Lajmet

Ushtarët finlandezë zhvilluan patrullim rutinë në veri

Published

on

Ushtarët finlandezë të misionit të KFOR-it në Kosovë zhvilluan një patrullim rutinë në veri të vendit, përgjatë vijës kufitare. Kjo sipas KFOR-it, u bë me qëllim të analizimit të kushteve aktuale të rrugës dhe urës.

“Këto përpjekje janë pjesë e misionit të përditshëm të KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt për të gjitha komunitetet që jetojnë në Kosovë”, tha KFOR-i në një postim në Facebook.

Në njoftim u bë e ditur se ushtarët inxhinierë janë pjesë Komandës Rajonale Lindje të misionit të KFOR-it, të udhëhequr nga NATO.

Lajmet

KQZ rikonfirmon: Të mërkurën fillon numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike

Published

on

By

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka rikonfirmuar se të mërkurën, më 26 shkurt, do të fillojë numërimi i votave nga votimi në 30 përfaqësitë diplomatike të Kosovës në të cilat u votua më 8 shkurt.

Ky njoftim është bërë në mbledhjen e KQZ-së të mbajtur të martën. Një ditë më herët, Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka treguar se numërimi i votave nga votimi në përfaqësitë diplomatike, më shumë se 15 mijë, do të fillojë të mërkurën.

Më 8 shkurt votimi jashtë Kosovës është zhvilluar në 30 përfaqësi diplomatike, me gjithsej 43 vendvotime dhe nga 20,324 votues të regjistruan kanë votuar 75.57% e tyre apo 15,352. Në mbledhjen e KQZ u njoftua edhe për përfundimin e procesit të vlerësimit të pakove me fletëvotime nga votimi jashtë Kosoës, respektiviht votimi përmes postës.

Sipas të dhënave të KQZ-së, nga rreth 69 mijë pako me fletëvotime të dërguara në kutitë postare të KQZ-së, janë aprovuar 62,990 zarfe, ndërkaq janë refuzuar 4,865 të tjera. Gjatë vlerësimit, është vërtetuar se 131 zarfe janë dërguar gabimisht në kutitë postare të KQZ-së, kurse 729 zarfe nuk janë vlerësuar, pasi aplikuesit aplikuesit kishin zgjedhur të votonin fizikisht në përfaqësitë diplomatike. Për vlerësimin e këtyre zarfeve, është e nevojshme skanimi i listës së votuesve të përfaqësive diplomatike, për të mundësuar krahasimin dhe shmangien e votimit të dyfishtë.

Arsyet e refuzimit të 4,865 zarfeve:

– 2,870 zarfe nuk janë proceduar, pasi votuesit ishin të anuluar gjatë fazës së aplikimit për regjistrim si votues jashtë Kosovës (29 gusht 2024 – 26 dhjetor 2024);

– 310 zarfe janë refuzuar, pasi fletëvotimi nuk ka qenë i personalizuar (një person – një fletëvotim); – 24 zarfe janë refuzuar, pasi nuk kanë pasur pullë/vulë postare;

– 138 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit i kanë dërguar nga një shtet tjetër nga ai që kishin deklaruar gjatë regjistrimit;

– 178 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka qenë vetëm dëftesa e regjistrimit, pa fletëvotim;

– 432 zarfe janë refuzuar, pasi brenda tyre ka munguar dëftesa e regjistrimit dhe kanë përmbajtur vetëm fletëvotimin;

– 45 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar fletëvotimin me dokument identifikues të Kosovës dhe nuk kanë përfshirë dëftesën e regjistrimit;

– 868 zarfe janë refuzuar, pasi votuesit kanë dërguar zarfin me fletëvotim më shumë se një herë.

Continue Reading

Lajmet

​Kurti kujton Faik Rexhepin: Ishte një patriot që u bë simbol i ngjarjeve politike të Kosovës

Published

on

By

Nën patronazhin e Zyrës së Kryeministrit është mbajtur të martën mbledhja komemorative për Faik Rexhepin, protestuesin qëndrestar, i cili 35 vjet më parë ishte ulur këmbëkryq në mes të sheshit të Prishtinës, në kohën kur policët e regjimit serb i ndiqnin pas në vitin 1990.

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se Rexhepi është shndërruar në simbol të rezistencës kundër regjimit serb.

Ai tha se përmes qëndrimit stoik, Rexhepi nga një protestues u bë simbol i ngjarjeve të veçanta politike të Kosovës.

“Në kronologjinë e pashkëputur të ngjarjeve të përditshme janë fort të rralla rastet dhe aq të paktë njerëzit që arrijnë të ngritën nga rëndomsia dhe të bëhen simbol të ngjarjeve të veçanta politike të kohës së tyre. Një nga këto raste dhe një nga këta njerëz është ai i Faik Rexhepit, për të cilin jemi mbledhur të kujtojmë sot, një ditë pasi u varros dhe u ndahemi vetëm fizikisht prej tij… Mes mijëra njerëzve që po ndiqeshin nga policia, një burrë, Faik Rexhepi qëndroi ulur në mes të rrugës këmbëkryq, me dorën në mjekër dhe në një pozicion të qëndrimit stoik. Përveç xhirimeve të kohës Faik Rexhepi u fiksua në një fotografi ikonike dhe imazh emblematik nga fotoreporteri Hazir Reka…Në atë moment të Faik Rexhepit, i cili qëndron në shesh të Republikës duket sikurse imazhi i odës shqiptare mbin në shesh të Republikës. Qëndrimi i Faik Rexhepit është qëndrimi i dikujt në odën shqiptare. Ashtu qëndrojmë ne këmbëkryq kur shkojmë në odat në qytetet dhe odat shqiptare….Faik Rexhepi punëtor dhe patriot, nga Presheva në Prishtinë. Faik Rexhepi është njeriu ynë që nuk ikë dhe që qëndron”, tha Kurti.

E bija e Faik Rexhepit, Albana Rexhepi-Drella, tha se përmes qëndrimit stoik të babait të tij kundër regjimit serb ai u bë burim i shpresës dhe frymëzimit për të gjithë popullin shqiptar.

“Ne që e kemi njohur gjithë jetën, jemi dëshmitarë të bindjeve dhe integritetit të tij të palëkundur, si dhe bindjeve morale dhe etike. Të angazhimit të tij të pandalshëm për të rezistuar, sfiduar dhe luftuar padrejtësinë dhe shtypjen. Babi ynë nuk ka qenë vetëm rezilentë në misionin e tij, por edhe burim i shpresës, frymëzimit, udhëzimit dhe mbështetjes për të gjithë ne”, tha ajo.

Faikun e kujtoi edhe miku i tij Dibran Gashi. Faik Rexhepi në gusht të vitit 1990 bashkë me shumë qytetarë të tjerë kishin dal ta prisnin një delegacion të Kongresit amerikan, ku policia serbe atëherë kishte ndërhyrë që ta shpërndante masën. Mirëpo i vetmi që nuk kishte lëvizur nga vendi ishte Faiku, i cili u ulë këmbëkryq midis trumës. Në vendin ku protestoi Faiku tashmë është një monument me figurën e tij, në shenjë nderimi për veprën e tij.

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori Zemaj takon në Bruksel Drejtuesin e Komitetit Ushtarak të NATO-s

Published

on

By

Ambasadori i Kosovës për Marrëdhëniet me NATO-n, Astrit Zemaj, është pritur sot në takim nga Drejtuesi i Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Cavo Dragone.

Zemaj ka njoftuar se në këtë takim kanë biseduar për mjedisin e sigurisë, sfidat aktuale dhe stabilitetin e Kosovës.

“Unë e falënderova Admiralin Dragone për kontributin e madh dhe të vazhdueshëm të NATO-s dhe KFOR-it në Kosovë”, ka shkruar Zemaj në ‘X’.

Continue Reading

Lajmet

​Policia apelon për kujdes nga mashtrimi përmes SMS-ve

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë duke vërejtur një rritje të ankesave të qytetarëve për raste të mashtrimeve përmes mesazheve telefonike (SMS), ku qytetarët pranojnë mesazhe që përmbajnë Link-e (vegëza) të dyshimta.

Sipas policisë duke u klikuar në to mashtruesit mund të fitojnë qasje në llogaritë bankare të qytetarëve ose të dhëna tjera personale me ç’rast nga llogarit bankare në mënyrë të paligjshme të dyshuarit përfitojnë të holla.

Për t’i mbrojtur qytetarët nga mashtrime të tilla policia ka ftuar qytetarët ti ndjekin këto këshilla:

-Mos klikoni asnjë link të dyshuar që i pranoni përmes mesazheve (SMS) telefonike.

-Mos jepni të dhënat tuajt personale si fjalëkalime apo informacione bankare përmes faqeve të panjohura.

-Verifikoni çdo mesazh të dyshimtë duke kontaktuar drejtpërdrejt institucionin ose kompaninë që pretendohet se ju ka dërguar mesazhin.

-Raporto Rastin tek Autoritetet përkatëse ose ta banka e juaj (të bllokojnë transferin e të hollave) nëse keni dhënë informacione të ndjeshme.

Policia poashtu ka kërkuar nga qytetarët që nëse kanë dyshime ose kanë rënë viktimë e një mashtrimi të tillë, ti kontaktojnë menjëherë autoritetet përkatëse policore.

Continue Reading

Të kërkuara