Lajmet
Berisha: Integrimi i Kosovës në BE nuk mund të bëhet derisa vendi është me rezolutë 1244
Published
2 years agoon
By
Betim GashiDeputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Hisen Berisha ka thënë se Kosova nuk mund të integrohet në Bashkimin Evropian përderisa është ende nën vlerën e rezolutës 1244 dhe pa u ratifikuar kufiri me Serbinë.
Ky proces, sipas Berishës nuk ndërlidhet më me plotësimin e kushteve dhe se një deklarim i tillë nga qeveria po bëhet për të mbuluar situatën aktuale në vend.
“Kosova i ka plotësuar kushtet me vite të tëra. Raportet për plotësimin e kushteve në Kosovë për integrimin ne Këshillin Evropian edhe pretendimet e kushtet për në Bashkimin Evropian, Kosova i ka raportuar në mënyrë të vazhdueshme nga të gjitha qeveritë e kaluara deri te kjo, mirëpo çështja e mos integrimit ose integrimit të Kosovës nuk ndërlidhet më me kushtet, ju lutem, na jemi në proces të dialogut me Serbinë, nuk kemi mbyllur ende procesin e shtetësisë në kuptimin e shkëputjes nga Serbia bazuar në dokumente ndërkombëtare rezolutën dhe pakon e kemi shpallur pavarësinë por i kemi mbi 300 kilometra kufijtë të pa definuar me Serbinë edhe pse ekziston ajo krahina në atë kohë por janë të pa ratifikuar. Prandaj të gjitha këto lojëra për integrime kërkesat për integrime, këto janë sa për të mbuluar situatën përndryshe të gjithë e dimë se Kosova dhe as Serbia do duhej, por Kosova nuk mund të integrohet derisa është me rezolutë 1244 dhe pjesën kufitare më të madhe e pandarë nga Serbia, pa ratifikuar kufiri, si do të pranohet?”, u shpreh Berisha.
Tutje, Berisha derisa përmendi raportet me ndërkombëtarët tha se çdo ditë prej kur ka ardhur qeveria aktuale në veçanti, zyra e UNMIK-ut është kthyer në kabinet të kryeministrit
“Ju lutem ne e kemi bërë një amendament 14 në Kushtetutë me të cilin e kalojmë e tejkalojmë rezolutën 1244, mirëpo çdo ditë prej kur ka ardhrur kjo qeveri në veçanti, Zyra e UNMIK-ut është kthyer në kabinet kryeministrit dhe atje ka fuqi ndikimit i UNMIK-ut dhe atje raportoi kësaj radhe në këshillin e sigurimit edhe KFOR që është me mandat të asaj rezolute edhe EULEX-i prandaj për çfarë po flasim, për spekulime me qytetarët për mashtrim të qytetarëve”, ka thënë ai.
Berisha shtoi se me veprimet tek lëvizja e lirë, targat, pagesat e rrymës, Kosova i ka hapur dyert Serbisë drejt Bashkimit Evropian, duke thënë se ato që po fliten tashmë nga qeveria, janë reprizë e premtimeve të dështuara.
“Realiteti është krejt diçka tjetër, prandaj ne duhet ti lexojmë gjërat ashtu si janë se për ndryshe po e mashtruam vetën atëherë zhgënjehemi shumë kur dalin në shesh pengesat të cilat e ndalin Kosovën në këtë rrugëtim, Serbia e kishte tri kushte për integrime sepse ajo ka statusin e kandidatit që nga vitit 2012 e kishte njohjen e Kosovës, ndryshimin e kushtetutës, dhe infrastrukturës ligjore në të cilën e mban Kosovën si provincë jugore si krahinë të vetën dhe normalizimin e raporteve, me marrëveshjen e planit franko-gjerman këto dy kushtet e para u hoqën dhe normalizimi i raporteve është në interesin e Kosovës sa edhe të Serbisë, çështja e lëvizjes së lirë, targave ose pagesës së rrymës, pra Kosova vet i ka hap rrugën Serbisë drejt bashkimit evropian me marrëveshjen franko-gjermane dhe pranimin e kushteve që ajo të mos ketë më për 10 vite pengesa, e ki pikën 3 artikullin 35 në aneksin e Ohrit ku ri-konfirmohet detyrimi i BE-së edhe i joni ta shqyrtojmë pozicionin e Serbisë për t’ia hequr kushtet prandaj të gjitha këto çka po bisedohen sot janë thjeshtë në nivelin e spekulimeve dhe për efekte elektorale te njerëzit që tani duhet ti mashtrojnë, dhe po bën reprizën e gjitha atyre premtimeve që ka dështuar t’i realizoj veç e kanë filluar këtë proces”, ka thënë ai.
Lajmet
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Published
8 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit (MINTI) po i ndjek me kujdes çmimet e karburanteve në të gjithë vendin në Kosovë.
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut po bën kontrolle të vazhdueshme në terren për të siguruar që çmimet të jenë të drejtë dhe në përputhje me ligjin.
“Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit është e përkushtuar, me theks të veçantë në mbrojtjen e konsumatorit, rritjen e transparencës, mbrojtjen e konkurrencës së ndershme, si dhe mënjanimin e çrregullimeve në treg,” thuhet në komunikatë.
Kosova importon karburante, prandaj çmimet ndërkombëtare ndikojnë drejtpërdrejt tek çmimet lokale. Ministria paralajmëron se çdo ndryshim i papritur dhe i pabazuar mund të çojë në masa shtesë, duke përfshirë rregullimin e çmimeve dhe kontrolle të shtuar nga Dogana, Inspektorati dhe Administrata Tatimore.
Qytetarët mund të raportojnë çdo problem në numrin pa pagesë 0800 11000 ose përmes e-mailit [email protected].
Rritja e çmimeve të naftës vjen kryesisht si pasojë e tensioneve në Lindjen e Mesme, ku ndodhet shumica e prodhimit global të naftës. Sulmet ndaj rafinerive dhe infrastruktures energjetike, si dhe pasiguria për trafikun e naftës në Ngushticën e Hormuzit, kanë shkaktuar ndërprerje të furnizimit. Kjo ka çuar që vendet importuese, përfshirë Kosovën, të përballen me çmime më të larta të derivateve të naftës.
Lajmet
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Published
9 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Në vendet e Lindjes së Mesme aktualisht ndodhen 963 shtetas të Kosovës dhe, sipas të dhënave zyrtare, të gjithë janë në gjendje të mirë shëndetësore.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njoftoi se informacionet janë siguruar përmes misioneve diplomatike dhe se institucionet janë në komunikim të vazhdueshëm me qytetarët për të përcjellë situatën dhe për të ofruar mbështetje sipas nevojës.
Sipas shifrave të fundit, në Izraeli ndodhen 21 kosovarë, në Arabia Saudite 331, në Emiratet e Bashkuara Arabe rreth 400 rezidentë dhe 70 turistë, në Katari 75, në Kuvajti rreth 60, në Bahreini 4 dhe në Omani 2.
Ministria bëri të ditur se po punon me autoritetet përkatëse për të siguruar opsione të mundshme evakuimi nëse situata e kërkon. Aktualisht, kufiri tokësor mes Emirateve dhe Omanit mbetet i hapur, ndërsa ekzistojnë edhe disa linja fluturimi nga Rijadi dhe Xheda.
Megjithatë, autoritetet vendore në rajon rekomandojnë që të shmangen udhëtimet deri në stabilizimin e plotë të situatës së sigurisë. MPJD u ka bërë thirrje qytetarëve të qëndrojnë të qetë, të ndjekin udhëzimet e autoriteteve lokale dhe të mbajnë kontakte të rregullta me përfaqësitë diplomatike të Kosovës.
Lajmet
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Published
9 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar se në takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, kanë biseduar për forcimin e marrëdhënieve ndërmjet dy vendeve.
Osmani ka theksuar se lidhja mes Kosova dhe Shqipëria është e natyrshme, strategjike dhe e pathyeshme, duke e cilësuar bashkëpunimin mes dy shteteve si themelor për të ardhmen e përbashkët.
Sipas saj, uniteti përbën forcë, ndërsa koordinimi i vazhdueshëm është garanci për përballimin e sfidave. Ajo ka nënvizuar se vizioni i përbashkët i dy vendeve mbetet paqja, stabiliteti dhe orientimi euroatlantik.
“Uniteti ynë është forcë, koordinimi ynë është garanci, ndërsa vizioni ynë është paqja, stabiliteti dhe e ardhmja e përbashkët euroatlantike”, shkruan Osmani.
Në mesazhin e saj, presidentja ka theksuar se në kohë sfidash globale, qëndrimi i përbashkët i Kosovës dhe Shqipërisë është element kyç për sigurinë dhe forcën e të dy shteteve.
Lajmet
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Published
9 hours agoon
March 2, 2026By
UBTNews
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka zhvilluar një takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Niko Peleshi, ku në fokus ishte thellimi i bashkëpunimit mes dy vendeve.
Takimi u mbajt në përvjetorin e Kuvendi i Lezhës, ngjarje historike që simbolizon bashkimin e princërve shqiptarë në vitin 1444.
Në këtë frymë, bashkëbiseduesit theksuan rëndësinë e unitetit politik dhe institucional ndërmjet Kosova dhe Shqipëria.
“U vlerësua se Kosova dhe Shqipëria, si dy shtete të një populli, ndajnë aspirata të përbashkëta për zhvillim të qëndrueshëm, forcim të institucioneve demokratike dhe integrim euroatlantik”, thuhet në njoftim.
Sipas njoftimit të Zyrës se Kryeministrit, gjatë takimit është diskutuar për rritjen e koordinimit në arenën ndërkombëtare, si dhe për hapa konkretë në avancimin e proceseve integruese drejt Bashkimi Evropian.
Të dy palët kanë vlerësuar se bashkëpunimi ndërinstitucional duhet të intensifikohet në funksion të zhvillimit të qëndrueshëm dhe forcimit të demokracisë.
Kurti ka theksuar se Kosova dhe Shqipëria e mbështesin njëra-tjetrën në proceset shtetformuese dhe integruese, duke i konsideruar sukseset si të përbashkëta. Ai ka nënvizuar se perspektiva evropiane e qytetarëve të të dy vendeve mbetet objektiv i përbashkët.
Në fund të takimit, është ritheksuar se partneriteti strategjik ndërmjet dy shteteve shqiptare përbën një element të rëndësishëm për stabilitetin dhe zhvillimin në rajon.
DITARI: Çfarë lajmesh kemi lexuar në çdo 2 mars, në vitet 1993-1999
MINTI -Kontrollon çmimet e karburanteve në Kosovë
Nuk ka prova për dëmtime në objektet bërthamore të Iranit, thotë IAEA, por Teherani pretendon të kundërtën
Rreth një mijë kosovarë në Lindjen e Mesme, MPJD: Të gjithë në gjendje të mirë
Osmani: Lidhja Kosovë–Shqipëri është e natyrshme dhe e pathyeshme
Kurti dhe Peleshi bisedojnë për forcimin e bashkëpunimit Kosovë–Shqipëri
Abdixhiku: LDK nuk përjashton askënd për president, por kërkon konsensus para garës
UBT përfaqësohet në Konferencë Ndërkombëtare Shkencore në Sevilla, Spanjë
Arabia Saudite me njoftim urgjent për shtetasit kosovarë dhe të huaj pas përshkallëzimit të tensioneve me Iranin
Të kërkuara
-
Aktualitet3 months agoMe shumicë votash, Vesa Shatri zgjidhet Kryetare e re e Këshillit Studentor të UBT-së
-
Lajmet nga UBT3 months agoNjohja me proceset profesionale televizive, vizita e studentëve të Media dhe Komunikim në Klan Kosova
-
Vendi2 months agoDizajneri grafik Berin Hasi ligjëron për studentët e Dizajnit të Integruar në UBT
-
Rajoni2 months agoProfesori i UBT-së, Hazir S. Çadraku dhe bashkëpunëtorët publikojnë artikullin “Historia e Mbrojtjes së Shpellës në Kosovë” në SpeleoMedit Magazine
