Lajmet
Aktakuzë kundër një të dyshuari për dhunë seksuale gjatë luftës në Kosovë
Published
8 months agoon
By
UBTnewsProkuroria Speciale e Kosovës ka ngritur të martën aktakuzë kundër të pandehurit me inicialet C.K., i nacionalitetit serb, nën dyshimet për kryerje të veprës penale, krim i luftës kundër popullsisë civile.
Përmes një komunikate për media, Prokuroria ka thënë se hetimet kanë vërtetuar se i pandehuri ka kryer dhunë seksuale ndaj një viktime të nacionalitetit shqiptar, në periudhën e luftës në Kosovë, 1998-1999.
Prokuroria i ka propozuar Gjykatës Themelore në Prishtinë që procesi gjyqësor të zhvillohet në mungesë, pasi i pandehuri është i paarritshëm për organet e drejtësisë.
Prokuroria Speciale ka ngritur një varg aktakuzash tjera në mungesë edhe në fund të dhjetorit, kryesisht për krime të kryera gjatë luftës në Kosovës.
Gjykimi në mungesë, sipas sistemit të drejtësisë në Kosovë, mund të zhvillohet vetëm me kusht që prokuroria dhe gjykata t’i kenë shteruar të gjitha mjetet për ta siguruar praninë e të akuzuarit.
Ehat Miftaraj nga Instituti i Drejtësisë në Kosovë, i ka thënë Radios Evropa e Lirë javë më parë se, institucionet e Kosovës, me shumë gjasë, bazuar në ligjet në fuqi, do të lëshojnë fletarrestime të kuqe të Organizatës Ndërkombëtare të Policisë (Interpol) për personat që janë dënuar në mungesë për krime lufte.
Më 26 dhjetor të vitit që lamë pas, Gjykata Themelore në Prishtinë e ka dënuar me 15 vjet burgim Çedomir Aksiqin, për akuzën krime lufte kundër popullsisë civile, të kryera nga janari deri në maj të vitit 1999 në territorin e komunës së Shtimes, përkatësisht në fshatrat Reçak, Malopolc dhe Petrovë.
Ky është vendimi i parë për krime lufte i marrë në mungesë, bazuar në Kodin e ndryshuar të Procedurës Penale të vitit 2022.
Radio Evropa e Lirë i është drejtuar Ministrisë së Drejtësisë në Qeverinë e Kosovës me pyetjen nëse është kërkuar lëshimi i ndonjë fletarrestimit të kuq për Aksiqin para gjykimit, dhe nëse do ta bëjë tani pas vendimit, por nuk ka marrë përgjigje.
Kosova nuk është anëtare e Interpolit, prandaj fletarrestimet lëshohen me ndërmjetësimin e Misionit të Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK)./REL/
Lajmet
Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve
Published
12 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.
Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.
Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.
Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.
Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.
Këto janë formacionet e mundshme:
Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.
Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/
Aktualitet
UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë
Published
12 hours agoon
September 17, 2025By
Driton Iseni
UBT ka shpallur hapjen zyrtare të thirrjes për dorëzimin e abstrakteve për Konferencën Ndërkombëtare për Stomatologji (IC-DS 2025), e cila do të zhvillohet në kuadër të aktiviteteve të edicionit të 14-të të Konferencës Ndërkombëtare të UBT-të.
Kjo konferencë synon të bashkojë studiues, profesionistë dhe praktikues të fushës së stomatologjisë nga vende të ndryshme të botës, për të ndarë njohuri, përvoja dhe rezultatet më të fundit kërkimore në këtë fushë gjithnjë në zhvillim.
Fokusimi tematik
IC-DS 2025 mbulon një spektër të gjerë temash nga fusha e shkencave dentare dhe disiplinave të ndërlidhura, përfshirë:
- Stomatologji e Përgjithshme
- Mjekësi Orale
- Kërkime në Stomatologji
- Inovacione dhe Avancime në Stomatologji
- Stomatologji me Laser
- Nano-Stomatologji
- Stomatologji Kozmetike
- Kirurgji Orale dhe Maksilofaciale
- Stomatologji Pediatrike
- Shëndeti Publik Dentar
- Stomatologji Restauruese
- Anesteziologji Dentare
- Higjiena Dentare
- Pedodontikë dhe Stomatologji Preventive
- Ortodontikë dhe Ortopedi Dentofaciale
Datat e rëndësishme për aplikuesit:
Dorëzimi i abstrakteve: deri më 10 tetor 2025
Njoftimi për pranim: më 17 tetor 2025
Rishikimi shkencor (peer-reviewed): më 17 tetor 2025
Regjistrimi i hershëm: deri më 17 tetor 2025
Regjistrimi i vonuar: deri më 20 tetor 2025
Dorëzimi i punimeve të plota: deri më 14 nëntor 2025
Dorëzimi i punimeve
Punimet që do të prezantohen në konferencë duhet të jenë origjinale, të papublikuara më parë dhe të mos jenë në shqyrtim në ndonjë konferencë apo revistë tjetër. Gjatësia maksimale e punimit është 6 faqe.
Të gjitha punimet që nuk përputhen me formatin e kërkuar do të refuzohen automatikisht. Për udhëzime më të detajuara rreth formatimit dhe dorëzimit, pjesëmarrësit inkurajohen të vizitojnë faqen zyrtare të konferencës në faqen e UBT-së.
UBT ka kënaqësinë t’i ftojë të gjithë të interesuarit – akademikë, profesionistë të shëndetit, studiues dhe studentë – të marrin pjesë në IC-DS 2025 dhe të kontribuojnë me punimet e tyre në këtë ngjarje me karakter ndërkombëtar dhe me rëndësi të veçantë për zhvillimin e shkencave dentare në rajon dhe më gjerë.
Për më shumë informacione, vizitoni faqen zyrtare të konferencës në UBT: KONFERENCA E UBT-së
Aktualitet
Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj
Published
13 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Real Madridi ka marrë një lajm të keq pas ndeshjes së djeshme kundër Marsejës në Ligën e Kampionëve. Mbrojtësi anglez Trent Alexander-Arnold u detyrua të largohej nga fusha që në minutat e para për shkak të një dëmtimi.
Testet mjekësore të kryera kanë zbuluar një këputje muskulore në bicepsin femoris të këmbës së majtë.
Sipas raportimeve nga klubi madrilen, kohëzgjatja e rikuperimit pritet të jetë rreth dy muaj, çka nënkupton se lojtari do të humbasë disa ndeshje tepër të rëndësishme.
Alexander-Arnold nuk do të jetë i gatshëm për derbin e Madridit kundër Atlético Madridit, për El Clásicon ndaj Barcelonës në La Liga, si dhe për ndeshjen e fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve kundër Juventusit më 22 tetor.
Ky është një problem serioz për trajnerin Carlo Ancelotti, i cili duhet të gjejë zgjidhje alternative për repartin defensiv në një periudhë të ngjeshur dhe vendimtare të sezonit./S.K/KP/
Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.
I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.
“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.
Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.
Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/
Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve
UBT hap thirrjen për abstrakte në Konferencën Ndërkombëtare të Stomatologjisë
Goditje e rëndë për Real Madridin, ylli i ekipit mungon dy muaj
Galliani mohon rikthimin te Milani
Cardi B në pritje të fëmijës së katërt
Aksident trafiku në autostradën “Ibrahim Rugova”, përfshihen disa automjete
20 vjet pas krijimit, YouTube shihet si lider i ri që e zëvendëson televizionin
UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21
DiCaprio i jep lamtumirën Redford-it: “Humbëm një legjendë të madhe”
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks agoProfesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months agoProfesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months agoBSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months agoUBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26
