![](https://ubtnews.com/file/2022/01/vucic.jpg)
![](https://ubtnews.com/file/2022/01/vucic-560x600.jpg)
Lajmet
Vuçiq: “I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të”
Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka biseduar në telefon me Novak Gjokoviqin.
Published
3 years agoon
By
Betim GashiPresidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, mbrëmë ka biseduar në telefon me Novak Gjokoviqin dhe ka thënë se në përputhje me të gjitha normat e së drejtës publike ndërkombëtare, Serbia do të luftojë për Gjokoviqin, për drejtësi dhe të vërtetë.
“I thashë Novakut tonë se e gjithë Serbia është me të dhe se autoritetet tona po marrin të gjitha masat për të ndaluar maltretimin e tenistit më të mirë në botë në një periudhë sa më të shkurtër të mundshme”, ka shkruar Vuçiq mbrëmë në llogarinë e tij në Instagram, raporton Tanjug, transmeton Klankosova.tv.
Reagimi i kryetarit të Serbisë erdhi pasi Australia ia anuloi vizën tenistit Novak Gjokoviq, për pjesëmarrjen në turneun e madh të tenisit “Australian Open” shkaku i mosvaksinimit, transmeton Klankosova.tv.
You may like
Lajmet
Seanca ndaj ish-zyrtarit të AKI-së mbyllet për shkak të ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë
Published
6 minutes agoon
February 7, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/gjykata_themelore_prishtine_660249_391152-780x439-600x360-1.jpg)
Gjykata Themelore në Prishtinë ka mbyllur për publikun seancën gjyqësore ndaj Muhamed Krasniqit, ish-zyrtar i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), i akuzuar për instalimin e jashtëligjshëm të programeve kompjuterike me qëllim monitorimin e pajisjeve të tjera brenda institucionit.
Vendimi u mor të premten për të ruajtur sigurinë kombëtare dhe fshehtësinë zyrtare, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Sipas aktakuzës, Krasniqi akuzohet për disa vepra penale, përfshirë keqpërdorimin e pozitës zyrtare, hyrjen e paautorizuar në sistemet kompjuterike dhe zbulimin e informacioneve të klasifikuara.
“Meqenëse në këtë seance do të diskutohet për urdhrin e gjykatës për ekzamenin e pajisjes PC të përdorur nga i akuzuari gjatë kohës sa ka qenë i punësuar në AKI, kërkojmë mendimin e palëve në procedure për mbylljen e kësaj seance për publikun”, tha kryetari i trupit gjykues Naser Foniqi.
Lidhur me këtë, palët në procedurë u pajtuan për mbylljen e seancës.
Andaj, gjyqtari Foniqi morri aktvendim me të cilën mbylli seancën, shkak ruajtjen e sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare.
“Pas pajtimit trupi gjykues merr aktvendim, aprovohet propozimi i prokurorit të shtetit që kjo seancë të mbyllet për publikun me qëllim të ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë zyrtare që mbrohen në ligj”, shtoi tuje Foniqi.
Ndryshe, shqyrtimi i dytë për këtë rast ishte mbajtur në kundërshtim me ligjin, pasi që gjykatësi Foniqi kishte zhvilluar seancën në mungesë të të akuzuarit Krasniqi.
Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Krimeve të Rënda, më 23 shkurt 2022, ka ngritur aktakuzë ndaj të akuzuarit Muhamed Krasniqi, për veprat penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, “Keqpërdorim i informatës zyrtare”, “Hyrje në sistemet kompjuterike”, “Zbulim i informacioneve të klasifikuara dhe mos ruajtja e informacioneve të klasifikuara” dhe “Fotografimi dhe incizimet e tjera të paautorizuara”.
Më 10 mars 2022, ish-zyrtari i AKI-së ishte deklaruar i pafajshëm për korrupsion dhe vepra tjera penale.
Lajmet
Më shumë se 240 shkolla në Maqedoninë e Veriut morën kërcënime me bombë
Published
7 minutes agoon
February 7, 2025By
UBT NEWS![](https://ubtnews.com/file/2025/02/PXL_060225_127846917-1738937679.webp)
Më shumë se 240 shkolla fillore dhe të mesme në Maqedoninë e Veriut kanë marrë kërcënime me bombë përmes emailit, duke shkaktuar ndërprerje të mësimit në disa qytete si Shkup, Tetovë, Koçan, Shtip dhe Kumanovë. Policia maqedonase, në bashkëpunim me Europolin, Interpolin dhe autoritetet e Kroacisë dhe Hungarisë, ka nisur hetimet mbi këto kërcënime, të cilat deri më tani janë konfirmuar si të rreme.
Drejtori i Byrosë për Siguri Publike, Aleksandar Janev, deklaroi se policia ka zbatuar një protokoll të përshtatshëm dhe ka kryer kontrolle në shkolla, duke siguruar se nuk ka pasur asnjë mjet shpërthyes. Kryeministri Hristijan Mickoski i quajti këto incidente “sulme hibride” dhe theksoi se qeveria është duke punuar për një protokoll të ri për të menaxhuar situata të tilla në të ardhmen.
Fenomeni i kërcënimeve me bombë në shkolla është shfaqur edhe në vende të tjera të rajonit, përfshirë Kroacinë dhe Bosnje-Hercegovinën, duke ngritur shqetësime për një fushatë më të gjerë destabilizuese në Ballkan./UBTNews/
Lajmet
Zgjedhjet e 11 Majit, në Shqipëri regjistrohen 100 mijë persona nga diaspora
Published
9 minutes agoon
February 7, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/Procesi-i-votimi-ne-Shqiperi.jpg)
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Shqipëri i ka përditësuar shifrat e fundit nga procesi i regjistrimit të diasporës, ku numri i atyre që iu është pranuar kërkesa e kanë kaluar 100 mijë.
Top Channel shkruan se më shumë se 129 mijë persona kanë aplikuar në platformën “PER” për të votuar, ndërkohë që 28 mijë prej tyre iu është refuzuar kërkesa për shkak të mos plotësimit të dokumenteve të kërkuara.
“Emigrantët me banim në Itali renditen të parët për nga numri i kërkesave të ardhura në KQZ. mbi 60 mijë prej tyre kanë aplikuar në PER, ndërkohë që në vend të dytë janë emigrantët e Greqisë, të pasuar nga ata që banojnë në Gjermani”.
“Sa i përket qarqeve, Tirana do të ketë një shtesë prej 20 mijë votash nga emigrantët, ndërkohë që pas saj renditen Fieri, Durrësi dhe Korça”.
Lajmet
Ministria për Komunitete dhe Kthim s’arrin ta rikthejë faqen e saj të hakuar në Facebook
Published
20 minutes agoon
February 7, 2025By
UBTnews![](https://ubtnews.com/file/2025/02/45f1bf87-985b-417f-7a15-08dd3bb48444_w1023_r1_s.avif)
Ministria për Komunitete dhe Kthim në Qeverinë e Kosovës, e udhëhequr nga Nenad Rashiq, nuk ka arritur ende ta rikthejë faqen e saj në Facebook, tri ditë pasi iu hakua.
Njësia Nacionale për Siguri Kibernetike (KOS-CERT) nuk i është përgjigjur pyetjeve të Radios Evropa e Lirë (REL) nëse është njoftuar se faqja në Facebook e institucionit të Qeverisë së Kosovës është hakuar më 4 shkurt, pse nuk është rikthyer as tri ditë më vonë dhe nëse ky incident online mund të ketë pasoja për informacionet apo dokumentet e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Kjo faqe ndiqet nga mbi 2.000 njerëz, dhe kryesisht publikon aktivitetet e Ministrisë së lartpërmendur.
REL-i e ka kontaktuar edhe ministrin Rashiq për ta pyetur se si institucionet kompetente nuk kanë mundur ta rikthejnë faqen në Facebook të institucionit të Qeverisë së Kosovës për tri ditë dhe nëse ai ka ndonjë informacion se kush e ka kryer sulmin kibernetik dhe për çfarë motivi, por nuk mori përgjigje.
Ndërkaq, ministri Rashiq në llogarinë e tij personale në Facebook tha se nuk është i befasuar, sepse “e di se me kë kemi të bëjmë”.
Nga ana tjetër, në tri ditët e fundit, faqja në Facebook e Ministrisë për Komunitete dhe Kthim ka bërë një sërë postimesh nga persona që e kanë hakuar profilin më 4 shkurt, kur u njoftua se “nga ky moment do të fillojë raportimi objektiv për abuzime, makinacione dhe forma të tjera të veprimtarisë së paligjshme brenda së njëjtës Ministri në dy vjetët e fundit”.
Në të njëjtën ditë, ministri Rashiq njoftoi se faqja në Facebook e Ministrisë që ai drejton ishte hakuar dhe u bëri thirrje të gjithëve që “t’i vlerësojnë postimet e mëtejshme nga ai profil si plotësisht të rrejshme”.
Ndërkohë, më 7 shkurt u publikua një video, ku gjoja shihet ministri Rashiq “duke bërë listat e atyre që nuk lejohen të kalojnë”, gjegjësisht marrin ndihmë nga Ministria për Komunitete dhe Kthim.
Një ditë më parë, më 6 shkurt, u publikua një “letër” e një person i quajtur Jovica Çukaloviq, drejtuar Nenad Rashiqit, ku thuhej se ai refuzon ofertën për t’u përfshirë politikisht në partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë dhe se “ndërpret bashkëpunimin për shkak të manipulimeve politike”.
Rashiq garon në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit me partinë e tij Për Liri, Drejtësi dhe Mbijetesë.
Përveç tij, partitë tjera politike serbe që marrin pjesë në këto zgjedhje janë, Lista Serbe, Demokracia Serbe, Partia e Serbëve të Kosovës, Lëvizja Popullore Serbe dhe Nisma Qytetare Drejtësia Popullore.
Lideri i Demokracisë Serbe, Aleksandar Arsenijeviq, e ka akuzuar partinë e Nenad Rashiqit për “blerje të votave me fondet e Qeverisë së Kosovës”, pra për shpërndarjen e teknikës së bardhë dhe subvencione bujqësore gjatë fushatës zgjedhore.
Në një deklaratë për Radion Evropa e Lirë, Rashiq i ka mohuar këto akuza, duke shtuar se këto janë “programe të rregullta” të Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
Kur u pyet nëse Ministria që ai drejton aktualisht shpërndan teknikë të bardhë, Rashiq u përgjigj: “Me sa di unë, jo”.
Megjithatë, ai nuk ka mundur të shpjegojë se si dhe kur është bërë video-incizimi, në të cilën mund të shihet dhe dëgjohet përpilimi i listave nëpër zyrat e partisë për këtë lloj ndihme për qytetarët.
Edhe Lista Serbe u përball me akuza për “blerje votash”. Kundërshtarët e tyre politikë pohuan se në vend që të shkojnë në Shërbimin Kombëtar të Punësimit të Republikës së Serbisë, pjesëtarët e komunitetit serb në Kosovë dërgohen në zyrat e partisë së Listës Serbe për të “bërë lista” për të marrë 20.000 dinarët e ndihmës që shteti serb kishte premtuar për 5.000 të papunë.
Kjo ndihmë është dhënë në bazë të një vendimi të Qeverisë së Serbisë, i cili pasoi pasi u prezantua në opinion në shtator të vitit të kaluar nga vetë presidenti serb Aleksandar Vuçiq, për shkak të mbylljes së institucioneve që veprojnë në Kosovë në kuadër të sistemit serb./REL/
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_Ansu-Fati1738940122-80x80.jpg)
Nga Barcelona në Stamboll, Ansu Fati po shqyrton ofertën e Beşiktaş-it!
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/okb-80x80.jpg)
OKB: Dhuna seksuale ndaj fëmijëve në Haiti është rritur me 1000%
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/gjykata_themelore_prishtine_660249_391152-780x439-600x360-1-80x80.jpg)
Seanca ndaj ish-zyrtarit të AKI-së mbyllet për shkak të ruajtjes së sigurisë kombëtare dhe fshehtësisë
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/PXL_060225_127846917-1738937679-80x80.webp)
Më shumë se 240 shkolla në Maqedoninë e Veriut morën kërcënime me bombë
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/Procesi-i-votimi-ne-Shqiperi-80x80.jpg)
Zgjedhjet e 11 Majit, në Shqipëri regjistrohen 100 mijë persona nga diaspora
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/45f1bf87-985b-417f-7a15-08dd3bb48444_w1023_r1_s-80x80.avif)
Ministria për Komunitete dhe Kthim s’arrin ta rikthejë faqen e saj të hakuar në Facebook
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/2025-02-06T080554Z_1428152664_RC26OCA9TK91_RTRMADP_3_SWEDEN-CRIME-1738932297-80x80.webp)
Qeveria suedeze shtrëngon ligjet për armët
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/superliga-e-kosoves-ne-futboll-80x80.jpg)
Ballkani e Drita e nisin me fitore stinorin pranveror
![](https://ubtnews.com/file/2025/02/auto_Russian-troops_sd1738937902-80x80.webp)
Rusi, Ministria e Mbrojtjes: Kemi marrë në kontroll qytetin Toretsk
Të kërkuara
-
Bota3 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet3 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!
-
Magazinë2 months ago
Ky mendohet se është djali 20 vjeçar i Parashqevi Simaku, Luke Nohfe
-
Bota2 weeks ago
Marrëveshja për pranimin e pakufizuar të emigrantëve, Shtëpia e Bardhë tërhiqet nga tarifat ndaj Kolumbisë