Bota

Trump emëron Linda McMahon si Sekretare të Arsimit

Published

on

Presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka njoftuar emërimin e Linda McMahon si Sekretare e Arsimit në administratën e tij të ardhshme. McMahon, e cila ka shërbyer si administratore e Administratës së Biznesit të Vogël gjatë mandatit të parë të Trump, do të drejtojë Departamentin e Edukimit. Ajo është gjithashtu një nga themelueset e “World Wrestling Entertainment” (WWE) dhe ka një histori të gjatë angazhimi në sektorin publik, përfshirë një periudhë si anëtare e Bordit të Arsimit në shtetin e Konektikatit.

Trump theksoi se emërimi i McMahon është një hap i rëndësishëm për të fuqizuar prindërit dhe për t’u dhënë atyre më shumë kontroll mbi edukimin e fëmijëve të tyre. Në një deklaratë, ai tha se McMahon do të punojë pa u lodhur për të zgjeruar mundësitë e zgjedhjeve edukative në të gjithë SHBA-në dhe për të siguruar që prindërit të kenë mundësinë të bëjnë zgjedhje më të mira për arsimin e fëmijëve të tyre. McMahon gjithashtu ka shërbyer si një nga anëtarët kryesorë që mbikëqyrte arsimin publik në Konektikat, duke përfshirë edhe sistemin e Shkollës së Mesme Teknike.

Në përfundim, Trump e lavdëroi McMahon për përvojën e saj të pasur dhe angazhimin e saj të palëkundur për të përmirësuar sistemin arsimor amerikan. Sipas tij, McMahon do të përdorë këtë përvojë për të fuqizuar brezin e ardhshëm të studentëve dhe punëtorëve dhe për ta bërë Shtetet e Bashkuara “numrin një” në arsim në botë./UBTNews/

 

Bota

15 të vdekur në Lisbonë: Dyshohet se sistemi i frenimit të ashensorit ka dështuar

Published

on

15 persona kanë vdekur kur një ashensor i pjerrët doli nga shinat në Lisbonë, dhe departamenti i vrasjeve i policisë gjyqësore është thirrur menjëherë për të hetuar shkakun e aksidentit 

Sipas CNN Portugal, Zyra e Prokurorit Publik do të hapë një hetim për incidentin në Departamentin e Policisë së Lisbonës (DIAP), ndërkohë, qeveria ka shpallur një ditë zie kombëtare. Këshilli i Qytetit të Lisbonës ka shpallur tashmë tre ditë zie komunale.

Zyra për Parandalimin dhe Hetimin e Aksidenteve Ajrore dhe Hekurudhore (GPIAAF) ka konfirmuar gjithashtu se do të hapë një hetim për tragjedinë.

Organizata publike i shpjegoi agjencisë së lajmeve Lusa se për shkak të burimeve të kufizuara njerëzore në zonën hekurudhore, mbledhja e provave në vendngjarje do të fillojë vetëm të enjten në mëngjes.

Siç raportohet nga BBC vonë mbrëmë, vlerësimet fillestare sugjerojnë se diçka shkoi keq me sistemin e frenimit, i cili përfshin një kabllo që kalon nën sipërfaqen e rrugës së pjerrët, dhe se kjo është arsyeja pse ndodhi aksidenti.

Pedro Bogas, kreu i Carris, kompanisë që menaxhon autobusët, tramvajet dhe ashensorët në Lisbonë, shpjegoi se mirëmbajtja e përgjithshme e ashensorit bëhet çdo katër vjet, dhe e fundit ishte në vitin 2022.

Ai shton se funikulari inspektohej çdo ditë.

“Ne kemi protokolle të rrepta, ekspertë të shkëlqyer për shumë vite dhe duhet të përcaktojmë se çfarë ka ndodhur”, vuri në dukje ai.

Siç raportohet nga CNN Portugal, pasagjerët duhej të hidheshin nga dritaret kur ndodhi aksidenti dhe kjo nuk është hera e parë që një ashensor i pjerrët del nga shinat, por ky aksident është më i madhi deri më tani.

Ashensori da Glória, një ashensor që mund të mbajë deri në 42 persona, është një nga ikonat e Lisbonës dhe është shumë i popullarizuar tek turistët që vizitojnë qytetin.

/S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Kim Jong Un zhduk çdo gjurmë nga Pekini, edhe vendi ku ai qëndroi ulur u pastrua

Published

on

Një ndër momentet që tërhoqi vëmendjen e mediave ndërkombëtare gjatë zhvillimeve për paradën ushtarake kineze ishte takimi i udhëheqësit të Koresë së Veriut, Kim Jong Un, me presidentin rus Vladimir Putin.

Pas bisedës, e konsideruar prej të dyve si vëllazërore, stafi i liderit koreano-verior hyri në sallën ku u mbajt takimi dhe pastroi të gjitha mobiliet që ishin prekur nga Kim.

Në një video të postuar në rrjetet sociale, një pjesëtar i stafit të tij shfaqet duke pastruar krahët prej druri të karriges dhe tavolinën. Ndërsa punonjësja tjetër merr gotën e tij të ujit.

Kjo me qëllimin për të zhdukur çdo gjurmë të ADN-së së udhëheqësit të tyre, por mbetet e pazbuluar arsyeja pse Kim Jong Un urdhëroi këtë veprim

Kjo praktikë nuk është e panjohur pasi mediat ndërkombëtare kanë publikuar më herët një raport i cili tregon se edhe Vladimir Putin kujdeset për mbrojtjen e ADN-së.

Sa herë udhëton jashtë, truprojat e presidentit rus mbledhin mbetjet e nevojave personale në një valixhe të posaçme për t’i kthyer më pas në Moskë.

Një praktikë që aplikohet prej vitesh nga Putini dhe synon parandalimin e mbledhjes së informacionit në lidhje me shëndetin e tij përmes lëngjeve trupore.

/S.K/EO/

Continue Reading

Bota

Rutte: Pres nesër një marrëveshje konkrete mbi garancitë e “koalicionit të të vullnetshmëve” për Ukrainën

Published

on

By

Shefi i NATO-s tha se pret që nesër të jetë më e qartë se çfarë garancish sigurie mund t’i ofrojë Ukrainës i ashtuquajturi koalicion i të vullnetshmëve.

Mark Rutte do të merr pjesë në një takim në Paris të enjten me kryeministrin britanik Keir Starmer, presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe liderë të tjerë evropianë.

Në një konferencë për media në Bruksel pas takimit me presidentin estonez Alar Karis, Rutte tha se marrëveshja duhet të hapë rrugën për bisedime më intensive me palën amerikane mbi rolin e tyre në garancitë e sigurisë./D.B/KP

Continue Reading

Bota

Stuhi në Kroaci, përmbyten disa qytete bregdetare

Published

on

By

Disa qytete bregdetare në Kroaci janë prekur nga përmbytjet pas stuhive të forta që goditën vendin të martën.

Moti ekstrem preku veçanërisht zonat kufitare të Sllovenisë dhe Kroacisë, veçanërisht Gadishullin e Istrias.

Në qytetin kroat të Novigradit, një azil pleqsh, një shkollë fillore dhe një palestër sportive përjetuan përmbytje.

Falë Zotit, askush nuk u lëndua. Të gjithë banorët janë mirë. Përveç dëmeve materiale, nuk ndodhi asgjë serioze”, ka thënë Morena Stanivukoviq, drejtoresha e azilit të pleqve.

Jetët njerëzore shpëtohen dhe kjo është gjëja më e rëndësishme”, ka thënë Stanivukoviq.

Shumë banorë, së bashku me shërbimet e emergjencës, ndihmuan në riparimin e dëmeve./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara