket

Published

on

Miliarderi i teknologjisë, Elon Musk, bëri një deklaratë të guximshme mbi të ardhmen e punës dhe shoqërisë gjatë Forumit të Investimeve SHBA-Saudite në Uashington.

Ai tha se përparimi i inteligjencës artificiale dhe robotikës humanoide do të ndryshojë ekonominë globale, në një mënyrë që brenda 10 deri në 20 viteve, puna tradicionale nuk do të jetë më e domosdoshme.

Sipas Musk, njerëzit do të punojnë vetëm për kënaqësi, ashtu siç luajnë sporte ose lojëra kompjuterike.

Ai shtoi se teknologjia e avancuar do të eliminojë varfërinë, duke e kthyer mungesën e mjeteve në problem inxhinierik e jo shoqëror.

Robotët do të kryejnë shumicën e punëve, ndërsa njeriu do ketë luksin të zgjedhë nëse dëshiron të punojë apo jo. Ai e krahasoi të ardhmen me mundësinë për të blerë gjithçka në dyqan ose për të rritur vetë ushqimet në oborr, thjesht për kënaqësinë e procesit.

Në të njëjtën konferencë, Musk njoftoi një partneritet strategjik teknologjik: kompania xAI bashkëpunon me Humain, firmë e mbështetur nga shteti saudit, për të ndërtuar qendrën më të madhe të të dhënave të xAI jashtë SHBA-së.

Projekti, i zhvilluar me Nvidia, ka kapacitet deri 500 megavat energji elektrike, duke treguar intensifikimin e garës globale për inteligjencën artificiale. Vizioni i Musk është optimist, ai pranoi se ky ndryshim kërkon kohë, infrastrukturë të re dhe riorganizim të shoqërisë.

Sidoqoftë, drejtimi është i pandalshëm: shoqëria do të evoluojë drejt një realiteti ku puna fizike nuk do të jetë e detyrueshme dhe ku koncepti i parasë mund të humbasë gradualisht rëndësinë.

Nëse këto parashikime realizohen, brezat e ardhshëm mund të jetojnë në një botë ku punë për kënaqësi dhe zgjedhja personale do të jenë norma, duke shënuar një revolucion të ri shoqëror dhe ekonomik. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Teknologjia që rrit jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë

Published

on

Shkencëtarët kanë gjetur një mënyrë për të zgjatur jetën e baterisë së telefonave dhe tabletëve edhe për disa orë.

Ata shpjegojnë se nëse përdoruesit transferojnë të dhënat e aplikacioneve të tyre të preferuara në shërbimet cloud, bateria mund të zgjasë deri në 60% më shumë.

Teknologjia identifikon pjesët e aplikacioneve që konsumojnë më shumë energji dhe i zhvendos ato në cloud duke përdorur një teknikë të quajtur “code-offloading”.

Me këtë metodë, smartfonët mund të zgjasin jetën e baterisë deri në 6 orë shtesë në rastet më të favorshme.

Shkencëtarë kompjuterikë nga Aston University në Birmingham kanë zhvilluar një softuer prototip që ruan të dhënat në një kombinim hibrid, si në cloud ashtu edhe në aplikacion.

Kur aplikacioni ekzekutohet me pjesët që harxhojnë më shumë bateri nga cloud, pajisja nuk përdor komponentët e veta, duke kursyer energji dhe duke zgjatur jetën e baterisë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Apple humbet dizajnerin kryesor të iPhone Air

Published

on

Abidur Chowdhury, një nga dizajnerët kryesorë që kontribuoi në zhvillimin e iPhone Air, është larguar nga Apple për t’u bashkuar me një startup të paidentifikuar të inteligjencës artificiale.

Chowdhury u bë i njohur për publikun pasi u shfaq në videon prezantuese të iPhone Air.

Edhe pse ai nuk ishte i vetmi përgjegjës për drejtimin e projektit, largimi i tij ka lënë boshllëk të ndjeshëm në ekipin e dizajnit të kompanisë.

Ai i’u bashkua Apple 6 vjet më parë, në një periudhë të afërt me largimin e dizajnerit Jony Ive, i cili themeloi agjencinë kreative, LoveFrom.

Një tjetër projekt i lidhur me Ive, i quajtur io, u ble nga OpenAI, megjithëse Ive dhe LoveFrom vazhdojnë të operojnë si entitete të pavarura.

iPhone Air raportohet se po përballet me shitje të dobëta, por burimet thonë se kjo nuk lidhet drejtpërdrejt me largimin e Chowdhury.

Më herët qarkulluan thashetheme se iPhone Air 2 mund të vonohet, por jo domosdoshmërisht të anulohet plotësisht. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Teknologji

Roblox vendos masa të reja për mbrojtjen e fëmijëve online

Published

on

Roblox do t’i ndalojë fëmijët të bisedojnë me të rritur të panjohur, si pjesë e masave të reja të sigurisë.

Platforma po vendos verifikim të detyrueshëm të moshës për përdoruesit që duan të përdorin opsionet e bisedës, duke nisur në dhjetor në Australi, Zelandë të Re dhe Holandë, e nga janari në gjithë botën.

Roblox është kritikuar për ekspozimin e fëmijëve ndaj përmbajtjeve të papërshtatshme dhe kontaktit me të rritur, dhe aktualisht përballet me disa padi në SHBA. Aktivistët paralajmërojnë se rreziqet mund të vazhdojnë, pavarësisht masave.

Platforma ka rreth 80 milionë përdorues aktivë në ditë, nga të cilët 40% janë nën 13 vjeç. Verifikimi i ri i moshës, i bazuar në fytyrë, do të bëhet i detyrueshëm për qasjen në biseda, duke klasifikuar përdoruesit në grupe të ndryshme moshe.

Lojtarët do të mund të komunikojnë vetëm me persona brenda së njëjtës kategori, përveç kontakteve të besuara.

Nën-13 vjeçarët do të kenë ende të kufizuara mesazhet private, përveç nëse prindërit japin leje. Masat e reja vijnë mes shqetësimeve të vazhdueshme për sigurinë e fëmijëve në platformë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara