Aktualitet

Escobar sot viziton Tiranën

Escobar do të takohet me kryeministrin Edi Rama, ministren e Jashtme, Olta Xhacka dhe kryetarin e PD, Lulzim Basha.

Published

on

Zëvendës ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, sot do ta vizitojë Shqipërinë.

Escobar do të takohet me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, me ministren e Jashtme, Olta Xhacka dhe kryetarin e Parëtisë Demokratike (PD), Lulzim Basha si dhe udhëheqës të tjerë, ku siç thonë nga amabasada amerikane në Tiranë, kjo për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të ShBA-së për demokracinë e Shqipërisë.

“Më 9 dhjetor, Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit i SHBA për Çështjet Europiane dhe Euroaziatike dhe i Dërguari i Posaçëm për Ballkanin Perëndimor Gabriel Escobar do të zhvillojë vizitën e tij të parë në Shqipëri, me qëllimin për të thelluar miqësinë tonë të ngushtë, e mbështetur në vlerat e përbashkëta demokratike. Escobar do të takohet me Kryeministrin Rama, Ministren e Jashtme Xhaçka, Kryetarin e Partisë Demokratike Basha dhe udhëheqës të tjerë për të rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Shteteve të Bashkuara për demokracinë e Shqipërisë, integrimin në BE, bashkëpunim më të fortë në mbrojtje dhe mundësi për tregti e investime. Ashtu siç shkruhet në Urdhrat Ekzekutivë të Presidentit Biden, Escobar do të diskutojë gjithashtu edhe mbi vendosmërinë e Shteteve të Bashkuara për të luftuar korrupsionin, pandëshkueshmërinë dhe përpjekjet për të minuar demokracinë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e ambasadës amerikane në Tiranë.

Takimin e parë ai do ta zhvillojë me kryetarin demokrat Lulzim Basha rreth orës 11:00, për të vijuar më pas rreth orës 15:00, do të ketë një takim me ministren e Jashtme, Olta Xhaçka. Në orën 17:00, zyrtari amerikan do të zhvillojë edhe një takim me kryeministrin Edi Rama, pa praninë e mediave.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. Ndërsa, ardhja e diplomatit amerikan e gjen politikën e Tiranës të trazuar, e më konkretisht kampin blu, ku që pas shpalljes “non grata” nga SHBA të ish-kryetarit demokrat Berisha, demokratët u përfshinë në një debat të brendshëm.

Që prej marrjes së këtij posti, Escobar si një njohës i mirë i realitetit në Ballkan, zhvilloi vizitat e tij të para në Bosnjë-Hercegovinë dhe në Mal të Zi. 

Vizita e Escobar zhvillohet vetëm dy ditë para Kuvendit Kombëtar të thirrur fillimisht nga Berisha, i cili nuk njihet nga kryesia e PD-së. Nga ana e tij, Basha ka thërritur një tjetër Kuvend Kombëtar, të cilin e konsideron të ligjshëm, më 18 dhjetor.

Lajmet

Kosova nënshkruan marrëveshje 96 milionëshe me Bankën Botërore

Published

on

By

Ministria e Financave dhe Banka Botërore kanë zyrtarizuar sot dy marrëveshje të rëndësishme në vlerë totale prej 96 milionë eurosh, të cilat synojnë fuqizimin e sektorit financiar dhe lehtësimin e tregtisë në vend.

Ky investim madhor ndahet në dy projekte kyçe: 49 milionë euro për zhvillimin e sektorit financiar dhe 47 milionë euro për lehtësimin e tregtisë dhe transportit në Ballkanin Perëndimor, ku përfshihet një kredi prej 35 milionësh dhe një grant prej 12 milionë eurosh.

Projekti i parë do të fokusohet në funksionalizimin e Bankës Zhvillimore dhe modernizimin e sistemit të pagesave të shpejta, ndërsa projekti i dytë synon digjitalizimin e pikave kufitare dhe rritjen e konkurrueshmërisë së tregut kosovar sipas standardeve të Bashkimit Evropian. Këto reforma strukturore pritet të përshpejtojnë integrimin ekonomik të Kosovës në rajon dhe më gjerë.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri i Financave, Hekuran Murati, vlerësoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi për stabilitetin ekonomik.

Këto marrëveshje përbëjnë hapa të rëndësishëm drejt forcimit të stabilitetit financiar dhe zhvillimit ekonomik të vendit. Ato përmirësojnë qasjen në financa për bizneset dhe rrisin efikasitetin e tregtisë, duke kontribuar drejtpërdrejt në modernizimin e ekonomisë sonë, theksoi Murati.

Nga ana tjetër, përfaqësuesja e Bankës Botërore, znj. Xiaoqing Yu, riafirmoi mbështetjen e vazhdueshme të këtij institucioni për Kosovën. Ajo u shpreh optimiste për zbatimin e shpejtë të këtyre nismave, duke vlerësuar bashkëpunimin efektiv me palën kosovare për realizimin e projekteve që prekin drejtpërdrejt rritjen ekonomike dhe lehtësimin e aktivitetit tregtar.

 

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Profesori i UBT-së, Visar Sutaj, përfaqëson Kosovën në programin prestigjioz të Cern-it në Zvicër

Published

on

By

Profesori i shkollës së mesme të UBT-së, Visar Sutaj, do të përfaqësojë Kosovën në programin prestigjioz “International Teacher Weeks Programme” (ITW2026), që mbahet në qendrën më të madhe botërore të fizikës, CERN, në Zvicër.

Në këtë rrugëtim shkencor, profesori Sutaj do të jetë në mesin e 42 mësimdhënësve të përzgjedhur nga 32 shtete të botës, duke sjellë përvojat më të reja të fizikës moderne direkt te nxënësit tanë.

Ky sukses dëshmon përkushtimin e vazhdueshëm të kuadrove të UBT-së për rritje profesionale në nivel global.

Duke u shprehur i privilegjuar për këtë arritje, profesori Sutaj theksoi se ky trajnim do t’i shërbejë për të thelluar njohuritë e tij dhe për të sjellë përvoja të reja shkencore te nxënësit e tij.

“Është privilegj të jem pjesë e këtij programi prestigjioz në CERN-Zvicër, ku do të kem mundësinë të thelloj njohuritë e mia në fizikën e grimcave. Shpresoj që kjo përvojë të më ndihmojë të frymëzoj edhe më shumë nxënësit drejt botës së mrekullueshme të shkencës”, shprehet Sutaj.

 

Continue Reading

Aktualitet

Irani nis ekzekutimin e dënimeve ndaj protestuesve të janarit

Published

on

By

Zëvendëskryetari i parë i Gjyqësorit iranian, Hamzeh Khalili, njoftoi këtë të hënë se rastet e personave të arrestuar gjatë protestave mbarëkombëtare në fillim të këtij viti janë procesuar dhe tashmë ka nisur zbatimi i dënimeve përfundimtare, raporton Reuters.

Protestat masive anti-qeveritare që tronditën vendin në janar u shtypën përmes ndërhyrjes më të ashpër në historinë e Republikës Islamike. Sipas agjencisë së lajmeve të gjyqësorit “Mizan”, Khalili deklaroi se për elementët që ai i cilësoi si “terroristë dhe rebelë” nuk do të ketë asnjë lloj tolerance dhe se disa prej dënimeve janë ekzekutuar tashmë ditët e fundit.

Ky njoftim vjen vetëm një javë pasi Irani ekzekutoi tre burra të akuzuar për vrasjen e dy zyrtarëve policorë gjatë trazirave, veprim ky që ka rritur shqetësimin te organizatat për të drejtat e njeriut, si “Hengaw”.

Sipas këtyre grupeve, Teherani po intensifikon ekzekutimet ndaj të burgosurve politikë dhe protestuesve në mes të rritjes së presioneve ushtarake dhe ndërkombëtare. Khalili shtoi se gjyqësori do të jetë i pakompromis ndaj atyre që i quajti “infiltrues, mercenarë dhe tradhtarë që bashkëpunojnë me armikun”, teksa qindra persona janë arrestuar vetëm gjatë muajit mars, që prej fillimit të konfliktit me Izraelin dhe SHBA-në. /Reuters/

Continue Reading

Lajmet

Aksion i Prokurorisë: Katër të arrestuar për patentë shoferë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Prishtinë, përmes një aksioni të suksesshëm të Njësitit për Krime Ekonomike dhe Korrupsion, ka arrestuar sot katër persona të dyshuar për përfshirje në vepra penale të ryshfetit dhe falsifikimit.

Nga operacioni, i realizuar në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, është arrestuar një ekzaminere të patentë shoferëve në Ministrin e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me inicialet V.L., si dhe tre persona të tjerë, I.M., A.B. dhe Z.B., drejtues të dy auto-shkollave në Prishtinë.

Gjatë zbatimit të masave të veçanta hetimore, të dyshuarit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet, të cilat rrodhën nga fondi i simuluar i Policisë së Kosovës.

Hetuesit kanë bastisur objektet e auto-shkollave “A” dhe “I”, ku kanë siguruar prova materiale relevante dhe kanë sekuestruar telefonat mobilë të të pandehurve kryesorë.

“Të pandehurit I.M. i janë gjetur dhe sekuestruar 800 euro ryshfet të përdorura nga fondi i Policisë së Kosovës, ndërsa në zbatim të Urdhër kontrollit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, është realizuar kontrolli në dy auto shkollat e cekura më lartë ku janë siguruar provat e nevojshme materiale, ndërsa të pandehurve I.M dhe V.L, u janë sekuestruar telefonat e tyre mobil”, thuhet në njoftimin e Prokurisë.

Katër të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë me vendim të Prokurorit të Shtetit, i cili brenda afatit ligjor do të kërkojë caktimin e masës së sigurisë në Gjykatë.

 

 

Continue Reading

Të kërkuara