Magazinë

Anulohet koncerti i Kanye West në Korenë e Jugut

Published

on

Kompania koreano-jugore e tregtisë elektronike Coupang ka anuluar koncertin e Kanye West të planifikuar për në fund të majit “për shkak të polemikave të fundit që përfshijnë artistin”, tha kompania dhe një shitës biletash të hënën.

Coupang dhe pika e shitjes së biletave Interpark nuk dhanë hollësi mbi polemikat që përfshijnë West, i cili tani njihet si Ye, shkruan Reuters.

Polemika e fundit e reperit amerikan përfshin një këngë të publikuar këtë muaj të titulluar “Heil Hitler”, e cila vlerëson liderin nazist dhe arkitektin e Holokaustit.

Magazinë

Vdes aktori dhe regjisori i njohur Enver Petrovci

Published

on

Aktor dhe regjisor i njohur shqiptar, Enver Petrovci, ka ndërruar jetë.

Lajmi i hidhur është bërë i ditur nga familjarët e tij, të cilët përmes një njoftimi publik kanë shprehur dhimbjen e thellë për humbjen e tij.

“Me pikëllim të madh njoftojmë ndarjen nga jeta të aktorit tonë të dashur, Enver Petrovci. Kjo është një humbje e madhe jo vetëm për familjen tonë, por edhe për gjithë artin dhe kulturën shqiptare. Ai do të kujtohet gjithmonë për shpirtin e tij fisnik, përkushtimin ndaj skenës dhe veprën e jashtëzakonshme që la pas,” thuhet në njoftim.

Petrovci ishte një ndër figurat më të spikatura të teatrit dhe kinematografisë shqiptare, i njohur për rolet e tij të shumta dhe kontributin e çmuar në zhvillimin e artit skenik. Largimi i tij lë një boshllëk të madh në skenën kulturore shqiptare. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Magazinë

Jolie mahnit në San Sebastian dhe mendon të largohet nga Hollywood

Published

on

Angelina Jolie mahniti publikun me një fustan elegant prej kadifeje të zezë gjatë paraqitjes së modës Couture në Festivalin e Filmit në San Sebastian, në Spanjë.

Aktorja 50-vjeçare tërhoqi vëmendjen me elegancë, duke kombinuar fustanin me taka të larta, vathë verbues dhe një xhaketë kadifeje, ndërsa përshëndeti fansat dhe pozoi nën shiun e lehtë.

Ylli i “Maleficent” ndaloi xhirimet e dramës së re “Anxious People”, për të marrë pjesë në festival, shkruan DailyMail.

Paralelisht, ajo është në përgatitjet e fundit për projektin më të ri me regjisorin Doug Liman, thrillerin me spiunazh “The Initiative”, ku do të luajë rolin e një spiuneje të quajtur Bright.

Sipas “People”, Jolie po mendon të shesë rezidencën historike në Los Angeles dhe të shpërngulet jashtë SHBA-ve sapo fëmijët e saj më të vegjël të mbushin 18 vjeç. Aktorja, e cila ka gjashtë fëmijë me Brad Pitt, thuhet se nuk ka dashur kurrë të jetojë në Los Angeles me kohë të plotë, por ishte e detyruar për shkak të marrëveshjes së kujdestarisë.

Burime pranë saj theksojnë se Jolie pret me padurim një jetë të re jashtë Hollywood-it, pas një beteje të gjatë ligjore me ish-bashkëshortin e saj që përfundoi vetëm vitin e kaluar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Nga muzika tek pilates, Dua Lipa krijon një revolucion të ri

Published

on

Ylli i muzikës, Dua Lipa, ka zgjeruar aktivitetin e saj edhe drejt botës së mirëqenies.

Këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare ka bërë të ditur se është bashkuar si bashkëthemeluese dhe drejtoreshë kreative e një marke të re. Marka “Frame” ka si qëllim të riformësojë mënyrën se si praktikohet pilatesi, sipas Lipës.

Në një postim në Instagram, ajo ka treguar se gjithçka nisi si një përpjekje për të sjellë lëvizjen e ndërgjegjshme në jetën e përditshme, por tashmë ka evoluar në diçka më të madhe — një qasje krejtësisht të re ndaj mirëqenies.

“Po krijojmë më shumë se thjesht ushtrime për në shtëpi. Po ndërtojmë një stil jetese që përshtatet me ty, frymëzon qëndrueshmëri dhe hap hapësirë për lëvizje, pavarësisht vendit ku ndodhesh”, ka shkruar ajo. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Magazinë

Karlie Kloss bëhet sërish nënë, ky është emri unik i vajzës

Published

on

Modelja botërore Karlie Kloss dhe bashkëshorti i saj, sipërmarrësi Joshua Kushner, janë bërë prindër për herë të tretë.

Më 18 shtator, çifti mirëpriti një vajzë, që e pagëzuan Rae Florence. Ata janë prindër edhe të dy djemve: Levin, 4 vjeç, dhe Elijahu, 2 vjeç.

33 vjeçarja e bëri publike shtatzëninë në muajin mars. Tani ka ndarë me ndjekësit emocionet rreth ardhjes së re në jetë, duke falënderuar Joshua-n për mbështetjen. Ajo theksoi se partneri e ka nxitur të ruajë individualitetin të mos heqë dorë nga vetvetja edhe në rolin e nënës.

Historia e dashurisë së çiftit ka nisur në vitin 2012, ndërsa martesa e tyre është kurorëzuar shtatë vite më parë.

Joshua, i cili është vëllai i Jared Kushner, bashkëshortit të Ivanka Trump – dhe Karlie kanë treguar se lidhja e tyre është forcuar gjatë 13 viteve të përbashkëta, falë momenteve të shumta të përjetuara krah për krah. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara