Lajmet

​Qeveria shkarkon bordin e ndërmarrjes Infrakos, merr edhe disa vendime tjera

Murati ka thënë se tani është koha kur marrëveshja parashihet të vazhdohet.

Published

on

Qeveria e Kosovës i ka ndarë 40 milionë euro KOSTT-it, për çka ministri i Financave Hekuran Murati ka thënë se kjo po bëhet marrë parasysh situatën e vështirë financiare në të cilën por kalon KOSTT-i për shkak të obligimeve të pa përmbushura ndaj Rrjetit Evropian të Operatorëve të Sistemit të Transmisionit për Energji Elektrike.

Murati ka thënë se tani është koha kur marrëveshja parashihet të vazhdohet.

Ne, si Ministri i Financave, kemi pranuar kërkesën nga Ministria e Ekonomisë për mbështetje të ndërmarrjeve publike marrë parasysh që ndërmarrja KOSTT po kalon në vështirësi financiare për shkak të obligimeve të pa përmbushura ndaj ENTSO me të cilën ka marrëveshje dhe duhet të respektohet në mënyrë që të vazhdojmë të jemi në të njëjtin bllok rregullues dhe të vazhdohet marrëveshja e cila ka qenë marrëveshje e paraparë për dy vite fillimisht, dhe tash është koha kur parashihet të vazhdohet. Në kuadër të kësaj kërkesa ka qenë për ndarje për mbështetje në kudër të ndërmarrjeve publike dhe sipas masës 4.6 aprovohet ndarja e 40 milionë euro që merren nga nënprogrami i ringjalljes ekonomike”, ka thënë Murati.

Ndërsa ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se marrëveshja e kyçjes së KSOT-ti që është dyvjeçare me mundësi ripërtëritje po skadon dhe është momenti kur 23 shtetet nënshkruese do të vendosin nëse do ta vazhdojnë marrëveshjen e kyçjes për Kosovën.

Ajo ka thënë se ruajtja e kësaj marrëveshje është thelbësore për Kosovën.

Në këtë mbledhje janë miratuar plotësim ndryshime lidhur me zbatimi e Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ky propozim-vendim përmban ndryshim-plotësimin e vendimit paraprak që kishte të bënte me ndarjen e mjeteve për mbështetjen e të punësuarve në sektorin publik dhe bëhet fjalë për disa prej kategorive që kanë mbetur pa u shqyrtuar në raundin e parë dhe kësisoj duhet të ketë mjete shtesë prej 100 mijë euro, pra nga ndarja prej 7.3 milionë euro duhet të bëhet 7.4 milionë euro, ky është ndryshim-plotësimi në mënyrë që të përmbushen të gjitha obligimet që dalin sipas vendimit”, ka thënë Murati.

Gjithashtu është miratuar propozimi i Muratit për 600 mijë euro në mbështetje të prodhuesve vendorë.

Ndarjen buxhetore për mbështetjen e prodhuesve vendorë në kuadër të masës 2.4, pra mbështetja e prodhuesve dhe eksportit dhe bëhet fjalë për mbështetje shtesë prej 600 mijë euro për të gjithë prodhuesit, për ata që janë të kualifikuar, që të kenë mbështetje në ngritje të kapaciteteve, stafit menaxhues por edhe personelit që merr pjesë në prodhimtari, të kenë mbështetje në rritje të cilësisë së produkteve duke përmirësuar edhe ambalazhin apo marketingun por të kenë mbështetje dhe për pjesëmarrje në panaire. Kjo vije si mbështetje shtesë që është ndarë në kuadër të masës 2.1 ku kanë përfituar po ashtu prodhuesit me subvencion për investim në pajisje prodhuese”, ka thënë ai.

Ai ka bërë të ditur se mjetet merren nga programi i ringjalljes ekonomike.

Në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës është miratuar shkarkimi i bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike “Infrastruktura e Hekurudhave të Kosovës – Infrakos” ku janë shkarkuar Afrim Mehmetaj, Selatin Retkoceri dhe Ilir Zhitia.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka thënë se të njëjtit kanë bërë shkelje të detyrave duke mos adresuar problemet me të cilat është përballuar kjo ndërmarrje.

Ministria e Ekonomisë propozon shkarkimin e tre anëtarëve të bordit të ndërmarrjes publike Infrakos, Afrim Mehmetaj, Selatim Retkoceri, Ilir Zhitia. Ndërmarrja Publike Infraskos ka ngecur në realizmin e objektivave afariste, meqenëse për këtë ngecje nuk ka shkaqe objektive që mund të merreshin parasysh, qeveria konsideron se anëtarët e bordit kanë bërë shkelje të detyrave duke mos adresuar me efikasiteti ne duhur morinë e problemeve me të cilat kjo ndërmarrje ballafaqohet, andaj propozojmë shkarkimin e këtyre anëtarëve të bordit përderisa për të mundësuar funksionimin e rregullt të ndërmarrjes dhe mbikëqyrjen e rregullt të ndërmarrjes deri në emërimin e bordit të rregullt të ri, propozojmë të emërohet bordi i përkohshëm i drejtorëve në këtë ndërmarrje publike”, ka thënë ajo.

Dukagjin Kastrati do të jetë kryesues ndërsa Besarta Zuka, Shpend Xhuxha dhe Genc Hundozi anëtarë të përkohshëm të bordit të Infrakos.

Në këtë mbledhje, Qeveria ka emëruar edhe bordet e drejtorëve në Trainkos, Kompaninë Rajonale të ujësjellësit Hidroregjioni Jugor në Prizren, Kompaninë Rajonale të Ujitjes Radoniqi-Dukagjini në Gjakovë; dhe Kompaninë Rajonale të Ujësjellësit Bifurkacioni në Ferizaj.

Në këtë mbledhje janë miratuar dy vendime për t’i kërkuar presidentes së Kosovës dhënien e autorizimit për nënshkrimin e Marrëveshjes Financiare për IPA 2021, në mes Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian, dhe nënshkrimin e Amendamentit 2 të Marrëveshjes Financiare IPA 2018 në mes të Republikës së Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Gjithashtu në këtë mbledhje, kabineti qeveritar është informuar për zbatimin e Programit Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimi gjatë periudhës prill – qershor 2022, si dhe me Raportin e vlerësimit të ligjshmërisë së akteve të Kuvendeve të Komunave për periudhën janar-qershor 2022.

Është miratuar edhe Raporti i punës i Këshillit të Kosovës për Raportim Financiar për periudhën korrik 2021 – qershor 2022.

Qeveria në mbledhjen e sotme ka miratuar vendimin për caktimin e zonave të mbrojtura sanitare dhe masat e tyre mbrojtëse të burimit ujor nëntokësor që përdoret për pije “Puset e Konjuhit” në Komunën e Lipjanit.

Gjithashtu është miratuar Udhëzimi Administrativ për funksionimin e Ekipit për të Drejtat e Fëmijëve.

Ndërsa për shënimin e 25-vjetorit të vdekjes së humanistes shqiptare Nënë Terezës, Qeveria ka themeluar Këshillin organizativ për këtë përvjetor.

Vendi

Osmani cakton Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re

Published

on

By

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu, ka caktuar Albin Kurtin mandatar për formimin e Qeverisë së re të Kosovës.

Përmes një njoftimi publik, Presidentja bëri të ditur se vendimi është marrë në përputhje me Kushtetutën e Republikës së Kosovës, duke i dhënë kështu kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje mandatin për formimin e ekzekutivit të ri. Ky hap vjen pas përmbylljes së procedurave të nevojshme institucionale dhe hap rrugën për krijimin e kabinetit të ri qeveritar.

Presidentja Osmani i uroi suksese Kurtit në udhëheqjen e Qeverisë së re, duke theksuar rëndësinë e punës në shërbim të qytetarëve dhe forcimit të institucioneve të Republikës së Kosovës. “Ju priftë e mbara!”, përfundoi ajo mesazhin e saj publik.

Continue Reading

Vendi

Albulena Haxhiu zgjidhet kryetare e Kuvendit të Kosovës

Published

on

By

Në seancën e mbajtur më 11 shkurt 2026, Albulena Haxhiu është zgjedhur kryetare e Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Haxhiu mori 66 vota për, 44 vota kundër dhe 8 abstenime, duke siguruar kështu mbështetjen e nevojshme për të marrë drejtimin e institucionit legjislativ.

Seanca konstituive u kryesua nga deputeti më i moshuar i Kuvendit, Avni Dehari nga Lëvizja Vetëvendosje, i cili u asistua nga deputetja më e re në moshë, Fatma Taçi nga KDTP.

Me zgjedhjen e kryetares së Kuvendit, pritet të vazhdojnë procedurat e tjera për konstituimin e plotë të legjislaturës së re.

Në Kosovë u mbajtën më 28 dhjetor 2025 zgjedhjet e jashtëzakonshme parlamentare pas një ngërçi politik që la vendin pa qeveri funksionale për mbi një vit.

Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e udhëhequr nga Albin Kurti, fitoi qartë me 51.10% të votave, duke siguruar 57 ulëse në Kuvend, një rekord që nga pavarësia e vendit.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) morën respektivisht 22 dhe 15 mandate, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) dhe Lista Serbe siguruan disa ulëse të tjera.

Pjesëmarrja në zgjedhje ishte rreth 47.5%, e ngjashme me zgjedhjet e mëparshme, duke reflektuar sfidën e mobilizimit të votuesve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve certifikoi rezultatet dhe seanca konstituive e Kuvendit u caktua për 11 shkurt 2026, duke hapur rrugën për krijimin e institucioneve funksionale dhe miratimin e buxhetit. Këto zgjedhje shënojnë një hap vendimtar për kapërcimin e ngërçit politik dhe stabilizimin e qeverisjes në Kosovë.

Continue Reading

Rajoni

FSK forcon bashkëpunimin rajonal në takim trilateral me Shqipërinë dhe Kroacinë

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, mori pjesë në takimin trilateral me Shefat e Shtabeve të Shqipërisë dhe Kroacisë, i mbajtur në Republikën e Shqipërisë, duke shënuar një hap të rëndësishëm në forcimin e bashkëpunimit rajonal në fushën e sigurisë dhe mbrojtjes.

Në këtë takim, Gjeneral Jashari, Gjeneral Arben Kingji dhe Gjeneral Robert Hranj (Kundid) zhvilluan një diskutim të hapur dhe konstruktiv mbi sfidat aktuale të sigurisë, thellimin e bashkëpunimit ushtarak dhe rritjen e ndërveprueshmërisë ndërmjet forcave respektive.

“Ky takim konfirmon përkushtimin tonë të përbashkët për paqe, stabilitet dhe siguri të qëndrueshme në rajon,” u theksua gjatë takimit, duke vënë në pah rëndësinë e koordinimit strategjik dhe avancimit të kapaciteteve mbrojtëse në përputhje me standardet euroatlantike.

Ndër të tjera, u potencua gatishmëria për zgjerimin e bashkëpunimit përmes trajnimeve dhe ushtrimeve të përbashkëta, si dhe përmes shkëmbimit të përvojave profesionale.

“Iniciativa trilaterale përfaqëson një shembull të partneritetit të fortë dhe vizionit të përbashkët për një rajon më të sigurt dhe më të qëndrueshëm,” u tha ndër të tjera në njoftimin e FSK-së.

Takimi trilateral rikonfirmoi angazhimin e tre vendeve për të thelluar bashkëpunimin strategjik dhe për të kontribuar në stabilitetin afatgjatë të rajonit.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjysmëfinalet e Kupës së Kosovës në basketboll, luhen ndeshjet e kthimit

Published

on

Sonte zhvillohen ndeshjet e kthimit të gjysmëfinaleve të Kupës së Kosovës në basketboll, me dy përballje që premtojnë shumë emocione dhe rivalitet të fortë.

Në takimin e parë, Trepça e ka marrë një avantazh të madh pas fitores 87:64 ndaj Borës, duke qenë shumë pranë kualifikimit në finale për herë të parë. Për të kaluar tutje, kryeqytetasit e Borës duhet të fitojnë me të paktën 24 pikë dallim – një sfidë e vështirë ndaj kampionëve aktualë të Kupës, fitues të edicionit të kaluar dhe shpallur gjithashtu kampion dhe fitues i Superkupës.

Në përballjen tjetër, Sigal Prishtina pret Bashkimin e Prizrenit. Pas fitores 83:67 të Prizrenit në ndeshjen e parë, kryeqytetasit duhet të fitojnë me të paktën 17 pikë diferencë për të arritur finalen.

Të dyja takimet premtojnë emocione dhe spektakël të vërtetë për adhuruesit e basketbollit kosovar.

Orari i gjysmëfinaleve të kthimit:

  • 17:00 – Bora vs Trepça
  • 20:00 – Sigal Prishtina vs Bashkimi

Finalja e Kupës së Kosovës është e planifikuar më 18 shkurt, dhe tifozët presin dy përballje shumë interesante që mund të ndryshojnë gjithçka.

D.L.

Continue Reading

Të kërkuara