Lajmet

Ukraina thotë se ka rrëzuar 13 raketa dhe dronë rusë gjatë natës

Si pasojë e sulmeve nuk ka të lënduar, por u raportua se janë dëmtuar dritaret në dy ndërtesa banimi.

Published

on

Forcat Ajrore të Ukrainës kanë njoftuar të hënën se kanë kapur 13 objektiva ajrore gjatë natës, duke përfshirë dy raketa lundrimi Kalibr, shtatë drone sulmuese Shahed dhe katër mjete ajrore pa pilot.

Si pasojë e sulmeve nuk ka të lënduar, por u raportua se janë dëmtuar dritaret në dy ndërtesa banimi.

Përpjekjet e mbrojtjes ajrore u penguan nga kushtet e vështira të motit./UBTNews/

Lajmet

​Osmani nderon gjeneralin e NATO-s me Medaljen Presidenciale Ushtarake

Published

on

By

Presidentja Vjosa Osmani priti sot në takim shefen e Operacioneve Aktuale në Selinë e NATO-s Ariella Viehe, drejtorin në largim të NALT-it, gjeneral brigade Christian Nawrat dhe drejtorin e ri gjeneral brigade Sven Lange.

Në takim, Osmani shprehu mirënjohjen për mbështetjen e palëkundur të NALT-it në zhvillimin dhe avancimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ministrisë së Mbrojtjes dhe institucioneve të tjera të sigurisë, në përputhje me standardet e NATO-s dhe të shteteve anëtare e partnere të saj.

Duke iu referuar vizitës së fundit të sekretarit të përgjithshëm të NATO-s, Mark Rutte, presidentja Osmani nënvizoi rëndësinë e angazhimit të NATO-s për paqen, stabilitetin dhe sigurinë rajonale e globale dhe e vlerësoi lart mesazhin e tij në mbështetje të Kosovës.

Osmani vlerësoi kontributin e jashtëzakonshëm të gjeneral Nawrat gjatë mandatit të tij, në një periudhë të ndjeshme për sigurinë e vendit dhe rajonit. Ajo e falënderoi për angazhimin e tij profesional në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së dhe për bashkëpunimin e frytshëm me institucionin e presidentes.

Në shenjë mirënjohjeje për kontributin e tij të jashtëzakonshëm në zhvillimin dhe avancimin e kapaciteteve të FSK-së dhe Ministrisë së Mbrojtjes, si dhe për bashkëpunimin e tij të ngushtë me institucionet e Kosovës, presidentja Osmani i ndau gjeneral Nawrat-it Medaljen Presidenciale Ushtarake, raporton KosovaPress.

Ndërsa, për gjeneral brigade Sven Lange, presidentja shprehu besimin e plotë se ai do të vazhdojë me sukses zbatimin e objektivave dhe projekteve të rëndësishme të NALT-it për avancimin e institucioneve të sigurisë së Kosovës dhe për forcimin e bashkëpunimit të ngushtë me NATO-n.

Continue Reading

Bota

E rëndë në Kroaci, policia vret të riun që tentoi të grabiste bankën

Published

on

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mesditën e sotme në qytetin e Splitit, Kroaci, ku një i ri ka humbur jetën pas një shkëmbimi me armë zjarri me policinë.

Sipas mediave vendase, i riu kishte tentuar të kryente një grabitje në një bankë të qytetit, por ishte penguar nga rojet e sigurisë dhe kishte ikur nga vendi. Pas largimit, ai është ndeshur me një patrullë policie, duke qëlluar në drejtim të tyre. Policia ka reaguar me armë, duke e plagosur rëndë grabitësin, i cili ka ndërruar jetë në vend.

Ky incident ka trazuar qytetin, ndërsa autoritetet po zhvillojnë hetime për rrethanat e ngjarjes./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

Humb jetën një punëtor në Veternik të Prishtinës

Published

on

Një tragjedi ka ndodhur sot në lagjen Veternik të Prishtinës, ku një punëtor rreth moshës 50 vjeçare ka humbur jetën pas një aksidenti gjatë punës. Ngjarja ndodhi rreth orës 11:00, kur viktima ka rënë nga një lartësi gjatë punës në një objekt. Sipas njoftimit të zëdhënëses së Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, si pasojë e lëndimeve të rënda, shtetasi i huaj ka ndërruar jetë.

Ekipi i mjekëve emergjent ka konstatuar vdekjen e tij në vendngjarje. Policia, në bashkëpunim me inspektorët e punës dhe prokurorinë, ka nisur hetimet për të zbuluar rrethanat e aksidentit.

Sipas informacioneve të mëtejshme, kompania që po punonte në objekt ishte e huaj dhe e kontraktuar nga një kompani vendore. Viktima, shtetas romun, ka rënë nga skelët, duke shkaktuar fatkeqësinë./UBTNews/

Continue Reading

Lajmet

​Hamza: Nuk kam vija të kuqe, i preferuar koalicioni me LDK-në

Published

on

Bedri Hamza, kandidati për kryeministër nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka theksuar se nuk ka vija të kuqe për asnjë subjekt politik lidhur me formimin e qeverisë, duke theksuar se është i hapur për bisedime me të gjitha partitë. Ai po diskuton për mundësinë e krijimit të një koalicioni me Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Nismën Socialdemokrate dhe partitë e tjera, por ende nuk janë arritur marrëveshje për ndarjen e posteve në qeveri.

Hamza theksoi se LDK-ja është një partner i preferuar për shkak të bindjeve dhe koncepteve politike të përbashkëta. Ai gjithashtu shpjegoi se për postin e kryetarit të Kuvendit, ky do të propozohet nga partia më e madhe në koalicion, dhe kërkohen 61 vota për të zgjedhur kryetarin. Megjithatë, me Lëvizjen Vetëvendosje (LVV) nuk ka pasur ende komunikim zyrtar dhe Hamza theksoi se është i gatshëm të bisedojë me të gjithë, por preferon një bashkëpunim me LDK-në.

Sa i përket çështjes së presidentit, Hamza shpjegoi se është gjithmonë një proces sfidues për shkak të kërkesave për 80 vota për të zgjedhur presidentin, por ai nuk mendon se kjo do të çojë në zgjedhje të reja për këtë çështje. Hamza ka dorëzuar kërkesën për të hequr dorë nga mandati i deputetit dhe ka vendosur të qëndrojë në pozitën e kryetarit të Komunës së Mitrovicës deri në fund të mandatit të tij./UBTNews/

Continue Reading

Të kërkuara