Lajmet

​Vaksinimi i shtatzënave dhe nënave gjidhënëse rrit imunitetin e fëmijëve

Lumi ka rekomanduar tek të gjitha nënat që edhe nëse janë të infektuara me COVID-19 të vazhdojnë procesin e gjidhënies.

Published

on

Vaksinat kundër COVID-19 që administrohen në Kosovës qoftë Pfizer apo edhe AstraZeneca janë shumë të sigurta, prandaj gratë shtatzëna apo edhe nënat gjidhënëse duhet të vaksinohen pasi imunizimi rrit edhe imunitetin e foshnjave.

Kështu ka thënë specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi gjatë një bashkëbisedimi me temën “Ndikimi i vaksinës COVID-19 në gjidhënie” i organizuar nga UNICEF në kuadër shënimit të Javës së Gjidhënies”, teksa shtoi se pandemia ka ndikuar shumë në planifikimin familjar, por në theks të veçantë edhe në aspektin e gjidhënies.

Sipas saj, bazuar në të dhënat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë të gjitha nënat që janë me COVID-19 apo edhe janë rast kontakti nuk duhet të ndërprenë qumështin e gjirit për foshnjat, pasi dëmet janë më të mëdha nga mosushqyerja me gji sesa infektimi me COVID-19.

“COVID-19 ka qenë një sfidë gjithsesi ka prekur të gjitha kategoritë por në këtë rast kategoritë vunarabile me të vërtet janë cenuar në radhë të parë sepse në fillimin e pandemisë gjitha shërbime u ndërprenë shërbime t vizitave në shtëpi i filluam përmes telefonave apo online dhe gjithsesi edhe pse janë shërbime esenciale u detyruam për shkak të rrethanave… Unë kam informata që mjaftë gra e kanë shtyrë shtazanin përkundër asaj që kanë planifikuar me paraqitjen e pandemisë faktikisht planifikimi i tyre për shtatzëni është shtyrë pra kaq ndikim të madh ka qenë….Nëse iu referohemi të dhënave të OBSH-së nga hulumtimet shkencore të cilat janë bazuar në evidence dhe fakte shkencore lirisht mund të themi se një nënë e që janë disa kategori një nënë që dyshohet për COVID, nëna e cila ka COVID, dhe ajo e cila ka pasur kontakt me COVID, pra janë tri momente këtu në të gjitha këto momente rekomandimet që asnjë mënyrë nëna të mos ndahet nga fëmija i saj. Sepse nëse i krahasojmë përfitimet dhe dëmet del që dëmi nga mosushqyerja me gji është shumë më i madh sesa nëse fëmija e fiton COVID-in nga një nënë gjidhënëse”, u shpreh specialistja e mjekësisë familjare.

Specialistja e Mjekësisë Familjare, Drita Lumi tha se të gjitha shtatzënat por edhe nënat gjidhënëse duhet t’i nënshtrohen procesit të vaksinimit kundër COVID-19. Ajo tutje tregoi se vaksinat anti-COVID rrisin imunitetin te të posalindurit.

“Sa i përket vaksinës tashmë kjo temë është mjaft e nxehtë dhe ka shumë brenga sepse e kam parë që ka dilemë në mes profesionistëve shëndetësor, por nëse iu referohemi të dhënave të OBSH që është e bazuar në fakte shkencore dhe evidenca atëherë vaksina COVID-19 është shumë e sigurt dhe duhet të jepen dy doza varësisht se në cilat janë të gjestacionit është nëna, atëherë varet terminin për dozës a do ta zë para apo pas lindjes por orari për marrjen e vaksinave duhet të respektohet.. Inkurajoj të gjitha nënat dhe gjitha gratë shtatzëna që të vazhdojnë me programin e rregullt të vaksinave edhe një element meqenëse jemi në pesë ditët e shënimit të gjidhënies duhet të kemi parasysh se një nënë e cila ka marr vaksinën apo e ka kaluar COVID-in gjatë shtatzënisë në qumështin e saj do gjendet një imuno-globulinë A e cila patjetër do ta rris imunitetin tek një foshnje që thith gjirin e nënën që ka kaluar COVID-in apo është vaksinuar. Të gjitha të dhënat e OBSh-së tregojnë që COVID-I nuk mund të transmetohet përmes qumështit të nënës”, theksoi Lumi.

Lumi ka treguar efektet pozitive të të ushqyerit me qumështi të gjirit. Ndërsa tha se në Kosovë vetëm 29% e nënave ushqejnë fëmijët me qumësht gjiri.

“Qumështi i nënës përmban materie gjegjësisht substance që rrisin imunitetin e foshnjave dhe ta zbërthej sa i përket të menduarit të një foshnje dhe zhvillimit të trurit. Gjithashtu një nënë e cila ushqen fëmijën e saj me qumësht gjiri do jetë e sigurt që fëmija e saj do e ruaj temperaturën trupore nuk do bie në hipotermi apo temperaturë të ulët e cila drejtpërdrejte rrezikon jetën e fëmijëve nuk po them vetëm shëndetin por edhe jetën. Ajo nën që ushqen me qumësht gjiri do jetë e sigurt se qumështi i gjirit do ta rregulloj edhe nivelin e sheqerit në gjakun e foshnjës së saj sepse hipertermia apo niveli i ulët i sheqerit në gjak ashtu si hipertermia e rrezikon drejtpërdrejtë jetën e një foshnje të porsalindur…. Vetëm 29% e nënave ushqejnë fëmijët e tyre fillojnë orën e parë gjidhënien dhe për 6 muajt e parë kur rekomandohet gjidhënie ekskluzive vetëm me gji as ujë as çaj, kjo ekskluzive nënkupton vetëm qumësht gjiri”, tha ajo.

Specialistja e mjekësisë familjare, Drita Lumi ka rekomanduar tek të gjitha nënat që edhe nëse janë të infektuara me COVID-19 të vazhdojnë procesin e gjidhënies.

Lajmet

Kryeministri Rama përsërit ftesën për dialog në ditën e 18-të të protestave

Published

on

By

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka ripërsëritur sot ftesën e tij drejtuar protestuesve për të hyrë në dialog. Në ditën e 18-të të tubimeve para godinës së Kryeministrisë, ai ka publikuar një video në rrjetet sociale ku shfaqet tryeza e betonit e vendosur për përfaqësuesit e protestës.

Pavarësisht një rënieje në numrin e pjesëmarrësve gjatë ditëve të fundit, tubimet po vazhdojnë me kërkesën kryesore për dorëheqjen e kryeministrit. Nga ana e tij, Rama ka bërë të ditur se mbetet i hapur për të diskutuar kërkesat, por deri më tani nuk ka ndonjë përgjigje zyrtare nga organizatorët e protestës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet në Prishtinë i dënuari për keqpërdorim të besimit

Published

on

By

Njësitë e Stacionit Policor Veriu në Prishtinë kanë arrestuar një 36-vjeçar të kërkuar nga drejtësia.

Personi me inicialet V. R. kërkohej për veprën penale “Keqpërdorim i besimit”, për të cilën është dënuar me një vit burgim.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë së Kosovës, pas përfundimit të procedurave të nevojshme policore, i arrestuari është dërguar menjëherë në vuajtje të dënimit në përputhje me vendimin e gjykatës. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ndahet nga jeta në moshën 86-vjeçare aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart

Published

on

By

Aktori i njohur britanik Sir Patrick Stewart, i shquar për rolet e tij ikonike si Kapiten Jean-Luc Picard në “Star Trek” dhe Profesor Charles Xavier në sagën “X-Men”, ka ndërruar jetë në moshën 86-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Njoftimi u bë i ditur përmes llogarisë së tij zyrtare në Instagram, ku u konfirmua se ai u ndaj nga jeta të mërkurën, më 28 tetor, pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e Alzheimerit dhe demencën me trupat Lewy.

Në deklaratën zyrtare thuhet se Stewart u ndaj nga jeta i rrethuar nga bashkëshortja e tij, Sunny, si dhe familjarët e miqtë e ngushtë. Përveç karrierës së tij të bujshme në kinematografi dhe televizion, ai u vlerësua lart si një nga aktorët më të mëdhenj të skenës teatrale, fitues i dy çmimeve “Laurence Olivier” dhe një çmimi “Grammy”, ndërsa në vitin 2010 u dekorua me titullin “Kalorës” nga Mbretëresha Elizabeth II.

Karriera e tij e pasur përfshin dekada pune në teatër dhe film, ndërsa roli i tij i fundit i xhiruar do të shfaqet në filmin “Avengers: Doomsday”. Ndarja e tij nga jeta ka nxitur reagime të shumta dhe ngushëllime nga koleget, industria e artit dhe adhuruesit e tij në mbarë botën. /The Guardian/

 

Continue Reading

Lajmet

Liverpooli refuzon ofertën e Bayernit prej 60 milionë funtesh për Rio Ngumohan

Published

on

By

Liverpooli ka shprehur vendosmëri të plotë për të mos lejuar largimin e talentit të tij, Rio Ngumoha, pavarësisht interesimit të madh nga Bayern Munichu. Sipas raportimeve nga gazetari i The Telegraph, Sam Dean, gjiganti gjerman ishte i gatshëm të ofronte rreth 60 milionë funte për shërbimet e futbollistit.

Klubi anglez ka refuzuar çdo mundësi për hapjen e negociatave, duke e konsideruar Ngumohan si një pjesë kyçe të projektit të tij afatgjatë. Paraqitjet e tij kanë tërhequr vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha evropiane, por Liverpooli po punon për t’i blinduar shërbimet e tij.

Aktualisht, përfaqësuesit e lojtarit janë në bisedime me drejtuesit e klubit nga “Anfield” për nënshkrimin e një kontrate të re. Kjo marrëveshje do të pasqyronte statusin e tij në rritje dhe do t’i mbyllte përfundimisht dyert për interesimin nga skuadrat e tjera.

/D.L/

Continue Reading

Të kërkuara