Lajmet

​Portugalia merr presidencën e radhës të BE-së

Published

on

Portugalia merr sot nga Gjermania presidencën gjashtëmujore të Këshillit të Bashkimit Evropian.

Nën flamurin “Koha për të dhënë: një rigjenerim të drejtë, të gjelbër dhe dixhital”, gjatë presidencës së saj, Portugalia ka në plan të përqendrohet në zbatimin e qëllimeve të paketës së ndihmës shumë miliardë euroshe kundër Covid-19 të Bashkimit Evropian.

“Është një nder dhe një përgjegjësi e madhe të marrësh drejtimin nga Gjermania dhe kancelarja Angela Merkel”, shkroi kryeministri i Portugalisë, Antonio Costa në Twitter.

Kjo është hera e katërt që vendi merr presidencën e radhës të Këshillit të Bashkimit Evropian. Disa sfida të vështira priten këtë herë, përfshirë adresimin e pasojave të pandemisë.

Fushata e vaksinimit në të gjithë Evropën dhe zbatimi i paketës së ndihmës së BE me qëllimet e saj ambicioze janë përparësitë kryesore si dhe çdo çështje e shkaktuar nga fundi i periudhës së tranzicionit pas largimit të Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian, megjithëse Brukseli dhe Londra ranë dakord për një marrëveshje tregtare.

Portugalia do të trajtojë gjithashtu propozimin e Komisionit Evropian për një politikë të përbashkët migrimi.

”Një fokus i mëtejshëm do të jetë forcimi i marrëdhënies së bllokut me Afrikën”, sipas zyrtarëve portugezë.

Pas Portugalisë, këtë presidencë do ta marrë Sllovenia.

Lajmet

Januzaj kthehet në skenë me dy gola

Published

on

Futbollisti shqiptar me pasaportë belge, Adnan Januzaj, ishte kryefjala e Sevillës në fitoren prej 1:4 në Kupën e Mbretit ndaj Toledos.

Januzaj shkëlqeu me paraqitjen e tij, duke shënuar dy gola gjatë ndeshjes.

Golin e parë Januzaj e shënoi në minutin e 40, kurse golin tjetër në minutën e 48-të, duke kaluar pak minuta prej njëra-tjetrës./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Maqedonci takohet me ambasadorin gjerman, diskutojnë për sigurinë dhe kapacitetet aktuale të FSK-së

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka diskutuar mbi situatën e sigurisë në vend me ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph.

Maqedonci teksa njoftoi për takimin mes tyre, thekson se ka shprehur mirënjohje për mbështetjen që Gjermania i ka dhënë Kosovës, dhe pranin e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it.

“Ishte kënaqësi që sot të pres në takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph. Në këtë takim diskutuam mbi situatën e sigurisë në vend, për stabilitetin e sfidat e vendit dhe rajonit në një periudhë sfiduese për sigurinë, ndërsa e informova dhe për kapacitetet aktuale të FSK-së. Shpreha mirënjohjen time për mbështetjen e gjatë të shtetit gjerman ndaj Republikës së Kosovës, praninë e shtuar të trupave gjermane në kuadër të KFOR-it, si dhe besimin e thellë që ky bashkëpunim dhe me ambasadorin Rudolph do të vazhdojë në drejtim të thellimit të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes, si dy shtete që ndajmë interesa të përbashkëta”, ka shkruar Maqedonci./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Arrestime në Fushë Kosovë dhe Ferizaj për posedim dhe shitje të narkotikëve

Published

on

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar katër shtetas të Turiqsë në Fushë Kosovë.

Të njëjtit dyshohen për posedim dhe shitje të narkotikëve teksa gjatë bastisjes siç bën të ditur Policia ka sekuestuar 1,482 gramë substancë narkotike të llojit marihuanë.

“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj shtetas të Turqisë, pasi që gjatë kontrollit të vendbanimeve të tyre janë gjetur dhe sekuestruar 1482 gram substancë narkotike e llojit marihuanë, 590€, 8 telefona mobil, një automjet (fugon), një laptop, si dhe disa gjësende të tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Ferizaj

Edhe në Ferizaj, dy persona janë arrestuar pasi që gjatë kontrollit të disa objekteve janë gjetur dhe sekuestruar 734.4 gram substancë narkotike e llojit kokainë.

Policia gjeti edhe 15.005 €, 3950 franga zvicerane, dy telefona mobil, dy vetura dhe disa gjësende tjera që lidhen me rastin. Me vendim të prokurorit të dyshuarit janë dërguar në mbajtje./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden eshtra në Veri, dyshohet se i përkasin luftës së fundit

Published

on

Disa mbetje eshtrore janë gjetur në veri të Mitrovicës, të cilët dyshohet se i përkasin luftës së fundit në Kosovë kanë thënë njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës.

Rasti ka ndodhur derisa një familje e cila po gërmonte te një varr për një familjar të tyre, ka hasur në një batanije.

Njësitet policore të Departamentit për Hetimin e Krimeve të Luftës në koordinim me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe Komisionin Qeveritar për Persona të Zhdukur, kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Mbetjet eshtërore janë tërhequr nga IML-ja për ekzaminime të mëtejshme, thuhet në njoftimin e policisë.

Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara