Lajmet

Burgoset gazetarja ruse, shkroi në rrjete sociale rreth luftës në Ukrainë

Asaj iu ndalua edhe veprimtaria si gazetare për pesë vjet.

Published

on

Gazetarja ruse, Maria Ponomarenko është dënuar me gjashtë vjet burg për një postim në rrjetet sociale pas një sulm vdekjeprurësi nga avionët luftarakë rusë në një teatër në Ukrainë.

Një gjykatë në Barnaul të Siberisë e shpalli atë fajtore për përhapjen e “lajmeve të rreme”, sipas ligjeve ruse. Gjithashtu asaj iu ndalua veprimtaria si gazetare për pesë vjet.

Qindra civilë vdiqën si pasojë e bombardimit të teatrit të Mariupolit në mars të vitit të kaluar. Ajo u arrestua gjatë prillit të kaluar, disa javë pas bombardimit të qytetit, pasi shkroi në rrjete sociale mbi sulmin që kanë kryer avionët luftarakë rusë edhe pse ministria ruse e mbrojtjes e ka mohuar sulmin.

Ajo është një nga një numër në rritje i disidentëve rusë të burgosur për kritika ndaj luftës në Ukrainë.

Rreth 1 mijë e 200 civilë po kërkonin strehim brenda teatrit kur u bombardua nga avionët luftarakë rusë. Autoritetet ukrainase besojnë se 300 njerëz u vranë, por sipas një raporti të Associated Press, 600 ishte numri i civilëve të vrarë./UBTNews/

Lajmet

​Zymer Bytyqi dënohet nga CSKA Sofia

Published

on

CSKA Sofia ka marrë një vendim disiplinor ndaj futbollistit ofensiv Zymer Bytyqi, i cili do të stërvitet me ekipin e dytë të klubit. Sipas njoftimit zyrtar, trajneri Dusan Kerkez e ka marrë këtë vendim për shkak të shkeljes së disiplinës dhe sjelljes që nuk përputhet me standardet profesionale dhe rregullat e brendshme të klubit.

“CSKA gjithmonë ka mbështetur parimet e përgjegjësisë, respektit dhe frymës së ekipit. Kushdo që vesh fanellën e kuqe është i detyruar t’i zbatojë ato,” thuhet në deklaratën e klubit bullgar.

Bytyqi, i cili iu bashkua CSKA-së vitin e kaluar, nuk ka arritur të bindë plotësisht as në fushë dhe tani përballet me pasoja për sjellje jashtë saj. E ardhmja e tij në klub mbetet e paqartë.

Continue Reading

Lajmet

​Zbulohen armë dhe pajisje ushtarake në një banesë në veri

Published

on

By

Njësitë policore nga Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri kanë asistuar Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Vlerësim të Pronës (AKKVP), pas kërkesës zyrtare të kësaj agjencie për ofrim të mbështetjes gjatë realizimit të detyrave të tyre.

Gjatë këtij asistimi, në rrugën “Lola Ribar” – Mitrovicë Veri, konkretisht në një banesë e cila ishte e uzurpuar dhe e mbyllur (pa banorë) policia ka gjetur dhe sekuestruar, 56 fishekë të kalibrave të ndryshëm.

Municion për pushkë ajrore, një optik për armë të gjatë, një kuti për mbushje të municionit, një fotrollë për pistoletë, dy gaz-maska, dy video-kamera dhe 1 video-kasetë e vogël, dokumente të ndryshme, një foto-aparat, një lexues (DVD), një vule të rrumbullakët. Në vijim të hetimeve Policia ka identifikuar bashkëshorten e personit i cili dyshohet se e kishte uzurpuar pronën e cila banonte në një banesë aty afër”, thuhet në njoftim.

Në bazë të dyshimeve është kontrolle edhe në banesën tjetër ku policia ka gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, një tytë e armës së shkurtë, një fishek, dhe një armë (e modifikuar, stilo-laps). Lidhur me rastin është arrestuar e dyshuara M.A., 56 vjeç, e cila është intervistuar, dhe ndaj saj me urdhër të Prokurorit është iniciuar rasti “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. Pas intervistimit e dyshuar është liruar, ndërsa rasti procedohet në procedurë të rregullt”, thuhet në njofitm.

Drejtoria Rajonale e Policisë Mitrovicë Veri në vazhdimësi do të ofrojë asistencë ndaj institucioneve të ndryshme, ndërsa sa i përket rastit, Policia apelon tek të gjithë qytetarët që, nëse kanë informacion për armë ilegale, të raportojnë në linjën 192. Vetëm në këtë mënyrë do të sigurojmë një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Continue Reading

Lajmet

Presidentja Osmani mban konferencë për media sot në orën 16:30

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, do të mbajë një konferencë për media sot në orën 16:30, në ambientet e Kabinetit të Presidencës.

Konferenca vjen në kohë pritjeje të vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngërçin politik në vend.

Continue Reading

Lajmet

Krasniqi pret në takim Prattipatin, thekson nevojën për formimin e institucioneve të reja

Published

on

By

Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka pritur në takim znj. Anu Prattipati, të Ngarkuarën me Punë në Ambasadën e SHBA-së në Kosovë.

Gjatë takimit, Krasniqi theksoi rëndësinë e formimit sa më të shpejtë të institucioneve të reja, duke paralajmëruar se vonesat po krijojnë pasiguri dhe po dëmtojnë funksionimin e shtetit.

Ai rikonfirmoi përkushtimin e PDK-së për stabilitet institucional dhe për një partneritet të fortë me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë.

Continue Reading

Të kërkuara