Lajmet

​Zbardhet logoja dhe agjenda shtetërore për 13-vjetorin e Pavarësisë

Published

on

Qeveria e Kosovës ka zbardhur agjendën shtetërore të aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës.

Më 15, 16 dhe 17 shkurt do të ketë një sërë aktivitetesh, duke përfshirë homazhe, ekspozita, si dhe aktivitete kulturore.

Po ashtu edhe nëpër komuna të Kosovës do të ketë aktivitete të ndryshme me rastin e shënimit të 13-vjetorit të Pavarësisë.

Kjo është agjenda e plotë:

Agjenda shtetërore e aktiviteteve për Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 Shkurt 2021

08:00

Ngritja Flamurit shtetëror nga Garda Ceremoniale e FSK-së

(Të pranishëm u.d. Presidentja Osmani, Kryeministri në detyrë Avdullah Hoti dhe KOMFSK)

Vendi: Oborri i ZKM-së

09:00

Homazhe te varri i Presidentit Rugova

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Velani – Prishtinë

10:00

Homazhe në KompleksinMemorial Adem Jashari në Prekaz

(Vendosje kurorash me lule nga liderët shtetëror)

Vendi: Prekaz – Skenderaj

10:00

Homazhe tek varrezat e dëshmorëve nëpër komunat e Kosovës

(Vetëm për autoritet komunale : Vendosje buqetash me lule nga autoritetet komunale )

12:00

Manifestimi qendror në Forcën e Sigurisë së Kosovës

(Pjesëmarrja e u.d. Presidentes së Republikës së Kosovës, SH.S.ZNJ. Vjosa Osmani dhe Kryeministrit në Detyrë Sh.T.Z. Avdullah Hoti)

Vendi: Kazerma “Adem Jashari”-Prishtinë

13:00

Ekspozita “ Jeta dhe vepra e Sali Çekut”

Vendi: Muzeu Kombëtar i Kosovës

14:00

Ndarja e çmimeve vjetore për letërsi

Vendi: Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit

18:00

Pritja shtetërore për 13 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës (Pritje organizohet nën Patronatin e u.d. Presidentes së Kosovës, SH.S. Vjosa Osmani)

Vendi: Golden Imperial – Veternik , Prishtine

20:00 Koncerti recital i këngëtarit Ilir Shaqiri Vendi: Klan Kosova – Prishtine

( Nën Patronatin e Kryeministrit të Kosovës Z.Avdullah Hoti )

Agjenda e aktiviteteve në komunat e Republikës së Kosovës:

1.Të gjitha shkollat fillore dhe të mesme të Republikës së Kosovës, udhëzohen që në orën e parë të mësimit, në datën 16 shkurt 2021, të diskutojnë për 17 shkurtin 2008, ditën e shpalljes së Pavarësisë së Kosovës.

2.Të gjitha komunat e Republikës së Kosovës, udhëzohen që të stolisin rrugët dhe sheshet kryesore të qyteteve me flamurin e Republikës së Kosovës.

Agjenda e aktiviteteve kulturore dhe sportive

15 Shkurt 2021

Shfaqja e filmit

17:00-19:00
‘Nëntor i Ftohtë’ nga Ismet Sijarina

Vendi : Kino ABC

16 Shkurt 2021

11:00 Ekspozitë e fotografisë së reporterit Asllan KrasniqiVendi: Biblioteka Kombëtare e Kosovës “Pjetër Bogdani“- Prishtinë

12:00 Loja e veteranëve të futbollit Kosovë – ShqipëriVendi: Stadiumi Fadil Vokrri – Prishtinë

17:00 Koncerti festiv i Ansamblit të Këngëve dhe Valleve “Shota”

Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Babai’ nga Visar Morina

Vendi : Kino ABC

19:00

Koncert festiv i Filarmonisë së Kosovës

Vendi: Salla e kuqe “Pallati i rinisë dhe sporteve” – Prishtinë

17 Shkurt 2021

10:00

Gara e Pavarësisë- Federata e Gjimnastikës

Vendi: Prishtinë

10:00

Turniri i Pavarësisë-Federata e Mundjes Vendi: Hani i Elezit

10:00 Turniri i Pavarësisë- Federata e Ping-PongutVendi: Prishtinë

11:00 Vrapimi i Pavarësisë- Federata Atletike Vendi: Viti

17:00-19:00

Shfaqja e filmit
‘Zana’ nga Antoneta Kastrati

Vendi: Kino ABC

19:00 Premierë e Teatrit Kombëtar të Kosovës, shfaqja “Pamje revolucioni”, regjia Kaltërim BalajVendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

18 shkurt 2021

19:00 Shfaqja e Baletit Kombëtar të Kosovës “Exil”Vendi: Teatri Kombëtar i Kosovës – Prishtinë

Lajmet

​Rritet sasia e mbeturinave të trajtuara në Kosovë gjatë vitit 2024

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka publikuar të dhënat e anketës mbi mbeturinat e trajtuara gjatë vitit 2024 në Kosovë, ku thuhet se janë trajtuar dhe deponuar gjithsej 526 143 ton mbeturina, që përfaqëson një rritje prej 1,5% krahasuar me vitin 2023, kur kjo sasi ishte 518 592 ton.

Nga kjo sasi e përgjithshme 502 917 ton ose 95,6% janë mbeturina të deponuara, kryesisht nga ekonomitë familjare dhe aktivitetet e përditshme.

“22 014 ton ose 4,2% janë mbeturina të ricikluara. 1 212 ton ose 0,2% janë mbeturina të sterilizuara, që përfshijnë kryesisht mbeturina medicinale dhe spitalore. Përbërja e Mbeturinave të Trajtuara në vitin 2024 (në përqindje): Letër dhe karton – 49,8%, Metale – 28,0%, Plastikë – 17,0%, Mbeturina medicinale/spitalore – 5,2%”, thuhet në njoftim.

Sasia e mbeturinave të deponuara në deponitë e licencuara ka arritur 502 917 ton, që paraqet një rritje prej 2,6% krahasuar me një vit më parë. Ndër to, deponia sanitare në Prishtinë (Mirash) ka pranuar sasinë më të madhe – 190 513 ton, që përbën 37,9% të mbeturinave të deponuara në shkallë vendi./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Kosova dhe SHBA diskutojnë për prokurime të reja të pajisjeve ushtarake për FSK-në

Published

on

Ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në kuadër të panairit “AUSA 2025”, u takua me drejtorin e Agjencisë për Bashkëpunim në Mbrojtje dhe Siguri në kuadër të Departamentit të Luftës të SHBA-së, Michael F. Miller.

“Gjatë takimit u diskutua për bashkëpunimin e deritanishëm në fushën e mbrojtjes, me theks të veçantë në prokurimin e pajisjeve dhe sistemeve të armatimit, i cili për Forcën e Sigurisë së Kosovës është realizuar kryesisht përmes mekanizmit FMS (Foreign Military Sales), duke mundësuar blerje shtet më shtet me SHBA-në, me kosto më të ulët dhe cilësi më të lartë të produkteve të prokuruara”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit të MM-së, në takim ishin të pranishëm edhe zëvendëskomandanti i FSK-së, gjeneralmajor Enver Cikaqi, atasheu i mbrojtjes i Republikës së Kosovës në SHBA, Sylejman Cakaj, si dhe drejtori i Departamentit për Bashkëpunim Ndërkombëtar dhe Integrime Euro–Atlantike, kolonel Ahmet Ajeti.

Ministria e Mbrojtjes thekson se gjithashtu u diskutua për prokurimet e radhës, si dhe për ndihmën që Kosova i ka ofruar Ukrainës.

Drejtori Miller përgëzoi Kosovën për nënshkrimin e Marrëveshjes së Bashkëpunimit për Ndërveprueshmëri dhe Siguri në Komunikim (CISMOA), duke e cilësuar atë si një hap të rëndësishëm në thellimin e bashkëpunimit dypalësh./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​ASK: Rritet numri i fluturimeve dhe i udhëtarëve me aeroplan

Published

on

Agjencia e Statistikave të Kosovës ka njoftuar se në muajin gusht të këtij viti, numri i fluturimeve të realizuara me aeroplan ishte 1 milion 601 mijë, ose 10. 1 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ndërkaq, ata njoftuan se numri i udhëtarëve në total ishte 512 mijë e 955, ose 14.6 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar (gusht 2024).
Sipas një raporti të fundit të kësaj Agjencie çmimet e biletave të fluturimeve kanë shënuar ngritje 22.5 për qind në shtator të këtij viti.

Sa i përket transportit hekurudhor, në muajin gusht të këtij viti, numri i udhëtarëve ishte 7 mijë e 732, ose 54.8 për qind më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa sasia e mallrave të transportuar në neto ton ishte zero.

Sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës, telefonia mobile në muajin gusht 2025, numri i përdoruesve me parapagim (Prepaid) ishte 1 741 080, ose 0,19% më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ndërsa numri i përdoruesve me kontratë (Postpaid) ishte 320 058, ose 3,42 p më shumë sesa në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Rusia ofron energji bërthamore për Serbinë

Published

on

Deklaratat e fundit të Marija Deuriq, drejtoreshë e zyrës përfaqësuese të korporatës shtetërore ruse “Rosatom” në Serbi, konfirmuan se Beogradi dhe Moska po zhvillojnë negociata aktive për ndërtimin e një centrali bërthamor në Serbi.

Deuriq deklaroi se kompania ruse është e lumtur për bashkëpunimin me Serbinë dhe është e gatshme të jetë partner strategjik në një projekt që do të zgjasë të paktën 8 deri në 15 vjet.

Ky projekt mendohet lidh Serbinë në gjendje afatgjate me teknologjinë, karburantin dhe logjistikën ruse, në një kohë kur pjesa tjetër e Evropës po çlirohet nga varësia ndaj Kremlinit, shkruan the Geopost.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pas takimit me presidentin rus, Vladimir Putin dhe drejtorin e “Rosatom”, Aleksej Likhachev, në Pekin, e ka riafirmuar mbështetjen e tij për projektin, duke e paraqitur atë si një mundësi historike për Serbinë.

Ndërsa vendet evropiane po zbatojnë standarde të rrepta të sigurisë dhe mjedisit, Rosatom ofron një model me mbikëqyrje të plotë ruse nga shfrytëzimi i uraniumit dhe pasurimi i karburantit, deri te përpunimi i mbetjeve.

Kjo do ta bënte praktikisht Serbinë të varur nga furnizimet dhe teknologjia ruse, duke i hequr Beogradit kontrollin mbi sovranitetin e vet energjetik.

Gjatë takimit me Putinin në fillim të shtatorit në Pekin, Vuçiq i bëri thirrje kompanisë Rosato që të përfshihet edhe në projekte infrastrukturore në Serbi.

Disa vite më parë, Serbia dhe korporata shtetërore ruse Rosatom nënshkruan një marrëveshje për ndërtimin e një Qendre për Teknologji Bërthamore si dhe një marrëveshje për krijimin e një ndërmarrjeje të përbashkët që do ta realizojë këtë projekt në territorin e Serbisë.

Në janar të vitit 2025, Shtetet e Bashkuara të Amerikës vendosën sanksione kundër drejtuesve të Rosatom, përfshirë edhe drejtorin e përgjithshëm Aleksej Likhachev, si dhe anëtarë të tjerë të bordit drejtues./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara