Lajmet

​Optimizëm se brenda gjashtë muajve mund të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore

Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore është konstituuar në korrik të këtij viti.

Published

on

Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore në Kosovë nuk ka pasur vendimmarrje për miratimin e planit të punës dhe shqyrtimin e termave të referencës për grupin këshillëdhënës. Megjithatë, në mbledhjen e sotme u vendos që të njëjtat të miratohet javën e ardhshme, në mbledhjen e radhës.

Kryetari i komisionit, Abelard Tahiri, u shpreh optimist se brenda gjashtë muajve mund të përmbyllet procesi i reformës zgjedhore.

Mirëpo, theksoi se bojkotimi i Listës Serbe e bën të pamundshme reformën edhe sa i përket zgjedhjeve lokale, pasi aty nevojitet shumica e dyfishtë.

Për të qenë më efikas në punën tonë do të kishte qenë më mirë për temat e referencave që të emërojmë këshilltarë të këtij grupi punues dhe të bartim përgjegjësinë kryesore si deputetë me propozimet që i bëjmë. Gjithmonë duke mos i përjashtuar as propozimet që vijnë nga shoqëria civile, OSBE dhe të vazhdojmë tutje. Besoj se për një periudhë maksimumi gjashtë mujore ndoshta mund të përmbyllim procesin. Fakti që nuk kemi ndryshime kushtetuese dhe ndryshimet të gjitha i kemi ligjore dhe fakti që deri tani Lista Serbe s’kanë treguar vullnet të marrin pjesë në këtë komision, atëherë neve na bënë të pamundshme të prekim edhe zgjedhjet lokale, pasi aty kërkohet shumicë e dyfishtë. Këtu jemi të limituar sa i përket ndryshimeve që mund t’i bëjmë”, tha ai.

Nga ana tjetër, deputeti i LVV-së, Adnan Rrustemi, tha se komisioni duhet të bartë përgjegjësinë kryesore për trajtimi e rekomandimeve të vëzhguesve të Bashkimit Evropian, pavarësisht rolit dhe ekspertizën që mund të ketë grupi këshillëdhënës.

Ne si komision duhet të bartim barrën e punës sa i përket trajtimit të këtyre rekomandimeve, projektligjit për zgjedhje dhe adresimit një për një. Në fund të fundit, nuk është mirë të bartim këtë përgjegjësi te trupat tjera, pavarësisht rolit dhe ekspertizës që mund të kenë”, theksoi ai.

Këtë e përkrahu edhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, i cili tha duhet të ketë rishikim të termave të referencës, pasi komisioni nuk ka nevojë edhe për një trup këshillëdhënëse që të përfaqësojë partitë politike.

Ne jemi përfaqësues të partive politike dhe nuk kemi nevojë edhe për një trup këshillëdhënës që të përfaqësojë partitë politike. Propozoj që ju të merrni përsipër rishikimin e termave të referencës dhe mbledhjen e ardhshme të komisionit t’i miratojmë ato. Shpresoj që nuk vonohemi në angazhimin e ekspertëve”, theksoi Hoti.

Komisioni Ad-Hoc për reformën zgjedhore është konstituuar në korrik të këtij viti. 

Lajmet

Rrahje në Istog, arrestohen dy të dyshuar

Published

on

By

Një rrahje raportohet të ketë ndodhur në një lokal në Istog, e  ku policia ka arrestuar dy persona nën dyshimin se kanë kryer veprën penale “vrasje në tentativë” dhe lëndim i lehtë trupor”.

Policia ka njoftuar se viktima e rastit është dërguar për tretman mjekësor në Qendrën e Mjekësisë Familjare në Istog e më pas në Spitalin Rajonal të Pejës.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, Stacioni Policor Istog, me datën 02.11.2025, rreth orës 18:50, është informuar për njё rrahje e cila ka ndodhur nё njё lokal nё rrugёn ‘Nёna Tereze’ nё Istog. Njësitë policore kanë reaguar me shpejtësi dhe janë përgjigjur menjëherë në vendin e ngjarjes. Si rezultat i veprimeve të shpejta, janё arrestuar dy persona tё dyshuar, ndёrsa viktima e rastit ёshtё dёrguar fillimisht nё QMF-Istog, e mё pas nё Spitalin Rajonal nё Pejё, pёr tretman mjekёsor. Tё dyshuarit, pas intervistimit me urdhёr tё prokurorit tё Shtetit, janё dёrguar nё mbajtje pёr 48 orё”, thuhet në komunikatën për media të Policisë./EO

Continue Reading

Lajmet

Rrahen mes vete, arrestohen katër persona në Lupç të Epërm të Podujevës

Published

on

By

Katër persona janë përfshirë në një rrahje në fshatin Lupç i Epërm në Podujevë, e të njëjtit janë arrestuar nga Policia e Kosovës.

Ata kanë pësuar lëndime, ndërkohë që pas tretmanit mjekësor janë dërguar në mbajte tre prej tyre, ndërsa njëri ka vazhduar mjekimin e mëtejmë nën mbikëqyrjen e njësive policore.

Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë të cilët janë rrahur në mes vete dhe si pasojë kanë pësuar lëndime trupore. Lidhur me rastin të dyshuarit e përfshirë në rrahje kanë pranuar tretman mjekësor dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje, ndërsa njëri prej tyre ka vazhduar me trajtim të mëtejm mjekësor nën mbikëqyrjen e njësive policore”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës./EO

Continue Reading

Lajmet

Trump përjashton mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë

Published

on

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, përjashtoi mundësinë e kandidimit për një mandat të tretë në zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ndërsa foli gjatë një interviste me emisionin 60 Minutes të CBS News.

“As nuk e mendoj. Do t’ju them, shumë njerëz duan që unë të kandidoj”, tha ai kur u pyet nga prezantuesja Norah O’Donnell nëse do të përpiqej të kandidonte për një mandat të tretë.

I pyetur më tej për emrat e mundshëm, përfshirë Zëvendëspresidentin JD Vance dhe Sekretarin e Shtetit të SHBA-së, Marco Rubio, Trump siguroi se i pëlqenin të dy.

“Më pëlqejnë kaq shumë njerëz. Kemi një bankë të pabesueshme. Mund të kandidojmë dy persona së bashku. Kemi një bankë të shkëlqyer. Kështu që nuk dua të filloj të flas për zgjedhjet. Është shumë herët”, shtoi ai.

Amendamenti i 22-të i Kushtetutës së SHBA-së e kufizon presidentin në vetëm dy mandate./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Dybala lëndohet sërish

Published

on

Paulo Dybala pësoi një dëmtim muskulor gjatë ndeshjes së Romës ndaj Milanit në “Olimpico”, pas ekzekutimit të një penalltie që u prit nga portieri Maignan në minutën e 81-të.

Sulmuesi argjentinas raportoi se ndjeu dhimbje në kofshën e majtë menjëherë pas goditjes dhe kërkoi të zëvendësohej, duke u larguar nga fusha në lot.

Trajneri Gian Piero Gasperini konfirmoi pas ndeshjes se dëmtimi i Dybala-s po e rëndon shumë dhe se rikuperimi i tij do të ndodhë pas pushimit ndërkombëtar.

Sipas raportimeve të para, ai pritet të mungojë në dy sfidat e ardhshme: ndeshjen e Europa League kundër Rangers më 6 nëntor dhe atë të Serie A kundër Udinese më 9 nëntor. Roma shpreson ta ketë gati për përballjen ndaj Cremoneses më 23 nëntor./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara