Bota

​Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

Published

on

Portugalia merr sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Nën flamurin “Koha për të dhënë: një rigjenerim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital”, gjatë presidencës së saj, Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Disa sfida të vështira priten këtë herë, përfshirë adresimin e pasojave të pandemisë.

Fushata e vaksinimit në të gjithë Evropën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare.

Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Evropian për një politikë të përbashkët migrimi.

”Një fokus i mëtejshëm do të jetë forcimi i marrëdhënies së bllokut me Afrikën”, sipas zyrtarëve portugezë.

Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.

Bota

Trump takon sot kryeministrin Starmer, viziton arkivat e Churchillit

Published

on

By

Presidenti amerikan Donald Trump do të largohet këtë të enjte (18 shtator) nga Kështjella Windsor, për t’u nisur drejt Chequers ku ndodhet prona rurale e Kryeministrit Keir Starmer. Trump dhe Keir Starmer do të vizitojnë arkivat e Sir Winston Churchill në Chequers përpara se të zhvillojnë takimin e më pas konferencën për shtyp.

Nga Kështjella Windsor në Chequers- Trump takon sot kryeministrin Starmer, viziton arkivat e Churchillit

Gjatë kësaj vizite, presidenti amerikan pritet të zhvillojë bisedime edhe me udhëheqësen e opozitës Kemi Badenoch.

Trump zhvilloi vizitën e tij të dytë shtetërore (hera e parë për një president) në Mbretërinë e Bashkuar me ftesë të Mbretit Charles III.

Të qenit presidenti i parë që merr një ftesë të tillë, Trump e vlerësoi si privilegj, ndërsa natyrën e pritjes në kështjellën Windsor e cilësoi si një prej nderimeve më të larta të jetës së tij.

Në fjalimin e tij në banketin shtetëror, ai i bëri homazh marrëdhënieve që gëzojnë të dy vendet.

Mbreti, nga ana e tij, vuri theksin te ripërtëritja e marrëdhënieve Britani-SHBA, duke iu referuar besimit të palëkundur në miqësinë me Trump dhe angazhimit të përbashkët për pavarësi dhe liri, transmeton RTSH./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për ta vazhduar luftën

Published

on

Ukraina po pret që nga muaji i ardhshëm t’i ketë rreth 3.5 miliardë dollarë në një fond për të blerë armë nga Shtetet e Bashkuara, për ta vazhduar luftën e saj mbi trevjeçare kundër pushtuesit rus, tha presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky.

Marrëveshja financiare, e njohur si Lista e Kërkesave Primare të Ukrainës (PURL), mbledh kontribute nga vendet anëtare të NATO-s, përveç Shteteve të Bashkuara, për të blerë armë, municione dhe pajisje amerikane.

“Ne kemi marrë më shumë se 2 miliardë dollarë nga partnerët tanë posaçërisht për programin PURL”, tha Zelensky në një konferencë të përbashkët për shtyp në Kiev me presidenten e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola.

“Do të marrim fonde shtesë në tetor. Mendoj se do t’i kemi diku rreth 3.5–3.6 miliardë dollarë”, theksoi ai.

Zelensky nuk dha hollësi për armët do të vijnë në dërgesat e para, por theksoi se ato do të përmbajnë raketa për sistemet e mbrojtjes ajrore, Patriot, dhe municione për Sistemet e Raketave të Artilerisë me Lëvizshmëri të Lartë (HIMARS)./S.K/EO/REL

Continue Reading

Bota

​Simiq mbërrin në Gjykatë, akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Mitrovicës sapo ka arritur nënkryetari i Listës Serbe, Slvako Simiq i cili akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve.

Sulmi ndaj gazetarëve  në Leposaviq ndodhi në vitin 2023.

Ndërsa, sot nis shqyrtimi fillestar lidhur me këtë çështjen penale ku i akuzuar është edhe Urosh Vukasinoviq./S.K/KP/

Continue Reading

Bota

Tanket izraelite rrethojnë qytetin e Gazës përpara ndërhyrjes tokësore

Published

on

Tanket izraelite u vendosën në periferi të qytetit të Gazës të mërkurën përpara një operacioni të planifikuar tokësor në zonën më të madhe urbane të enklavës, sipas dëshmitarëve okularë dhe imazheve satelitore.

Mes përqendrimit ushtarak, dhjetëra mijëra palestinezë vazhduan të largoheshin nga qyteti, i cili vlerësohej të kishte një total prej rreth një milion banorësh, shumë prej të cilëve ishin zhvendosur disa herë përpara se Izraeli të njoftonte planet e tij për një ndërhyrje tokësore, shkruan CNN.

Ndërsa ushtria izraelite njoftoi se operacioni tokësor kishte filluar, dëshmitarët okularë dhe imazhet satelitore zbuluan se tanket ende nuk kishin hyrë në qytet.

Operacioni i ri i Izraelit vjen në kundërshtim me dënimin ndërkombëtar dhe ndërsa Kombet e Bashkuara dhe të tjerë kanë paralajmëruar se sulmi do të përkeqësojë një krizë humanitare tashmë të rëndë, me pjesë të Gazës të shpallura zyrtarisht në zi buke.

Të martën, një hetim i pavarur i OKB-së arriti në përfundimin për herë të parë se Izraeli ka kryer gjenocid, të cilin Izraeli e mohoi./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara