

Published
4 years agoon
By
Betim GashiQofshi nën hijen e palmave apo nën strehën e ballkonit, nëse doni të lini cigaren pikërisht tani, keni bërë zgjedhjen e duhur!
Vera mund të jetë periudha më e mirë për të lënë cigaren, dhe kjo për një sërë arsyesh.
Në verë dalim jashtë rutinës
Në verë, zakonet ndryshojnë, rutina ngadalë largohet dhe fillojmë një ritëm i ri. Reflekset tona të përditshme ka të ngjarë të ndryshojnë dhe bashkë me to, edhe zakoni i të ndezurit cigare. Mëngjeset janë më të vona dhe kësisoj, zakoni i cigares nuk ndihet aq i domosdoshëm sa zakonisht.
Edhe nëse ju duket e pamundur që të hiqni dorë plotësisht, mund të paktën të kaloni në alternativa pa tym, siç janë produktet me ngrohje. Produktet me ngrohje si IQOS nuk e djegin, por e ngrohin fijen e duhanit, duke mos lëshuar tym. Kjo shmang ekspozimin ndaj 6 mijë kimikateve që gjenerohen me tymin, nga të cilat 100 janë të vërtetuara se janë të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.
Cilido qoftë ndryshimi që zgjidhni të bëni, e rëndësishme është që të kaloni në një zakon më të shëndetshëm, duke shfrytëzuar daljen jashtë rutinës që na mundëson vera.
Relaksi, çelësi i suksesit
Dihet mirë se vera është një kohë relaksi kur (pothuajse) gjithçka lëviz ngadalë. Pasojat? Më pak presion, më pak stres, më pak urgjenca dhe sigurisht, më pak probleme. Përfitoni nga kjo qetësi e përkohshme për t’u çlodhur dhe për të çliruar presionin. Kujdesuni për veten dhe pushoni: nëse ndiheni mirë në trupin dhe mendjen tuaj, mungesa e cigareve do të jetë më pak e ndjeshme.
Më shumë mënyra për të bërë qejf
Deri tani, e keni asociuar kënaqësinë me cigaret. Me verën dhe ndryshimet e zakonit, ju keni mundësinë të mësoni të kënaqeni në një mënyrë tjetër. Merrni kohë për veten tuaj, për të bërë aktivitete që normalisht nuk do t’i bënit për shkak të mungesës së kohës ose dëshirës. Planifikoni aktivitete për ta hequr mendjen sa herë mund t’ju shkojë mendja tek cigarja: leximi, ecja, sportet.
Magazinë
Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës
Published
6 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Festivali Sunny Hill është rikthyer këtë gusht në Prishtinë si një nga ngjarjet më të rëndësishme të muzikës në Evropë.
Nga data 1 deri më 3 gusht, kodrat pranë kryeqytetit do të mbushen me yje botërorë si Dua Lipa, Shawn Mendes, Peggy Gou, Fatboy Slim e të tjerë, por më shumë se kaq, do të ringjallin shpirtin e një kombi që përmes muzikës kërkon të dëgjohet në mbarë botën.
Që prej nisjes së tij në vitin 2018 nga Dukagjin dhe Dua Lipa, Sunny Hill ka qenë më shumë se një event muzikor – një platformë që ka ndihmuar Kosovën të gjejë zërin e saj në hartën globale, shkruan newsbreak.
Që nga sfidimi i hartave digjitale që e injoronin Kosovën, deri te ndërhyrjet në ndihmë pas tërmetit në Shqipëri, festivali është kthyer në simbol të aktivizmit kulturor dhe solidaritetit rajonal. Më 2022, festivali u bë zë i fuqishëm në fushatën për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.
Momente si ai kur J Balvin mbështolli veten me flamurin kosovar e iu drejtua turmës me mesazhe shprese, u bënë virale e ndikuan në rritjen e presionit ndërkombëtar. Rezultati? Më 1 janar 2024, BE hoqi vizat për kosovarët.
Për të përballuar rritjen dhe për të përmirësuar përvojën, në vitin 2024 festivali u zhvendos në një park të ndërtuar enkas në Bernicë.
Hapësira e re, me kapacitet deri në 100 mijë njerëz, tashmë krahasohet me festivale si Coachella, jo vetëm për madhësinë por edhe për ndikimin.
Sunny Hill sjell çdo vit mbi 50 milionë dollarë të ardhura për Prishtinën dhe shndërron Kosovën në një destinacion të rëndësishëm turistik dhe kulturor.
Kur Dua Lipa të ngjitet në skenë këtë verë, ajo nuk do të performojë vetëm si artiste, por si një zë që përfaqëson shpresën, identitetin dhe të ardhmen e një kombi të vogël që po bën zhurmë të madhe. /Telegrafi/
Magazinë
Gwyneth Paltrow flet për ndarjen nga Brad Pitt: “Nuk ishte i emancipuar”
Published
8 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Fejesa e shkurtër, por shumë e komentuar e Gwyneth Paltrow me Brad Pitt në mesin e viteve ’90 ishte një nga romancat më të joshëse të Hollywood-it.
Megjithëse çifti dukej i përsosur në sytë e publikut e shfaqej rregullisht në evente madhështore, pas fasadës së shkëlqimit fshiheshin mosmarrëveshje të thella që përfundimisht çuan në ndarjen e tyre.
Sipas biografisë më të re të shkruar nga Amy Odell, me titull “Gwyneth: The Biography”, që publikohet më 29 korrik, shkaku kryesor i ndarjes së tyre ishte mospërputhja në karaktere dhe mënyrë jetese.
Paltrow, e rritur në një ambient elitar, intelektual dhe kulturor të New York-ut, besonte se Pitt, që vinte nga një familje tradicionale, fetare dhe me rrënjë të thella në Misuri, nuk përfaqësonte nivelin e emancipimit që ajo kërkonte te një partner.
“Ajo e shihte veten si më e zgjuar, më e arsimuar dhe më e sofistikuar se ai,” shkruan autorja.
Vetë Gwyneth tregoi se kur dilnin për darka elegante, i duhej t’i shpjegonte Pitt-it çfarë lloj havjari po konsumonin. Sipas miqve dhe kolegëve, ajo qante gjatë kësaj marrëdhënieje, e përfshirë nga pasiguria dhe ndjenja e inferioritetit përballë suksesit të madh të Pitt-it. Edhe pse ai e quajti “engjëlli im” dhe “dashuria e jetës sime” në ndarjen e çmimeve Golden Globes më 1996, dyshimet e saj për të ardhmen e tyre ishin tashmë prezente.
Në një intervistë të fundit në podcast-in “Call Her Daddy”, Paltrow pranoi se në atë periudhë nuk ishte ende e gatshme për martesë, megjithëse ndarja nuk ishte e lehtë për të. Koha tregoi se secili ndoqi rrugën e vet: Pitt u kthye në një ikonë globale të kinemasë, ndërsa Paltrow, përmes markës së saj Goop, u shndërrua në simbolin e një jete të rafinuar dhe moderne, stil që ajo e ka mishëruar gjithmonë.
Magazinë
Ellen DeGeneres: U zhvendosa në Britani për shkak të Trumpit
Published
10 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Ylli televiziv amerikan, Ellen DeGeneres, ka bërë paraqitjen e saj të parë publike që kur është zhvendosur në Mbretërinë e Bashkuar, duke thënë se vendimin për zhvendosje në Angli e mori një ditë pasi Donald Trump u rizgjodh president i SHBA-së.
Komediania dhe prezantuesja tha para një turme në Cheltenham, Gloucestershire, se jeta “është më e mirë në Mbretërinë e Bashkuar”.
Ellen tha se ajo dhe gruaja e saj Portia de Rossi po mendonin të martoheshin në Angli pas disa lëvizjeve në SHBA drejt anulimit të së drejtës për martesë të personave me gjini të njejtë dhe se Amerika ende mund të jetë e frikshme për njerëzit të jenë ata që janë.
Ellen ishte një nga emrat më të mëdhenj në televizionin amerikan për 30 vjet, falë emisionit të saj, si dhe për prezantimin e çmimeve Oscar, Grammy dhe Emmy. Të dielën në teatrin Everyman në Cheltenham, ajo zhvilloi një bisedë me prezantuesin Richard Bacon, i cili e pyeti nëse raportimet se ajo u zhvendos për shkak të Donald Trumpit ishin të sakta dhe ajo u përgjigj me “Po”.
Magazinë
Nicole Scherzinger emocionon në performancën e saj të fundit në “Sunset Boulevard” në Broadway
Published
11 hours agoon
July 21, 2025By
UBT News
Nicole Scherzinger përmbylli me emocion të thellë rrugëtimin e saj si Norma Desmond në hit-muzikën Sunset Boulevard në Broadway, me një performancë të fundit që la audiencën pa frymë.
47-vjeçarja u ngjit për herë të fundit në skenë të dielën në mbrëmje, duke rrëmbyer zemrat e publikut me interpretim që u përmbyll me lot e ovacione të gjata. Nicole u shfaq me gjak teatral që i rridhte në qafë, simbol i dramës dhe intensitetit që mbarti ky rol për të.
Pas gati dy vitesh me personazhin e Normës, ajo e përshëndeti publikun dhe kastin me një mesazh prekës: “Sot, dielli perëndon në Sunset Blvd për herë të fundit… Norma më ka ndryshuar përgjithmonë”.
Në një postim në Instagram, Nicole rrëfeu se roli ishte për të më shumë se vetëm një shfaqje, ai përfaqësonte të gjithë ata që ndihen të vetmuar, të harruar apo të flakur tej nga bota, dhe një himn për ëndërrimtarët dhe luftëtarët që nuk dorëzohen. Fjalët e saj ngjallën emocione të mëdha te ndjekësit, që e vërshuan me komente mirënjohjeje dhe admirim për rolin e saj të paharrueshëm.
Roli i Normës, i luajtur më parë nga legjenda Glenn Close, e cila e cilësoi interpretimin e Nicole si akt “trimërie mahnitëse”, i solli Scherzinger-it edhe një çmim Tony për interpretimin më të mirë në një musical. Me një kast të talentuar dhe regji nga Jamie Lloyd, produksioni në Teatrin St.
James u shndërrua në një nga sukseset më të mëdha të sezonit në Broadway. Pas suksesit në Londër dhe New York, Nicole largohet nga skena me duartrokitje dhe respekt të jashtëzakonshëm, duke lënë pas një trashëgimi artistike të fuqishme.
Fansat e saj thonë se ajo “i dha Normës skenën që meriton për një brez të ri”, një rol i madh që, në duart e Nicole, mori jetë të re dhe u bë i pavdekshëm.

Trump sfidon Apple me telefonin e tij të ri?

Interi përgatit ofertë të përmirësuar për Lookman

Kompania kineze, rekord të ardhurash nga “Labubu”

TikTok ndryshon rregullat e lojës – aplikacioni tregon çfarë është përmirësuar

Kurti u bën thirrje qytetarëve të mos udhëtojnë përmes Serbisë

Mediet amerikane: Sunny Hill, më shumë se një festival – një lëvizje që përfaqëson aspiratat e Kosovës

Kurti për takimin me Limajn: Kam bërë një ofertë konkrete

Kurti reagon ndaj Vuçiqit: Deklaratat e tij janë kërcënuese dhe destabilizuese

Shefi i Zyrës së BE-së takohet me Osmanin, flasin për bllokadën politike dhe hapat e mëtejmë
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT1 month ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Lajmet nga UBT3 months ago
Profesori, Arsim Hajdari, doktoron me temën “New Perspective of Biological Therapy in Treatment of Age-Related Macular Degeneration”
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT – Institucioni privat me më së shumti programe të akredituara nga Agjencia e Akreditimit të Kosovës
-
Lajmet nga UBT2 months ago
UBT rilicencohet nga MAShTI për ofrimin e arsimit profesional në katër drejtime të rëndësishme shëndetësore