Lajmet

​Rama: Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë

Published

on

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka përkujtuar Ditën Ndërkombëtare të Holokaustit, e cila shënohet për nder të miliona viktimave të gjenocidit të Gjermanisë naziste gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Rama në një postim në Facebook ka shkruar se “Dita Ndërkombëtare e Holokaustit është një arsye për t’u ndjerë krenarë për Shqipërinë dhe për shqiptarët e kohës më të zezë për Evropën, që bënë histori duke marrë në mbrojtje hebrenjtë kur makineria më e madhe shfarosëse e historisë së njerëzimit, i griu bijtë e Izraelit si të ishte një makinë mishi e prodhuar në fundin e ferrit”

“I paharruar përjetë kujtimi i viktimave të Holokaustit”, ka thënë ai.

Ndryshe, rreth gjashtë milionë hebre u vranë në përpjekjen sistematike naziste për shfarosjen e tyre.

Asambleja e Përgjithshme OKB-së caktoi 27 janarin si Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit të Holokaustit, e cila përkon me përvjetorin e çlirimit të kampeve të vdekjes Auschvitz-Birkenau në vitin 1945.

Një rol të rëndësishëm për të shpëtuar hebrenjtë kanë luajtur shqiptarët, të cilët në familjet e tyre kanë strehuar shumë hebre që kishin ikur nga vendet tjera, apo jetonin në Kosovë dhe Shqipëri.

Aktualitet

Nis fushata për mospërdorim të armëve në ahengje

Published

on

Në Kosovë ka nisur fushata me thirrjen që të mos përdoren armët në ahengje dhe rastet e tilla të raportohen për të parandaluar tragjedi të mundshme.

Në një njoftim të lëshuar nga Ministria e Punëve të Brendshme thuhet se kjo fushatë është përgatitur me mbështetje financiare nga Gjermania, Suedia, Holanda, Franca, Mbretëria e Bashkuar dhe Norvegjia përmes Fondit të Mirëbesimit për Kontrollin e AVL-ve në Ballkanin Perëndimor.

Kjo fushatë është mbështetur edhe nga Bashkimi Evropian.

MPB shton se bashkëpunimi është thelbësor në parandalimin e tragjedive që mund të shkaktohen nga gjuajtjet me armë zjarri.

 

Continue Reading

Bota

​SHBA do të lyejë muret kufitare me Meksikën me të zeza

Published

on

Administrata amerikane do të lyejë pjesë të murit kufitar me Meksikën me të zeza në një përpjekje për të penguar kalimet e paligjshme, tha sekretarja e Sigurisë Kombëtare Kristi Noem.

Noem njoftoi masën gjatë një vizite në Santa Teresa në kufirin jugor të Meksikës së Re, duke theksuar se urdhri erdhi direkt nga presidenti Donald Trump.

“Kjo është konkretisht me kërkesë të presidentit, i cili e kupton se në temperaturat e nxehta këtu poshtë, kur diçka lyhet me të zezë, bëhet edhe më ngrohtë dhe do ta bëjë edhe më të vështirë për njerëzit të ngjiten”, tha Noem, sipas The Hill.

Ajo tha se lartësia dhe thellësia e barrierave tashmë pengojnë kalimet dhe se departamenti tani do të përdorë bojë të zezë për të forcuar më tej efektivitetin e tyre.

Sekretarja shtoi se pajisjet teknologjike, duke përfshirë kamerat dhe sensorët, do të instalohen gjithashtu përgjatë barrierave kufitare për të përforcuar sigurinë.

Noem tha se ndryshimet kanë për qëllim të dekurajojnë migrantët nga hyrja ilegale.

Continue Reading

Aktualitet

​Deputetja Shqipe Mehmeti-Selimi nuk e votoi Donika Gërvallen për kryeparlamentare

Published

on

Deputetja e Lëvizjes Vetëvendosje Shqipe Mehmeti- Selimi, njëherësh bashkëshortja e Rexhep Selimit, nuk ka votuar  Donika Gërvallën për kryetare të Kuvendit të Kosovës.

Në pamjet që shihen nga Kuvendi i Kosovës, deputetja Selimi nuk ka votuar fare gjatë procesit të votimit për deputeten nga radhët e koalicionit Guxo–LVV–Alternativa, Donika Gërvalla.

Deputetët e legjislaturës së nëntë kanë dështuar sërish në konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryeparlamentare sërish emrin e Albulena Haxhiut. Pas kandidaturës së Haxhiut, kandidatura tjetër e LVV-së ishte Donika Gërvalla.

Njëjtë si Haxhiu, as emri i Gërvallës nuk gjeti përkrahjen e deputetëve të Kuvendit të Kosovës. 57 vota për, 56 kundër dhe 3 abstenime nuk mjaftuan që Gërvalla të zgjidhet kryeparlamentare.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, përfundoi seancën e sotme duke caktuar 22 gushtin si datë të mbledhjes tjetër të deputetëve.

Seanca e radhës mbahet të premten në ora 11:00.

Aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese thotë se deputetët duhet të zgjedhin me votim të hapur kryeparlamentarin, si dhe një kandidat për kryeparlamentar mund të votohet vetëm deri në tre herë.

Continue Reading

Aktualitet

​Kadrijaj: LVV qëllimshëm po propozon kandidatë që mos të marrin shumicën e votave

Published

on

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Time Kadrijaj ka deklaruar se Lëvizja Vetëvendosje qëllimshëm po propozon emra të cilët nuk e kanë përkrahjen e partive opozitare.

Këto komente Kadrijaj i bëri pas ndërprerjes së seancës konstituive ku dy kandidatet e propozuara të LVV-së për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu dhe Donika Gërvalla dështuan të sigurojnë votat për kryekuvendare.

Deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj beson që edhe në seancat e ardhshme do të propozohen kandidatë që nuk e kanë mbështetjen e partive opozitare.

“Nuk kishim një kërkim falje bile as ndjesë e as keqardhje që për gjashtë muaj po e mbajnë pengë konstiutimin e Kuvendit të Kosovës….e kanë ditur se Albulena Haxhiu nuk e ka përkrahjen nuk merr votë, propozohet prapë Albulena Haxhiu dhe propozohen njerëz të cilët e dinë që nuk e kanë përkrahjen e partive opozitare. Megjithatë, ne si parti opozitare kemi ofruar alternativat të cilat nuk I ka pranuar LVV dhe po propozon kandidat me qëllim që të mos marrin shumicën dhe të mos konstituohet Kuvendi”, tha ajo.

Deputetja, Kadrijaj akuzoi Lëvizjen Vetëvendosje se kjo e fundit nuk është e interesuar ta zhbllokoj situatën politike.

“Me zhvillimet që po bëhen ndoshta se meriton asnjë kandidat i Vetëvendosjes të ketë votën e opozitës, edhe duhet me e shqyrtua por ne kemi ofruar alternativa në mënyrë që t’i kontribuojmë zhbllokimit të situatë dhe për zhbllokimin e situatës po shihet se këta nuk janë të interesuar”, theksoi Kadrijaj.

Në vazhdimin e sotëm të seancës konstituive sot Lëvizja Vetëvendosje propozoi për kryekunvendare fillimisht Albulena Haxhiu e cila nuk arrit t’i siguroj votat dhe më pas propozoi Donika Gërvallën e cila po ashtu nuk mori 61 votat për tu zgjedhur kryetare e Kuvendit të Kosovës.

E pas këtyre dy dështimeve seanca u ndërpre për të vazhduar të premten me fillim nga ora 11:00.

Continue Reading

Të kërkuara