Lajmet

Vitamina që i duhet trupit për një sistem imunitar të shëndetshëm

Published

on

Të kesh një sistem imunitar të fortë nuk është vetëm meritë e gjeneve apo natyrës, por edhe e stilit të jetesës. Mineralet dhe vitaminat që merrni çdo ditë janë shumë të rëndësishme në ndërtimin e një organizmi të fortë.

Vitamina C dhe ajo D janë padyshim më të njohurat në mbrojtjen e organizmit nga faktorë të jashtëm, por ekspertët sugjerojnë edhe një të tretë. Vitamina E është një antioksidant i shkëlqyer që ju ndihmon të jeni të shendetshëm dhe të ushqyer.

Si e ndikon organizmin?

Më shumë vitaminë E në pjatën tuaj do të thotë më shumë antioksidantë dhe vlera për të gjithë organizmin. Kjo vitaminë është një nga katër vitaminat e pasura me yndyrna të shëndetëshme bashkë me atë A, D dhe K. Kjo do të thotë se yndyrnat e shëndetëshme maganizohen dhe ruhen në trup duke ju dhënë ushqyesit e nevojshëm. Kështu ju do të keni më shumë energji dhe do të jeni më të shëndetshëm për një kohë më të gjatë. Sipas një studimi të vitit 2018, vitamina E është e sukseshme në luftimin e infeksioneve dhe baktereve të këqija në trup duke mbrojtur kështu organizmin tuaj.

Sa gramë ju duhet në ditë?

Për mosha të ndryshme ka sasi të ndryshme dhe ekspertët rekomandrojnë t’i ndiqni me kujdes këto limite.

Për bebet

Për bebet rekomandohet rreth 4 mg në ditë, për fëmijët nga 7-12 muaj 5 mg vitaminë E në ditë dhe nga 1 deri në 3 vjeç 6 mg në ditë.

Për fëmijët

Ekspertët këshillojnë që për fëmijët nga 4-8 vjeç të marrin një sasi prej 7 mg në ditë ndërsa për ata nga 9-13 vjeç 11 mg në ditë.

Për të rriturit

Si për burrat ashtu dhe për gratë mbi 18 vjeç rekomandohet rreth 15 mg vitaminë E në ditë.

Ushqimet ku e gjeni

Tek ushqimet e pasura me vitaminë E futen të gjithë arrorët pra bajamet, arrat, lajthitë apo farat e lulediellit. Gjithashtu e gjeni tek barishtet si kale, spinaq por edhe ushqime si brokoli dhe orizi kaf. Në vetëm 28 gramë bajame do të merrni 6.8 mg vitaminë E në ditë që për një person të rritur është 45% e vlerave ditore./AgroWeb

Lajmet

Kurti takon kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës

Published

on

By

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti në takim kryetaren e Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Kosovës, Justina Shiroka Pula, me të cilën diskutoi për punën dhe prioritetet e institucionit.

Gjatë takimit u theksua rëndësia e bashkëpunimit ndërmjet Qeverisë dhe Akademisë, veçanërisht në fushën e arsimit dhe zhvillimit të vendit. Palët u dakorduan për komunikim të rregullt dhe thellim të bashkëpunimit në të ardhmen.

Në takim ishte i pranishëm edhe zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës, Përparim Kryeziu, si dhe nënkryetari i Akademisë, Fejzullah Krasniqi, dhe sekretari shkencor, Bardh Rugova.

Continue Reading

Lajmet

Supremja lë në fuqi burgimin e përjetshëm për Dardan Krivaqën

Published

on

By

Gjykata Supreme ka vërtetuar dënimin me burgim të përjetshëm ndaj Dardan Krivaqës për vrasjen e Marigona Osmanit, duke lënë në fuqi vendimet e shkallës së parë dhe të dytë.

Sipas Supremes, gjykatat më të ulëta kanë analizuar në detaje të gjitha provat, përfshirë dëshmitë, raportet e ekspertizës, provat materiale dhe video-incizimet nga banesa ku qëndronin i akuzuari dhe viktima. Nga këto prova është konstatuar se viktima kishte pësuar lëndime të rënda si pasojë e dhunës së ushtruar nga i akuzuari.

Raporti i autopsisë dhe ekspertët mjeko-ligjorë kanë vërtetuar se vdekja erdhi si pasojë e lëndimeve të shumëfishta trupore të shkaktuara me mjet të fortë, duke mbështetur kualifikimin e veprës si vrasje e kryer në mënyrë mizore.

Gjykata Supreme rrëzoi edhe pretendimet e mbrojtjes për parregullsi procedurale, ekspertizë psikiatrike dhe ndikim të substancave narkotike, duke theksuar se i akuzuari ka qenë i aftë të kuptojë veprimet e tij në momentin e kryerjes së krimit.

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor i KEK-ut në Termocentralin “Kosova B”

Published

on

By

Vdes një punëtor i Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK sh.a.) sot, në një incident të rëndë në Termocentralin “Kosova B” në Obiliq. Punëtori 55 vjeç, u përfshi nga një mjet transportues kamion dhe pësimi i lëndimeve të rënda rezultoi fatal.

Në vendngjarje menjëherë kanë dalë zyrtarët e KEK-ut, Policia e Kosovës dhe ekipet mjekësore, të cilat konfirmuan vdekjen e të ndjerit.

KEK sh.a. shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së viktimës, kolegëve dhe bashkëpunëtorëve të tij. Autoritetet po e trajtojnë rastin në përputhje me procedurat ligjore.

Ky informacion është bërë i ditur nga vetë Korporata Energjetike e Kosovës.

Continue Reading

Lajmet

Konjufca bisedon me shefin e misionit të Luksemburgut për thellimin e bashkëpunimit

Published

on

By

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca, takoi dje Shefin e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Eric Dietz.

Në takim, Dietz e uroi Konjufcën për mandatin e ri dhe riafirmoi gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin e ngushtë mes dy vendeve.

Diskutimet u fokusuan tek forcimi i marrëdhënieve bilaterale, koordinimi për procesin e integrimit evropian dhe zgjerimi i bashkëpunimit ekonomik, thuhet në njoftimin e MPJD-së.

Konjuca është shprehur se Kosova mbetet e përkushtuar për thellimin e mëtejshëm të partneritetit me Luksemburgun.

Continue Reading

Të kërkuara