Sport

Ferrari i Michael Schumacher: Një legjendë në ankand!

Published

on

Në një ngjarje që pritet të tërheqë vëmendjen e adhuruesve të automobilizmit dhe koleksionistëve në të gjithë botën, makina Ferrari 248 F1, e cila ishte e fundit që u pilotua nga legjenda gjermane Michael Schumacher, do të dalë në ankand në Sotheby’s, një nga kompanitë më prestigjioze të ankandeve.

Ferrari 248 F1 është një njëvendëshje që shënoi një kapitull të rëndësishëm në karrierën e Schumacher. Gjatë sezonit 2006 të Formula 1, ai arriti të fitojë pole position dhe të triumfojë në garën e tij të parë me këtë makinë në pistën legjendare të Imola. Ky sukses i dhuroi fansave një shpresë të re për titullin kampion, pasi ishte një nga vitet më të mira të tij me Ferrari. Pavarësisht se përfundoi sezonin në vendin e dytë, pas Fernando Alonsos, kjo makinë mbetet simbol i një epoke të artë për Scuderia Ferrari.

Ajo u përdor për herë të fundit në garën e Monza, një tjetër pistë e rëndësishme në kalendarin e F1, dhe më pas kaloi në duar të një koleksionisti misterioz në vitin 2007. Ky koleksionist, i cili ka mbetur anonimus, tani ka vendosur ta nxjerrë këtë makinë legjendare në ankand, duke e bërë atë një mundësi unike për ata që duan të posedojnë një pjesë të historisë së automobilizmit.

Çmimi fillestar për këtë Ferrari historik është mbi 10 milionë dollarë, një shifër që pasqyron jo vetëm vlerën e makinës si një objekt koleksionimi, por edhe trashëgiminë e jashtëzakonshme të Schumacher. Duke pasur parasysh reputacionin e tij si një nga pilotët më të suksesshëm në historinë e F1, interesi për këtë makinë pritet të jetë i jashtëzakonshëm, duke tërhequr koleksionistë dhe adhurues të motorsportit nga e gjithë bota.

Ky ankand për Ferrari 248 F1 është një ngjarje që shënon jo vetëm fundin e një epoke për Schumacher, por edhe vazhdimin e traditës së ankandeve të makinave të jashtëzakonshme. Me çmime që shkojnë në nivele të reja, entuziastët e automobilizmit dhe investitorët do të kenë mundësinë të dëshmojnë se si historia e F1 vazhdon të ndikojë në pasionin dhe investimet e sotme./UBTNews/

 

 

Vendi

Akil Gjakova mbyll garën pa medalje në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudisti kosovar Akil Gjakova e ka mbyllur pa medalje paraqitjen e tij në Grand Slam-in e Abu Dhabit, pasi u mposht në përballjen e drejtpërdrejtë për vendin e tretë.

Në kategorinë deri në 73 kilogramë, Gjakova u ndal në luftën për medaljen e bronztë nga xhudisti rus Karen Galstian. Pejani e nisi garën i lirë në xhiron e parë, ndërsa në të dytën mposhti me Ippon izraelitin Ohad Moritz. Suksesin më të madh e shënoi në raundin e tretë ku eliminoi nënkampionin e botës, Makhmadbek Makhmadbekov, po ashtu me Ippon në kohën shtesë.

Pasi u mposht në çerekfinale nga azerbajxhanasi Hidayat Heydarov, Gjakova kërkoi suksesin përmes repesazhit, por nuk arriti të ngjitej në podiumin e fituesve. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu fiton të bronztën në Grand Slam

Published

on

By

Laura Fazliu ka fituar medalje të bronztë në Grand Slamin e xhudos në Abu Dabi.

Në luftë për medalje të bronztë, Laura e mposhti bartësen e parë, kroaten Iva Oberan.

Lufta ishte e barabartë, ndërsa në kohën shtesë Laura realizoi hedhje të bukur për fitore me “Ippon”.

Laura fitoi 500 pikë në renditjen botërore. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Akil Gjakova mposht nënkampionin e botës

Published

on

By

Akil Gjakova ka shënuar fitore në Grand Slamin në Abu Dabi.

Ai në xhiron e tretë e mposhti bartësin e parë dhe nënkampionin në fuqi të botës, Makhmadbek Makhmadbekovin.

Ndaj tij dominoi prej fillimit, ndërsa fitoi me “Ippon” të bukur në kohën shtesë.

Është kjo fitorja më e madhe e Akilit në vitin e fundit. Ai po garon në kategorinë deri 73 kilogramë, dhe po duket në ditë të mirë. /D.L/

Continue Reading

Të kërkuara