Bota

Walz: Jam krenar që vazhdoj të shërbej në administratën Trump

Published

on

Ish-këshilltari i sigurisë kombëtare i SHBA-së, Mike Waltz, tha se ndihet krenar që vazhdon të shërbejë në administratën e Presidentit Donald Trump, pasi u nominua për të qenë përfaqësuesi i përhershëm i SHBA-së në Kombet e Bashkuara.

Jam i nderuar që vazhdoj t’i shërbej Presidentit Trump dhe vendit tonë të madh”, shkroi Walz në Platformën X, duke komentuar vendimin e presidentit amerikan.

Më herët, Trump njoftoi në rrjetin e tij social Truth Social se do ta nominonte Wolz për pozicionin e përfaqësuesit të përhershëm të ardhshëm të SHBA-së në OKB.

Trump shtoi se, ndërkohë, Sekretari i Shtetit Marco Rubio do të shërbejë si këshilltar i sigurisë kombëtare dhe “do të vazhdojë udhëheqjen e tij të fortë në Departamentin e Shtetit”.

Mediat amerikane raportuan më parë, duke cituar burime të paidentifikuara, se Këshilltari i Sigurisë Kombëtare i Shtëpisë së Bardhë, Mike Waltz, dhe zëvendësi i tij Alex Wong po largohen nga këto pozicione.

Bota

SHBA do evakuojë pjesërisht ambasadën në Irak, shkak rritja e tensioneve me Iranin

Published

on

By

Stafi jo-thelbësor i ambasadës amerikane dhe personat në varësi të tyre në Bagdad do të evakuohen nga Iraku për shkak të rreziqeve të larta të sigurisë, thanë burime qeveritare amerikane.

Zyrtarët nuk thanë saktësisht se çfarë e shtyu largimin, megjithatë, të mërkurën, zyrtarëve amerikanë iu tha se Izraeli ishte gati të niste një operacion në Iran, raportoi partneri amerikan i BBC-së, CBS, duke cituar zyrtarë të njohur me çështjen.

Zyrtarët thanë se kjo ishte pjesërisht arsyeja pse SHBA-të këshilluan disa amerikanë të largoheshin nga rajoni dhe se SHBA-të parashikonin që Irani mund të hakmerrej ndaj disa bazave amerikane në Irak.

Kjo vjen ndërsa bisedimet e SHBA-së mbi programin bërthamor të Iranit duket se kanë ngecur ditët e fundit.

I dërguari i SHBA-së për Lindjen e Mesme, Steve Witkoff, ende po planifikon të takohet me zyrtarët e Iranit për raundin e gjashtë të bisedimeve të dielën, thanë zyrtarët për CBS. Witkoff do të takohet me Ministrin e Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, në Muscat, raportoi Axios.

Një zyrtar i departamentit të shtetit amerikan i tha BBC-së: “Ne po vlerësojmë vazhdimisht sjelljen e duhur të personelit në të gjitha ambasadat tona.”

“Bazuar në analizën tonë të fundit, vendosëm të zvogëlojmë ndikimin e misionit tonë në Irak.”

Trump foli për Iranin në një paraqitje në Qendrën Kennedy të mërkurën, duke u thënë gazetarëve se amerikanëve iu këshillua të largoheshin nga rajoni “sepse mund të jetë një vend i rrezikshëm dhe do të shohim se çfarë do të ndodhë”.

Trump përsëriti gjithashtu se SHBA-të nuk donin që Irani të zhvillonte një armë bërthamore: “Ne nuk do ta lejojmë këtë”.

Presidenti shpreson të arrijë një marrëveshje për të ndaluar Teheranin të zhvillojë një armë bërthamore.

Trump tha të mërkurën se po humbiste gjithnjë e më shumë besim se Irani do të ndalonte pasurimin e uraniumit.

Continue Reading

Bota

Vance: Trump nuk dëshiron një grindje afatgjatë me Musk

Published

on

By

Vance u tha gazetarëve se kishte folur si me Musk ashtu edhe me Trump për t’u siguruar që Musk mbështeste presidentin, raportoi Reuters.

Ai theksoi gjithashtu se ekipi i Trump është mirënjohës për atë që Musk ka bërë në procesin e rritjes së efikasitetit të qeverisë. Musk tha të mërkurën se i vjen keq për disa nga postimet e tij në mediat sociale në lidhje me Trump, duke thënë se ai shkoi “tepër larg ” .

Trump e përshkroi gjestin e Musk si “shumë të mirë”. Musk dha dorëheqjen si kreu i Departamentit të Efikasitetit të Qeverisë (DOGE) pasi mbajti këtë pozicion për pak më shumë se katër muaj.

Musk vendosi të largohej nga DOGE një ditë pasi tha se ishte “i zhgënjyer” me projektligjin e buxhetit të miratuar nga republikanët e Dhomës së Përfaqësuesve në maj dhe të mbështetur nga Trump.

Continue Reading

Aktualitet

Trump: Nuk dua luftë qytetare

Published

on

Do të ketë shkallëzim të ri? Administrata e Trump po urdhëron dërgimin e trupave shtesë të Gardës Kombëtare e për herë të parë edhe të marinsave në Kaliforni.

Si reagim ndaj konfliktit në rritje me autoritetet lokale në Los Angeles, qeveria amerikane nën presidentin Donald Trump ka vendosur dërgimin e trupave shtesë.

Pasi një komandë rajonale përgjegjëse njoftoi për vendosjen e rreth 700 marinsave nga forcat e armatosura të rregullta në mbrëmje, Ministria e Mbrojtjes njoftoi vetëm disa orë më vonë: “se me udhëzim të presidentit, Ministria e Mbrojtjes mobilizon rreth 2000 pjesëtarë shtesë të Gardës Kombëtare kaliforniane”.

Trump justifikon dërgimin e Gardës Kombëtare

Trupat shtesë të Gardës Kombëtare do të dislokohen për të mbështetur Agjencinë e Imigracionit dhe Doganave (ICE) dhe për t’u mundësuar oficerëve federalë të kryejnë detyrat e tyre në mënyrë të sigurt, thuhet nga Ministria e Mbrojtjes.

Marinsat dislokohen për të mbështetur forcat e Gardës Kombëtare të mobilizuara e për të mbrojtur personelin dhe pronën federale. Trump bëri përgjegjës “agjitatorë profesionistë dhe kryengritës” për përplasjet në kuadër të demonstratave.

Trump tha se “janë njerëz të këqinj, ata duhet të jenë në burg”.

Më tej shtoi, se demonstruesit pështynë para ushtarëve. Nëse do të vazhdonin kështu, do të “goditeshin më fort se kurrë më parë”. Një mungesë respekti e tillë nuk do të tolerohet, tha Trump.

Presidenti amerikan u tërhoq dhe tha vetëm, se nuk do ta quante “kryengritje, por mund të kishte çuar në një kryengritje”.

Lidhur me pyetjen e një gazetari, Trump u përgjigj se “nuk dua luftë qytetare”. Aktualisht po zien edhe pak, po jo më aq shumë, u shpreh presidenti amerikan.

Pse u mobilizuan ushtarët?

Gjatë fundjavës, Presidenti i SHBA-së Trump kishte mobilizuar 2,000 trupa të Gardës Kombëtare kundër dëshirave të Guvernatorit të Kalifornisë, Gavin Newsom. Vendosja e Marinës si një ushtri e rregullt brenda vendit përfaqëson një përshkallëzim serioz të protestave kundër veprimeve të autoritetit amerikan të imigracionit ICE në zonën e Los Angeles.

Garda Kombëtare është njësi rezervë ushtarake e pjesë e forcave të armatosura të SHBA-së. Detyra e ushtarëve është të stërviten për operacione ushtarake e luftë, jo detyra policore si kontrolli i protestave në qytetet e brendshme amerikane.

Vendosja e ushtarëve kundër rezistencës së guvernatorit shiet si një shfaqje shumë e pazakontë e pushtetit nga qeveria.

Operacionet e shtuara nga autoritetet amerikane të imigracionit (ICE) shkaktuan protestat e para në zonën e Los Angeles në fund të javës së kaluar. Sipas autoriteteve, dhjetëra njerëz u arrestuan në këto kontrolle. Kritikët akuzojnë qeverinë amerikane për nxitje të qëllimshme të frikës me masa në dukje ushtarake. /DW/

Continue Reading

Bota

Putin nënshkruan strategjinë Detare të Rusisë deri në vitin 2050

Published

on

By

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi strategjinë për zhvillimin e Marinës Ruse për periudhën deri në vitin 2050 në fund të muajit të kaluar, bëri të ditur ndihmësi presidencial Nikolai Patrushev.

“Drafti përfundimtar i strategjisë iu paraqit për shqyrtim kreut të shtetit dhe ai e nënshkroi më 30 maj,” tha Patrushev, i cili është edhe kryetar i Bordit Detar. Ai kujtoi se vendimi për përgatitjen e kësaj strategjie ishte marrë në një takim në Kremlin në korrik 2024.

“Me udhëzimet e presidentit, Ministria e Mbrojtjes përgatiti draftin e strategjisë, i cili më pas u finalizua nga Bordi Detar, duke marrë parasysh propozimet e agjencive dhe organizatave federale,” shtoi ai.

Continue Reading

Të kërkuara