Lajmet

Wesley Clark nis dëshminë në Hagë

Published

on

E përditësuar:

Clark u pyet për kohën kur u raportua se familja e Jasharëve ishte vrarë.

“Unë shkova në Maqedoni, më duket se kanë qenë ditët e para të marsit, kishim një Task-Forcë të forcave amerikane në Maqedoni, që ishte vendosur para disa viteve për të qëndruar në kufirin mes Serbisë dhe Maqedonisë. Unë nuk kam qenë asnjëherë atje, shkova ta inspektoja. Menjëherë më merr në telefon ambasadori amerikan në Shkup, Chris Hill, dhe më thotë se duhej të flisja me presidentit e Maqedonisë. Kisha dëgjuar raporte se ishte vrarë familja Jasharajve, kishte shqetësime për këtë gjë. Por kur shkova ta takoja presidentin Glikorov, ai ma shpjegoi se tani do të fillojë një konflikt për shkak të kësaj, kjo vrasje do të nxisë një konflikt”, deklaroi Clark.

“Më tha se shqiptarët do të kundërpërgjigjen, shqiptarët nuk ta pranojnë këtë që ndodhi, shqiptarët do t’i rezistojnë kësaj vrasje”, citoi Clark presidentin maqedonas në atë kohë./EO


Si dëshmitari i fundit i thirrur nga mbrojtja e ish-presidentit Hashim Thaçi, Clark u pyet rreth strukturave të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Ai thotë se UÇK nuk kishte veti komanduese e as kontrolluese.

“Ne gjithmonë themi komandë dhe kontroll, sepse komanda është kompetenca, autoriteti, por kontrollo është mënyra për ta mbikëqyrur. Me aq sa pamë ne, ajo nuk kishte asnjërën prej këtyre elementeve. Ne kishim disa vëzhgues ne kufirin mes Shqipërisë dhe Kosovës, por as ata nuk patën mundësi të mblidhnin informacione të besueshme”, tha ai./EO


Clark deklaroi se ai dhe forcat e NATO-s nuk kishin shumë të dhëna mbi komandën e UÇK-së.

“Më sa dinim ne bëhej fjalë për grupe lokale, që ishin krijuar pak a shumë si përgjigje ndaj shtypjes serbe ndër vite. Në veçanti, pas vrasjes së familjes Jashari, u krijua në alarmi i përgjithshëm dhe për këtë arsye njerëzit gjithnjë e më tepër po i formonin këto grupe lokale. Kaq dinim ne”, ka thënë Clark.

Ai shtoi se shumë informacione ai i merrte nga serbët, që identifikonin pika të caktuara si “pikë terroriste” dhe përpiqeshin t’i monitoronin ato. Clark theksoi se shumica e pjesëtarëve të grupeve ishin qytetarë që përpiqeshin të mbronin familjet e tyre.

“Serbët kishin pika në identifikuar në hartë, të cilat i identifikonin si të ashtuquajtura pika terroriste. Ata po mundoheshin të grumbullonin informacione në to, por shumica e njerëzve në këto grupe kishin shtëpi dhe familje. Ata mundoheshin ta jetonin jetën e tyre dhe ta mbronin familjen dhe veten”, ka shtuar Clark./EO


Wesley Clark, ish-komandanti suprem i Forcave Aleate të NATO-s në Evropë, ka filluar dëshminë në procesin gjyqësor që është duke u zhvilluar në Hagë ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit.

Dëshmia e tij do të zgjasë dy ditë dhe në sallë bashkë me të janë edhe ekipa amerikane.

Aty ai tha se Presidenti George Bush i kishte kërkuar Sllobodan Millosheqviqit që të ndalonte dhunën në Kosovë, duke e paralajmëruar SHBA do t’i kundërpërgjigjej.

Ai fillimisht tregoi për rolin e tij.

“Kam qenë përgjegjës politikat ushtarake të SHBA-së dhe strategjinë në gjithë botës. Pra, gjatë kohës sime kemi pasë problem me Sadam Hysenin ngjatë punës sime në Irak, kemi pasë krizën e drogës, luftën që vazhdonte me Bosnjën. Krizën në Kore ku gati nisi një luftë me Kore. Po ashtu do të duhej të rishkruanim strategjinë ushtarake të Amerikës, pas luftës së ftohtë ne nuk kishim një strategji ushtarake. Kështu që nga 1974 ne filluam të shkruanim një strategji të re dhe kjo u  rishikua, kjo pas viti 2000”.

Clark u pyet nga mbrojtja për një deklaratë.

“Në deklaratën tuaj paragrafi 5 thoni se gjatë negociatave të Dejton ju përmendet se kishit dijeni se presidenti George Bush kishte dhënë paralajmërim, të quajtur ‘paralajmërimi i Krishtlindjeve’”, u pyet Clark.

Clark tregoi cka i tha Presidenti amerikan Millosheviqin e si e paralajmëroi.

“Fillimisht kur filluam negociatat unë nuk isha në dijeni të këtij paralajmërimi dhe diplomatët e dinin këtë gjë. Por publiku në përgjegjësi dhe ne që punonim në ushtri që kishim të dislokuar që në dhjetor  të 92-shit nuk ishim në dijeni për shkak të dhunës që ishte shënjestruar ndaj popullatës shqiptare nga policia serbe dhe nga MUP në veçanti brenda Kosovës. Presidenti Bush iu drejtua Millosheviqit që të ndalonte menjëherë dhunën ose përndryshe SHBA do të kundërpërgjigjej. Ishte një referencë që përdorej nga forcat ushtarake për të ndaluar represionin, dhunën ndaj shqiptarëve të Kosovës, që ishte në fakt shumica e popullsisë në Kosovë”

Ai tha se bashkë me Richard Holbrooke kishin kontaktuar Millosheviqin, por që ai kishte thënë se ëshë shteti dhe problemi i tij.

“Unë dhe Richard Holbrooke  e kontaktuam dhe tha unë nuk dot ë flas për këtë, tha është shteti im, problemi im”, tha ai.

Mbrojtja e pyet, “Refuzoi të fliste për këtë temë?”

Clark përgjigjet, “Ne u përpoqëm më shumë se njëherë. Ne e dinim që ishte e rrezikshme, dhe që atje kishte vështirësi por ai nuk donte të fliste për këtë gjë”./EO


Ish-komandanti Suprem i NATO-s, Wesley Clark, ka nisur të dëshmojë në rastin e ish-krerëve të UÇK-së para Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë.

Clark ka treguar se sulmet serbe ndaj popullatës në Kosovë ishin në rritje dhe situata ishte duke u përshkallëzuar deri në atë pikë sa që ministri i Jashtëm i ShBA-së nisi të diskutonte problemin drejtpërdrejt me sekretarin amerikan të shtetit.

“Unë mendova se e dija se çfarë duhej bërë në këto kushte, por sipas procedurave të NATO-s, nuk kishim asnjë autoritet, pasuar udhëzime politike, nuk kishte plane konkrete. Fola me sekretarin amerikan të shtetit për këtë, nuk kam folur me asnjë ministër të jashtëm tjetër për këtë çështje, sepse më udhëzuan Shtetet e Bashkuara të mos flas me askënd tjetër”.

Clark ka kujtuar gjithashtu se në pranverën e vitit 1998 iu kërkua të përgatisë një plan, pa ditur nëse ministritë e jashtme apo të mbrojtjes ishin të përfshira.

“Por aty lindi nevoja që të përgatitet një plan ”./EO


Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark ka nisur dëshminë e tij pranë Dhomave të Specializuara të Hagës në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Clark është dëshmitari i shtatë dhe i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi. Ai e udhëhoqi fushatën ajrore të NATO-s kundër caqeve ushtarake serbe më 1999.

Aktualisht gjenerali i pensionuar amerikan e ka dhënë betimin se gjatë dëshmisë së tij do ta thotë vetëm të vërtetën.

Ndërsa, edhe Clark është duke u shoqëruar në gjykatoren e Hagës nga përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Terra Gerhersanem.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.
Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025.

Në mbështetje të krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës janë mbajtur katër protesta në Prishtinë, Hagë, Tiranë dhe e fundit ka qenë në Strasburg.

Ndërsa, më 5 nëntor janë bërë 5 vite prej kur katërshja e UCCK-së ndodhen në paraburgim. Ish-krerët e UÇK-së akuzohen për krime të pretenduara të luftës për çka janë deklaruar të pafajshëm./KP


Ish-komandanti Suprem i Forcave Aleate të NATO-s për Evropën, gjenerali Wesley Clark, do të paraqitet sot para Dhomave të Specializuara në Hagë.

Ai fillimisht pritej të dëshmonte më 18 nëntor, por dëshmia e tij është zhvendosur një ditë më herët, duke nisur nga ora 12:00.

Clark do të jetë dëshmitari i fundit i mbrojtjes së ish-presidentit Hashim Thaçi.

Dëshmia e tij pritet të zgjasë deri të mërkurën, pas së cilës gjykata do të mbajë një konferencë për ecurinë e rastit. Ndërkohë, seanca e planifikuar për 21 nëntor është anuluar.

Procesi i paraqitjes së provave nga mbrojtja ka filluar më 15 shtator, me dëshminë e ish-ndihmësit të sekretarit amerikan të Shtetit, James Rubin. Më pas ka dëshmuar Paul Williams, ish-këshilltar ligjor i delegacionit shqiptar në Rambuje.

Më 22 shtator dëshmoi edhe John Stewart Duncan, ish-këshilltar politik i gjeneralit Clark në NATO, i cili e përmbylli dëshminë një ditë më vonë. Ndërkaq, më 30 shtator ka filluar dëshminë James Peter Covey, ish-zëvendës i përfaqësuesit të OKB-së në Kosovë Bernard Kouchner, i cili ka mbyllur paraqitjen më 2 tetor.

Dhomat e Specializuara kanë njoftuar se 14 nëntori shënon përfundimin e fazës së mbrojtjes.

Parashtresat përfundimtare, si dhe deklarimet për ndikimin e krimeve të pretenduara te viktimat, pritet të dorëzohen deri më 22 dhjetor 2025./KP

lajme

Dy persona të vrarë dhe një i plagosur në Livoç të Ulët, i dyshuari vetëdorëzohet në polici

Published

on

By

Policia e Kosovës ka konfirmuar se dy persona kanë mbetur të vrarë dhe një tjetër është plagosur nga të shtënat me armë zjarri në fshatin Livoç i Ulët të Gjilanit.

Sipas policisë, një burrë rreth 30-vjeçar është gjetur i vrarë brenda një veture, ndërsa një grua e së njëjtës moshë është dërguar pa shenja jete në Spitalin e Gjilanit. Dyshohet se edhe ajo është qëlluar me armë zjarri nga i njëjti person.

Një person tjetër ka mbetur i plagosur dhe, pas marrjes së ndihmës së parë në Spitalin e Gjilanit, është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtejshëm.

Sipas informatave të policisë, i dyshuari dhe viktimat dyshohet se kanë pasur lidhje familjare.

I dyshuari është vetëdorëzuar në polici, ndërsa gjatë veprimeve policore është sekuestruar edhe një armë zjarri që dyshohet se është përdorur në rast.

Ngjarja është raportuar rreth orës 14:25 të së premtes. Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, po vazhdon hetimet për të sqaruar rrethanat dhe motivin e kësaj ngjarjeje, i cili ende nuk dihet.

D.L

Continue Reading

Aktualitet

Dy persona të vdekur dhe një i plagosur në Gjilan

Published

on

By

Një rast i rëndë është raportuar në Gjilan, ku dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Sipas drejtorit të QKMF-së në Gjilan, Basri Kamberi, personat që janë gjetur pa shenja jete janë një burrë dhe një grua, raporton Ekonomia Online.

Continue Reading

Lajmet

Rektori Hajrizi takon studenten e UBT-së, Era Deva, gjatë qëndrimit në Korenë e Jugut

Published

on

By

Në kuadër të qëndrimit në Korenë e Jugut, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka takuar studenten e UBT-së, Era Deva, e cila po përfundon studimet master në Menaxhimin e Sportit në Seul.

Gjatë takimit, Rektori Hajrizi u interesua për ecurinë e studimeve të saj, përvojën akademike dhe jetën studentore në Korenë e Jugut, duke vlerësuar rëndësinë e përvojave ndërkombëtare në avancimin akademik dhe zhvillimin profesional të studentëve.

Takimi ishte një mundësi për të diskutuar mbi përvojën e Erës në një mjedis të avancuar akademik dhe mundësitë që studimet jashtë vendit ofrojnë për zgjerimin e njohurive, zhvillimin e kompetencave profesionale dhe krijimin e perspektivave të reja për karrierën e saj.

UBT i kushton rëndësi të veçantë ndërkombëtarizimit të arsimit dhe krijimit të mundësive që studentët të përfitojnë nga përvojat akademike ndërkombëtare, të shkëmbejnë njohuri dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme profesionale. Përmes këtyre mundësive, UBT synon të mbështesë studentët në rrugëtimin e tyre akademik dhe profesional, duke nxitur mobilitetin ndërkombëtar dhe lidhjen me përvojat dhe praktikat bashkëkohore në nivel global.

Continue Reading

Vendi

Rektori Hajrizi prezanton vizionin e UBT-së për qytetet e së ardhmes përmes modelit UBT 5S në Smart Life Week 2026

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë qëndrimit në Seul të Koresë së Jugut, në kuadër të panairit ndërkombëtar Smart Life Week 2026, ka zhvilluar takime dhe bashkëbisedime me pjesëmarrës dhe përfaqësues të institucioneve e organizatave të ndryshme, me të cilët ka shkëmbyer ide dhe perspektiva mbi zhvillimin e qyteteve inteligjente, robotikën, inovacionin dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen.

Gjatë këtyre takimeve dhe shkëmbimeve, rektori Hajrizi ka ndarë vizionin dhe përvojën e UBT-së në zhvillimin e qyteteve inteligjente, duke vënë në pah modelin UBT 5S – Small Scale Smart Self-Sustained System, të zhvilluar prej tij dhe të zbatuar fizikisht përmes UBT Smart City.

Modeli UBT 5S përfaqëson një qasje konkrete ndaj zhvillimit të sistemeve inteligjente dhe të qëndrueshme, ku teknologjia, inovacioni, edukimi dhe kërkimi shkencor ndërthuren për të krijuar zgjidhje të aplikueshme në jetën e përditshme. Përmes UBT Smart City, ky vizion merr formë fizike, duke ofruar një mjedis real ku konceptet e qytetit inteligjent zbatohen në praktikë dhe shërbejnë si bazë për zhvillimin e modeleve të reja të jetesës.

UBT Smart City paraqet një model inovativ që synon të tregojë se si teknologjia dhe zgjidhjet inteligjente mund të integrohen në një ekosistem të përbashkët, me fokus në mirëqenien e njeriut, përdorimin efikas të burimeve, qëndrueshmërinë dhe zhvillimin e shërbimeve moderne. Në këtë kuptim, modeli UBT 5S po konceptohet si një model i ri i jetesës për të ardhmen, ku qyteti nuk shihet vetëm si hapësirë fizike, por si një sistem i integruar që lidh njeriun, dijen, teknologjinë dhe mjedisin.

Gjatë panairit, rektori Hajrizi është ftuar nga bashkëbisedues të ndryshëm për vizita dhe prezantime të modelit të zhvilluar prej tij. Deri më tani, ky model është prezantuar në më shumë se 100 ngjarje të ndryshme akademike dhe profesionale në mbarë botën.

Përveç shkëmbimit të përvojave dhe ideve, takimet e zhvilluara gjatë panairit kanë shërbyer edhe si mundësi për diskutime formale mbi perspektivat e bashkëpunimit ndërkombëtar, shkëmbimin e ekspertizës dhe identifikimin e fushave me interes të përbashkët. Këto kontakte krijojnë bazë për shqyrtimin e mundësive të bashkëpunimit në të ardhmen, veçanërisht në fushat e teknologjisë, inovacionit, kërkimit shkencor dhe zhvillimit të qyteteve inteligjente.

Për UBT-në, modeli UBT 5S dhe zbatimi i tij fizik në UBT Smart City dëshmojnë orientimin e institucionit drejt inovacionit të aplikuar, duke e lidhur vizionin akademik me zgjidhje konkrete dhe duke krijuar mundësi për bashkëpunime të reja që mund të kontribuojnë në zhvillimin e qyteteve dhe modeleve të jetesës së së ardhmes.

 

Continue Reading

Të kërkuara