Kronikë e zezë

​IPK rekomandon suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika”.

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e dy zyrtarëve policorë të policisë kufitare të Drejtorisë Rajonale Kufitare – Lindje respektivisht Stacionit Policor për Mbikëqyrje të Kufirit Qafë Morinë.

Veprimet hetimore në këtë rast janë vazhdimësi e operacionit të IPK-së të koduar me emrin “Pika” kurse zyrtarët policorë të përfshirë në këtë rast dyshohen për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar” dhe “marrje e ryshfetit”.

Me rekomandim të IPK-së, dy zyrtarët policorë janë suspenduar përderisa hetuesit e IPK-së në koordinim më Prokurorinë e Shtetit do të vazhdojnë të ndërmarrin edhe veprime të tjera hetimore drejt ndriçimit të plotë të të gjitha rrethanave që ndërlidhen më këtë rast.

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një shtetase e huaj në Shtërpcë

Published

on

Një grua shtetase e huaj është gjetur pa shenja jete në Shtërpcë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se pas identifikimit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në IML në Prishtinë.

“Shtërpcë 19.10.2025-NN. Është raportuar se është gjetur një trup i pajetë i një femre shtetase të huaj. Lidhur me rastin janë njoftuar të gjitha njësitë relevante dhe mjekësia ligjore, me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës dërgohet për obduksion në IML-Prishtinë”, thuhet në raportin e Policisë së Kosovës./S.K/PK/

Continue Reading

Lajmet

Prangosen tre persona për zjarrvënie në muajin shtator në Lipjan

Published

on

Një rasti i zjarrvënies që ka ndodhur rreth mesnatës së 27 shtatorit në Lipjan, nga katër personat e identifikuar nga policia, tre janë arrestuar. Ata dyshohen për veprat penale “zjarrvënie” dhe “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”.

Në natën kritike, në parkingun e një ndërtese banimi, një automjet është djegur derisa edhe disa të tjera u dëmtuan.

Siç njofton policia, përveç dëmeve të konsiderueshme materiale, zjarri ka paraqitur rrezik për banorët përreth, megjithatë nuk është raportuar për persona të lënduar.

“Personat e dyshuar me vendim të prokurorit të shtetit, janë ndaluar për 48 orë dhe ndaj tyre është iniciuar hetim për veprat penale: Zjarrvënie, Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm, ndërkohë që hetuesit janë në kërkim të personit të katërt të dyshuar”, thuhet në njoftim./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Dyshime për keqpërdorim në policinë e Rahovecit, rekomandohet suspendim

Published

on

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) ka nisur hetimet fillestare lidhur me një rast në të cilin dyshohet për përfshirjen e dy zyrtarëve policorë nga Stacioni Policor në Rahovec, që operon në kuadër të Drejtorisë Rajonale të Policisë në Gjakovë.

Sipas njoftimit të IPK-së, bazuar në informacionet preliminare dhe provave të siguruara deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se zyrtarët policorë të përfshirë mund të kenë kryer veprën penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”.

Si pjesë e veprimeve të ndërmarra, IPK i ka rekomanduar Policisë së Kosovës që të suspendojë përkohësisht nga detyra dy zyrtarët në fjalë, me qëllim të parandalimit të ndikimit në hetime dhe ruajtjes së integritetit të procesit hetimor.

Hetimet po zhvillohen nga Departamenti i Hetimeve i IPK-së, në bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, për të sqaruar plotësisht rrethanat dhe veprimet eventualisht të kundërligjshme./S.K/KP/PK/

Continue Reading

Lajmet

Sot mbahet seanca për vrasjen e vëllezërve Islamaj në Gjakovë

Published

on

Në Gjykatën Themelore të Gjakovës do të mbahet seanca e radhës gjyqësore lidhur me rastin e vrasjes së dy vëllezërve, Blerim dhe Haxhi Islamaj, që ndodhi në qershor të vitit 2023.

Seanca do të nisë në orën 09:30.

Dy të akuzuarit për këtë vrasje, Gjergj Gjokaj dhe Zef Ademaj, tashmë janë paraqitur para gjykatës në një seancë të mëhershme, por të dy e kanë mohuar fajësinë për akuzat që rëndojnë mbi ta.

Gjergj Gjokaj, i cili po gjykohet si i pandehur, e ka pranuar pjesërisht fajësinë vetëm për mbajtjen pa leje të armës, mirëpo ka mohuar përfshirjen në vrasjen e dy vëllezërve Islamaj./S.K/EO/

Continue Reading

Të kërkuara