

Aktualitet
33 vjet nga demonstratat kundër suprimimit të autonomisë së Kosovës
Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.
Published
3 years agoon
By
UBT newsMë 23 mars 1989, në Kuvendin e Kosovës, u ndryshua Kushtetuta e vitit 1974 dhe u suprimua autonomia e Kosovës në ish-Federatën jugosllave, duke e lënë atë si pjesë të Serbisë.
Parlamenti i Kosovës ishte i rrethuar me tanke dhe ushtri, dhe nën një shtetrrethim, Serbia dhunshëm ia mori Kosovës autonominë.
Nga 190 delegatët e pranishëm në Kuvend, 10 prej tyre, edhe pse nën presionin e shtetrrethimit të hekurt, kishin votuar kundër këtij suprimimi, e në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Para 23 marsit 1989, muaji shkurt i të njëjtit vit do të karakterizohej me grevën e minatorëve të gjigantit Trepça, në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës.
Në demonstratat kundër suprimimit të autonomisë dhe me kërkesa për krijimin e Republikës së Kosovës, ranë rreth 30 dëshmorë, qindra u plagosën dhe qindra të tjerë u arrestuan dhe u dënuan me burg.
E tërë fushata kundër Kosovës kishte filluar nga serbët në Fushë Kosovë, më 1987, e cila njihet edhe si lëvizja serbe antishqiptare, ku edhe fillon ardhja në pushtet e kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq.
You may like
Bota
Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore
Published
3 minutes agoon
July 1, 2025By
UBTnews
Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araqchi, e përjashtoi mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve me Shtetet e Bashkuara, pasi presidenti amerikan, Donald Trump, tha se ai aktualisht nuk po flet me Iranin, duke ndryshuar qëndrimin e deritanishëm se bisedimet me Iranin do të rinisnin këtë javë.
Gjatë një interviste të publikuar më 30 qershor, Araqchi u pyet për deklarimin e Trumpit javën e kaluar se negociatat bërthamore me Iranin do të rinisnin së shpejti.
“Nuk mendoj se negociatat do të rifillojnë kaq shpejt”, tha ministri i Jashtëm iranian gjatë intervistës për transmetuesin amerikan, CBS.
“Që ne të vendosin për rikthim në bisedime, fillimisht ne duhet të sigurohemi që Amerika nuk do të kryejë sulm ushtarak ndaj nesh gjatë negociatave”.
Nevojitet më shumë kohë për të shqyrtuar të gjitha pikat, tha ai, duke shtuar se “dyert e diplomacisë nuk do të mbyllen kurrë plotësisht”.
Shtetet e Bashkuara dhe Irani kishin zhvilluar pesë runde bisedimesh indirekte lidhur me programin bërthamor të Teheranit, përpara se ato të dështonin dhe Izraeli të fillonte sulmet ajrore ndaj objekteve bërthamore dhe infrastrukturës ushtarake iraniane më 13 qershor.
SHBA-ja iu bashkua sulmeve të Izraelit më 22 qershor kur bombardoi tri ndërtesa kyç bërthamore të Iranit, përfshirë ndërtesën nëntokësore në Fordo.
Araqchi u pyet gjithashtu për një vlerësim të bërë nga kreu i agjencisë bërthamore të Kombeve të Bashkuara, Rafael Grossi, sipas të cilit Irani ka gjasa që mund të fillojë prodhimin e uraniumit të pasuruar brenda pak muajsh.
“Nuk mund të shkatërrosh teknologjinë dhe shkencën e pasurimit përmes bombardimeve”, tha ai.
Nëse ekziston vullneti nga ana e Iranit, vendi “do të jetë në gjendje t’i riparojë dëmet me shpejtësi dhe të kompensojë kohën e humbur”, shtoi ai.
Në një postim në platformën e tij Truth Social më 30 qershor, Trump shkroi se ai “nuk po i ofroj Iranit asgjë… dhe as nuk jam duke folur me ta, që kur i kemi shkatërruar plotësisht objektet e tyre bërthamore”.
Shkalla e dëmit të shkaktuar në programin bërthamor të Iranit gjatë luftës 12-ditore me Izraelin mbetet e paqartë. Irani thotë se ndërtesat e tij bërthamore kanë pësuar dëme të mëdha, por është zotuar se do të vazhdojë me programin bërthamor, që insiston se është paqësor.
Sipas një marrëveshjeje të vitit 2015 të arritur me Shtetet e Bashkuara dhe fuqitë e tjera botërore, Iranit iu lejua të pasurojë uranium në një nivel më të ulët se 3.67 për qind të pastërtisë, për qëllime të prodhimit të energjisë në termocentralet bërthamore.
Trump u largua nga kjo marrëveshje më 2018, dhe Irani u kundërpërgjigj duke prodhuar uranium të pasuruar deri në 60 për qind – një nivel më i lartë se ai për përdorim civil, por më i ulët sesa niveli i kërkuar për armë bërthamore.
Rafael Grossi, shefi i Agjencisë Ndërkombëtare për Energji Bërthamore, deklaroi se ka shumë gjasa që centrifugat që janë përdorur për pasurimin e uraniumit në Fordo të jenë dëmtuar rëndë. Por, ai shtoi se Irani mund të rinisë me pasurimin e uraniumit “brenda muajsh”.
Ai po ashtu tha se ka disa tregues që Irani mund të ketë zhvendosur një pjesë të uraniumit të pasuruar para sulmeve ajrore amerikane.
Grossi theksoi se Irani e kishte informuar atë më 13 qershor se po ndërmerrte masa për të mbrojtur pajisjet dhe materialin bërthamor. Sipas tij, kjo sugjeron se Irani mund të ketë zhvendosur uraniumin./REL
Bota
Kremlini: Sanksionet e BE-së nuk do ta detyrojnë Rusinë të hyjë në negociata
Published
18 hours agoon
June 30, 2025By
UBTnews
Kremlini është i bindur se paketa e 18-të e sanksioneve e planifikuar nga BE-ja nuk do të çojë në fund të luftës së Rusisë kundër Ukrainës.
“Vetëm logjika dhe argumentet e arsyetuara mund ta sjellin Rusinë në tryezën e negociatave”, tha dje zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.
“Është e pamundur ta detyrosh Rusinë duke i ushtruar ndonjë lloj presioni apo dhune”, tha ai.
Peskov shprehu bindjen e tij se paketa e re e sanksioneve – të kërkuara nga BE-ja – do të miratohet përfundimisht pavarësisht kundërshtimit të Sllovakisë.
Megjithatë, ai tha se sa më të ashpra të jenë masat ndëshkuese, aq më i fortë do të jetë reagimi rus ndaj tyre.
“Sanksionet janë thikë me dy presa”, theksoi ai.
“BE do të vuajë edhe më shumë nga sanksionet, për shembull duke hequr dorë nga lëndët e para dhe energjia ruse”, tha Moska.
Ajo gjithashtu po anashkalon kufizimet me ndihmën e vendeve të tjera dhe ka zgjeruar ndjeshëm prodhimin e saj të armëve.
Të premten e kaluar, miratimi i paketës së 18-të të sanksioneve të BE-së fillimisht dështoi për shkak të rezistencës nga Sllovakia. Një votim i ri është shtyrë për një kohë të pacaktuar.
“Rusia i konsideron sanksionet të paligjshme”, sipas Peskov.
“Padyshim, pas pothuajse katër vitesh, ne kemi zhvilluar njëfarë rezistence. Dhe tashmë kemi mësuar se si të minimizojmë ndikimin e paketave të tilla”, tha ai.
Sanksionet e BE-së drejtohen kryesisht kundër ekonomisë ruse dhe synojnë ta privojnë vendin nga mjetet financiare për të vazhduar luftën e tij kundër Ukrainës, e cila është në vitin e saj të katërt.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky po i kërkon bashkësisë ndërkombëtare të intensifikojë sanksionet, duke i quajtur ato një mjet jetësor për të frenuar makinën e luftës së Moskës.
“Sanksionet tani duhet të jenë një nga prioritetet më të rëndësishme – sanksionet e botës kundër Rusisë”, tha Zelensky në fjalimin e tij dje në mbrëmje.
Deklarata e tij erdhi pas nënshkrimit të tij të fundit të një dekreti që përputh politikën e sanksioneve të Ukrainës me atë të aleatëve të saj ndërkombëtarë, përfshirë Bashkimin Evropian dhe grupin e demokracive të mëdha, G7.
Zelensky njoftoi gjithashtu plane për të miratuar sanksione të BE-së kundër Iranit.
Pavarësisht dështimit të BE-së për të miratuar një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë, Zelensky bëri thirrje për një përpjekje të rinovuar. /atsh
Bota
BE zgjat sanksionet kundër Rusisë për gjashtë muaj
Published
20 hours agoon
June 30, 2025By
UBTnews
Bashkimi Evropian ka vendosur të zgjasë për gjashtë muaj të tjerë të gjitha sanksionet ekonomike kundër Federatës Ruse. Vendimi u mor gjatë samitit të liderëve të BE-së më 26 qershor në Bruksel, dhe u konfirmua zyrtarisht nga Këshilli i BE-së në një deklaratë publike.
“Këshilli zgjati masat kufizuese sektoriale të BE-së kundër Federatës Ruse deri më 31 janar 2026,” thuhet në njoftim.
Sanksionet ekonomike ndaj Rusisë u vendosën për herë të parë në korrik 2014, pas aneksimit të Krimesë dhe destabilizimit të situatës në Ukrainën lindore. Prej asaj kohe, ato janë rinovuar çdo gjashtë muaj në përgjigje të zhvillimeve në terren dhe qëndrimit të Moskës.
Masat kufizuese përfshijnë ndalime në sektorët financiar, energjetik dhe të mbrojtjes, si dhe kufizime në eksportin e teknologjive të avancuara.
Zgjatja e fundit vjen në një moment tensionesh të shtuara mes BE-së dhe Rusisë, përfshirë çështjet e sigurisë në Ukrainë, ndikimin në vendet e Ballkanit dhe politikat energjetike.
Bota
Lavrov: Rritja e shpenzimeve të NATO-s do të çojë në rënien e aleancës
Published
20 hours agoon
June 30, 2025By
UBTnews
Ministri i Jashtëm rus, Sergey Lavrov, deklaroi se rritja e konsiderueshme e shpenzimeve të NATO-s për mbrojtjen do të dëmtojë vetë aleancën, duke e çuar atë drejt shpërbërjes. Deklarata u bë pas takimit të Këshillit të Ministrave të Jashtëm të Organizatës së Traktatit të Sigurisë Kolektive (CSTO).
“Ai ndoshta mund ta kuptojë – meqenëse është një njeri kaq i mençur – se rritja katastrofike e shpenzimeve të vendeve të NATO-s do të çojë gjithashtu në rrëzimin e kësaj organizate,” tha Lavrov, duke iu referuar homologut të tij polak, Radoslaw Sikorski, i cili kishte parashikuar se përforcimi ushtarak i Rusisë do të sillte rënien e saj.
Lavrov shtoi se ndryshe nga NATO, Rusia po ndjek një qasje më të përmbajtur dhe pragmatike. Ai kujtoi se Presidenti Vladimir Putin, gjatë një takimi të fundit në Minsk, kishte theksuar synimin për të ulur shpenzimet ushtarake dhe për t’u udhëhequr nga “logjika e shëndoshë”, në vend të “kërcënimeve imagjinare”.
Vendet e NATO-s kanë rënë dakord të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5% të PBB-së, sipas komunikatës së miratuar pas Samitit të NATO-s të mbajtur në Hagë më 24-25 qershor.

Zubin Potok: Vendoset gurthemeli për ndërtimin e stacionit të ri policor

Irani minimizon mundësinë për rinisjen e shpejtë të bisedimeve bërthamore

Tentimi i 40-të për konstituimin e Kuvendit

Shumë fansa mendojnë se sezoni i tretë i “Squid Game” është më i mirë se ai paraprak

Jashari e do vetëm Milanin, ky i fundit e ka “fatin” e tij në dorë

Ec si një ushtar, mënyra e re për të forcuar trupin

Koleksionistja qan nga emocionet kur blen në ankand fustanin e Princeshës Diana

Donis Avdijaj bëhet me ekip të ri

Ç’bëjnë prindërit holandezë që fëmijët e tyre janë më të lumturit në botë?
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT2 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet3 months ago
Studentët e Psikologjisë në UBT zhvilluan një vizitë studimore në qendrën psikologjike “Radix” dhe Asociacionin Kosovar për Psikoterapi Trupore
-
Lajmet nga UBT4 weeks ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT3 weeks ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane