Lajmet

Tymi i zjarreve kanadeze kaplon New Yorkun, keqësohet cilësia e ajrit

Qytetarët me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët këshillohen të përmbahen nga aktivitetet fizike në natyrë.

Published

on

Ndikimi i zjarreve në pyje në Kanada është përhapur edhe në New York të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ndërsa tymi po ndikon në cilësinë e ajrit në metropol, për çka shteti pritet të vë në dispozicion për qytetarët 1 milion maska.

Guvernatorja e New Yorkut, Kathy Hochul, tha se rreth 400 mijë maska do të shpërndahen në parqet e shtetit, stacione të autobusëve e vende të tjera, ndërsa 600 mijë të tjera do të vihen në dispozicion në rezervat e Sigurisë Kombëtare që qeveritë lokale t’i marrin ato, shkruan CNN.

Horizonti i Manhatanit është mbuluar me një mjegull të kuqërremtë. Sipas faqes së internetit “AirNow”, indeksi i cilësisë së ajrit ishte 220 dhe u vlerësua si “shumë i pashëndetshëm”.

Qytetarët me sëmundje kronike, të moshuarit, fëmijët dhe adoleshentët këshillohen të përmbahen nga aktivitetet fizike në natyrë.

Më shumë se 400 zjarre janë aktive në Kanada ndërsa 249 besohet se janë jashtë kontrollit.

“Që nga fillimi i vitit 2023, në Kanada janë regjistruar 2.214 zjarre, ku janë djegur rreth 3.3 milionë hektarë”, tha ministri kanadez i Sigurisë Publike, Bill Blair.

Continue Reading

Lajmet

Dy të arrestuar për vjedhjen e bizhuterive në muzeun e Luvrit në Paris

Published

on

Mediat franceze kanë njoftuar se dy të dyshuar janë arrestuar për vjedhjen e xhevahireve të çmuara të kurorës nga muzeu i Luvrit në Paris.

Zyra e prokurorit të Parisit tha se njëri prej burrave ishte marrë në paraburgim ndërsa po përgatitej të merrte një fluturim nga Aeroporti Charles de Gaulle, njofton BBC.

Sendet me vlerë 88 milionë euro (76 milionë paund; 102 milionë dollarë) u vodhën nga muzeu më i vizituar në botë të dielën e kaluar, kur katër hajdutë me vegla elektrike hynë me forcë në ndërtesë në mes të ditës.

Ministri i drejtësisë i Francës ka pranuar se protokollet e sigurisë dështuan, duke e lënë vendin me një imazh jo të mirë./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

India dhe Kina rifillojnë fluturimet direkte, përmirësohen marrëdhëniet

Published

on

Fluturimet direkte midis Indisë dhe Kinës kanë rifilluar, ndërsa marrëdhëniet midis vendeve duket se po përmirësohen.

Fluturimi IndiGo 6E 1703 nga Kolkata u ul në qytetin jugor kinez të Guangzhou të hënën, duke transportuar rreth 180 pasagjerë, njofton BBC.

Fluturimet midis dy vendeve u pezulluan për herë të parë gjatë pandemisë Covid në fillim të vitit 2020 dhe nuk u rifilluan pasi një përplasje vdekjeprurëse në një zonë kufitare të diskutueshme të Himalajeve përshkallëzoi tensionet.

Por të dy vendet kanë rindërtuar vazhdimisht marrëdhëniet dhe vitin e kaluar ata arritën një marrëveshje historike mbi patrullat kufitare./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Lajmet

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale

Published

on

Dita Botërore e Trashëgimisë Audiovizuale shënohet çdo 27 tetor, datë kjo e zgjedhur nga UNESCO në vitin 2005 me qëllim ngritjen e vetëdijes për rëndësinë e ruajtjes së dokumenteve audiovizuale.

Dokumentet audio-vizuale, si filmat, programet e radios dhe televizionit, janë trashëgimi e përbashkët dhe përfshijnë xhirimet e para të shekujve 20 dhe 21.

Ato ndihmojnë mbrojtjen e identitetit kulturor të njerëzve, por thesaret e panumërta të dokumentarëve janë zhdukur qe nga shpikja e teknologjisë së imazheve dhe zërit që ndihmon njerëzit nëpër botë për të shfaqur më mirë eksperiencat e tyre, kreativitetin dhe njohuritë.

Të gjitha trashëgimitë audio-vizuale në botë janë të rrezikuara, thuhet në ueb sajtin zyrtar të Kombeve të Bashkuara, me rastin e shënimit të kësaj dite. /S.K/KP/International Institute of Mass Media/

Continue Reading

Lajmet

10 vjet nga nënshkrimi i MSA-së me Bashkimin Evropian

Published

on

Janë bërë 10 vjet që kur Kosova ka nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit me Bashkimin Evropian, më 27 tetor 2015 në Strasburg.

Kjo marrëveshje u cilësua e një rëndësie historike për integrimin politik, ligjor dhe ekonomik të Kosovës në Bashkimin Evropian.

Marrëveshja për Stabilizim-Asociim kërkon nga një vend që synon anëtarësimin në BE, të sigurojë se mekanizmat e tij të qeverisjes dhe të shoqërisë civile përmbushin standardet e BE-së.

Nënshkrimi i MSA-së u bë nga ish-kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa në Strasburg./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara