Lajmet

​Sulme kibernetike në Telekom, ndërpriten shërbimet e internetit

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Published

on

Telekomi i Kosovës është duke u përballur sot nga mëngjesi me sulme kibernetike, ku për pasojë kanë rënë edhe shërbimet e internetit.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i kompanisë Telekomit të Kosovës, Fadil Lepaja.

Zëdhënësi Lepaja ka thënë se sulmi ka filluar prej orës 08:00 të mëngjesit dhe se ekipet e Telekomit kanë identifikuar IP-të që po sulmohen.

Telekomi i Kosovës sot është duke u ballafaquar me sulme kibernetike. Sulmi ka filluar në orën 8 të mëngjesit. Ekipet tona i kanë identifikuar IP-të që po sulmojnë dhe janë duke u marrë intensivisht me parandalimin përfundimtar të sulmit. Do të ju mbajmë të informuar”, tha Lepaja.

Ndërsa Posta e Kosovës është funksionale në të gjitha zyrat postare dhe nuk ka pasur ndërprerje nga ndonjë sulm kibernetik eventual.

Sa i përket rrjetit tonë gjithçka është stabile dhe nën kontroll”, njofton Posta e Kosovës.

Qeveria e Kosovës ka njoftuar të martën, se gjatë javës së kaluar, në periudha të caktuara kohore, sistemet qeveritare janë ballafaquar me sulme kibernetik të llojit DDoS që kanë shkaktuar pengesa të herëpashershme në shërbimin e internetit brenda institucioneve qeveritare dhe mungesë të herëpashershme të qasjes në disa shërbime.

Përmes një postimi në Facebook të Qeverisë, thuhet se gjatë periudhave të sulmit, ekipi i sigurisë kibernetike në ASHI është angazhuar maksimalisht që impakti i sulmit në qasshmërinë dhe funksionalitetin e shërbimeve të jetë sa më i vogël.

Në bashkëpunim me ekspertët e jashtëm, me aplikimin e masave adekuate, sulmi kibernetik është tejkaluar dhe janë parandaluar tentativat për vazhdim të sulmit. Të gjitha shërbimet qeveritare janë plotësisht të qasshme dhe nuk ka pengesa në funksionimin e tyre. Gjatë këtij sulmi kibernetik në asnjë moment nuk janë cenuar të dhënat e ruajtura në Qendrën Shtetërore të të Dhënave në kuadër të Institucioneve të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Aktualitet

Sulmuan katër persona me thikë në Lipjan, arrestohen të dyshuarit

Published

on

Katër persona janë arrestuar dje në Lipjan pas një konflikti fizik me katër persona tjerë. Të arrestuarit dyshohet se kanë sulmuar fizikisht katër viktimat të cilët kanë pësuar lëndime trupore pas përdorimit të thikës.

Viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, kurse tre nga ta janë liruar pas trajtimit, një nga vikimat vazhdon trajtimin në QKUK.

Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“Lipjan / 27.08.2025 – 21:40. Janë arrestuar 4 të dyshuar meshkuj kosovarë pasi të njëjtit dyshohet se kishin sulmuar fizikisht 4 viktimat meshkuj kosovarë. Gjatë përleshjes është përdorur edhe një mjet i mbrehtë (thikë). Si pasojë e përleshjes fizike viktimat kanë pësuar lëndime trupore për çka dhe janë dërguar në tretman mjekësor. Tre nga viktimat pas pranimit të tretmanit mjekësor janë liruar, kurse njëri ka ta vazhduar për trajtim mjekësor në QKUK. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Continue Reading

Aktualitet

Shtëpia e Bardhë shkarkon drejtoreshën e CDC-së

Published

on

Shtëpia e Bardhë thotë se ka shkarkuar drejtoreshën e Qendrave Amerikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), Susan Monarez, pasi ajo refuzoi të jepte dorëheqjen.

Në një deklaratë, ajo tha se ajo nuk ishte në përputhje me axhendën e presidentit dhe se ishte shkarkuar nga pozicioni i saj në agjencinë shëndetësore, shkruan BBC.

Departamenti i shëndetësisë i SHBA-së njoftoi më parë largimin e saj, gjë që nxiti një deklaratë nga avokatët e Dr. Monarez, të cilët thanë se ajo nuk ishte njoftuar për shkarkimin e saj dhe se nuk do të jepte dorëheqjen.

Ata thanë se ajo po shënjestrohej për refuzimin të miratonte direktiva joshkencore dhe të pamatura dhe të shkarkonte ekspertë të përkushtuar shëndetësorë dhe akuzuan Sekretarin e Shëndetësisë Robert F. Kennedy Jr për armatosje të shëndetit publik.

Continue Reading

Aktualitet

Sot seanca fillestare ndaj ish-policit, Festim Ramadani

Published

on

Më 18 korrik të këtij viti, Departamenti i Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Ferizaj, ngriti aktakuzë ndaj ish-zyrtarit policor, Festim Ramadani dhe Jeton Misinit, për shkak të dyshimit të bazuar të veprës penale “Vrasja e rëndë”, rast ky që ndodhi më 16 gusht 2024, në Ferizaj.

Dosja bën të ditur se i akuzuari [Festim Ramadani] me dashje dhe me qëllim të hakmarrjes lidhur me disa dyshime brenda familjes, e ka qëlluar me breshëri plumbash viktimën, duke e lënë të vdekur në vend.

E për këtë rast tashmë është caktuar seanca fillestare ndaj të akuzuarve, e cila do të mbahet sot me të filluar nga ora 09:30.

Sipas dosjes së aktakuzës, thuhet se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri Festim Ramadani, më 16 gusht 2024, rreth orës 19:21, në parkingun e restorantit “Fron Palace”, në fshatin Bibaj të komunës së Ferizajt, gjatë një ceremonie martesore, “me dashje dhe paramendim, me qëllim hakmarrjeje për motive të pretenduara familjare të pabazuara dhe të pakonfirmuara juridikisht, në prani të dhjetëra personave, përfshirë të mitur, me armë zyrtare automatike të policisë, me dashje dhe qëllim të privimit nga jeta, me breshëri plumba shtien në drejtim të viktimës S.S., duke e privuar nga jeta”.

Madje, thuhet se si pasojë e të shtënave është rrezikuar seriozisht edhe siguria e personave tjerë të pranishëm në atë moment.

Kështu, Festim Ramadani thuhet se kreu veprën penale të “Vrasjes së rëndë”.

Kurse Jeton Misini akuzohet se me dashje e ka ndihmuar policin në privimin nga jeta të viktimës S.S., ashtu që i pajisur me mjet të forta, ka mbrojtur perimetrin e sulmit dhe ka parandaluar çdo ndërhyrje, në mënyrë që Ramadani të realizonte pa pengesë veprën penale të vrasjes së rëndë.

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un dhe Putini do jenë pjesëmarrës në paradën ushtarake të Kinës në Pekin

Published

on

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, do të marrë pjesë në një paradë ushtarake në Pekin javën e ardhshme së bashku me Vladimir Putinin e Rusisë, tha ministria e jashtme e Kinës, në atë që do të jetë një vizitë historike.

Kjo vjen disa ditë pasi Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, tha se donte të takohej me Kim-in, i cili rrallë bën vizita të huaja, dhe ndërsa Shtëpia e Bardhë përpiqet të ndërmjetësojë një marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë, shkruan BBC.

Parada e Ditës së Fitores së Kinës më 3 shtator do të shënojë 80-vjetorin e dorëzimit zyrtar të Japonisë në Luftën e Dytë Botërore dhe fundin e konfliktit.

Ngjarja tani sinjalizon një fitore të rëndësishme diplomatike për udhëheqësin kinez Xi Jinping, i cili ka shtyrë për një rend të ri botëror të udhëhequr nga Pekini.

Continue Reading

Të kërkuara