Lajmet nga UBT

UBT zyrtarizon projektin Erasmus + Jean Monnet – Një hap i rëndësishëm drejt integrimit evropian të Kosovës

Published

on

Në UBT u mbajt takimi i parë për zyrtarizimin e projektit të Bashkimit Evropian Erasmus + Jean Monnet, i cili ka si qëllim të kontribuojë në përparimin e integrimit evropian të Kosovës.

Projekti, i titulluar “AKIL-BE” (Advancing Kosovo’s Integration into the EU through Learning about the EU), ka si synim të forcojë kuptimin dhe ndërgjegjësimin mbi Bashkimin Evropian në Kosovë, duke theksuar rolin kyç të edukimit dhe kërkimit në këtë proces.
Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, theksoi rëndësinë e këtij projekti për zhvillimin e njohurive mbi Bashkimin Evropian në vend.

Me një diversitet prej 150 profileve të ndryshme, projekti ka potencialin të reflektojë nevojat dhe aspiratat e shoqërisë kosovare, duke ofruar një qendër të rëndësishme për mësim dhe zhvillim profesional. Ky është një hap i rëndësishëm në përpjekjet për të forcuar lidhjet midis Kosovës dhe Bashkimit Evropian, duke e bërë këtë kohë të përshtatshme për të rinjtë dhe profesionistët e ardhshëm në vend,” tha Rektori Hajrizi.

Manjolla Zaçellari, koordinatore e projektit, vlerësoi përfshirjen në këtë iniciativë dhe theksoi se UBT është vendi i duhur për të promovuar studimet evropiane. “Ky projekt është i hapur për të gjithë të interesuarit e të gjitha drejtimeve, që kanë interes në zhvillimin dhe avancimin e nxënies mbi integrimet evropiane”, theksoi ajo.

Objektivat kryesore të projektit përfshijnë promovimin e studimeve evropiane dhe përdorimin e metodave bashkëkohore të mësimdhënies për të arritur një publik të gjerë. Një aspekt thelbësor është përgatitja e qytetarëve të Kosovës për anëtarësimin në Bashkimin Evropian, duke theksuar rëndësinë e njohjes së institucioneve evropiane dhe të tregut të brendshëm.

Projekti do të përfshijë 15 module të ndryshme, si “The Founding of the EU and Enlargement”, “EU Institutions”, “Single Market and Common Currency”, “Freedom of Movement and Schengen”, dhe “Digital Europe Politics”. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të mësojnë nga profesorë të ftuar nga Austria dhe Polonia, duke siguruar një perspektivë ndërkombëtare dhe rajonale.

Një nga veçoritë më të rëndësishme të këtij projekti është përfshirja e një audience më të gjerë, duke krijuar një platformë për dialog dhe bashkëpunim me vendet e tjera të Evropës. Kjo do të ndihmojë në ndërtimin e lidhjeve të forta dhe në promovimin e një kuptimi të thellë të integrimit evropian në Kosovë. Me një fokus të tillë, projekti “AKIL-BE” paraqet një mundësi unike për të rinjtë dhe profesionistët që dëshirojnë të kontribuojnë në të ardhmen evropiane të vendit./UBTNews/

Aktualitet

Studentët e UBT-së vizitojnë agjencinë Base Agency për të mësuar mbi marketingun dhe inovacionin

Published

on

By

Në kuadër të lëndëve Marketing Ndërkombëtar dhe Marketing Digjital, studentët e Fakultetit Menaxhment, Biznes dhe Ekonomi – Niveli Master në UBT, të udhëhequr nga prof. Gonxhe Beqiri, realizuan një vizitë studimore në agjencinë e marketingut Base Agency në Prishtinë.

Gjatë vizitës, studentët patën mundësinë të njihen me themeltarët e agjencisë, Lirak Arifaj dhe Alban Shabani, dhe të mësojnë për sfidat dhe sukseset që kanë shoqëruar zhvillimin e kompanisë deri më sot. Një pjesë e veçantë e takimit iu kushtua prezantimit të klientëve kryesorë vendorë dhe ndërkombëtarë, duke theksuar bashkëpunimet strategjike dhe fushat e ndryshme të veprimtarisë së agjencisë.

Studentët u njohën gjithashtu me procedurat e brandimit, qasjen profesionale në punën me klientët, si dhe metodologjitë e përdorura për ndërtimin dhe menaxhimin e identitetit të markave. U prezantuan edhe inovacionet më të fundit në marketing dhe komunikim, si dhe projektet e shumta të realizuara me sukses, që dëshmojnë për kreativitetin dhe kapacitetin profesional të agjencisë.

Vizita ishte interaktive, ku studentët bënë pyetje mbi strategjitë e marketingut, rëndësinë e inovacionit, zhvillimin e tregut ndërkombëtar dhe përgjegjësinë sociale të kompanisë.

Continue Reading

Aktualitet

Gjeomonumentet e Republikës së Kosovës publikohen në ProGEO

Published

on

By

Profesori nga Fakulteti Inxhinieri e Ndërtimit dhe Infrastrukturës në UBT, Hazir S. Çadraku, në bashkëpunim me Fadil Bajraktari, Cand. PhD, nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Natyrës, kanë publikuar artikullin shkencor me titull “New geomonuments, Republic of Kosovo” në ProGEO News, revistë dhe platformë zyrtare e International Association for the Conservation of Geological Heritage (ProGEO).

Ky publikim paraqet një kontribut të rëndësishëm shkencor dhe institucional në fushën e trashëgimisë gjeologjike, duke prezantuar monumente të reja gjeologjike (geomomumente) në Republikën e Kosovës, si dhe duke theksuar vlerat e tyre shkencore, edukative, turistike dhe mjedisore.

Artikulli synon të rrisë ndërgjegjësimin kombëtar dhe ndërkombëtar për pasurinë gjeologjike të Kosovës dhe rëndësinë e ruajtjes së saj në kuadër të mbrojtjes së natyrës.

ProGEO është një organizatë ndërkombëtare prestigjioze që bashkon ekspertë të gjeoshkencave, menaxherë të trashëgimisë natyrore, studiues, edukatorë dhe profesionistë të turizmit, me misionin për të promovuar dhe mbrojtur trashëgiminë gjeologjike dhe gjeodiversitetin në mbarë botën.

Organizata është e afiluar me International Union of Geological Sciences (IUGS) dhe është anëtare e International Union for Conservation of Nature (IUCN), duke luajtur një rol kyç në politikat globale të konservimit të natyrës.

Përmes këtij publikimi, autorët theksojnë nevojën për një qasje të integruar në mbrojtjen e natyrës, ku trashëgimia gjeologjike trajtohet në mënyrë të barabartë me biodiversitetin, si dhe rëndësinë e përfshirjes së institucioneve shtetërore, akademike dhe publikut në ruajtjen dhe promovimin e këtyre vlerave.

Për më shumë detaje rreth artikullit dhe aktiviteteve të ProGEO-s, vizitoni faqen zyrtare të organizatës: ProGEO

Continue Reading

Vendi

Eksperti i sigurisë nga UBT, Arian Kadriu, mban ligjëratë tematike në Camp Bondsteel

Published

on

By

Profesori dhe njëherit Prodekani i Studimeve të Sigurisë në UBT, Prof. Dr. Arian Kadriu, ka realizuar një ligjëratë tematike në ambientet e Camp Bondsteel, në Kosovë, në kuadër të bashkëpunimit akademik dhe profesional me misionin e KFOR-it.

Ligjërata u përqendrua në temën “Kërcënimet e brendshme dhe të jashtme ndaj sigurisë kombëtare në Kosovë”, duke trajtuar në mënyrë analitike zhvillimet aktuale të sigurisë, sfidat strategjike dhe rolin e institucioneve vendore dhe ndërkombëtare në garantimin e stabilitetit dhe paqes.

Gjatë ligjëratës, Profesori Kadriu ofroi një qasje të thelluar akademike të kombinuar me përvojë praktike, duke theksuar rëndësinë e analizës së rrezikut, bashkëpunimit ndërinstitucional dhe rolit të partnerëve ndërkombëtarë në ruajtjen e sigurisë në Kosovë dhe rajon.

Continue Reading

Lajmet

Edmond Hajrizi: Kur dija, biznesi dhe etika ndërthuren në vendimmarrje

Published

on

By

Një dialog mbi rolin e drejtuesit në shndërrimin e dijes në modele funksionale që integrojnë arsimin, shëndetësinë, sportin dhe inovacionin

(more…)

Continue Reading

Të kërkuara