Sport

Volejbollistja Julia Azevedo shpëton mrekullisht pas një sulmi me armë në Rio de Janeiro

Published

on

Volejbollistja braziliane Julia Azevedo, 28 vjeç, ka mbijetuar pas një tentative grabitjeje gjatë së cilës u qëllua në shpinë në Rio de Janeiro.

Ngjarja ndodhi ndërsa ajo po udhëtonte me babanë e saj, Marcos, i cili gjithashtu shpëtoi. Plumbi kaloi pranë shtyllës kurrizore dhe organeve vitale të Azevedos, duke e shpëtuar nga pasoja më serioze.

Julia ndau përvojën në Instagram, duke thënë se ndihet “e lindur përsëri” dhe se do të bëjë një pushim të përkohshëm nga volejbolli për t’u rikuperuar. Ajo falënderoi stafin mjekësor, policinë dhe tifozët për mbështetjen.

Babai i saj, i cili është nënkryetar i klubit Tijuca Tenis Clube, shprehu mirënjohje ndaj Zotit që familja e tij ka mbijetuar.

Azevedo pritet të rikthehet në stërvitje brenda një muaji dhe shpreson të luajë në ndeshjen e fundit të Superligës më 22 dhjetor.

Klubi i saj konfirmoi se volejbollistja është jashtë rrezikut për jetën dhe po shërohet në shtëpi. /A.Z/UBT News/

Sport

Fabio Grosso bëhet trajneri i parë i shkarkuar këtë sezon në pesë ligat kryesore

Published

on

By

Fabio Grosso është bërë trajneri i parë i shkarkuar në sezonin 2026/27 në pesë ligat kryesore të futbollit evropian.

Trajneri italian u largua nga drejtimi i Fiorentinës pas një starti katastrofal në Serie A, ku skuadra i humbi të tri ndeshjet e para të kampionatit.

Fiorentina pësoi humbje ndaj Romës, Frosinones dhe Torinos, ndërsa disfata e fundit duket se ishte vendimtare për të ardhmen e Grossos në stolin e klubit.

“ACF Fiorentina konfirmon se Fabio Grosso është liruar nga detyrat si trajner i ekipit të parë”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit pas humbjes ndaj Torinos.

Largimi i Grossos vjen në një moment veçanërisht të rëndësishëm për Fiorentinën, e cila këtë vit po shënon 100-vjetorin e themelimit.

Tashmë drejtuesit e klubit duhet të gjejnë një trajner të ri, me synimin për ta kthyer skuadrën në rrugën e rezultateve pozitive pas një fillimi zhgënjyes të sezonit.

D.L

Continue Reading

Sport

Raphinha shkruan historinë në LaLiga, barazon rekordin e Messit

Published

on

By

Raphinha po përjeton një fillim spektakolar të sezonit 2026/27 në LaLiga, duke hyrë në histori si vetëm lojtari i dytë në shekullin XXI që arrin të shënojë gjashtë gola në katër ndeshjet e para të kampionatit.

Sulmuesi brazilian i Barcelonës e kompletoi këtë statistikë në fitoren bindëse 5-0 ndaj Valencias, të dielën, duke shënuar edhe një tjetër gol pas dy dopietave ndaj Elches dhe Rayo Vallecanos, si dhe golit kundër Athletic Bilbaos.

Para Raphinhas, këtë arritje e kishte regjistruar vetëm një futbollist: Lionel Messi.

Legjenda argjentinase e Barcelonës e kishte bërë këtë në dy sezone radhazi, duke shënuar nga gjashtë gola në katër javët e para të LaLiga-s në sezonet 2012/13 dhe 2013/14.

Tashmë, Raphinha i është bashkuar Messit në këtë listë ekskluzive, pasi ka gjetur rrugën e rrjetës në secilën prej katër paraqitjeve të tij në kampionat.

Raphinha kryeson garën për Pichichi

Me gjashtë gola, braziliani aktualisht kryeson listën e golashënuesve të LaLiga-s.

Pas tij renditet Sergio Camello i Rayo Vallecanos me pesë gola, ndërsa në garën e hershme për trofeun Pichichi është edhe ylli i Real Madridit, Kylian Mbappé.

Megjithatë, ajo që e bën edhe më mbresëlënës startin e Raphinhas është fakti se këto shifra po i regjistron në një pozicion të ri në fushë, pasi këtë sezon po aktivizohet si sulmues qendror, ndryshe nga vitet e kaluara kur luante kryesisht në krah.

D.L

Continue Reading

Sport

Rezultatet që solli java e re në Superligën e Kosovës

Published

on

By

Superliga e Kosovës ka dhuruar disa përballje interesante gjatë kësaj fundjave, me rezultate të rëndësishme në garën për kreun e tabelës dhe objektivat sezonale.

Në një nga ndeshjet kryesore të javës, Prishtina triumfoi minimalisht 1-0 ndaj Vushtrrisë, duke marrë tri pikë të rëndësishme.

Fitore të madhe në transfertë regjistroi edhe Llapi, që mposhti Dukagjinin me rezultat 2-1 në një sfidë të luftuar deri në fund.

Ndërkohë, Drita dhe Drenica u ndanë në barazim pa gola, 0-0, në një ndeshje ku mbrojtjet ishin në plan të parë.

Ballkani vazhdoi me paraqitje pozitive, duke fituar 2-0 ndaj Feronikelit 74 dhe duke marrë tri pikë të vlefshme.

Në sfidën tjetër të fundjavës, Malisheva shënoi fitore bindëse 3-1 ndaj Gjilanit, duke siguruar një tjetër rezultat të rëndësishëm.

Rezultatet:

Prishtina 1-0 Vushtrria

Dukagjini 1-2 Llapi

Drita 0-0 Drenica

Ballkani 2-0 Feronikeli 74

Malisheva 3-1 Gjilani

Këto rezultate pritet të sjellin ndryshime të rëndësishme në tabelën e Superligës së Kosovës, ndërsa gara vazhdon të mbetet e hapur si në pjesën e sipërme, ashtu edhe në luftën për mbijetesë.

D.L

Continue Reading

Sport

Turqia shpallet kampione e Evropës në volejboll për femra 

Published

on

By

Turqia është kampione e Evropës për të dytën herë radhazi! “Sulltanet e Rrjetës” triumfuan në CEV Trendyol EuroVolley 2026, duke mposhtur Italinë në një finale spektakolare.

Finalja e madhe u zhvillua të dielën mbrëma në Sinan Erdem Sports Hall në Stamboll, ku përpara publikut vendas, Turqia fitoi me rezultat 3-2 ndaj Italisë, pas një përballjeje dramatike dhe me shumë emocione.

Ky sukses i jashtëzakonshëm i siguron Turqisë edhe kualifikimin direkt për Lojërat Olimpike “Los Angeles 2028”.

Për Turqinë, kjo do të jetë pjesëmarrja e katërt në Lojërat Olimpike, pas paraqitjeve në Londër 2012, Tokio 2020 dhe Paris 2024.

Një tjetër kapitull i artë për volejbollin turk dhe “Sulltanet e Rrjetës”, të cilat vazhdojnë të konfirmohen si një prej fuqive kryesore të volejbollit evropian.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara