Lajmet

​Konfirmohet, vetëm Bedri Hamza kandidat i PDK-së

Published

on

E përditësuar:

Kryesuesja e konventës së PDK-së, Vlora Çitaku ka konfirmuar se deri tani ka pranuar nënshkrimet për vetëm një kandidat për kryetarë të partisë.

Çitaku më pas ia ka dhënë fjalën Hamzës./KP


Konventa e PDK-së e ka miratuar dorëheqjen e Memlit Krasniqi nga pozita e kryetarit të PDK-së, Memli Krasniqi.

Por pas fjalimit të kryetarit tashmë të dorëhequr, Memli Krasniqi, Sekretarja e Përgjithshme, Vlora Çitaku tentoi që ta mbyllë për media, duke thënë se ka përfunduar pjesa solemne.

Por kjo u kundërshtua nga Xhavit Haliti i cili “në befasi” doli në foltore.

“Mendoj që pjesa solemne nuk ka përfunduar. Memli e ka paraqitur dorëheqjen. Ne këtu e kemi zgjedhur dhe këtu duhet t’ia miratojnë dorëheqjen është procedurë që duhet me respektu e me zbatu të gjithë. Faleminderit”, tha Haliti.

Pas kësaj kërkese më pas u hedh në votim se kush e pranon dorëheqjen./EO


Kryetari në largim i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi në konventën e 12-të të kësaj partie, ku do të zgjidhet kryetari i ri i PDK-së, është shprehur se kjo detyrë ishte nderi më i madh i jetës së tij. Ai tha se kryetari i ri do ta ketë mbështetjen e tij por që duhet ta ketë të të gjithëve duke theksuar edhe se hatërmbetejet të mbeten anash

Ai në fjalimin e tij në Konventë tha se nga Hashim Thaçi e Kadri Veseli mësoi se lidershpi nuk është privilegj por përgjegjësi.

Krasniqi pas 4 viteve e 4 muajve  në krye të PDK-së ka falënderuar delegatët e Konventës që ia dhanë besimin në një prej periudhave më sfiduese në historinë e partisë.

“Udhëtimi im si Kryetar filloi këtu dhe po përmbyllet këtu. Në të njëjtën skenë. Para të njëjtëve njerëz. Me të njëjtën dashuri për këtë parti dhe këtë vend. Këto 1600 ditë kanë qenë ditët më domethënëse të jetës sime publike. Sot largohem nga detyra me mirënjohje. Me krenari. Me paqe”, ka theksuar ai.

Krasniqi tha se PDK ka nevojë tani për një moment të ri unifikimi e për Kryetar të ri e Kryeministër.

“Pas gati 1600 ditësh shërbimi si udhëheqës i juaji, besoj se PDK ka nevojë për një momentum të ri, për një kapitull të ri, teksa përgatitet për zgjedhjet nacionale të radhës. Nuk po largohem prej lodhjes. Nuk po largohem prej zhgënjimit. Përkundrazi! Po e bëj këtë hap, sepse besoj thellë se:  PDK ka nevojë për energji të re. PDK ka nevojë për një moment të ri unifikimi. PDK ka nevojë që Kryetari i saj të jetë edhe kandidati për Kryeministër. Po e bëj këtë nga përgjegjësia, jo sepse shtëpia jonë është e thyer, por sepse është mjaftueshëm e fortë për t’u ngritur në lartësi të reja. Po dorëhiqem duke e ditur se PDK-në po e lë më të fortë se sa që e gjeta kur më zgjodhët që t’ju prij. Ndoshta nuk është shumë, por ju siguroj se nuk kam kursyer as atomin e fundit të angazhimit dhe të dijes time për Partinë Demokratike të Kosovës. Sepse, ju e dini: Për më shumë se 20 vjet, PDK është shtëpia ime politike. Vendi ku u rrita, ku u testova, ku mësova, ku shërbeva dhe ku fitova. Vendi ku pata nderin historik të jem një nga nënshkruesit e Deklaratës së Pavarësisë së Republikës së Kosovës. Vërtetë, ka qenë dhe është nderi më i madh i jetës sime që të udhëheq këtë parti. Partinë e krenarisë sonë kombëtare. Partinë që ka shkruar faqet më të ndritura të historisë së Kosovës. Partinë që e kanë udhëhequr dy burra që kanë shkruar epokën më të lavdishme të vendit tonë, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli. Prej tyre kam mësuar shumë, por mbi te gjitha faktin se lidershipi nuk është privilegj. Është përgjegjësi”, ka thënë më tej Krasniqi.

Ai tha se ndjehet krenar që gjatë kësaj periudhe të udhëheqjes së tij, si rezultat i punës ekipore, PDK u ngrit dhe u forcua me fitore në zgjedhje lokale e komuna të rëndësishme anekënd vendit, me rikthimin e besimit të me rreth 200 mijë vota, me unitet të brendshëm, duke u bërë sërish forca më e besuar kombëtare, partia te e cila qytetarët kthehen kur vendi ka nevojë.

“Kur mora drejtimin e partisë, PDK gjendej në një udhëkryq. E lënduar nga e kaluara, e tronditur nga ngjarje të papritura, dhe nën presion të madh politik. Me pesë komuna nën qeverisjen tonë, me 148 mijë vota në zgjedhje nacionale, me 18 deputetë dhe me rezultat 11% në sondazhe. Në atë periudhë, disa flisnin për rënie, disa për krizë, disa madje për fillim të fundit për partinë tonë. Por, së bashku, gur mbi gur, ditë pas dite, ne e ringritëm PDK-në”, ka shtuar ai.

Krasniqi ka kritikuar pushtetin aktual duke thënë se për pesë vite institucionet kanë degraduar, ekonomia ka stagnuar dhe mirëqenia e qytetarëve është përkeqësuar.

“Prandaj sot, nga kjo foltore, dua t’u bëj një thirrje të qartë të gjithëve që qoftë edhe një herë gjatë jetës së tyre kanë thënë: Unë jam PDK: Ejani. Bashkohuni. Rikthehuni në shtëpinë tuaj politike. Asnjë prej nesh nuk jemi mbi familjen tonë politike. Le t’i forcojmë radhët dhe le t’i japim Kosovës atë që e meriton. Një alternativë të fortë, moderne, profesionale. Një qeverisje të kompetencës, jo të kaosit. Një lidership të unitetit, jo të përçarjes. Sepse, Kosova nuk ecën përpara pa një PDK të bashkuar”, ka theksuar Krasniqi.

Ai duke theksuar që kushdo që të zgjidhet kryetar i ri sot do ta ketë mbështetjen e tij të plotë, ka bërë thirrje për bashkim dhe unitet, sepse PDK e bashkuar është PDK e pandalshme.

“Për Kryetarin e ri të Partisë Demokratike të Kosovës, megjithatë, kam një mesazh të shkurtër për fund: Çdo udhëheqës është vetëm një rojtar i përkohshëm i një rruge të gjatë. Sot, kur unë po e liroj vendin, dua ta marrësh me vete këtë mendim të lashtë, që dikur poetët e veriut e thoshin për ata që bartnin stafetën: “Rruga nuk i përket udhëheqësit – udhëheqësi i përket rrugës”. Do të vijnë ditë të lehta, por edhe ditë të rënda. Do të ketë duartrokitje, por edhe heshtje e kritika. Por, për sa kohë ecën me qëllim të mirë, me zemër të pastër dhe me punë të sinqertë, rruga vetë do të të udhëheqë”, tha Memli Krasniqi./EO

Lajmet

Inspektorati mbyll 7 biznese dhe shqipton po aq gjoba

Published

on

By

Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës, ka zhvilluar mbrëmë një aksion kontrolli në komunat veriore për të verifikuar ligjshmërinë e operatorëve ekonomikë.

Gjatë këtij aksioni janë mbyllur shtatë biznese, pesë në Mitrovicë të Veriut dhe dy në Zveçan—për shkak të mosplotësimit të kushteve minimale teknike. Njëri nga këto biznese po ushtronte veprimtari tërësisht ilegale, pa qenë fare i regjistruar në ARBK.

Përveç mbylljes së subjekteve, ndaj pronarëve janë shqiptuar edhe shtatë gjoba për shkeljet e identifikuara.

Inspektorati paralajmëroi se kontrollet do të vazhdojnë në të gjithë territorin e vendit me qëllim formalizimin e ekonomisë dhe mbrojtjen e konsumatorëve, duke u bërë thirrje bizneseve që të respektojnë ligjin. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Laura Fazliu kalon në gjysmëfinale të Grand Slam-it në Abu Dhabi

Published

on

By

Xhudistja kosovare Laura Fazliu po vazhdon me sukses paraqitjen e saj në Grand Slam-in e xhudos që po heldet në Abu Dhabi, duke siguruar një vend në gjysmëfinale të këtij turneu me rëndësi.

Fazliu e nisi garën duke qenë e lirë në xhiron e parë. Në raundin e dytë, ajo mposhti me Waza-ari garuesen nga Portugalia, Joana Crisostomo. Forma e mirë e xhudistes kosovare u konfirmua edhe në çerekfinale, ku me Ippon mposhti me dominim përfaqësuesen vendase nga Emiratet e Bashkuara Arabe, Tsendbazar Mashbat.

Në luftën për të siguruar finalen e madhe, Laura Fazliu do të përballet në gjysmëfinale me xhudisten nga Polonia, Angelika Szymanska. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Mundësi akademike për profesionistët: UBT ndan bursa 20% për studimet Master

Published

on

By

Teksa po afrohen ditët e fundit të afatit për regjistrime në nivelin Master, UBT rikujton të gjithë profesionistët e angazhuar në tregun e punës se mund të përfitojnë nga iniciativa “Engaged Scholarship”, e cila ofron 20% bursë studimi për avancimin e tyre akademik.

Programi u dedikohet punonjësve në sektorin publik dhe privat që synojnë të ngrenë nivelin e tyre profesional. Përfitues të kësaj zbritjeje mund të jenë kategori të ndryshme, përfshirë zyrtarët e administratës publike, pjesëtarët e Policisë së Kosovës dhe FSK-së, gazetarët dhe zyrtarët e marrëdhënieve me publikun, avokatët, kontabilistët, si dhe stafi shëndetësor e teknologët e ushqimit.

Për t’ua lehtësuar procesin kandidatëve që janë në marrëdhënie pune, ligjëratat zhvillohen me orar fleksibil, kryesisht në orët e pasdites. Të gjithë të interesuarit kanë edhe pak ditë kohë për të shfrytëzuar këtë mundësi para përmbylljes zyrtare të afatit të regjistrimeve për këtë vit akademik.

 

 

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Profesori i UBT-së, Arian Kadriu, merr pjesë në Konferencën Ndërkombëtare Shkencore në Ukrainë

Published

on

By

Profesori i Fakultetit të Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka marrë pjesë në edicionin e 14-të të konferencës ndërkombëtare shkencore dhe praktike “Ivan Ivanchenko Scientific School”, të organizuar në Ukrainë, ku ka prezantuar një punim shkencor në kuadër të sesionit plenar të konferencës.

Në këtë konferencë, profesori Kadriu, në bashkautorësi me eksperten Delfina Ertanowska, prezantoi punimin me titull “Strategic Friction and Interoperability Failure: The Communication Crisis in the Evolving Security Architecture of NATO’s South Eastern Flank”, i cili trajton sfidat strategjike, problemet e ndërveprueshmërisë dhe krizën e komunikimit në kuadër të arkitekturës së sigurisë në zhvillim të krahut juglindor të NATO-s.

Punimi trajton çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale të sigurisë ndërkombëtare, duke vënë në fokus koordinimin strategjik, komunikimin ndërinstitucional dhe sfidat që ndikojnë në bashkëpunimin dhe ndërveprueshmërinë në kuadër të strukturave të sigurisë së NATO-s. Konferenca “Ivan Ivanchenko Scientific School” mbledh studiues, akademikë dhe ekspertë nga fusha të ndryshme shkencore, duke krijuar një platformë për prezantimin e kërkimeve, shkëmbimin e përvojave akademike dhe diskutimin e temave me rëndësi ndërkombëtare.

Continue Reading

Të kërkuara