Lajmet nga UBT

UBT përkrah Edicionin e 15-të të Chopin Piano Fest Prishtina

Published

on

UBT, si institucion i përkushtuar për avancimin e kulturës dhe artit në vend, ka kënaqësinë të jetë pjesë mbështetëse e Chopin Piano Fest Prishtina, një festival që është tashmë një traditë e konsoliduar kulturore për Kosovën.

Në kuadër të kësaj, do të mbahet një koncert që sjell në skenën kosovare dy nga emrat më të njohur të muzikës klasike në Evropë dhe më gjerë: violinistin e famshëm austriak Benjamin Schmid dhe pianistin virtuoz Marcus Schirmer.

Benjamin Schmid, që nga debutimi i tij si partner solo i legjendarit Sir Yehudi Menuhin në Festivalin e Salzburgut në vitin 1986, ka zhvilluar një karrierë të jashtëzakonshme ndërkombëtare me mbi 3000 performanca live. Ai është fitues i Konkursit Carl Flesch në Londër dhe një nga figurat qendrore të violinës moderne, duke interpretuar me violinën legjendare “ex-Viotti 1718” Stradivarius.

Marcus Schirmer, i njohur për stilin e tij të fuqishëm dhe emocional, është lavdëruar për mënyrën e veçantë me të cilën ndërton histori përmes pianos. Me një karrierë të pasur koncertesh dhe mësimdhënieje, ai është një prej figurave kyçe të jetës muzikore në Austri dhe më gjerë.

Koncerti është pjesë e edicionit të 15-të të Chopin Fest, një festival që reflekton hapjen kulturore të vendit tonë, pasionin për muzikën dhe përkushtimin për cilësi. Këtë vit, në festival janë bashkuar artistë nga vende të ndryshme të botës, sikurse: Polonia, Franca, Hungaria, Ukraina, Austria, Italia, Mbretëria e Bashkuar, Lituania, Kuba dhe Suedia.

Koncerti do të mbahet të mërkurën, më 14 maj, në ora 20:00, në Amfiteatrin e Ri të Bibliotekës Qendrore Universitare të Prishtinës dhe realizohet në bashkëpunim edhe me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ambasadën Austriake në Prishtinë dhe Meditech.

UBT fton të gjithë artdashësit që të bëhen pjesë e këtij koncerti dhe të përjetojnë nga afër mjeshtërinë muzikore të dy artistëve të mëdhenj.

Lajmet nga UBT

Hajrizi: UBT po e ndërton të ardhmen digjitale të Kosovës – 60% e IT-ve janë produkt i yni

Published

on

By

Në një intervistë në “Rreth e Rrotull”, Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, deklaroi se institucioni që ai drejton ka qenë themelues dhe udhëheqës i zhvillimeve më të rëndësishme teknologjike në Kosovë, duke përmendur se mbi 60% e profesionistëve të IT-ve në vend janë ish-studentë të UBT-së.

Jemi krenarë kur shkojmë në bankat dhe institucionet kryesore dhe shohim menaxherët tanë, studentët tanë. Kur një student i yni krijon një kompani të suksesshme për siguri kibernetike dhe merr financim direkt nga SHBA, kjo flet vetë për suksesin tonë”, u shpreh Rektori Hajrizi.

Ai theksoi se UBT nuk ka qenë thjesht një shkollë, por një institucion inovativ që ka krijuar struktura dhe ekosisteme për zhvillim ekonomik dhe teknologjik. “Kemi qenë të parët në robotikë, të parët që kemi sjellë Mekatronikën në Kosovë, kur as nuk kuptohej ende termi,” kujtoi Hajrizi.

Përpos arritjeve teknologjike, rektori theksoi rolin e UBT-së si një institucion me ndikim të madh në politikëbërje dhe zhvillim shoqëror.

Ne bashkëpunojmë me qeverinë, me ministritë, me industrinë kreative dhe me bizneset, duke ofruar ekspertizë dhe duke ndërtuar ura të zhvillimit të qëndrueshëm”, tha ai.

Hajrizi përmbylli me një mesazh të fortë për rininë dhe institucionet: “Mos ndjeni inferioritet. Ne jemi të barabartë me botën dhe jemi këtu për ta ndërtuar Kosovën si një qendër të teknologjisë dhe inovacionit”.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Rektori Hajrizi: UBT po udhëheq revolucionin teknologjik në arsim me inteligjencë artificiale

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, gjatë një interviste në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, deklaroi se UBT ka ndërtuar një platformë të qëndrueshme dhe të avancuar për aplikimin e inteligjencës artificiale (IA) në arsim, duke u bërë ndër institucionet e para në rajon që e kanë integruar këtë teknologji në të gjitha nivelet e mësimdhënies.

Sipas Rektorit, për katër vite me radhë, UBT ka punuar intensivisht për të ndërtuar infrastrukturën teknologjike dhe për të zhvilluar module të reja që bazohen në IA.

Ne kemi krijuar një superkompjuter, qendër për të dhëna të mëdha (Big Data), 5G, dhe kemi zhvilluar madje edhe profesorë të bazuar në AI, që mund të ndërveprojnë me studentët”, deklaroi Rektori Hajrizi.

Ai shtoi se UBT tashmë ka zhvilluar një staf të përgatitur që mund të integrojë teknologjitë më të fundit në kurrikula, duke lejuar mësimin virtual dhe hibrid përmes platformave të zgjuara.

Studentët tanë sot mësojnë përmes inteligjencës artificiale, punojnë në projekte reale dhe janë të përgatitur për tregun global të punës”, theksoi ai.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

Në UBT do të mbahet aktiviteti humanitar “Dita e Bamirësisë” nën moton “Studentët dhurojnë buzëqeshje, jo vetëm dije”

Published

on

By

Të premten, më 16 maj, do të mbahet aktiviteti humanitar “Dita e Bamirësisë”, i organizuar nga studentët e Fakultetit të Psikologjisë me mbështetjen e UBT-së. Aktiviteti do të zhvillohet në ambientet e objektit I, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së në Lipjan.

Ky aktivitet ka për qëllim të bashkojë studentët dhe profesorët në një nismë me ndikim të prekshëm në komunitet.

Gjatë aktivitetit, do të ofrohen për shitje ushqime të përgatitura (torte, ëmbëlsira, ushqime të lehta, etj.), kundrejt një kontributi simbolik.

Të gjitha të ardhurat nga ky aktivitet do të dhurohen për Qendrën për Shëndet Mendor – Spitali i Përgjithshëm në Shtime, me qëllim të mbështetjes së pacientëve dhe stafit të këtij institucioni.

Motoja e aktivitetit është:

“Studentët dhurojnë buzëqeshje, jo vetëm dije”.

Ju inkurajojmë të bëheni pjesë e kësaj dite solidariteti dhe dashamirësie. Kontributi juaj, sado i vogël, mund të sjellë një ndryshim të madh për dikë në nevojë.

Për të konfirmuar pjesëmarrjen tuaj, ju lutemi plotësoni formularin në vijim: DITA E BAMIRËSISË

Ju mirëpresim që të bëheni pjesë e kësaj nisme humanitare.

Continue Reading

Lajmet nga UBT

UBT lanson kampanjën zyrtare për maturantët nga Shqipëria – studio në institucionin lider të arsimit në Ballkanin Perëndimor

Published

on

By

UBT, institucioni më prestigjioz i arsimit të lartë në rajon, ka nisur kampanjën e veçantë informimi dhe thirrjeje për të rinjtë shqiptarë nga të gjitha qytetet e Shqipërisë, për të studiuar në Kosovë.

 

UBT është vlerësuar si një nga modelet më të suksesshme të arsimit inovativ në Ballkanin Perëndimor, me qasje moderne ndaj teknologjisë, shkencës dhe zhvillimit profesional të studentëve. Me mbi 15,000 studentë aktivë, 1,500 staf akademik e administrativ, 300 laboratorë funksionalë, dhe mbi 500 marrëveshje ndërkombëtare bashkëpunimi, UBT ofron kushte optimale për studim dhe karrierë të suksesshme.

Në qendër të filozofisë zhvillimore të këtij institucioni është koncepti i UBT Smart City, një ekosistem në rajon që ndërthur jetën akademike me teknologjinë, kërkimin shkencor, inovacionin dhe sipërmarrjen.

UBT fton të rinjtë nga TiranaShkodraDurrësiVloraKorçaGjirokastraElbasaniSaranda e të gjitha trevat e Shqipërisë, që të bëhen pjesë e një komuniteti studentor ndërkombëtar, ku vlerësohet dija, praktika dhe puna e mirëfilltë shkencore.

UBT është vendi ku e ardhmja fillon sot, ku të rinjtë marrin edukim cilësor dhe përgatiten për tregun global të punës, në fusha si inteligjenca artificiale, teknologjia informative, inxhinieria, mjekësia, menaxhimi, dizajni, siguria kibernetike dhe shumë të tjera.

UBT garanton standarde evropiane në arsim, diploma të njohura ndërkombëtarisht dhe mundësi të shumta për shkëmbime akademike dhe profesionale në Evropë, ShBA dhe më gjerë.

Continue Reading

Të kërkuara