Universi i UBT
UBT dhe Komuna e Suharekës nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi
Published
4 years agoon
By
Betim GashiRektori i UBT-së prof.dr. Edmond Hajrizi dhe kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, në emër të institucioneve që drejtojnë, kanë nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi për realizimin e projektit “Aplikacioni online për leje ndërtimore në Komunën e Suharekës”.
Përmes kësaj marrëveshjeje UBT do t’i ofrojë në shfrytëzim Komunës së Suharekës aplikacionin që e ka zhvilluar lidhur me aplikimin online për leje ndërtimore.
Me këtë rast, rektori Hajrizi ka thënë se kjo marrëveshje është shumë e rëndësishme për faktin se qytetet tani janë duke hyrë në një fazë tjetër të digjitalizimit të shërbimeve për qytetarët dhe bizneset.
Të dyja palët u pajtuan për të thelluar bashkëpunimin e tyre në fusha të ndryshme, kështu duke planifikuar që në të ardhmen të zhvillojnë edhe projekte të tjera të përbashkëta.
You may like
Lajmet nga UBT
Doli nga shtypi monografia “Ujëmbledhësi i Lumit Blinajë”, e profesorit Hazir Çadraku
Published
2 days agoon
January 10, 2025By
UBT NEWSMe një punë kërkimore të gjatë dhe të thelluar, Profesori Hazir Çadraku ka botuar librin “Ujëmbledhësi i Lumit Blinajë”, një monografi e cila përmban një hulumtim të hollësishëm dhe shënon një arritje të rëndësishme në fushën e inxhinierisë së ujërave dhe studimeve hidrografike. Ky libër synon të avancojë njohuritë për një nga elementët më të rëndësishëm të burimeve natyrore të rajonit, duke ofruar informacion dhe analizë të detajuar për ujëmbledhësin e Lumit Blinajë.
Monografia trajton aspekte të shumta të rëndësishme të ujëmbledhësit të Lumit Blinajë, duke përfshirë pozicionin gjeografik, kushtet klimatike, ndërtimin gjeologjik, karakteristikat hidrogjeologjike dhe cilësinë e ujërave sipërfaqësore dhe nëntokësore. Ajo gjithashtu përshkruan tipet hidrokimike të ujërave nëntokësore dhe elementët e tjerë të burimeve hidrike, të cilat janë jetike për banorët që jetojnë brenda këtij ujëmbledhësi.
Një nga qëllimet kryesore të këtij libri është plotësimi i boshllëqeve në të dhënat dhe informacionet për këtë ujëmbledhës, duke ofruar një burim të vlefshëm për të gjithë ata që kërkojnë njohuri mbi burimet ujore të këtij rajoni. Sipas autorit, këto burime janë pasuri e vetme për banorët e kësaj zone, dhe menaxhimi i duhur i tyre është jetik për zhvillimin e qëndrueshëm të kësaj hapësire.
Përmes këtij studimi, autori ka përdorur mbi dhjetë vjet punë kërkimore për të grumbulluar, përpunuar, analizuar dhe sistemuar të dhënat dhe informacionet që paraqiten në këtë libër. Rezultatet janë të bazuara në kërkime autentike dhe përfaqësojnë një përpjekje të thelluar shkencore për të kuptuar më mirë burimet hidrike të ujëmbledhësit të Lumit Blinajë.
Në kuadër të trajtimit të burimeve ujore, ky libër përputhet me konceptin e integruar të menaxhimit të burimeve ujore, që përshkruhet në Direktivën Kornizë për Ujëra të Këshillit të Evropës, e cila thekson rëndësinë e menaxhimit të ujërave në kuadër të një ujëmbledhësi lumor. Ky është një hap i rëndësishëm në zhvillimin e mëtejshëm të kërkimeve shkencore në këtë fushë, dhe libri ka si objektiv të paraqesë gjithë hulumtimin në një formë të organizuar dhe të plotë, për t’i mundësuar të gjithë atyre që janë të interesuar për këtë temë të kenë një burim të besueshëm dhe gjithëpërfshirës.
Ky është libri i parë që trajton në këtë mënyrë dhe në këtë format ujëmbledhësin e Lumit Blinajë, dhe autorët e tij janë të hapur për plotësime, komente dhe sugjerime, për ta bërë atë më të dobishëm dhe të saktë për lexuesin dhe studiuesin e kësaj fushe. Me botimin e këtij libri, është e qartë se kërkimet dhe studimet për këtë ujëmbledhës do të vazhdojnë të zhvillohen dhe të ofrojnë informacion të rëndësishëm për menaxhimin e burimeve ujore në të ardhmen./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Publikohet numri i ri i gazetës “UBT News”
Published
3 days agoon
January 9, 2025By
UBT NEWSGazeta e re “UBT News”, e përgatitur nga stafi i Mediave dhe Marketingut dhe studentët e Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, ka publikuar numrin e saj të fundit, i cili ofron një pasqyrë gjithëpërfshirëse të arritjeve dhe aktiviteteve të Universitetit për vitin 2024.
Ky botim i veçantë përmbledh të gjitha sukseset kryesore të UBT-së, duke përfshirë rangimet e larta të arritura në arenën ndërkombëtare, bashkëpunimet strategjike me disa nga universitetet më prestigjioze të botës, si dhe angazhimin e profesorëve dhe studentëve në projekte inovative dhe aktivitete akademike që kanë pasuruar jetën universitarë gjatë vitit 2024.
Në këtë numër, lexuesit do të gjejnë gjithashtu një intervistë ekskluzive me rektorin e UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili ndan mendimet dhe përvojat e tij mbi sukseset e vitit që lamë pas, si dhe vizionin strategjik të institucionit për vitin 2025. Rektori Hajrizi thekson përkushtimin e UBT-së për të avancuar arsimimin, kërkimin dhe inovacionin si faktorë kyç për zhvillimin e shoqërisë dhe zhvillimin e një edukimi që i përgjigjet nevojave globale.
Numri i ri i gazetës “UBT News” është një dëshmi e përkushtimit të UBT-së, për të mbajtur standardet më të larta në arsim dhe për të kontribuar në avancimin e shkencës dhe teknologjisë, duke pasur një ndikim të dukshëm në zhvillimin shoqëror dhe profesional të Kosovës dhe rajonit. Ky botim përfshin gjithashtu një përmbledhje të aktiviteteve, ngjarjeve dhe momentet kyçe që kanë shënuar vitin 2024 për UBT-në, duke përfshirë rezultate akademike, përparimet në kërkimin shkencor dhe mundësitë e reja për studentët dhe komunitetin akademik të UBT-së.
Mos e humbisni mundësinë për të lexuar këtë numër të veçantë, i cili përmbledh arritjet më të mëdha dhe momentet më të rëndësishme të UBT-së gjatë vitit 2024./UBTNews/
Lajmet nga UBT
Studentët e Fakultetit Juridik të UBT realizojnë me sukses aktivitetin praktik në kuadër të lëndës “Klinika Ligjore”
Published
3 days agoon
January 9, 2025By
UBT NEWSNë kuadër të lëndës “Klinika Ligjore”, studentët e Fakultetit Juridik në UBT në Prishtinë, nën udhëheqjen profesionale të Prof.Ass.Dr. Merita Muharremi, realizuan me sukses një aktivitet praktik të rëndësishëm: mbajtjen e një gjykimi të simuluar.
Ky aktivitet kishte për qëllim të krijonte një përvojë unike për studentët, duke u mundësuar atyre të zbatojnë njohuritë teorike dhe praktike të përfituara gjatë ligjëratave në lidhje me procedurat civile. Në këtë rast, studentët trajtuan një kontest prone, duke punuar në grupe dhe duke luajtur rolet e gjyqtarëve, avokatëve dhe palëve të tjera të përfshira në një proces gjyqësor.
Puna e tyre u shqua për profesionalizëm dhe përkushtim, duke pasqyruar seriozitetin dhe përgatitjen për karrierën e tyre të ardhshme në fushën e drejtësisë. Aktiviteti i gjykimit të simuluar jo vetëm që u ofroi studentëve një mundësi të vyer për të thelluar njohuritë e tyre juridike, por gjithashtu i ndihmoi ata të zhvillojnë aftësi të rëndësishme praktike si komunikimi, argumentimi ligjor dhe analiza kritike.
Kjo iniciativë dëshmon përkushtimin e Fakultetit Juridik të UBT-së për të integruar metoda inovative të mësimdhënies, duke krijuar ura të fuqishme midis teorisë dhe praktikës. Nëpërmjet aktiviteteve të tilla, studentët përgatiten për sfidat dhe përgjegjësitë që i presin në profesionin e tyre, duke u pajisur me kompetencat e nevojshme për të qenë liderë të suksesshëm në sistemin e drejtësisë. UBT vazhdon të mbetet një nga institucionet kryesore në Kosovë që promovon arsimimin cilësor dhe përgatitjen praktike të studentëve për tregun e punës. /UBTNews/
Publikime
Doli nga shtypi libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i gazetarit, publicistit dhe profesorit të UBT-së, Musa Sabedini
Published
4 days agoon
January 8, 2025By
UBT NEWSProfesori i Fakultetit Media dhe Komunikim në UBT, Musa Sabedini, ka botuar librin e tij të tretë universitar të titulluar: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, i cili u dedikohet studentëve të gazetarisë, studiuesve të medias, gazetarëve hulumtues dhe redaktorëve të profesionalizuar.
Autori në parathënien e librit ka thënë se libri i radhës, “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, po vjen në një kohë kur media kosovare në përgjithësi është e mbuluar dhe e përcjellë me shumë gabime e të meta, që shkojnë në dëm të etikës gazetareske.
“Libri, gjithashtu, erdhi si rezultat i punës sime të palodhshme disavjeçare, gjatë së cilës jam përpjekur ta avancoj etikën, në të gjitha dimensionet. Përvoja ime mbi 33-vjeçare në gazetarinë informative dhe atë hulumtuese, përvoja tjetër mbi 13-vjeçare si themelues i një portali me ndikim dhe po kaq vite si pjesë e Bordit të KMShK-së, më mundësuan të mësoj shumë për gabimet e përditshme që bëjnë portalet dhe të metat e shumta, që shfaqen gjatë të bërit gazetari online”.
Profesori dhe publicisti Musa Sabedini ka thënë se në libër ka shtjelluar e trajtuar rolin e etikës në gazetari, në media, rolin e etikës në jetën e përditshme, në shkrime e tekstet tona, që i plasojmë çdo çast.
“Etika është thelbi i gazetarisë profesionale, sepse nëse gazetari nuk ka etikë personale, ai do ta ketë të vështirë ta zbatojë etikën kolektive ose të respektuarit të etikës në jetën publike. Jo rastësisht është thënë se pa etikë nuk ka gazetari. Etika është shpirti dhe detaji që e forcon çdo shkrim, kronikë, analizë apo tekst gazetaresk. Nëse e kemi respektuar etikën, ne automatikisht jemi bërë përgjegjës ndaj vetes dhe ndaj lexuesve tanë. Etika e mirë, etika me autoritet në gazetari dhe media, është ilaç për një shoqëri të emancipuar. Kuptohet etikën nuk duhet ta ruajnë apo ta avancojnë vetëm mediat e gazetarët, sepse ajo duhet të respektohet edhe nga lexuesit, dhe ata që i kemi sy e vesh, për punën tonë të përditshme”, ka shkruar profesori Sabedini.
Ai është shprehur se gjithmonë në jetën time profesionale jam përpjekur që etikën ta kem në plan të parë, pa anashkaluar shkrimin e fuqishëm ose hulumtues.
“Jam përpjekur që libri të dalë i kompletuar, duke ofruar shumë nocione, përkufizime, udhëzime, agjenda e opinione nga më të ndryshmet, për dhe rreth etikës në gazetari. Kam marrë referenca nga qindra studiues amerikanë, kanadezë, japonezë, turq, gjermanë, austriakë, indianë, kroatë, shqiptarë, studiues e ekspertë të fushave të ndryshme që ndërlidhen me etikën. Pra, në libër kam trajtuar edhe shumë raste e shembuj të shkeljes së etikës dhe kam ofruar edhe raste se si duhet të ruhet etika. Synim imi gjithmonë është alternativa e kompletuar, duke mos e lënë në qiell atë zotësinë, dijen e përvojën time të gjatë në gazetari. Kam folur me shumë kompetencë, mbi shumë dukuri devijante në gazetarinë online në Kosovë dhe në rajon dhe kam ofruar analiza, rezultate e pasqyra të dobishme për studentët, studiuesit, redaktorët e pronarët e portaleve. Libri është ndërtuar nga arkiva ime shumëvjeçare, me katër çmime të fituara në fushën e gazetarisë hulumtuese dhe është kurorëzuar me vitet e fundit të jetës sime aktive në UBT, si ligjërues i katër lëndëve të gazetarisë, ku sigurisht që e kam avancuar edhe më shumë gazetarinë e nivelit akademik e studimor, duke marrë pjesë edhe në 12 konferenca me karakter ndërkombëtar”, ka nënvizuar Sabedini.
Por cila është porosia e gazetarit shumëvjeçar dhe pedagogut, që përcolli shumë gjenerata në UBT.
“Libri do të kishte efekt, nëse nga këto të meta e dobësi, që i kam përshkruar në detaje, të gjejnë zbatim në praktikë dhe në jetën e përditshme nga gjeneratat e reja të gazetarëve profesionistë. Unë kam bërë diçka, që deri më tani ka munguar në Kosovë, sepse libër për Etikë të gazetarisë, me përjashtim të përkthimeve, autorë shqiptarë, sa unë kam njohuri, nuk ka, por kjo nuk do të thotë që të mos ecet tutje. Të tjerëve u takon që të shkruajnë e të debatojnë për etikën në televizione, në radio, për etikën në komunikim”, ka shkruar tutje Sabedini.
Ndryshe libri ka tre kapituj dhe secili prej tyre ngërthen tema, që kryekëput ndërlidhen me Etikën.
Në kapitullin e parë kam trajtuar e ballafaquar teorinë mbi etikën, sferën e etikës, kodet dhe parimet e saj, përkufizimet e etikës, rëndësinë që ka ajo në gazetari, thelbi i etikës, rëndësia e saj, sfidat që bartë me vete, kam shkruar gjerë e gjatë mbi gjuhën e urrejtjes, dezinformimin, privatësinë, shpifjen, lajmet e rreme, për vlerat etike të lajmit, për parimet etike, për raportimin jo etik në mediet e Kosovës, për dëmet ligjore që shkakton etika, për shkeljet etike, për sfidat e gazetarisë etike.
Kurse, në kapitullin e dytë jam marrë me kredibilitetin e gazetarit, për etikën në gazetari e media, për plagjiaturën dhe copy-paste lajmet, kam ofruar shumë shembuj praktikë të portaleve që kanë bërë shkelje të kodeve të etikës, kam ofruar udhëzime e qëndrime të KMSHK-së, KPM-së, si dy mekanizma që merren me vetërregullimin e mediave online dhe atyre televizive, për etikën në foto, video dhe videografi, për sharjet e dhunën banale në televizionet tona, për vdekjet e personaliteteve nga bota, tek të cilët është shkelur etika dhe raste studimore të vdekjeve, edhe të njerëzve të famshëm në Kosovë, që ishin atakuar me shkelje të etikës nga mediat, për ndershmërinë e gazetarit dhe problemet që medie digjitale ka në zbatim të etikës, për avantazhet dhe disavantazhet e kodeve të etikës.
Edhe kapitulli i tretë përbëhet nga materiale interesante, ku kam trajtuar dilemat e etikës, për dëmet që sjell TikTok, për rrjetet sociale e mediat sociale, që përshkruhen me shkelje ekstreme të etikës, për etikën në Bllog dhe bllogerët, për abuzimin gjatë aksidenteve, vrasjeve, vetëvrasjeve, dhunës në familje, për vetërregullimin dhe standardet e medies online, për parimet më të pranuara etike, për konfliktin e interesit dhe kualitetin e portaleve në fushën e etikës etj.
Kurse recensenti i librit dr. Safet Zejnullahu ka thënë se libri: “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale”, një libër i ri i, tashmë, i veteranit të gazetarisë në shqip në Kosovë, Musa Sabedini, i shtohet radhës së studimeve e hulumtimeve të bollshme e kualitative të dekadës së fundit mbi gazetarinë në gjuhën shqipe në vend.
“Por, tema që trajton e bën atë të veçantë dhe të ndryshëm. Sepse trajton një temë e cila, si kudo në botë, i ndihmon gazetarët të mos gabojnë ose të gabojnë minimalisht, pasi edhe gabimet njerëzore janë, i ndihmon mediat të bëhen më të mira dhe më profesionale, sepse këtë e kanë obligim parësor, pa çka se nganjëherë e harrojnë, me ose pa qëllim”, ka nënvizuar profesor Zejnullahu.
Sipas tij libri vjen si sublimim i një përvoje të gjatë mbi tridhjetëvjeçare të autorit në të bërit gazetari aktive të terrenit, të të qenit pjesë e trupave rregulluese të gazetarisë në Kosovë, si dhe i profesorit të gazetarisë, që e bën atë të trajtojë temat e shtruara për diskutim nga të tri rrafshet, të veçanta secila: duke praktikuar gazetarinë profesionale e pa shkelje, duke monitoruar shkeljet e të tjerëve, si dhe duke parë në praktikë cilat cilësi e parime u duhen sot më së shumti gazetarëve të rinj.
“Vetë dedikimi i librit “gazetarëve profesionistë dhe atyre që kanë etikë në të shkruar, që e përjetojnë etikën me mish e shpirt dhe punojnë gjithmonë në shërbim të gazetarisë objektive, të paanshme dhe balancuese” na tregon qasjen që ndjek autori nga fillimi deri në fund. Duke bërë një hulumtim të gjatë dhe shterues në praktikat ndërkombëtare, autori ka sjellë qasjen që ka bota e përparuar në rregullimin ose në vetërregullimin e medias, duke e bërë atë të mbrojtur e të pandikuar nga pushtetet, por duke e bërë atë të përgjegjshme ndaj publikut e profesionale.
Ndërsa, duke sjellë shembuj të shumtë dhe konkretë, autori ia ka dalë të japë një pasqyrë të plotë të gjendjes së medias në Kosovë, në kohën e internetit, kur gazetaria, sikur edhe shumë fusha të tjera të jetës, janë rrezikuar fuqishëm nga qasja “shpejtësia para profesionalizmit” dhe nga qasja e gabueshme “të gjithë ata që publikojnë diçka janë gazetarë”, ka shtuar Zejnullahu.
Profesor Zejnullahu ka thënë se, “Teknologjia dhe rrjetet sociale e mundësojnë këtë, por gazetarët profesionistë dhe trupat rregulluese e vetërregulluese janë ato që duhet të ndihmojnë në këtë periudhë transitore shumë të rëndësishme të medias në Kosovë, duke minimizuar “gazetarinë amatore” dhe duke qëndruar fuqishëm në parimin e gazetarisë profesioniste, të cilën e krijojnë, e zhvillojnë dhe e mbrojnë vetëm profesionistët”.
“Duke u nisur nga përmbajtja, literatura e bollshme dhe referente e shtjelluar nga autori, shembujt meritorë dhe porosia se vetëm profesionalizmi e mbron gazetarinë, besoj se libri “Etika, mburojë e gazetarisë profesionale” do të jetë një mjet i fortë në duart e atyre që bëjnë gazetari, për të bërë gazetari të mirë e profesionale dhe për të eliminuar lëshimet që, edhe i bëjnë keq gazetarisë, edhe e ngufatin mendimin e lirë në një vend në tranzicion e në zhvillim, siç është Kosova.
Gazetaria e Kosovës është shumë e mirë, krahasuar me rrethanat në të cilat zhvillohet. Hulumtimet dhe librat si ky i kolegut Musa Sabedini ndihmojnë shumë që ajo të bëhet edhe më e mirë, edhe më profesionale” ka përfunduar Zejnullahu.
Ndryshe libri ka 520 faqe ndërsa botues është UBT.
Organizatat ndërkombëtare bëjnë thirrje që LVV-ja të mos i bojkotojë disa media
Policia e Kosovës shpalos planin për zgjedhjet parlamentare
Trump flet për herë të parë për bisedën miqësore që pati me Obamën
Rusia fajëson Ukrainën për sulmin vdekjeprurës në Donjeck
Kurti takohet me Verma, ankohet për mos zbatim të marrëveshjes bazë nga Serbia
Polonia: Netanjahu nuk do arrestohet nëse merr pjesë në përkujtimet e Aushvicit
Lista Serbe e akuzon KQZ-në se po ia mohon të drejtën për vëzhgim e kontroll në ditën e zgjedhjeve
Kremlini: Presidenti Putin “i gatshëm” të takojë Trumpin
Qeveria aprovon rritjen e pensioneve për kategoritë e dala nga lufta
Të kërkuara
-
Bota2 months ago
Trump premton paqe në Liban nëse rikthehet në Shtëpinë e Bardhë
-
Bota2 months ago
Koreja e Veriut rrit frikën në botë, lëshon raketën e re balistike ndërkontinentale
-
Bota2 months ago
“Ethet” e kthimit të Trump! Takohen Macron e Starmer, zbardhet fokusi i diskutimeve
-
Lajmet2 months ago
Rektori Hajrizi: Çdo sukses i joni është një sukses për Kosovën!