Aktualitet

Bosnjë, inflacioni në shtator ishte 17.3 për qind me bazë vjetore

Rritja e çmimeve u regjistrua pothuajse në të gjitha grupet, njoftoi Agjencia e Statistikave të BeH (BHAS).

Published

on

Inflacioni në Bosnje dhe Hercegovinë, i matur me indeksin e çmimeve të konsumit, është rritur në muajin shtator me 17,3 për qind në bazë vjetore dhe 1,2 për qind në bazë mujore.

Rritja e çmimeve u regjistrua pothuajse në të gjitha grupet, njoftoi Agjencia e Statistikave të BeH (BHAS).

Krahasuar me shtatorin 2021, ushqimet dhe pijet joalkoolike u rritën me 26,2 për qind, pijet alkoolike dhe duhani me 2.5 për qind, shpenzimet e banimit dhe shpenzimet e përgjithshme me 20 për qind, mobiliet dhe pajisjet elektroshtëpiake dhe mirëmbajtja e rregullt e shtëpisë me 10.9 për qind.

Çmimet e transportit u rritën 28.2 për qind, kujdesi shëndetësor 1.7, komunikimet 1.4, argëtimi dhe kultura 10.6, arsimi 1.6, restorantet dhe hotelet 12.4 dhe mallrat dhe shërbimet e tjera 7.6 për qind.

Rrobat dhe këpucët ishin mesatarisht 6.3 për qind më të lira se një vit më parë.

Vendi

Rektori i UBT-së në Washington, mes liderëve botërorë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, po qëndron për vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku mori pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington, një ngjarje prestigjioze ku mori pjesë edhe Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, si dhe liderë të lartë politikë dhe institucionalë nga e gjithë bota.

Ky manifestim tradicional, i cili organizohet që nga viti 1953, mbahet çdo të enjte të parë të muajit shkurt dhe përfaqëson një nga ngjarjet më të rëndësishme shpirtërore dhe institucionale në SHBA.

Lutjet Nacionale të Mëngjesit mbledhin anëtarë të Kongresit Amerikan, politikanë, liderë ushtarakë, si dhe mysafirë nga mbi njëqind vende të botës.

Pjesëmarrja e Prof. Dr. Edmond Hajrizi në këtë ngjarje të rëndësishme përbën një moment domethënës për përfaqësimin akademik dhe institucional të Kosovës në një platformë globale me ndikim të veçantë.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi merr pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasada e Kosovës në SHBA

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mori pjesë në pritjen e organizuar nga Ambasadori i Kosovës në SHBA, z. Ilir Dugolli, për delegacionin nga Kosova që po merr pjesë në Lutjet Nacionale të Mëngjesit në Washington.

Gjatë këtij takimi, Rektori Hajrizi pati mundësinë të takohet me deputetë, sipërmarrës, përfaqësues të komunitetit dhe medias, si dhe personalitete të tjera nga jeta akademike dhe institucionale, duke forcuar lidhjet ndërkombëtare dhe duke përfaqësuar Kosovën në një nivel institucional dhe akademik.

Continue Reading

Live

Presidentja Osmani në Samitin Botëror të Qeverisjes: Sundimi i ligjit dhe dinjiteti njerëzor në zemër të inovacionit

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka mbajtur fjalimin e saj të tretë në kuadër të Samitit Botëror të Qeverisjes, ku trajtoi rrugëtimin e Kosovës nga rindërtimi pas luftës drejt ndërtimit të një shteti demokratik, të bazuar në sundimin e ligjit, forcimin e të drejtave dhe vendosjen e dinjitetit njerëzor në qendër të inovacionit dhe qeverisjes moderne.

Në fjalën e saj, Presidentja Osmani falënderoi Emiratet e Bashkuara Arabe për organizimin e këtij forumi ndërkombëtar, duke theksuar rëndësinë e krijimit të një hapësire ku përvoja, idetë dhe përgjegjësia globale bashkohen për të adresuar sfidat e së ardhmes.

Ajo e cilësoi Kosovën si një shtet të ndërtuar mbi guximin, duke përshkruar tranzicionin e saj “nga mbijetesa në sovranitet”, nga një vend i shkatërruar nga lufta në një shtet që sot krijon rregulla në shërbim të qytetarëve të vet. Sipas Presidentes, me mbështetjen e aleatëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, Kosova ka ndërtuar një arkitekturë ligjore dhe institucionale që e vendos demokracinë në qendër dhe drejtësinë si shtyllë kryesore.

“Sot, Kosova nuk është më vetëm përfitues i solidaritetit ndërkombëtar. Ne jemi një kontribues në të, një vend që ka mësuar shpejt, ka ndërtuar mençurisht dhe tani flet me besim. Nga ndërtimi i institucioneve nga zeroja deri te përmirësimi i tyre me qëllim të vërtetë, Kosova është bërë një shembull i gjallë se shoqëritë rezistente, të bazuara në rregulla dhe të orientuara nga qëllimi, nuk janë vetëm trashëguar, ato gjithashtu projektohen në mënyrën më pozitive”, theksoi Osmani.

Presidentja vuri theks të veçantë në rëndësinë e sundimit të ligjit dhe ndërtimit të besimit të qytetarëve në institucione, duke nënvizuar se drejtësia nuk duhet të mbetet e largët dhe e pakuptueshme për qytetarët. Ajo theksoi se digjitalizimi i drejtësisë nuk është vetëm një përmirësim teknik, por një imperativ i të drejtave të njeriut, që synon ta afrojë drejtësinë më pranë qytetarëve.

Në këtë kontekst, Osmani paralajmëroi se teknologjia dhe inovacioni duhet të jenë gjithmonë të ankoruara në të drejtat, barazinë dhe mbikëqyrjen demokratike, duke theksuar se inteligjenca artificiale dhe teknologjitë e reja nuk duhet të thellojnë pabarazitë apo të dobësojnë të drejtat themelore.

“Transformimi digjital duhet ta afrojë drejtësinë më pranë njerëzve, duke mundësuar që qytetarët tanë të kenë qasje të lehtë në informacion, të ndjekin çështjet e tyre dhe të ndërveprojnë me institucionet pa barriera të panevojshme. Kur udhëhiqet nga vlerat, teknologjia bëhet një urë midis institucioneve dhe njerëzve që ato shërbejnë. Në të njëjtën kohë, ne qasemi tek digjitalizimi me përgjegjësi”, tha Osmani.

https://www.facebook.com/reel/844451768553854

Continue Reading

Lajmet

Deputeti Shaip Kamberi pranon në Uashington ligjin për vlerësimin e diskriminimit në Luginën e Preshevës

Published

on

By

Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka bërë të ditur se në Uashington ka pranuar personalisht nga Kongresisti amerikan Keith Self projektligjin H.R. 6411 – Presheva Valley Discrimination Assessment Act, një akt i rëndësishëm që për herë të parë adreson në mënyrë zyrtare diskriminimin sistematik ndaj shqiptarëve në Serbi në Kongresin e Shteteve të Bashkuara.

Sipas Kamberit, ky ligj nuk ka karakter simbolik, por përbën një instrument shtetëror amerikan, i cili synon të vlerësojë, dokumentojë dhe ekspozojë forma të ndryshme të diskriminimit që përjetojnë shqiptarët e Luginës së Preshevës. Në fokus të këtij vlerësimi janë praktika si pasivizimi administrativ, përjashtimi nga institucionet publike, shtypja e përdorimit të gjuhës shqipe, diskriminimi në arsim dhe margjinalizimi ekonomik.

“Për herë të parë, kjo padrejtësi nuk mbetet në periferi të diplomacisë, por futet në zemrën e politikës amerikane, jo si protokoll, por si detyrim moral”, ka theksuar Kamberi në reagimin e tij.

Ai ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj Kongresistit Keith Self, duke theksuar se mbështetja e tij për këtë nismë përfaqëson një qëndrim parimor në një kontekst ndërkombëtar ku, sipas Kamberit, shpeshherë heshtja diktohet nga interesat.

Continue Reading

Të kërkuara