Lajmet

​Nagavci: Kompensim do të ketë për punën e bërë

Ajo ka kujtuar po ashtu se për më shumë se një vit janë zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBAShK-ut.

Published

on

Ministrja e Arsimit Arbërie Nagavci ka thënë se, ata që janë dëmtuar më së shumti nga greva e organizuar nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës janë nxënësit, fëmijët tanë.

“Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi”, ka shkruar Nagavci në Facebook.

Ajo ka kujtuar po ashtu se për më shumë se një vit janë zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBAShK-ut.

“Për më shumë se një vit, kemi zhvilluar dhjetëra takime me kryesinë e SBAShK-ut, i kemi lutur të mos marrin hapa të pamenduar pasi si Qeveri kemi adresuar shumë shqetësime të mësimdhënësve, kemi miratuar politika të reja e rritur buxhetin për arsim. Kemi diskutuar me Kryesinë e SBAShK-ut se a do të kompensojë sindikata pagat e mësuesve ashtu siç ndodhë në shumicën e vendeve tjera dhe meqë ligji ndalon kompensimin për punën e pakryer. Asnjë vëmendje e kujdes në këtë drejtim, përkundrazi një muaj grevë, shumë dëme për fëmijët, asnjë kujdes nga punëdhënësit, shumë zhurmë nga ata që kanë përgjegjësi për gjendjen në të cilën ndodhet arsimi.Dhjetëra takime me vullnet të njëanshëm, me përpjekje të njëanshme për rezultate të synuara që të jenë të përbashkëta.Ligji duhet të respektohet në tërësi, ne kemi premtuar për këtë dhe premtimet tona i mbajmë. Kemi marrë mandatin për të hartuar politikat e për t’i realizuar ato dhe s’do të ndalemi. Sot publikojmë Kalendarin e rishikuar për vitin shkollor për 22 ditë të humbura të mësimit. Rezultatet në arsim do t’i përmirësojmë. Bashkëpunimi e dialogu social do të vazhdojë, me parime e korrektësi, në interesin më të mirë të fëmijëve. Kompensim do të ketë. Kompensim për punën e bërë”, shkroi ajo mes tjerash.

Lajmet

Nuk ka zgjedhje në Tiranë më 9 nëntor, Kushtetuesja rrëzon dekretin e Begajt

Published

on

By

Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë ka pezulluar dekretin e presidentit Bajram Begaj për zhvillimin e zgjedhjeve të pjesshme vendore më 9 nëntor në Tiranë. Vendimi u mor pasi Erion Veliaj ankimoi shkarkimin e tij si kryetar i Bashkisë së Tiranës.

Gjykata Kushtetuese vendosi njëzëri të kalojë çështjen me kërkues Erion Veliaj në seancë plenare publike në datë 31 tetor 2025 dhe të pezullojë Dekretin e Presidentit për pjesën që cakton datën e zgjedhjeve në Bashkinë Tiranë, raporton A2CNN.

Veliaj u shkarkua nga Këshilli i Ministrave pas kërkesës së Këshillit Bashkiak të Tiranës, me arsyetimin se kishte munguar në punë. Veliaj qëndron në paraburgim prej shkurtit të këtij viti, pasi akuzohet nga SPAK për korrupsion dhe pastrim parash./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Osmani me Prattipatin diskutojnë për funksionalizimin e institucioneve të Kosovës

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani priti në takim të ngarkuarën me punë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anu Prattipati. Nga presidenca thuhet të jetë diskutuar edhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të institucioneve, pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në takim u diskutua për zhvillimet e fundit në vend, për aspekte të ndryshme të bashkëpunimit dypalësh, si dhe për pritshmëritë rreth funksionalizimit të plotë të institucioneve, pas Aktgjykimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese. Presidentja Osmani dhe znj. Prattipati diskutuan gjithashtu për takimet dhe bisedat e zhvilluara me Presidentin e SHBA-ve, Donald J. Trump, dhe me zyrtarë të tjerë të lartë amerikanë gjatë Javës së Nivelit të Lartë të Kombeve të Bashkuara, që u mbajt në Nju Jork”, ka shkruar presidenca./D.B/EO

Continue Reading

Lajmet

Faza e parë e marrëveshjes së paqes, Spiropali: Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza

Published

on

By

Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Elisa Spiropali ka reaguar në rrjetin e saj social X në lidhje me fazën e parë të marrëveshjes së paqes në Gaza.

Spiropali u shpreh se, ky hap shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik, shkruan ATSH.

Mirëpresim lindjen e shpresës në Gaza. Faza e parë e marrëveshjes së paqes, e bazuar në propozimin e Presidentit të SHBA, shënon një zhvillim të rëndësishëm të rrallë dhe jetik”, shkroi ministrja.

Spiropali gjithashtu përgëzoi diplomacinë e SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë.

Përgëzojmë diplomacinë e palodhur të SHBA, Katarit, Egjiptit dhe Turqisë për drejtimin e këtij momenti drejt dritës”, theksoi ajo.

Një hap më pranë lirimit të të pafajshmëve, heshtjes së armëve dhe hedhjes së rrënjëve të paqes. Çdo armëpushim fillon si një thirrje e njerëzimit”, u shpreh më tej Spiropali.

Izraeli dhe organizata militante palestineze “Hamas” kanë nisur zbatimin e hapave të parë drejt miratimit të një marrëveshjeje paqeje, njoftoi sot presidenti i SHBA-së, Donald Trump.

Media izraelite raportoi se Kabineti i Sigurisë do të mblidhej sot pasdite për t’u informuar mbi marrëveshjen e Gazës. Kjo thuhet se do të pasohej nga një takim i plotë qeveritar për të votuar mbi marrëveshjen./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Simiq dhe Vukasinoviq deklarohen të pafajshëm për sulmet ndaj gazetarëve në Leposaviq

Published

on

By

Nënkryetari i Listës Serbe, Slavko Simiq, dhe i akuzuari tjetër Urosh Vukasinoviq, janë deklaruar të pafajshëm në seancën fillestare në Gjykatën Themelore në Mitrovicë, në rastin që lidhet me sulmet ndaj gazetarëve shqiptarë gjatë protestave në Leposaviq më 16 qershor 2023.

Në fjalën e tij para trupit gjykues, Simiq thotë se është fajtor.

“E nderuar gjyqtare, absolutisht nuk jam fajtor.”

Ndërsa i akuzuari Vukasinoviq po ashtu mohoi veprën penale që i vihet në barrë.

“Nuk e pranoj fajësinë sepse jam i pafajshëm.”

Të dy të akuzuarit ngarkohen nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës për nxitje të dhunës ndaj gazetarëve të mediave të Kosovës gjatë protestave në Leposaviq, ku u plagosën disa përfaqësues të mediave dhe u shkaktuan dëme materiale në pajisje dhe automjete të tyre.

Në seancën e mbajtur sot, prokurorja e rastit, Ajtene Zoni, lexoi aktakuzën ndaj tyre, duke i ngarkuar me veprat penale “Pjesëmarrja në turmë që kryen vepër penale dhe huliganizëm” dhe “Sulmi”, sipas Kodit Penal të Republikës së Kosovës./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara