Lajmet

Inaugurohet nënstacioni Ferizaj 3, Rizvanolli: Ky investim siguron furnizim të rregullt me rrymë

Published

on

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut (KOSTT) sot ka inauguruar nënstacionin në Ferizaj dhe ky projekt që kap vlerën afro tetë milionë euro ka për qëllim që të zgjidh problemet e furnizimit me energji elektrike për banorët dhe bizneset e kësaj zone.

E pranishme në këtë ceremoni ishte edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, e cila ka theksuar se ky investim gjithashtu ndikon edhe reduktimin e humbjeve teknike prej 5 mijë megavat orë energji elektrike në rrjet.

“Me energjezimin e këtij nënstacioni sot po zgjidhen problemet e furnizimit me energji për banorët dhe bizneset e kësaj zone, dhe po mundësohet lehtësimi i ngarkesës për vendbanimet që furnizohen nga linjat e ndërlidhura në komunën e Kaçanikut, Shtërpcës, përfshirë qendrën e skijimit të Brezovices dhe do të ketë ndikim pozitiv edhe tek një pjesë e konsumatorëve në Komunën e Shtimes. Ky investim gjithashtu ndikon edhe reduktimin e humbjeve teknike prej 5 mijë megavat orë në rrjet. Ky investim e rrit stabilitetin me furnizim me energji elektrike dhe eliminon ndërprerjet që kanë ndodhur, duke përmirësuar kështu kushtet e jetesës, mirëpo edhe duke mundësuar zhvillim më të qëndrueshëm ekonomik dhe social të qytetit dhe të Komunës së Ferizaj”, tha Rizvanolli.

Kryesuesi i Bordit të drejtoreve në KOSTT, Gëzim Tosuni ka thënë se efektet e këtij nënstacioni pritet që të ndjehen në ditët dhe muajt e ardhshëm në aspektin energjetik.

“Një projekt i cili është gati, kryesisht i mbështetur financiarisht, investim i KOSTT. Efektet e tij pritet që të ndjehen në ditët dhe muajt e ardhshëm… Mirëpo për shkak të kushteve të vështira, temperaturave të ftohta, kontraktoret dhe ekipet e KOSTT-it kanë bërë maksimumin e mundshëm për të përshpejtuar lansimin e këtij projekti. Prej sot qytetarët e Ferizaj nuk do të ngelen pa rrymë për shkak të KOSTT-it”, tha Tosuni.

Në anën tjetër, kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it, Evetar Zeqiri tha se ky investim është i një teknologjie të fundit dhe do të sigurojë furnizim të pandërprerë me energji elektrike.

“Sot po e energjizojme nënstacionin Ferizaj 3. Ky nënstacion është i një rëndësie të veçantë, sepse mbështet qytetarët e Komunës së Ferizaj. Ky nënstacion ka pas sfidat e veta të përfundimit të cilat në bashkëpunim me gjitha palët i kemi tejkaluar. Ky është projekt strategjik i realizuar me përkushtim dhe vizion të të gjithë neve dhe shënon një periudhë të re në Komunën e Ferizaj, sepse do të mbështet qytetarët dhe bizneset në tërësi. Ky nënstacion kap vlerën prej rreth 7.8 milionë euro së bashku me linjën 3.31 kilometra. Ky investim është i një teknologjie të fundit dhe do të sigurojë furnizim të pandërprerë…Kërkojmë ndjese për çfarëdo ndërprerje që ka ndodhur e cila është shkaktuar për nevojat e ruajtjes së stabilitetit të energjisë dhe shpresojmë që në të ardhmen nuk do të ketë më reduktime ”, tha Zeqiri.

Gjatë muajit dhjetor të vitit të kaluar, qytetarët e vendit, veçanërisht ata të zonës së Ferizajt u përballen me mungesë të energjisë elektrike.

Vendi

Foda rindërton mbrojtjen pas largimit të Dellovës

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në futboll është përballur me ndryshime të papritura në repartin defensiv në prag të ndeshjeve ndaj Izraelit dhe Irlandës.

Mbrojtësi Lumbardh Dellova është larguar nga grumbullimi i “Dardanëve”, ndërsa përzgjedhësi Franco Foda ka ftuar në vend të tij Betim Fazlijin. Kjo mungesë e ndërlikon edhe më shumë situatën në prapavijë, meqë jashtë fushave vazhdon të jetë edhe Albian Hajdari për shkak të një lëndimi afatgjatë.

Në skemën e tij të zakonshme 3-4-3, tekniku gjerman do të duhet të rindërtojë treshen e mbrojtjes. Lajm pozitiv për skuadrën është rikthimi i Kreshnik Hajrizit pas lëndimit, i cili pritet të jetë nga minutat e para pranë Ilir Krasniqit dhe Ron Raçit. Si opsione të reja në dispozicion janë edhe dy debutuesit nga Zvicra dhe Suedia, Lindrit Kamberi e Bleon Kurtulus, si dhe Betim Fazliji i cili mbulon disa pozicione në mbrojtje e mesfushë.

“Është e rëndësishme të kemi disa mundësi, jo vetëm për ndeshjet e radhës, por edhe për të ardhmen. Është e rëndësishme ta kemi parasysh të ardhmen e Kombëtares dhe ta ruajmë cilësinë, në mënyrë që të përgatitemi edhe për kualifikimet e Kampionatit Evropian”, u shpreh përzgjedhësi Foda lidhur me zgjedhjet e reja në mbrojtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kurti në Asamblenë Kombëtare të Francës: Diskutohet për thellimin e raporteve dhe integrimin euroatlantik

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qëndruar në Asamblenë Kombëtare të Republikës së Francës, ku ka zhvilluar një takim të përbashkët me përfaqësues të Komisionit për Politikë të Jashtme dhe Komisionit për Çështje Evropiane.

Kurti në këtë takim theksoi përkushtimin për zgjerimin e bashkëpunimit dypalësh, duke kujtuar pesë marrëveshjet e nënshkruara gjatë muajit korrik midis dy vendeve.

Po ashtu, kreu i qeverisë shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të shtetit francez, duke e cilësuar rolin e saj si posaçërisht të rëndësishëm në rrugëtimin e Kosovës drejt integrimit euroatlantik. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Gjykata e arsyeton me “mbrojtjen e familjes” seancën që do të mbahet e mbyllur ndaj Jeton Sylajt

Published

on

By

Gjykata Themelore në Pejë ka marrë vendim që shqyrtimi fillestar ndaj Jeton Sylajt, i akuzuar për kanosjen e ish-bashkëshortes së tij të ndjerë, Arlinda Zekaj, të mbahet i mbyllur për publikun.

Sipas aktvendimit të siguruar nga “Betimi për Drejtësi”, seanca u vendos të mbyllet me kërkesë të Prokurorisë, me qëllim të mbrojtjes së jetës personale dhe familjare të të pandehurit, palës së dëmtuar dhe pjesëmarrësve të tjerë në procedurë. Gjykata i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe interesit më të mirë të fëmijës së mitur të çiftit, duke vlerësuar se mbrojtja e privatësisë së tij është me interes legjitim.

Jeton Sylaj akuzohet nga Prokuroria Themelore në Pejë për veprën penale “Kanosja”, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë të vazhdueshme psikike e fizike ndaj Zekajt, e ka detyruar të marrë kredi financiare, si dhe e ka kërcënuar seriozisht me jetë përmes telefonatave. Po ashtu, sipas aktakuzës, i dyshuari ia kishte nxjerrë dhe djegur rrobat e viktimës në oborr, duke ia dërguar pamjet me video, si dhe kishte ndikuar në shkëputjen e kontakteve mes nënës dhe djalit të tyre 12-vjeçar.

Rasti merr përmasa edhe më të rënda pasi Arlinda Zekaj u vra në fund të muajit tetor në Vitomiricë të Pejës, pak kohë pasi kishte denoncuar dhunën në polici. Dorasi i dyshuar i vrasjes është vëllai i të pandehurit, Albert Sylaj, ndërsa të dy vëllezërit ndodhen tashmë nën masën e arrestimit. /Betimi per Drejtësi/

Continue Reading

Lajmet

Profesoresha Lisjeta Thaqi Jashari mban ligjërata për inteligjencën artificiale në Universitetin e Salentos

Published

on

By

Profesoresha e gjuhës angleze në UBT, Lisjeta Thaqi Jashari, po qëndron për një vizitë akademike në Universitetin e Salentos në Lecce të Italisë, ku po zhvillon ligjërata dhe takime profesionale me kolegë të universitetit pritës.

Në qendër të ligjëratave të saj janë metodat bashkëkohore të mësimdhënies së diferencuar me mbështetjen e inteligjencës artificiale. Profesoresha e UBT-së po trajton mënyrat se si mësimdhënësit mund t’i shfrytëzojnë këto teknologji inovative për t’ua përshtatur materialet dhe aktivitetet mësimore studentëve me nivele të ndryshme të njohurive.

Gjatë kësaj vizite akademike po zhvillohen edhe takime që synojnë shkëmbimin e përvojave mbi përdorimin e teknologjisë në arsim, si dhe hapjen e rrugëve për bashkëpunime të reja akademike.

Continue Reading

Të kërkuara