Lajmet
Dua Lipa mbështet planin përzgjedhës për Eurovision 2022
Ikonat e muzikës pop, Dua Lipa dhe Elton John janë duke e mbështetur planin.
Published
4 years agoon
By
UBT newsBBC ka zbuluar metodën e re përzgjedhëse për Eurovision 2022. Ekipi që qëndron pas Dua Lipës e disa yjeve të tjera, do të zgjedhë aplikantin që do të reprezantojë Mbretërinë e Bashkuar, transmeton UBT News.
Studiot e BBC, të cilat e prodhojnë mbulimin e Eurovisionit, tani do të bashkëpunojnë me TaP Music – kompania e menaxhmentit dhe publikimit të muzikës globale prapa yjeve si Dua Lipa, Lana Del Rey, Leigh-Anne Pinnock dhe Ellie Goulding.
Dua Lipa ka mbështetur metoden e re të përzgjedhjes. Diva e muzikës pop tha, “Unë jam një britanike krenare, ndërsa jam edhe një kosovare krenare. Unë jam e lumtur që po e jap menaxherin tim për këtë. Unë do t’i inkurajoj ata!”
Dua Lipa është duke e shijuar suksesin aktual të këngës, “Cold Heart”, një bashkëpunim me legjendën e muzikës pop, Elton John, përcjell UBT News.
Elton John tha, “Nuk ka shumë evente televizive që janë të mëdha dhe global si Eurovisioni, kështuqe ka qenë një mundësi e mrekullueshme për ne që t’i kujtojmë botës edhe njëherë për thellësinë dhe diversitetin e talentit tonë”.
Vokalistja e The Spice Girl, Mel C, pati gjithashtu komente mbështetëse. “Britanezët bëjnë muzikë pop fantastike. Jo vetëm kjo, ne e zbuluam këtë! A nuk është koha që ne të fillojmë t’i tregojmë pjesës tjetër të Evropës cka mund të bëjmë kur të bëhet fjalë për Eurovision”.
Sa i përket asaj se kush do ta reprezantojë Mbretërinë e Bashkuar, ende nuk është vendosur, por Ben Mawson tha se do të zgjedhet një artist i cili do të reprezantojë Britaninë në mënyren më të mirë të mundshme./UBTNews/
Lajmet
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
Published
2 hours agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Dy ditë pas zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të së dielës në Kosovë, po bëhet gjithnjë e më e qartë se kush do të jenë 120 anëtarët e rinj të Kuvendit të Kosovës.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) është duke i numëruar votat për kandidatët për deputetë qysh nga e hëna dhe deri më tani janë numëruar mbi 27 për qind të tyre.
Në zgjedhje morën pjesë rreth 45 për qind të gati 2 milionë qytetarëve me të drejtë vote.
Zgjedhjet i fitoi bindshëm Lëvizja Vetëvendosje e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti.
Më mposhtë mund të shihni se kush janë pesë kandidatët më të votuar në secilën parti kur janë numëruar pak më shumë se një e katërta e votave.
Nga Lëvizja Vetëvendosje (LVV):
- Albin Kurti 92.090 vota
- Glauk Konjufca 71.756 vota
- Albulena Haxhiu 37.236 vota
- Hekuran Murati 37.136 vota
- Donika Gërvalla 32.585 vota
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK):
- Bedri Hamza 41.587 vota
- Arian Tahiri 19.894 vota
- Përparim Gruda 18.487 vota
- Uran Ismaili 14.712 vota
- Sala Jashari 13.309 vota
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK):
- Lumir Abdixhiku 19.951 vota
- Hykmete Bajrami 12.921 vota
- Ukë Rugova 11.174 vota
- Avdullah Hoti 9.953 vota
- Doarsa Kica Xhelili 9.917 vota
Nga Lista Serbe:
Sllavko Simiq 12.174 vota
Igor Simiq 12.162 vota
Liljana Stefanoviq 11.744 vota
Nemanja Bishevac 10.391 vota
Zllatan Ellek 9.841 vota
Nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK):
- Ramush Haradinaj 10.449 vota
- Daut Haradinaj 6.447 vota
- Besnik Tahiri 6.284 vota
- Bekë Berisha 4.607 vota
- Time Kadrijaj 4.334 vota
Sipas të dhënave paraprake, LVV-ja do t’i ketë 56 ulëse në Kuvend, pasuar nga PDK-ja me 23, LDK-ja me 15, Lista Serbe 9 dhe AAK-ja 6.
Personi më i votuar në Kosovë është Albin Kurti, i cili në zgjedhjet e rregullta të 9 shkurtit i fitoi 337.791 vota, duke thyer rekordin e deriatëhershëm të presidentes Vjosa Osmani (300.756 vota).
Mbetet të shihet nëse Kurti do ta forcojë këtë rekord apo jo.
Lajmet
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Published
2 hours agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Zyra e Rregullatorit të Energjisë Elektrike (ZRrE) ka miratuar të hyrat e lejuara maksimale për Termokosin, në batë të cilave të hyrave nuk do të ketë ngritje të tarifave për vitin 2026 për qytetaret që ngrohen nga ‘Termokos’ në Prishtinë, raporton Ekonomia Online. Ndërsa është bërë e ditur se ZRrE do t’i ulë tarifat për ata që ngrohen nga ngrohtorja “Termokos” dhe “Gjakova”,
Pas mbledhjes së Zyrës së Rregullatorit të Energjisë Elektrike, kryetari i bordit të kësaj zyre, Ymer Fejzullahu tha se kjo ulje bëhet për shkak kursimit që është bërë.
“Me propozimin e këtij viti të hyrat e lejuara maksimale për NQ ‘Gjakova’ dhe NQ ‘Termokos’ do të rezultojnë që për ‘Termokos’ do të kemi zbritje të tarifave për rreth 4 për qind, ndërsa për NQ Gjakova për 5 për qind. Kjo duhet të theko jomë që është vetëm për konsumatorë për matje, meqë kemi konsideruar që ka pasë kursim te kjo kategori e konsumatorëve dhe si rezultat i këtij kursimi është refklektu edhe në tarifat e këtyre dy ndërmarrjeve për vitin 2025/2026. Iu bëjmë thirrje konsumatorëve se ZRRE nëse kemi kursim në sektor ato do të reflektohen gjithmonë në vitin pasues meqenëse sipas edhe pedologjisë ne duhet të reflektojmë vetëm kostot e arsyeshme. në këtë rast kemi pasë kursim dhe është kthyer në zbritje të tarifave dhe rrjedhimisht edhe me benifit për të gjithë konsumatorët që kanë kursyer”, tha ai.
Ai ka sqaruar se ulje do të ketë për konsumatorët me matje.
“Gjithë konsumatorët me majte do të kenë zbritje të tarifave, ndërsa për konsumatorët pa matje apo sipërfaqe do të mbeten tarifat e njëjtat, siç kanë qenë ato në sezonën e kaluar. Kursimi ka qenë vetëm te kjo kategori e konsumatorëve”, shpjegoi ai.
Ndërsa gjatë mbledhjes, Astrit Saraqini, udhëheqës i Departamentit për Energji Termike dhe Gaz në ZRrE ka treguar se të hyrat e lejuara që do të mblidhen nga tarifat janë mbi 11 milionë euro.
“Kostot operative janë përcaktuar në vlerën e 7 milionë e 49 mijë euro, të cilat madje ndahen në kosto fikse dhe variabile. Kosto fikse janë 3 milion e 307 mijë euro, kurse kostot variabile janë 3 milionë 741 mijë euro, përafërsisht 50 për qind sepse këtu hyjnë edhe vlera e energjisë…Të hyrat që do të grumbullohen dhe të mblidhen nga tarifat e ngrohjes qendrore është 11 milionë e 463 mijë e 803 euro që është një rritje nga sezoni në sezon e cila madje është kryesisht për shkak që secilën sezon ‘Termokos’ ka nga një zgjerim të rrjetit të sistemit dhe andaj kemi të hyra dhe energjisë shtesë”, tha ai.
Lajmet
Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar
Published
3 hours agoon
December 30, 2025By
UBTnews
Në Prizren, në afërsi të Shtëpisë së Kulturës ka shpërthyer një zjarr i madh në një objekt, ku si pasojë ka ndërruar jetë një fëmijë njëvjeçar.
Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur për KosovaPress se edhe tre fmëijë të tjerë janë shpëtuar dhe po marrin trajtim mjekësor.
“Sot, më datën 30.12.2025, rreth orës 10:00, është raportuar për një zjarr në një shtëpi banimi në qendër të qytetit të Prizrenit. Si pasojë e zjarrit, një fëmijë rreth moshës 1 vjeç ka humbur jetën, ku dyshohet se vdekja ka ardhur si pasojë e thithjes së tymit. Tre fëmijë të tjerë janë shpëtuar dhe janë dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë, ku po marrin kujdesin e nevojshëm shëndetësor”, ka bërë të ditur ai.
Bytyqi ka bërë të ditur se njësitë emergjente kanë reaguar menjëherë dhe zjarri është lokalizuar pothuajse plotësisht.
Ekipet përkatëse vazhdojnë të jenë në vendin e ngjarjes.
KosovaPress do t’iu mbajë të informuar lidhur me rastin.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka procesuar 100 për qind të rezultateve preliminare të zgjedhjeve të jashtëzakonshme.
Bazuar në këto rezultate, Lëvizja Vetëvendosje është fituese e zgjedhjeve të 28 dhjetorit, duke rrëmbyer 433 mijë e 394 vota.
Partia Demokratike e Kosovës radhitet e dyta me 184 mijë e 318 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës nga ana tjetër ka siguruar 119 mijë e 201 vota.
Ndërkohë Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka marr gjithsej 49 mijë e 698 vota.
Kush janë më të votuarit për deputetë në zgjedhjet e 28 dhjetorit?
ZRRE-ja e ul çmimin për ngrohje në Prishtinë dhe Gjakovë
Zjarr në Prizren, humb jetën një fëmijë njëvjeçar
Numërohen 100% e votave të rregullta
Komuna e Prishtinës thërret seancë të jashtëzakonshme
Zhduket një vajzë dhe një i mitur në Fushë Kosovë
Sot Dita e Veteranit të UÇK-së
Kallas thirrje për formimin e shpejtë të institucioneve në Kosovë
OVL-UÇK organizon nesër homazhe për Ditën e Veteranit
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Rajoni2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoUBT hap thirrjen për punime shkencore në Konferencën Ndërkombëtare MBE 2025
-
Vendi3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
