Aktualitet

​Konjufca: 4 Korriku është datë e rëndësishme edhe për Kosovën

Kreu i Kuvendit tha se ShBA-ja gjatë historisë gjithmonë e ka ndihmuar popullin tonë në aspiratat e tij për liri dhe pavarësi.

Published

on

Për të shënuar 246 vjetorin e pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, kryetari i Grupit të Miqësisë Kosovë – ShBA, në Kuvendin e Republikës së Kosovës, deputeti Dimal Basha, organizoi një seancë joformale me nxënës dhe studentë nga qyteti i Ferizajt.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ish kongresmeni amerikan Jerry Weller, si dhe Jessica Gumucio, nga Ambasada Amerikane në Kosovë.

Duke i falënderuar të pranishmit për pjesëmarrjen, deputeti Dimal Basha tha se qytetarët e Kosovës janë gjithmonë borxhlinj ndaj ndihmës që Shtetet e Bashkuara kanë ofruar për të arritur deri te pavarësia.

Më pas, fjalën e mori kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, i cili theksoi se 4 Korriku është ditë shumë e rëndësishme për gjithë botën, ashtu edhe për Kosovën.

Kreu i Kuvendit tha se ShBA-ja gjatë historisë gjithmonë e ka ndihmuar popullin tonë në aspiratat e tij për liri dhe pavarësi.

Rrallë ndonjëherë në historinë e botës, liria dhe pavarësia e një populli ndodh të jetë kaq e rëndësishme edhe për popujt e tjerë. Ish-presidenti Wilson ka ndihmuar në pavarësinë e Shqipërisë dhe gjithashtu 80 vite më vonë SHBA-ja ka ndihmuar në pavarësinë e Kosovës”, theksoi kryetari Konjufca.

Për të ndarë eksperiencën e saj si qytetare e ShBA-së, Jessica Gumucio nga Ambasada Amerikane, shpalosi para nxënësve dhe studentëve historikun e pavarësisë së ShBA-së. Ajo tregoi sfidat që ka pasur Amerika deri tek arritja e pavarësisë, duke përmendur demokracinë si formën më të mirë të qeverisjes.

Ndërsa ish kongresmeni Jerry Weller, tha se historia amerikane dëshmon se pavarësia e një populli do të thotë pavarësi për shumë shtete të tjera. Ai përmendi edhe luftën e fundit në Kosovë, duke treguar miqësinë e palëkundur që populli amerikan ka me popullin dhe shtetin e Kosovës.

Aktualitet

Irani godet Izraelin me raketa dhe sfidon hapur diplomacinë e Trumpit ndërsa kriza në Hormuz paralizon rajonin

Published

on

By

Situata aktuale paraqitet mjaft e tensionuar dhe komplekse, ku përplasja ushtarake mes Iranit dhe Izraelit po sfidon hapur përpjekjet diplomatike të Presidentit Donald Trump për një marrëveshje të shpejtë.

Ndërsa Trump deklaroi se bisedimet për ndalimin e konfliktit ishin produktive, Irani u përgjigj me valë raketash drejt Izraelit dhe zgjodhi të tallte publikisht idenë e tij për kontroll të përbashkët të Ngushticës së Hormuzit përmes një imazhi ironik me një timon lodër.

Ky hendek i madh komunikimi vjen në një kohë kur Izraeli ka goditur objektiva strategjikë në zemër të Teheranit dhe Irani ka bllokuar efektivisht njërën nga arteriet kryesore të naftës në botë.

Edhe pse ndërmjetësit si Omani flasin për përparim në çështjen bërthamore, fakti që SHBA dhe Izraeli kanë kaluar në sulme direkte tregon se besimi është thyer plotësisht.

Me një ultimatum pesë-ditor të vendosur nga Trump për rihapjen e Ngushticës dhe kërcënimet e Iranit për të goditur infrastrukturën e aleatëve amerikanë, rajoni ndodhet në prag të një përshkallëzimi total ku diplomacia dhe forca ushtarake po luftojnë me njëra-tjetrën për dominim. /Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Osmani kujton nisjen e bombardimeve të NATO-s: Aleancat t’i ruajmë sa lirinë

Published

on

By

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka kujtuar përvjetorin e nisjes së bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore të Serbisë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Osmani ka vlerësuar lart ndërhyrjen e aleancës që i dha fund shtypjes ndaj popullit të Kosovës.

“27 vjet më parë, kur populli i Kosovës përballej me shfarosje nga Serbia gjenocidale, NATO veproi. Kosova nuk harron”, ka shkruar presidentja.

Ajo ka theksuar se aleancat që mbrojnë lirinë duhet të ruhen me të njëjtin përkushtim si vetë liria.

Në kuadër të këtij përvjetori, presidentja Osmani ka shpërndarë edhe fjalimin historik të ish-presidentit amerikan, Bill Clinton, përmes të cilit ai kishte dhënë urdhrin për fillimin e fushatës bombarduese 78-ditore.

Video:

Continue Reading

Lajmet

Sot luan Kosova U19: Dardanët e rinj përballen me Armeninë

Published

on

By

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e moshave nën 19 vjeç do të zbresë sot në fushë për t’u ballafaquar me përfaqësuesen e Armenisë. Ndeshja është e vlefshme për kualifikimet e Kampionatit Evropian të UEFA-s për këtë grupmoshë.

Sipas agjendës zyrtare, takimi ndërmjet Armenisë U19 dhe Kosovës U19 do të zhvillohet me fillim nga ora 11:00. Përballja do të luhet në Turqi, konkretisht në kompleksin sportiv “Arslan Zeki Demirci”.

Ky ballafaqim shihet si një mundësi e rëndësishme për dardanët e rinj që të tregojnë formën e tyre në arenën ndërkombëtare dhe të kërkojnë rezultat pozitiv në kuadër të grupit kualifikues.

Lista e 11-shes startuese të Kombëtares së Kosovës U19 kundër Armenisë.

Continue Reading

Kronikë e zezë

Arrestohet një person në Gjakovë nën dyshimin për sulm seksual

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për sulm seksual në qytetin e Gjakovës.

Sipas raportit 24-orësh, rasti ka ndodhur pasditen e së hënës, rreth orës 19:00.

Lidhur me këtë incident, policia bën me dije se është arrestuar burri i dyshuar pasi i njëjti dyshohet se kishte sulmuar seksualisht viktimën grua kosovare.

Pas denoncimit të rastit, hetuesit policorë kanë intervistuar viktimën, ndërsa ndaj të dyshuarit janë marrë masa të menjëhershme ligjore.

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin e policisë. Rasti po trajtohet nga organet e drejtësisë si “Sulm seksual”.

 

Continue Reading

Të kërkuara