Lajmet

Vjosa Osmani thotë se Kuvendi duhet ta dijë çfarë po bëhet, para nënshkrimit të marrëveshjes përfundimtare me Serbinë

Published

on

Sipas Kryeparlamentares Vjosa Osmani, çfarëdo marrëveshje përfundimtare që arrihet me Serbinë duhet të kalojë nëpërmjet Kuvendit.

Në Shtëpinë e Bardhë, në Uashington, sot pritet nënshkrimi i një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë. Kryeparlamentarja Osmani thotë se të arrihet marrëveshja përfundimtare, është e domosdoshme që Kuvendit t’i dorëzohet platforma e bisedimeve për të cilën ka thënë se duhet të arrihet konsensus i gjerë.

Kështu është shprehur ajo në një takim me ambasadoren finlandeze Pia Stjernval, thuhet në një njoftim të Kuvendit të Kosovës.

Osmani e ka potencuar si të domosdoshme edhe transparencën përgjatë procesit të arritjes së marrëveshjes finale.

Sot pritet të nënshkruhet një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë, në Shtëpinë e Bardhë, nën vëzhgimin e presidentit amerikan, Donald Trump.

Continue Reading

Lajmet

Lufta në Ukrainë, Parlamenti i BE-së miraton zyra në Shqipëri dhe Moldavi

Published

on

By

Parlamenti Evropian miratoi të hënën, më 10 mars, ngritjen e zyrave të reja në Moldavi dhe Shqipëri, në një përpjekje për të rritur praninë e tij në Evropën Juglindore dhe Lindore, mes shqetësimeve se lufta në Ukrainë po dobëson lidhjet e BE-së.

Sipas një dokumenti të marrë nga Euroneës dhe burime të njohura me këtë çështje, byroja, e cila është një organ administrativ i Parlamentit Evropian “mori parasysh faktin se, për shkak të luftës së vazhdueshme të agresionit kundër Ukrainës, ishte e vështirë të mbulohej Moldavia dhe vendet e tjera të Partneritetit Lindor nga zyra që do të krijohej në Kiev dhe se zgjidhjet alternative do të duhej të konsideroheshin”, thuhet në dokument.

Parlamenti Evropian ka zyra ndërlidhëse në të gjithë BE-në dhe disa në vendet jo-BE për qëllime strategjike.

Parlamenti Evropian ka “tre zyra antenash operacionale të vendosura në Nju Jork për marrëdhëniet me Kombet e Bashkuara, në Xhakartë për marrëdhëniet me Shoqatën e Kombeve të Azisë Juglindore dhe në Addis Abeba për marrëdhëniet me Bashkimin Afrikan”, thuhet në dokument, me një zyrë të re në Panama për të menaxhuar marrëdhëniet me Amerikën Latine gjithashtu në zhvillim e sipër.

Zyrat e reja të antenave në Kishinau dhe Tiranë synojnë të nxisin marrëdhëniet me BE-në duke mbështetur parlamentet lokale, shoqërinë civile dhe procesin e pranimit në BE, ndërsa rrisin dukshmërinë e aktiviteteve dhe pozicioneve të Parlamentit, veçanërisht për zgjerimin e BE-së, thuhet në dokument.

Continue Reading

Lajmet

Kosova të përshpejtojë në miratimin e planit kombëtarë të energjisë dhe klimës

Published

on

By

Sipas një hulumtimi të Institutit për Siguri dhe Reziliencë- Prevent, mbi katastrofat natyrorë dhe sfidave të shkaktuara nga ndryshimet klimatike, del se Kosova nuk ka kapacitete institucionalë me u përballë me këto ndryshime të klimës që po ndodhin çdo ditë.

Sipas këtij raporti, disa nga kërcënimet kryesore që përballet shoqëria dhe institucionet në Kosovë nga ndryshimet klimatike janë përmbytjet e shpeshta, të cilat kanë shkaktuar dëme të mëdha në infrastrukturë, bujqësi dhe shtëpi banimi.

Andi Batusha hulumtues në Institutin për Siguri dhe Reziliencë – Prevent theksoi se nuk ka koordinim të mirëfillt ndërinstitucional dhe se sipas tij, ka ndërgjegjësim të ulët të publikut në përpjekjet për qëndrueshmëri klimatike.

Batusha, rekomandon që të përshpejtohet miratimi i Planit Kombëtarë të Energjisë dhe klimës.

Kosova nuk ka kapacitete institucionale me u përballë me këto ndryshime të klimës. Kemi sistemet e reagimit të cilat mungojnë në kuptimin që nuk ka burime dhe kapacitete të mjaftueshme. Koordinim të dobët ndërinstitucional. Ndërgjegjësimi i ulët i publikut në përpjekjet për qëndrueshmëri klimatike. Një rekomandim është që Kosova duhet të përshpejtojë miratimin e planit kombëtarë të energjisë dhe klimës”, tha Batusha.

Ndërsa, Adea Kondirolli nga Open Society Foundations Ëestern Balkans shtoi se në këtë dokument shfaqen hapat që duhet me i ndërmarrë shteti për me u përballë me këtë temë.

Në këtë konferencë është me rëndësi me përmend se a janë të gatshme institucionet tona për me menaxhua këtë fatkeqësi natyrore që po ndodhin për shkak të ndryshimeve klimatike dhe a i kemi mekanizmat e qarta për me i menaxhua. Ky dokument nuk është vetëm një vërtetim për situatën aktuale, por hapat që duhet me i ndërmarrë ne si shtet për me u përballë me këtë temë”, shtoi Kondirolli.

Ky raport synon të analizojë kapacitetet e institucioneve në Kosovë qe janë përgjegjëse për parandalimin dhe reagimin ndaj pasojave të ndryshimeve klimatike.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohen dy të dyshuar për disa raste të vjedhjeve nëpër xhami

Published

on

By

Dy persona J.H (31-vjeç) dhe L.K (33-vjeç) janë arrestuar nën dyshimin për disa raste të vjedhjeve nëpër disa xhami të fshatrave të Lipjanit.

Në njoftimin e Policisë, thuhet se arrestimi i të dyshuarve u bë nga hetuesit e stacionit policor të Lipjanit, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Rastet ishin denoncuar në polici përgjatë vitit 2023 dhe 2024, ku dyshohej se, persona të dyshuar kishin vjedhur gjësende të ndryshme e në disa raste kishin dëmtuar dhe asgjësuar edhe pasuri në objektet e Xhamive. Që nga deponimi i denoncimeve, policia në vazhdimësi ka ndërmorë një varg veprimesh hetimore e operative me qëllim të ndriçimin e rrethanave të ngjarjeve si dhe identifikimin e të implikuarve”, thuhet në njoftim.

Pas hetimeve, Policia identifikoi dhe arrestoi dy të dyshuarit të cilët me rekomandimin e prokurorit të shtetit u dërguan në mbajtje prej 48 orësh, ndërkaq ndaj tyre u iniciua një hetim në drejtim të veprave penale “Vjedhja”, “Vjedhja e rëndë” si dhe “Asgjësim apo dëmtim i pasurisë”.

Continue Reading

Lajmet

12 raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Të dhënat e fundit nga Policia e Kosovës tregojnë për një situatë shqetësuese të dhunës në familje, ku vetëm të hënën, më 10 mars, janë regjistruar 12 raste të dhunës familjare në disa qytete të vendit. Nga këto raste, 11 viktima janë gra.

Rastet e raportuara sipas qyteteve:

  • Prishtinë: 4 raste
  • Obiliq: 1 rast
  • Kamenicë: 1 rast
  • Istog: 2 raste
  • Pejë: 2 raste
  • Rahovec: 1 rast
  • Gjakovë: 1 rast

Sipas raportit ditor të Policisë së Kosovës, shumica e rasteve kanë ndodhur pas mosmarrëveshjeve brenda familjes, ku viktimat janë sulmuar fizikisht ose i është shkaktuar dhunë psiqike nga bashkëshortët apo anëtarë të tjerë të familjes. Disa nga viktimat kanë pranuar tretman mjekësor, ndërsa në disa raste gratë janë dërguar në strehimore ose tek familjarët e tyre për siguri.

Continue Reading

Të kërkuara