Lajmet

Pfizer blen firmën bioteknike Seagen për 43 miliardë dollarë

Seagen është firmë e specializuar në trajtimin inovativ të kancerit.

Publikuar

Gjigandi farmaceutik amerikan Pfizer njoftoi të hënën se kishte arritur një marrëveshje për të blerë firmën bioteknike Seagen, e specializuar në trajtimin inovativ të kancerit, për 43 miliardë dollarë.

“Pfizer po përdor burimet e saj financiare për të çuar përpara betejën kundër kancerit”, tha CEO i Pfizer, Albert Bourla.

“Onkologjia vazhdon të jetë shtytësi më i madh i rritjes në mjekësinë globale dhe kjo blerje do të përmirësojë pozicionin e Pfizer në këtë hapësirë të rëndësishme”, shtoi Bourla.

Seagen – udhëheqës në kërkimin, zhvillimin dhe komercializimin e trajtimeve të kancerit – po rritet, me një rritje prej 12 përqind të të ardhurave të parashikuara këtë vit në 2.2 miliardë dollarë./UBTNews/

Lajmet

​Dështon raportimi i ministres Hajdari në Komisionin për Ekonomi

Publikuar

nga

Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti nuk mbajti mbledhjen e paraparë për sot, ku në rend dite ishte raportimi i ministres së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari lidhur me realizimin e projekteve të ministrisë për vitin 2023 dhe planet e ministrisë për vitin 2024.

Në mbledhjen e sotme ishte paraparë të shqyrtohet në parim edhe Projektligji për kripto-asetet. Deri tani nuk dihen arsyet e anulimit të kësaj mbledhje.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

​Kurti me ministra bëjnë homazhe dhe ngushëllojnë familjarët e ish-deputetit Lajçi

Publikuar

nga

Kryeministri Albin Kurti bashkë me ministra po bëjnë homazhe pranë arkivolit të të ndjerit, Ali Lajçi.

Shefi i ekzekutivit ka shkruar në librin e zisë dhe ka ngushëlluar familjarët e ish-deputetit Lajçi.

Në hollin e Kuvendit të Kosovës bëhen homazhe deri në orën 12:00.

Ndërkaq, ceremonia e varrimit do të jetë në orën 13:00 në varrezat e dëshmorëve në Velani të Prishtinës.

Në kujtim të jetës së tij do të mbahet edhe akademi përkujtimore në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Vazhdo të lexosh

Bota

Ekonomia gjermane sheh tkurrjen vjetore të pestë radhazi të PBB-së

Publikuar

nga

Ekonomia gjermane është tkurrur me 0.2% në tremujorin e parë të vitit 2024 në bazë vjetore, deklaroi të martën departamenti i statistikave të vendit Destatis. Që nga fillimi i vitit të kaluar, ekonomia gjermane është tkurrur çdo vit për pesë tremujorë radhazi.

Vitin e kaluar, ekonomia gjermane u tkurr me 0.2% në tremujorin e parë, të dytë dhe të katërt, dhe 0.4% në tremujorin e tretë, në bazë vjetore. Në bazë tremujore, produkti i brendshëm bruto (PBB) i vendit u rrit lehtësisht me 0.2% në periudhën janar-mars.

PBB-ja u tkurr me 0.5% në tremujorin e fundit të vitit 2023. Për shkak të dy rënieve të njëpasnjëshme të PBB-së, ekonomia gjermane kishte hyrë edhe në një recesion teknik vitin e kaluar.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Osmani: Mbi 200 milionë euro nga MCC-ja do ta transformojë sektorin e energjisë

Publikuar

nga

Presidentja Osmani priti në takim Cameron Alford, zëvendëspresident në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC): Investimi më i madh në fushën e energjisë, Programi Kompakt është dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, në prag të fillimit zyrtar të Programit Kompakt, ka pritur sot në takim z. Cameron Alford, zëvendëspresident në Korporatën e Sfidave të Mijëvjeçarit (MCC).

Sipas një komunikate të Presidencës, në takim u diskutua për fillimin zyrtar të Programit Kompakt, me ç’rast, Presidentja Osmani theksoi se granti prej mbi 200 milionë euro nga MCC-ja do ta transformojë thellësisht sektorin tonë të energjisë. Tutje, Presidentja Osmani tha se ky program do të japë kontribut strategjik në përmirësimin e infrastrukturës energjetike, fuqizimin e sektorit privat, si dhe do t’i nxisë mundësitë ekonomike për qytetarët e Kosovës.

Në këtë frymë, Presidentja Osmani shprehu mirënjohjen e saj për mbështetjen e vazhdueshme të MCC-së, ndërsa theksoi se Programi Kompakt është investimi më i madh në fushën e energjisë dhe shërben si dëshmi e fuqisë së partneritetit Kosovë-SHBA.

Presidentja, po ashtu, theksoi se ky program do ta garantojë një të ardhme energjetike ku gratë do të kenë rol kyç dhe do të jenë kontribuuese aktive në adresimin e sfidave të së ardhmes në fushën e energjisë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara