Shëndet
Ushqimet që shmangin enjtjen dhe skuqjen e syve
Një ndër sëmundjet që shkakton inflamacion dhe sekrecione të syve është edhe sëmundja e konjuktivitit.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMe siguri herët kur keni ndjerë djegie të syve i mbani mend jo vetëm prej dhimbjes, por edhe prej skuqjes së tyre.
Një ndër sëmundjet që shkakton inflamacion dhe sekrecione të syve është edhe sëmundja e konjuktivitit.
Konjuktiviti prek të gjithë zonën e syve dhe qepallave dhe mund të vijë si pasojë e alergjive, zakonisht në pranverë apo baktereve.
Ky shqetësim zakonisht largohet për 7-10 ditë, por nëse nuk trajtohet siç duhet mund të jetë shumë i rrezikshëm për shikimin.
Në mënyrë që skuqja, kruajtja dhe përlotja të pushojë AgroWeb.org ju rekomandon regjimin e duhur ushqimor për shëndetin e syve.
Dieta alkaline kundër konjuktivitit
Kur organizmi ynë vuan nga ndonjë inflamacion është gjithnjë si pasojë e ndonjë mungese mineralesh.
Për këtë arsye kura duhet të fillojë nga marrja e një burimi të pasur me përbërës që rregullojnë pehashin e brendëshëm të trupit.
AgroWeb.org ju këshillon një listë ushqimesh që duhet të konsumoni në ndihmë të këtij problemi.
- Limon
- Avokado
- Banane
- Shalqi
- Hurdhër
- Fruta të thata dhe fara
- Spec i kuq
Kombinojini këto ushqime në dietën tuaj të përditëshme për të pasur një shëndet më të mirë të syve.
Vitamina natyrale kundër konjuktivitit
Disa lloje vitaminash janë shumë efikase në trajtimin e këtij problemi.
AgroWeb.org j’ua liston si më poshtë të gjitha ato:
- Vitamina A që mund t’a merrni nga ushqime të pasura me karroten dhe betakarroten.
- Vitaminat e grupit B të cilat ndihmojnë në përmirësimin e shëndetit të syve.
- Vitamina E parandalon dëmet e shkaktuara nga radikalet e lira tek shikimi.
- Vitamina C përforcon sistemin imunitar dhe ju ndihmon në përthithjen më të mirë të vitaminës A dhe E.
Trajtime të tjera
Bimët medicinale me veti qetësuese janë një kompresë shumë e mirë për të larguar këtë problem.
Kamomili është një ndër këto bimë që ka veti antinflamatore që ndihmojnë në mbajtjen e syrit në vlerat e tij optimale.
Kompresat me kamomil do të qetësojnë sytë dhe do të përshpejtojnë shërimin e tyre.
Nëse jeni prekur nga alergjitë apo konjuktiviti bëjini këto kompresa dy ose tre herë në ditë.
Një mënyrë tjetër është të vendosni disa napa të buta dhe të ftohta rreth syve për të parandaluar dhimbjen dhe kruajtjen.
Higjena e përditshme
Zanafilla e kurimit të kojuktivitetit sigurisht është një higjenë e mirë e përditëshme.
AgroWeb.org ju rekomadon disa mënyra të thjeshta si të kujdeseni për sytë tuaj.
Përdorni gjithnjë një pershqir të veçantë për të fshirë sytë tuaj.
Mos i prekni sytë kurrë me duar të pista.
Mundohuni të mos i kruani sytë me duar gjatë ditës.
Kujdesuni gjithnjë me ilaçet e duar pasi keni përdorur lente kontakti apo lente të zakonshme.
Në rastet kur keni probleme të shpeshta të syve këshillohuni patjetër me një mjek okulist për të marrë kujdesin e nevojshëm./AgroWeb.org
Shëndet
Ish-anesteziologu francez dënohet me burgim të përjetshëm për helmimin e 30 pacientëve
Published
2 weeks agoon
December 19, 2025By
UBTnews
Një ish-anesteziolog francez është dënuar me burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për helmimin e qëllimshëm të 30 pacientëve, 12 prej të cilëve humbën jetën.
Frédéric Péchier, 53 vjeç, u dënua të premten pas përfundimit të një gjyqi katërmujor në qytetin lindor të Besançon, në një nga rastet më të rënda të keqpërdorimit mjekësor të regjistruara ndonjëherë në Francë.

Sipas hetimeve dhe aktakuzës, Péchier kishte futur substanca kimike si klorur kaliumi ose adrenalinë në qeset e infuzionit të pacientëve, duke shkaktuar arreste kardiake ose hemorragji të papritura gjatë ndërhyrjeve kirurgjikale.
Viktima më e re ishte një fëmijë katërvjeçar, i cili i mbijetoi dy arresteve kardiake gjatë një operacioni rutinë të bajameve në vitin 2016. Viktima më e moshuar ishte 89 vjeç.
“Ju jeni Doktor Vdekja. Një helmues, një vrasës. Ju turpëroni gjithë profesionin mjekësor”, deklaruan prokurorët gjatë seancave përmbyllëse, duke shtuar se ai “e kishte kthyer klinikën në një varrezë”.
Sipas prokurorisë, Péchier shpesh nuk ishte anestezisti kryesor në operacione. Ai dyshohet se mbërrinte herët në klinikë për të manipuluar qeset e infuzionit, ndërsa më pas, kur pacientët pësonin komplikacione, ndërhynte vetë për t’u paraqitur si “shpëtimtari”.
Në 12 raste, ndërhyrja erdhi shumë vonë ose nuk ndodhi fare, duke përfunduar me vdekjen e pacientëve.
Hetimi nisi në vitin 2017, kur në qesen e infuzionit të një pacienteje u gjet një tepricë e rrezikshme kloruri kaliumi. Autoritetet zbuluan një model alarmues “ngjarjesh serioze të padëshiruara” në klinikën private Saint-Vincent në Besançon.
Ndërsa mesatarja kombëtare për vdekje nga arresti kardiak nën anestezi ishte 1 në 100 mijë, në këtë klinikë shifra ishte më shumë se gjashtë herë më e lartë. Anomalia u zhduk kur Péchier u largua përkohësisht dhe u rikthye sapo ai u kthye në klinikë. Pas pezullimit të tij nga profesioni në vitin 2017, rastet u ndalën përfundimisht.
Gjatë gjyqit, Péchier mohoi vazhdimisht akuzat, duke deklaruar se kishte respektuar “betimin e Hipokratit”. Megjithatë, dëshmia e tij ndryshoi disa herë dhe ai pranoi se mund të ketë pasur “një helmues tjetër” në klinikë.
Psikologu i gjykatës e përshkroi atë si një person me personalitet të dyfishtë, i aftë të shfaqej i respektueshëm në publik, por edhe të shkaktonte dëme të mëdha.
Tani, Péchier pritet të kalojë të paktën 22 vite pas hekurave. Ai ka 10 ditë kohë për të apeluar vendimin.
“Është fundi i një makthi”, tha Sandra Simard, një nga pacientet që i mbijetoi helmimit. Një tjetër i mbijetuar, Jean-Claude Gandon, u shpreh: “Tani mund të kemi një Krishtlindje më të qetë”./BBC
Shëndet
Kur dieta dhe pesha nuk mjaftojnë, arsyeja e fshehur e kolesterolit të lartë
Published
2 weeks agoon
December 16, 2025By
UBT News
Studimet tregojnë se nivelet e kolesterolit në gjak ndikohen më shumë nga gjenet sesa nga ushqimi, pesha apo aktiviteti fizik.
Mëlçia prodhon shumicën e kolesterolit dhe kjo prodhimtari kontrollohet nga gjenet, ndaj disa persona ka kolesterol LDL të lartë edhe pse jetojnë shëndetshëm.
Edhe pse faktorët e stilit të jetesës si ushqimi i pashëndetshëm, mungesa e aktivitetit fizik, mbipesha dhe stresi janë shkaktarë të shpeshtë, forma e trashëguar – hiperkolesterolemia familjare (FH) – përbën rreth 5% të rasteve dhe është më e rrezikshme.
Ajo shfaqet herët dhe shpesh nuk përmirësohet vetëm me dietë.
FH shkaktohet nga mutacione gjenetike që pengojnë largimin e kolesterolit LDL nga gjaku, duke rritur ndjeshëm rrezikun për infarkt ose goditje në tru në moshë të re, shpesh pa simptoma.
Ekspertët theksojnë se pamja e jashtme nuk garanton shëndet të mirë.
Kontrolli i profilit lipidik të paktën një herë në vit, pasi kolesteroli i lartë nuk dhemb, por dëmton në heshtje zemrën dhe enët e gjakut. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Si ta kuptoni nëse trupi juaj ka mungesë të vitaminës D?
Published
3 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Vitamina D është thelbësore për shëndetin e kockave, pasi ndihmon trupin të përthithë kalciumin dhe kontribuon në forcimin e tyre.
Ajo luan rol të rëndësishëm në rritjen dhe zhvillimin e qelizave, ul inflamacionin dhe mbështet funksionimin e sistemit imunitar.
Kur trupi ka mungesë të vitaminës D, mund të shfaqen disa shenja paralajmëruese.
Djersitje e tepruar
Djersitja e pazakontë, sidomos gjatë dimrit, lidhet me mungesën e vitaminës D, pasi trupi ka vështirësi në rregullimin e temperaturës.
Lodhje e vazhdueshme
Ndjenja e lodhjes, edhe pas gjumit të mjaftueshëm, si dhe marramendja, janë shenja të shpeshta të mungesës së kësaj vitamine.
Ndryshime në humor
Mungesa e saj lidhet me ndjenja trishtimi e depresioni, pasi ndikon në prodhimin e hormoneve të mirëqenies si serotonina dhe dopamina.
Dhimbje në kocka dhe muskuj
Dhimbjet në kyçe, kocka dhe muskuj janë shenjë e niveleve të ulëta të vitaminës D, veçanërisht te personat me probleme reumatike.
Si ta furnizoni trupin me vitaminë D?
Ekspozimi i moderuar në diell ndihmon prodhimin e vitaminës D, duke përdorur gjithmonë mbrojtje nga rrezet UV.
Përveç kësaj, vitamina D merret edhe nga ushqimi, si: peshqit e yndyrshëm (salmon, sardele, ton), vezët, qumështi dhe produktet e bulmetit, kërpudhat, drithërat dhe lëngu i portokallit. /A.Z/UBT News/
Shëndet
Çfarë të hani para gjumit për një natë më të qetë?
Published
3 weeks agoon
December 15, 2025By
UBT News
Nëse vetëm mendimi për gjumin të shqetëson, ajo që ha mund të ketë ndikim të madh. Gjumi cilësor ndihmon shëndetin e trurit, forcon sistemin imunitar dhe ul rrezikun për sëmundje kronike.
Edhe pse rekomandohen 7–8 orë gjumë çdo natë, shumë njerëz e kanë të vështirë ta arrijnë këtë.
Përveç zakoneve të mira të gjumit, edhe ushqimi luan rol kyç.
Ja 9 ushqime dhe pije që mund të ndihmojnë për gjumë më të mirë:
Bajamet – të pasura me magnez, vitamina B dhe melatoninë.
Gjeli i detit – përmban triptofan që nxit përgjumjen.
Çaji i kamomilit – ka efekt qetësues dhe ndihmon kundër pagjumësisë.
Kivi – përmban serotonin dhe antioksidantë.
Lëngu i qershisë së thartë – burim natyral i melatoninës.
Peshqit e yndyrshëm – të pasur me vitaminë D dhe omega-3.
Arrat – ndihmojnë rregullimin e ciklit të gjumit.
Çaji i lules së pasionit – ul stresin dhe nxit relaksimin.
Orizi i bardhë – karbohidratet mund të ndihmojnë rënien në gjumë kur konsumohet me masë. /A.Z/UBT News/
Top 20 sportistë më të paguar në histori
Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje
20 drejtorët ekzekutivë më të paguar
Top 30 shtetet me më së paku korrupsion
Top 20 shtetet me më së shumti korrupsion në botë
25 emrat më të shpeshtë në botë – Muhameti e Maria nuk lëshojnë udhë!
Top 20 filmat më të mirë të të gjitha kohëve
Ngjarjet e rëndësishme të vitit 2025
Kur u vendos 1 janari, cilat data festoheshin më herët si ditë e Vitit të Ri
Të kërkuara
-
Aktualitet2 months agoProfesoresha e UBT-së, Marigona Bekteshi-Ferati, fituese e bursës prestigjioze Fullbright Visiting Scholar, Profesor Vizitor dhe Post Doktoraturë
-
Aktualitet2 months agoU mbajt Mbledhje Komemorative në nder të Prof. Dr. Faton Kabashit në UBT Prizren
-
Lajmet3 months agoPunimi shkencor i profesoreshës së UBT-së, Miranda Sejdiu Abazi dhe bashkëautorëve botohet në Georgian Medical News
-
Rajoni1 month agoProfesorët e UBT-së publikojnë studim shkencor mbi cilësinë e ujërave nëntokësore në Komunën e Suharekës
