Magazinë

Denzel Washington nderohet nga Spike Lee në premierën e ‘Highest 2 Lowest’ në Kanë

Published

on

Spike Lee dhe Denzel Washington kanë përshkuar një rrugë të gjatë së bashku. Bashkëpunimi mes regjisorit dhe aktorit ka zgjatur për më shumë se 35 vjet, duke filluar me filmin Mo’Better Blues dhe përfshirë kryeveprën Malcolm X.

Një gjë që nuk e kishin përjetuar kurrë ishte ngjitja së bashku në tapetin e kuq të Festivalit të Filmit në Kanë — deri tani.

Kjo ndryshoi kur Lee prezantoi premierën e filmit të ri Highest 2 Lowest në Croisette.

Ky është bashkëpunimi i pestë dhe shënon herën e parë që Denzel Washington merr pjesë në Kanë si aktor kryesor, që prej paraqitjes së tij në Much Ado About Nothing në vitin 1993.

Duke e ndjerë rëndësinë e këtij momenti, drejtori i përgjithshëm i festivalit, Thierry Frémaux, njoftoi para shfaqjes së filmit se Denzel Washington do të nderohej me Palmën e Artë për arritje në karrierë.

Një video emocionuese që përshkruante momentet më të rëndësishme të fituesit të dyfishtë të Çmimit Oscar u shfaq para më shumë se 2,000 të pranishmëve në Teatrin Grand Lumière. Publiku shpërtheu në duartrokitje, gjatë skenave nga interpretimi legjendar i Washington në rolin e Alonzo Harris në Training Day (2001).

Pas kësaj, Washington doli në skenë me Spike Lee-n, i cili kishte veshur kostum me vija të holla në ngjyrat e Knicks-ave — një homazh i mundshëm për veshjen që kishte mbajtur gjatë xhirimeve të Malcolm X. Washington, i emocionuar, pranoi çmimin duke thënë:

“Ju lutem, uluni,” iu drejtua audiencës mes duartrokitjeve.  “Kjo ishte surprizë për mua e ndihem i prekur. Faleminderit nga zemra. Ishte një privilegj i madh të bashkëpunoja sërish me vëllain tim, vëllain nga një nënë tjetër, Spike.”

Filmi i tyre i ri, Highest 2 Lowest, është rishpikje e guximshme e klasikës së vitit 1963 nga Akira Kurosawa, High and Low.

Në versionin origjinal, Toshirō Mifune interpretonte një biznesmen të fuqishëm japonez që përfshihet në një dramë rrëmbimi. Në adaptimin e Lee-t, ngjarja zhvendoset në Nju Jork, ku Denzel Washington luan David King, një mogul muzike i njohur për instinktin e tij të pakrahasueshëm.

Jeffrey Wright luan rolin e shoferit të King, një ish-i dënuar me një të kaluar të trazuar. Ndërkohë, A$AP Rocky debuton në një rol të rëndësishëm si Yung Felon, një reper i ri që përpiqet të tërheqë vëmendjen e King. Partnerja e Rocky-t, Rihanna, ishte gjithashtu e pranishme në premierë për të mbështetur filmin.

Pas përfundimit të filmit, publiku shpërtheu në duartrokitje të gjata në këmbë. Megjithatë, Washington nuk qëndroi për fundin e shfaqjes. Ai u largua pas marrjes së çmimit për t’u kthyer në Broadway, ku luan në një prodhim të Othello-s.

“Nuk mund të dalësh nga e njëjta derë nga e cila hyre.” Duket se Washington e mori këtë këshillë për zemër.

Highest 2 Lowest do të shfaqet në kinematë amerikane më 22 gusht dhe do të transmetohet në Apple TV+ më 5 shtator.

Festivali i Filmit në Kanë përfundon më 24 maj.

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 55-vjeçare producenti muzikor IlirOs

Published

on

Producenti muzikor Ilir Osmani, i njohur në skenën artistike si IlirOs, ka ndërruar jetë të mërkurën, më 25 nëntor, në moshën 55-vjeçare. Sipas njoftimit, ai ka vdekur si pasojë e një ataku kardiak.

IlirOs ishte një nga emrat e rëndësishëm të hip-hopit dhe muzikës alternative në Kosovë, duke dhënë kontribut të veçantë në zhvillimin e skenës moderne muzikore, veçanërisht pas përfundimit të luftës.

Gjatë karrierës së tij, Osmani bashkëpunoi me grupe dhe artistë të njohur, si dhe krijoi muzikë për filma, shfaqje teatrale dhe dokumentarë. Krahas angazhimit si producent dhe muzikant, ai ishte edhe basist i muzikës jazz.

Miqtë dhe bashkëpunëtorët e kujtojnë IlirOsin si një krijues novator, me vizion të veçantë artistik dhe ide që shpesh ishin përpara kohës së tij.

Ndarja e tij nga jeta shënon humbjen e një prej kontribuuesve të rëndësishëm të skenës muzikore alternative në Kosovë./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Rita Ora feston 36-vjetorin, “Vogue Australia” rikthen intervistën me bashkëshortin e saj

Published

on

Këngëtarja shqiptaro-britanike Rita Ora ka festuar ditëlindjen e saj të 36-të. Me këtë rast, revista prestigjioze “Vogue Australia” ka rikthyer në vëmendje një bashkëbisedim të artistes me bashkëshortin e saj, regjisorin Taika Waititi, të zhvilluar në kuadër të serisë së ngjarjeve “Forces of Fashion”.

Gjatë diskutimit, çifti ka folur për ndërthurjen e muzikës, filmit dhe modës, si dhe për bashkëpunimin e tyre krijues. Ata kanë ndarë përvojat e ndërtimit të karrierave ndërkombëtare në industri të ndryshme dhe sfidat e të qenit në qendër të vëmendjes publike.

Bashkëbisedimi ka trajtuar edhe mënyrën se si Rita Ora dhe Taika Waititi arrijnë të balancojnë angazhimet profesionale me jetën e përbashkët, duke theksuar rëndësinë e mbështetjes së ndërsjellë në rrugëtimin e tyre artistik.

Me rastin e ditëlindjes së këngëtares, “Vogue Australia” ka rikthyer këtë diskutim, duke vënë sërish në fokus lidhjen personale dhe bashkëpunimin krijues të çiftit./A.K/

Continue Reading

Aktualitet

Bebe Rexha nderohet me çmimin “Global Hitmaker Award” në “Billboard Canada Women in Music 2026”

Published

on

By

Këngëtarja me prejardhje shqiptare, Bebe Rexha, ka shënuar një tjetër sukses në karrierën e saj ndërkombëtare, duke u vlerësuar me çmimin “Global Hitmaker Award” (Çmimi për Krijuesen e Hitit Global) në ceremoninë “Billboard Canada Women in Music 2026”.

Ky vlerësim iu nda artistes për kontributin e saj në industrinë muzikore dhe krijimin e këngëve që kanë kryesuar listat botërore me miliona dëgjime. Në një postim zyrtar, “Billboard Canada” kujtoi se si këngëtarja, e cila dikur shfletonte çdo javë revistat e shtypura duke shpresuar ta shihte emrin e saj në to, arriti ta kthejë ëndrrën e fëmijërisë në realitet.

Gjatë pranimit të çmimit, Rexha mbajti një fjalim emocional, ku ndau me të pranishmit kujtime nga fëmijëria dhe rrugëtimi i saj drejt suksesit. Ajo tregoi se kur ishte e vogël shkonte me nënën e saj në dyqan dhe drejtohej menjëherë te sektori i revistave për të parë botimet e “Billboard”-it, ndonëse kostoja e lartë e revistës e pengonte ta blinte rregullisht.

“Shikoja të gjitha këngët në listën ‘Hot 100’ dhe mendoja: ‘O Zot, ndoshta një ditë do të arrij të shkruaj një këngë hit që do të jetë pjesë e kësaj liste’”, rrëfeu artistja. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Jennifer Barreto nga Porto Riko shpallet “Miss Universe 2026”, shënon histori si nëna e parë me këtë kurorë

Published

on

By

Përfaqësuesja e Porto Rikos, Jennifer Barreto, është shpallur fituese e konkursit të bukurisë “Miss Universe 2026”, duke e rikthyer kurorën prestigjioze në vendin e saj.

Edicioni i 75-të jubilar i këtij spektakli u mbajt mbrëmjen e së martës në San Juan, në sallën “Coliseo de Puerto Rico José Miguel Agrelot”.

27-vjeçarja Barreto, me profesion psikologe dhe punonjëse sociale, hyri në historinë e kësaj gare duke u bërë nëna e parë që fiton titullin “Miss Universe”. Ajo është nënë e një vajze të quajtur Penelope, ndërsa kurorën e pranoi nga fituesja e vitit të kaluar, Fátima Bosch. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara